| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Gjurma tė shqiptarizmit nė veri tė Danubit |
|
| |
Buzėu, Arbėnashi dhe refugjiatėt e
Kosovės |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 7
dhjetor 2003 / TN
-
-
Baki YMERI,
Bukuresht
-
-
Gjenerata
qė se njeh gjeografinė e vendit tė vet, rrezikon tė jetė e dėnuar
nga historia. Nga harta linguistike dhe gjeografike e shqiptarizmit,
po kalojmė te ajo e rumanizmit. Njė nga emėrtimet e lashta me
prejardhje trako-ilire ėshtė edhe topinimi Buzėu, qytet dhe rreth qė
shtrihet nė kufirin mes Moldovės dhe Muntenisė. Fjala vjen si
derivat nga njė nėnshtrat i pėrbashkėt i fjalėve tė lashta. Ajo
qė mund tė thuhet me siguri pėr rumanishten buzė, nėnvizon
linguisti Grigore Brėnkush, ėshtė fakti se identifikohet
tėrėsisht me shqipen buzė dhe se i pėrket substrtatit pararomak.
Meyeri, Jokli, Russu, Ēabej, Camaj etj., poashtu e ndėrlidhin me njė
formė tė stėrlashtė (buszė-buzė, Byzas, Byzos, Beusas, Buzos,
Buzatius). Gėrshetohen kėtu tarkishtja me dakishten dhe ilirishten.
-
-
Fjalė
identike nė tė dy gjuhėt, nga tė cilat rrjedhin edhe emėrtime
vendesh, emrash e mbiemrash: Buza, Buzėu, Buzika, Buzlevski, Buzura
etj. Nuk e dimė Komunat tona nė kanė krijuar Prefektuart e tyre dhe
nė kanė siguruar mjete pėr botime monografishė. Nga Monografia e
rrethit Buzėu, e hartuar nga Prefektura e kėtij Rrethi para 60
vitesh (1943), kuptojmė se etimologjia e kėtij emri vjen nga
lashtėsia, ndėrsa qyteti e ka marrė emrin nga lumi Buzėu, i
pėrmendur pėr herė tė parė nė vitin 372. Njėsoj si te shqiptarėt
(lidhur me emėrtimin Albania, Albanopolis), nga ky vit e deri mbarim
tė shek.XIV, nuk kemi kurrfarė lajmi mbi Buzėun. Emri i tij,
fillimisht si treg, fillon tė qarkullojė sipas dokumenteve, qė nga
30 Janari i vitit 1431 e kėndej (83-84). Bėhet fjalė pėr bujarėt e
Buzėut, pėr pėrpjekjet e turqve pėr shkatėrrimin e qytetit, pėr
(shqiptarin) Vasile Lupul (Ujku) qė kalon nėpėr Buzėu me dhėndėrrin
e tij (Timush), i shoqėruar nga tatarėt pėr tė luftuar kundėr Matej
Basarabit (86).
-
-
Ngjarjet
lidhen njėra me tjetrėn: Sulme austriakėsh, luftėra me turqit,
dinastia e fanariotėve, epoka e arnautėve, plaēkitje, djegje e
vrasje, shkatėrrime e ndėrtime. Nė vitin 1836, vjen nė Buzėu shefi i
policisė sė Muntenisė, Miihai Gjika, i ati i Dora dIstrias, dhe e
areston hajdutin Frunza Verde, plaēkitėsin e thesarit qė iu dha mė
vonė Muzeumit tė Antikiteteve. Mė 1853 nė malet e kėsaj zone,
pėrleshen turqit me rusėt, ndėrsa qė nga viti 1878, kur Rumania e
pėrfiton Pavarėsinė, Buzėun do ta vizitojė rregullisht Familja
Mbretėrore dhe njerėz tė shquar tė vendit (83). Pjesa dėrmuese e
banorėve tė kėsaj zone janė rumunė. Nė statistikėn e vitit 1941, pos
rumunėve pėrmenden edhe hebrenjtė (1.193), gjermanėt (242,
hungarezėt (139) dhe 576 banorė tė padeklaruar.
-
-
Me siguri
qė nė kuadrin e tyre hyjnė edhe arnautėt. Pse e themi kėtė? Falė dr.
Xhelku Maksutit dhe ish-ambasadorit tė Shqipėrisė nė kėtė vend (dr.
Marko Bello), morėm vesh se nė rrethin e Buzėut gjendet njė fshat qė
mban emrin Arbėnash. Kurioziteti dhe atdhedashuria i kishte shtyrė
qė tė dy, qė ta identifikojnė dhe vizitojnė kėtė katund. Burime
lidhur me kėtė vend gjejmė nė studimet e Vehbi Balės, Ismet
Dėrmakut, dhe nė vetė monografinė e lartėpėrmendur. Aty bėhet fjalė
edhe pėr Skelen e Arbėnashit, njėra nga mė tė rėndėsishmet, qė
pėrfshin lokalitetet e shtrira pėrgjatė luginave tė Slėnikut dhe
Sėrėcelit (Beēeni, Beēiu, Gura Dimienei, Nikuleshti dhe Poliēiori
(47), lokalitete tė njohura pėrnga burimet e naftės.
-
-
Nė kuadrin
e rrethit tė Buzėut gjendet edhe qyteti Mizil, i shtrirė nė njė zonė
tė njohur pėrnga vreshtat mė tė mira tė Rumanisė. Nė vitin 1845,
sipas monografisė qė e siguruam falė zotit Traian Paraskivesku,
kuptojmė se tregtia e vogėl e kėsaj qendre gjendej nė duart e tė
huajve. Hungarezėt, gjermanėt dhe hebrenjtė njiheshin si hekurtarė
dhe teneqexhinj, ndėrsa tregtinė me drithėra e bėnin fanariotėt dhe
shqiptarėt (132).
-
-
Po kėtu,
pra nė kuadrin e monografisė mbi rrethin e Buzėut, gjejmė burime
edhe pėr komunėn Monteoru, e pėrbėrė prej fshatrave Sėrata Monteoru
dhe Sarata Nenēiuleshti. Duke filluar qė nga vera pėrvėlimtare e
vitit 1999, Sėrata Monteoru u bė sinonim i solidaritetit rumun ndaj
Kosovės. Nė bazė tė njė marrėveshjeje qeveritare ndėrmjet Rumanisė
dhe forcave ndėrkombėtare pėr ēlirimin e Kosovės nga teroristėt e
Millosheviqit, nė kėtė qendėr klimaterike u strehuan rreth njėqind
refugjiatė, pjesa dėrmuese duke qenė nga Drenica dhe fshatrat e
Prizrenit. Ėshtė kjo njė temė tjetėr, sa e dhembshme, po aq edhe
krenare. Pėr tė mos kaluar nga tema nė temė, subjektin lidhur me
refugjiatėt e Kosovės nė Rumani, po e lėmė pėr publicitet me rastin
e pesėvjetorit tė ēlirimit (1999-2004).
|
|
|
|
|
|
|

|
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|