|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Nė vend tė njė replike me at Foto Cici

 
 

Lereni Kadarene ne shenjterine e letrave

 
 

 
7 dhjetor 2003 / TN
 
Arben KALLAMATA
 
Te marresh penen dhe t'i versulesh me agresivitet Ismail Kadarese kerkon guxim prej te marri. Ose duhet patjeter te kesh nje shtytje te forte nga pas. Patjeter diēka e forte do t'i kete qene nga pas Ate Foti Cicit, teksa mesynte aq terbimshem Kadarene ne shkrimin e tij “Historizmi i shqiptareve ortodokse sipas Ismail Kadarese  te “Koha Jone”. Eshte e kuptueshme qe nje prift, ne kerkim te grigjes, te kete kohe me bollek per t'ia perkushtuar mbushjes se faqeve te gazetave te perditshme apo dhomave bisedimore ne internet. Kriza e identitetit qe te ysht hapesira e pamate e Amerikes se Veriut dhe largesia nga vendlindja nxisin jo rralle nevojen per te uleritur, per te terhequr vemendjen.
 
Megjithate, ma do mendja se qe ta drejtosh gjithe kete mllef kunder Kadarese dhe kumteses se tij “Si ta ruajme harmonine e cmuar fetare”, ( mbajtur ne konferencen nderkombetare: fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri) , duhet te kesh arsye me te forta. Nuk do t'ia vlente te shkruaje sikur nje Foti Cici thjesht te sulmonte Kadarene. Ky i fundit s'do te kishte nevoje per mbrojtje. Megjithate, ia vlen te diskutohet kur perplasen, ajo qe perfaqeson Kadareja, me ate qe mundohet te perfaqesoje Cici. Nga nje ane kemi shkrimtarin laik, intelektualin e shquar qe i perket gjithe kombit pa u identifikuar me asnje ndarje politike, shoqerore apo fetare, dhe qe shqetesohet per ruajtjen e harmonise dhe tolerances fetare (e theksuar qe ne titull); nga ana tjeter, kemi reagimin nervoz te nje pjese te nje komuniteti fetar, ne perpjekje per t'i kundervene ketij shqetesimi historizmin ortodoks (i theksuar qe ne titull).
 
Qe ne kendveshtrim, te dy qendrimet jane te pakrahasueshme. Kadareja ka ne kontroll nje (pamje satelitore( te situates, Cici cicermicet me nje lupe zmadhuese te blere te dyqani i njedollareshit. I zhveshur nga cdo kompleks fetar, politik apo ideologjik, Kadareja diskuton levizje e zhvillime shumeplaneshe, hapesira popujsh, distanca kohore dhe prirje historike afatgjata, dimensione, qe jane shpesh te veshtira per t'u rrokur e, edhe me te veshtira per t'u shprehur qarte. Ky kendveshtrim Foti Cicit i vret syte dhe i duket i papranueshem, prandaj mundohet ta ironizoje me epitete ((i gjithmonelexuari( !?) apo imazhe te lodhura keto dymije vjetet e fundit, (njeriu qe (ka hiret per t'u ngjitur mbi nje breg, e per t'i deftuar popullit qe andej udhen dhe te verteten.()
 
S'e di ne c'dimension kohor jeton Foti Cici dhe ata qe ai perfaqeson. Si nuk e paskan marre vesh ende se Kadare e ka fituar me kohe statusin e atij qe qendron lart dhe eshte ne gjendje te deftoje udhe. Ja qe kete status qe prej disa shekujsh mund ta fitojne edhe njerez te palidhur me fene. Per shumicen e shqiptareve (pavaresisht nga orientimi fetar), Kadareja perben tashme nje institucion kombetar.
 
Me kot perpiqet Foti Cici qe ta lidhe Kadarene me ndonjeren nga fete, duke e futur ne kllapen e tij te parapelqyer te (bashkeqytetarit te nje besimi tjeter(. Kadareja vete nuk shpreh asnje perpjekje per te hyre ne hesapet e kesaj apo asaj feje. Ai (predikon( pikerisht te kunderten: lenien e feve ne punet e tyre dhe nevojen qe ato te vazhdojne t'i mbajne duart sa me larg nga gjerat me te shtrenjta qe kemi - perkatesia kombetare, shteti laik, harmonia midis njeri tjetrit.
 
Ne fund te fundit, Kadareja ketu nuk po shpik asgje. Ai po rithekson dicka qe eshte formuluar qarte nga Rilindasit dhe qe eshte marre per zemer nga i gjithe populli shqiptar keto 150 vjetet e fundit.
 
***
Cici dhe ortodoksizmi i tij nervozohet nga theksimi qe i ben Kadare katolicizmit si (fe e pare e shqiptareve( dhe leshon gjithe arsenalin e tij (erudit( per ta hedhur poshte. Ketu, lupa njedollareshe perplaset fort me pamjen satelitore te Kadarese. Teksa Cici perpelitet ne labirinthet historiko-teologjike per te percaktuar nese pula e beri vezen apo veza pulen, Kadare jep si ngahere shembullin e nje atdhetari dhe intelektuali te madh shqiptar duke i pare gjerat qarte dhe jashte vetvetes (me qe ra fjala, Kadare nuk eshte katolik).
 
Shqiperia ka pasur fatin (e mire apo te keq) e te qenit historikisht ne udhekryq, midis Lindjes dhe Perendimit. Vete vepra e Kadarese perqendrohet te ky udhekryq. Ajo eshte nje perpjekje e mrekullueshme per ta zberthyer kete dyzim dhe per t'i dhene botes te kuptoje se ku qendrojne shqiptaret. Fjalet Lindje dhe Perendim ne kohe te ndryshme kane marre forma e kuptime te ndryshme. Ne kohen e Luftes se Ftohte ato kane qene Komunizem dhe Demokraci. Ne kohe te tjera kane qene Islamizem dhe Krishterim; Sllavizem dhe Qyteterim Autokton.
 
Ne renie te Perandorise Romake ato ishin Bizant dhe Rome. Ose Kishe Ortodokse dhe Kishe Katolike. Keto ndarje ekzistojne realisht edhe sot, sidomos ne teorine e Samuel Hantingtonit te perplasjes se qyteterimeve. Ato jane paresore ne mendesine e te atyre forcave qe kane ne dore fate kombesh, sidomos fate kombesh te vegjel si ky i yni. Kadare e sheh Shqiperine dhe interesin e shqiptareve te perkatesia Perendimore. Ai, si edhe shumica e intelektualeve shqiptare mendojne se qyteterimi Perendimor e ka provuar veten me te perparuar dhe se identifikimi i shqiptareve me te eshte ne te mire te vendit.
 
***
 
Ne asnje rresht, ne asnje fjale te kumteses se tij Kadare nuk ben thirrje qe shqiptaret te konvertohen ne katolike, sic insinuon disa here Ate Foti Cici. E rendesishme eshte qe Krishterimi ne trojet e shqiptareve ka filluar heret, ndoshta edhe me heret se te behej fe zyrtare e Perandorise Romake. Te mos harrojme se trojet e Shqiperise, apo Ilirise, ne ate kohe ishin pjese e kesaj Perandorie. Kadare ngulmon se eshte ne interesin tone qe t'i meshojme kesaj te vertete historike. Foti Cici thote jo. Sedra e tij ortodokse dhe lupa njedollareshe mundohen te hedhin poshte nje argument qe eshte ne interes te kombit.
 
Nje pike tjeter qe e nervozon Cicin eshte keshilla e Kadarese per shtetin shqiptar qe te (njemendesoje autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare(. Ky nuk eshte sulm, por mbrojtje qe i behet Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila ka 12 vjet qe ka ren-_e s'po del dot nga kontrolli perjetesisht (i perkohshem( i kishes greke. A thua valle Cici e te tjere si ai nuk e kane te qarte se ne krye te kishes (autoqefale( shqiptare vazhdon te qendroje me kokefortesi nje shtetas grek?
 
Apo ka harruar Cici se vete lindja dhe ekzistenca e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe ne kohen e Peshkop Nolit, ka qene reagim ndaj perpjekjeve greke per dominim? Eshte fakt historik, dhe Kadare jo vetem qe nuk e harron, por edhe e pershendet ne kumtesen e vet, se dalja e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka qene faktor i rendesishem, ne mos thelbesor, per qenien e nje shteti te pavarur shqiptar, per mbrojtjen e gjithe pjeses jugore te vendit nga synimet shoviniste nacionalisto-ortodokse greke. Per kete rol historik, cdo atdhetar i vertete shqiptar ortodoks eshte dhe duhet te jete krenar.
 
Por kjo krenari nuk mund te jete bosh, ne ere. Ajo duhet te barte me vete edhe detyrimin qe kane sot shqiptaret per ta vazhduar kete tradite, per ta ruajtur kishen e tyre ortodokse te pavarur nga ndikimi i huaj, sidomos ai grek. Ne fund te fundit, pavaresisht nga ndryshimi i rrethanave historike, pavaresisht nga anetaresimi i Greqise ne Komunitetin Europian, qarqe shoviniste laike e fetare greke vazhdojne t'i bijen me zell avazit te vjeter te perkatesise helene te te gjithe ortodokseve ne Shqiperi. Njelloj si atehere kur digjeshin shkollat, kur vriteshin e helmoheshin mesuesit, dhe kur mallkohej gjuha shqipe.
 
Prandaj edhe shteti shqiptar e ka per detyre te punoje per njemendesimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe ajo te jete e pavarur ne realitet, dhe jo te jete nje vasale e bindur e kishes greke. Por kjo nuk mund te arrihet pa u vene ne vend e korigjuar gabimi politik i lejimit te nje shtetasi grek ne krye te Kishes Shqiptare. Dhe aq me pak kjo nuk mund te kryhet kur qeveria shqiptare nxjerr vendime qe perjashtojne entet fetare nga tarifat doganore.
 
Ketu Cici mundohet te nxjerre argumentin e mosperzjerjes se shtetit ne punet e fese. Por ishte pikerisht shteti, politika ajo qe e lejoi Janullatos te hynte ne Shqiperi. Ishte shteti shqiptar ai qe i besoi me naivitet premtimeve prej njeriu te perendise se qendrimi i tij ne Shqiperi do te ishte (i perkohshem(, pa arritur ta kuptonte nenqeshjen klasike greke qe donte te thoshte se nocioni i (perkohshmerise( po llogaritej me parametra (hyjnore).
 
Shqiptaret kane mundur te ruajne harmonine dhe tolerancen fetare per shume arsye. Nje nga arsyet eshte se ata kane ditur t'i japin fese vendin qe i takon si vlere shpirterore. Me teper se nje komunikim me priftin apo me hoxhen, ata e kane pare fene si komunikim te drejtperdrejte me Zotin. Ashtu sic e ve me te drejte ne dukje Kadare ne kumtesen e tij, ata jane mesuar te shohin fe te ndryshme brenda nje familjeje, brenda nje fisi, brenda nje fshati.
 
Modernizimi i jetes, perhapja ne mase e ateizmit dhe, vecanerisht martesat nderfetare qe jane aq te rendomta ne Shqiperi, e kane bere shqiptarin edhe me te gjere ndaj pranimit te besimeve te ndryshme. Kete vlere te shqiptareve jo te gjithe e njohin ne bote. Dhe jo te gjithe jane te gatshem ta kuptojne. Ajo qe ne si shqiptare e marrim si te mireqene, per boten eshte e paperceptueshme. Ndaj dhe teza e Kadarese per te ruajtur harmonine fetare, duke u krenuar per te kaluaren historike nuk eshte nje ide ne ere, por nje kendveshtrim i gjere dhe teper i vlefshem.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.