|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mitrovicė: Kryetari KK, z. Faruk Spahija, dėnon ashpėr incidentin e djeshėm tė ekstremistėve serbė

 
 

 
Mitrovicė, 7 dhjetor 2003 / TN / Hysni SYLA - Kryetari i Kuvendit tė Komunės, z. Faruk Spahija, dėnon ashpėr incidentin qė ekstremistėt serbė e shkaktuan, tė shtunėn, duke atakuar lokalin hotelier nė pjesėn veriore tė qytetit, nė tė cilin po drekonin anėtarėt e Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore dhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.
 
Kryetari Spahija vlerėson se veprimi i ekstremistėve serbė kishte pėr qėllim zhvlerėsimin e rezultateve  tė arritura kohėve tė fundit nė komunė nė fushėn e sigurisė dhe tė qarkullimit tė lirė tė qytetarėve, nė tė dyja pjesėt e qytetit, si dhe pengimin e proceseve demokratike dhe ate tė integrimit tė qytetit, nė ē’drejtim poashtu ka patur disa rezultate qė nuk janė pėr tu nėnēmuar.
 
Kryetari Spahija me kėtė rast, duke patur parasysh numrin e  ekstremistėve qė shkaktuan incidentin e qė nuk nuk ishte numerikisht i madh, sikur qė ndodhte nė tė kaluarėn, vlerėson se qytetarėt serbė janė ngopur me problemet e ekstremistėve nga radhėt e tyre, andaj kėrkon nga kompetentėt pėr siguri qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat pėr identifikimin e sulmuesve dhe qitjen e tyre para organeve tė drejtėsisė.
 
Poashtu, kryetari Spahija edhe njėherė shpreh gadishmėrinė e pushtetit lokal dhe tė qytetarėve, qė tė ndihmojnė dhe kontribojnė nė rujatjen e progresit dhe tė stabilitetit tė arritur nė tėrė territorin e komunės.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.