|
 |
|
- 7
dhjetor 2003 / TN
-
-
Baki
YMERI
|
-
Duke bėrė
fjalė pėr gjendjen nė Shqipėri nė kohėn kur kjo kėrkonte pėrkrahjen
e Amerikės pėr tu mbrojtur nga pretendimet greke ndaj Korēės dhe
Gjirokastrės (1919), Visar Dodani i drejton Pandeli Evangjelit nė
Paris njė letėr tė gjatė, nė tė cilėn bėn fjalė ndėr tė tjera, edhje
pėr patriotizmin. Po neve sdimė ēėshtė patriotismė, neve e
shitmė Shkodrėn dy herė, neve smerremi vesh njėri me tjatrin, se
patriotismėn e kemi nė dorė tė tretė, pas ambicies, pas nakarit dhe
pas interesavet. Kanė kaluar qė nga ajo kohė, mbi tetė dekada.
-
-
Shqipėrisė
sė krasitur, iu vėrsulėn herė esadistėt, herė nazistėt, herė
komunistėt. Kosova dhe Ēamėria lotonte nga plagėt qė ia shkaktonte
okupatori qė turpėronte kanunet e shenjta tė ortodoksisė. Rreziku
sllav mėnjanė, terrori grek nė anėn tjetėr, varfėria dhe papunėsia,
ndjekjet dhe persekutimet, e determinonin shqiptarin tė marrė rrugėt
e kurbetit. Iljaz Kamberi i Shipkovicės, dėshmon sot nė Hamburg tė
Gjermanisė se ka edhe shqiptarė tė atillė, qė e konsiderojnė
patriotizmin, si njė ideal tė shenjtė qė na mbron para botės dhe
para vetvetes.
-
-
Tridhjetė
vjet tė plota, grumbulloi njė thesar tė ēmuar, tė vlerave
albanistike (dokumente, libra, revista, gazeta, artikuj, fotografi,
flamuj, simbole, qylima, kostume e vlera tjera kombėtare), pėr ti
dėshmuar botės shqiptare dhe asaj gjermane, botės katolike, islamike
dhe asaj protestane, se ja, edhe shqiptarėt kanė identitetin e tyre
etnik, etnografik, publicistik, kulturor e kombėtar; se kanė njė tė
shkuar tė lashtė e tė pėrbujshme, me tė cilėn kanė tė drejtė tė
konkurojnė para Evropės, pėr integrime evropiane.
-
-
Ekspozitėn
e kėtij mėrgimtari tė dalluar tė Shipkovicės, e vizituan edhe vitin
e shkuar edhe kėtė vit, njė numėr i madh mėrgimtarėsh nga tė gjitha
trojet: punėtorė, intelektualė, nxėnės, studentė, arsimtarė,
profesorė, priftėrinj e hoxhallarė, madje edhe gjermanė. Fatmir Luma
na komunikon se atė do ta vizitojnė edhe komunarėt e qytetit tė
Hamburgut, se do tė shfaqet edhe njė program kulturor me recitime
nga nxėnėsit shqiptarė qė jetojnė nė Hamburg. Janė kėto lajme
trimėruese, qė dėshmojnė se rilindasit tanė, gjallėrojnė edhe sot e
kėsaj dite, pėrmes Nexhip Albanit nė Ankara, Thoma Kacorit nė
Sofje, Skėnder Gashit nė Vjenė, Antonio Bellushit nė Itali, Arian
Milukės nė Belgjikė, Ismail Kadaresė, Luan Topēiut, Sefer Abdiut,
Arif Molliqit, Iljaz Kamberit e qindra veprimtarėve tė tjerė, nė
Francė, Gjermani, Rumani, Suedi e gjetiu.
-
-
Kur defilon shpirti shqiptar, pėrmes ekspozitave nė
diasporė
-
-
Mėrgimtari
Iljaz Kamberi pėrmes fotografive evokon kohėn e shkuar, shkruan
Fakti duke komentuar pėrmbjatjen e ekspozitės sė kėtij viti
: dhuna serbe dhe sllavomaqedonase ndaj shqiptarėve nė njėzet vitet
e fundit. Ekspozita e vjetshme dhe e sivjetshme mbahet nė lokalet e
Bashkėsisė Islame Shqiptare nė Hamburg. Vitin e adhshėm, ndoshta jep
Zoti qė kjo tė mbahet nė lokalet e Bashkėsisė Shqiptare Katolike tė
kėsaj metropole, ngase rrėnjėt tona tė hershme konfesionale,
ndėrlidhen fuqimisht me fenė e Gjergj Kastriotit, Shėn Albanit dhe
Nėnė Terezės. Komunikimi me kohėn e dhunės pėrmes fotografive
ėshtė titulli i artikullit qė e botoi Bota Sot (15 shkurt
2003).
-
-
Aty bėhet
fjalė pėr shqiptarin qė torturohej e vritej vetėm pse ishte
shqiptar, nė kohėn kur Evropa bėnte sehir, sikur eksperimentonte
pėr njė kohė, dhe me njė popull tė tėrė. Po heshtnin edhe
politikanėt tanė, e heshte edhe Shqipria mėmė. Sado qė disa nga
fotografitė janė tė tmerrit e dhunės, janė fotografi qė paraqesin
forma tė vrazhda tė dhunės serbe ndaj shqiptarėve, konkludon
komentatori. Heshtjen e Shqipėrisė mėmė e kemi provuar edhe nė
diasporė. Diplomatėve tė kuq thuase u kovenon pse ia shkėputėn asaj
Kosovėn dhe Ēamėrinė, qė tė kenė sa mė pak obligime ndaj shqiptarėve
nė ambasadė.
-
-
Kujt i
shėrbeni zoti ambasador? pyeste njė shqiptar i thjeshtė,
ambasadorin shqiptar tė kohės sė Ramiz Alisė, qė si hante palla pėr
kopalla pėr hallet e treqind refugjiatėve shqiptarė, nė njė kamp tė
Bukureshtit. Pėr fat tė keq, pėrfaqsues tė kėtillė, tė trembur e tė
dėshtuar, kemi edhe sot e kėsaj dite, si pasojė e ishqeverisė, qė i
plasoi nėpėr botė. Jo pėr ta e kemi fjalėn kėsaj rradhe, por pėr
ambasadorin e shpirtit shqiptar nė Gjermani, zotin Iljaz Kamberi,
malėsori i Sharrit, me zemėr tė ndezur pėr komb dhe atdhe. Deri para
ca muajsh, e kemi respektuar pse dinte tė ndihmojė shqiptarėt, siē i
ndihmonte dikurė, milionari korēar i Bukureshtit, Anastas Avramidh
Lakēeja, apo siē i ndihmojnė sot Lazim Destani, Stefan Pinguli,
Dashmir Halili, Pėrparim Demi, Zef Mnjaku, Mark Doda, Idriz
Shipkovica, Don Antoni, etj.
-
-
Tani e
respektojmė pėr thesarėt e kulturės shqiptare qė ka grumbulluar, pėr
ekspozimin e tyre nė vende publike, pėr afirmimin e vlerave
kombėtare. Iljaz Kamberi pėr kontributet qė ėshtė duke dhėnė pėr
ēėshtjen kombėtare, meriton njė dekoratė tė lartė, tė qeverisė
shqiptare. Do ta marrė kėtė pėr sė gjalli apo postmortem, kjo ėshtė
punė e Tiranės, Janinės, Prishtinės apo Tetovės zyrtare. Ėshtė fjala
pėr njė martir tė shqiptarizmit qė din tė sakrifikojė shėndetin,
kohėn dhe pasurinė, pėr njė ideal tė lartė. Nė ekspozitėn e tij,
thuajse marrin frymė, krejt baballarėt e kombit, qė nga Skėnderbeu e
deri te Xhelal Gjura, ndėrmjet tė cilėvet, parakalojnė luftėtarė,
dijetarė, arkitektė e shkrimtarė, heronjtė e Kosovės e tė Ēamėrisė,
elita politike dhe kombėtare e Shqipėrisė, rilindas tė dikurshėm e
tė tanishėm, vlera tė atilla qė edhe tė huajin, e ēojnė tė shprehė
keqardhje pse ska lindur shqiptar. Ja pra, ku qėndropn misioni i
lartė, i njė ekspozite tė suksesshme. Dhashtė Zoti, qė prezentime tė
kėtilla tė shohin shqiptarėt, edhe nė qendrat e tjera, tė mėrgatės
shqiptare!
|
|