|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E shtune, 6 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti drejtorėt e Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore

  • UNMIK-u kėrkon qė emėrtimet e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės tė pėrdoren si deri nė vitin 1999

  • Bugajski thotė se zgjidhja e statusit tė tashėm tė Serbisė dhe Malit ėshtė pavarėsia e Kosovės

  • Nė Vushtrri po i zhvillon punimet konferenca triditėshe mbi luftėn kundėr krimit tė organizuar

  • Stefan Len thotė se zgjidhja e statusit tė Kosovės nė kėtė kohė do tė shkaktonte tensione

  • Ivanoviq e vlerėson si jo tė ligjshme nismėn pėr shfuqizimin e 53 ligjeve tė Serbisė nė Kosovė

  • Parlamenti maqedonas mbrėmė ka miratuar Ligjin pėr shtetėsinė

  • Nė Shkup shqyrtohen pėrgatitjet pėr hapjen e Korridorit tranzit qė do tė kalojė nėpėrmjet Kosovės

  • Nė Tiranė pėrfundoi punimet takimi i Paktit tė Stabilitetit

  • Pėrsėritja e zgjedhjeve nė disa qendra nė Tiranė tė bėhet mė 28 dhjetor

  • Hidhet shorti pėr Botėrorin 2006

  • Nga njė shpėrthim nė Kandahar, plagosen me dhjetra njerėz

  • Donald Ramsfeld ndodhet nė vizitė nė Irak

  • Rusėt votojnė pėr Dumėn e re

  • Inkurajohet plani i Gjenevės

  • Britania heq paralajmėrimin pėr Turqinė

  • Zimbabve nė vėmendje nė Abuja

  • OKB-ja diskuton reforma

  • Thirrje pėr forcimin e kontrollit

 
  
Presidenti Rugova priti drejtorėt e Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore
 
   
Prishtinė, 6 dhjetor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot drejtorėt e Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore, tė cilėt ndodhen pėr njė vizitė nė Kosovė.

Pas takimit, nė njė pronocim pėr media, Presidenti Rugova tha se i kishte njoftuar mysafirėt me progresin e arritur nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės, si me objektivat pėr zhvillimin ekonomik, privatizimin, hapjen e vendeve tė reja tė punės, integrimin e grupeve etnike.
 
"Kėrkuam njė ndihmė nga Banka Botėrore pėr projekte nė fushė tė ekonomisė, bujqėsisė e tė industrisė", tha Presidenti, dhe falėnderoi Bankėn Botėrore pėr ndihmat qė ka dhėnė deri mė tash pėr Kosovėn.

"Unė dėshiroj qė sė shpejti tė jemi anėtar i kėsaj banke gjė qė do tė kishim mundėsi pėr njė zhvillim mė tė madh ekonomik tė Kosovės, ngase kjo do tė ndikonte pozitivisht nė kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės", theksoi Presidenti Rugova, duke nėnvizuar se me "pavarėsinė e Kosovės ne do tė kishim mundėsi shumė mė tė mėdha pėr zhvillim, dhe do ta qetėsonte rajonin".

Pėrfaqėsuesi i Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore Marsel Masa tha se me Presidentin Rugova kishin pasur njė bisedė tė shkėlqyeshme nė lidhje me problemet qė aktualisht ka Kosova. "Ne u pajtuam me dėshirėn qė Banka Botėrore tė jetė e angazhuar edhe mė shumė sesa ka qenė deri mė tani nė Kosovė. Dhe ne jemi
duke u angazhuar qė nė tė ardhem tė jemi edhe mė frytdhėnės", tha zoti Masa.

Ai u shpreh se pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore i dinė problemet me tė cilat ballafaqohet Kosova, mirėpo ata shpresojnė se kėto probleme do tė zgjidhen sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

"Ju jeni nė rrugė tė mbarė qė t'i zgjidhni disa nga kėto probleme, dhe unė ju dėshiroj shumė fat. Ne do t'ju ndihmojmė sa mė shumė qė tė jetė e mundur", tha nė fund tė deklaratės sė tij, zoti Masa.
 
 
UNMIK-u kėrkon qė emėrtimet e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės tė pėrdoren si deri nė vitin 1999
 
Prishtinė, 6 dhjetor 2003 - UNMIK-u kėrkon qė institucionet vendore tė pėrdorin emėrtimet e qyteteve apo fshatrave tė Kosovės ashtu siē janė pėrdorur deri nė vitin 1999. Kėshtu shefi i Shtyllės sė Dytė tė UNMIK-ut Franēesko Batalio u ka dėrguar njė shkresė ministrive tė shėrbimeve publike tė kuvendeve komunale tė Kosovės qė tė respektojnė emėrtimet zyrtare tė qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės nė pajtim me njė rregullore tė UNMIK-ut tė nėnshkruar nė vitin 2000 nga kryeadministratori i atėhershėm i Kosovės.

Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic tha se z. Bastalio e ka dėrguar kėtė shkresė pėr tė pėrkujtuar shėrbimet publike se duhet tė respektojnė rregulloren pėr emrat. "Ėshtė vėrejtur se problemet ekzistonin pasi nė dokumentat zyrtare emrat nuk shkruheshin nė pajtim me rregulloren qė zyrtarisht ofron emrat e 30 komunave nė gjuhė zyrtare", tha zėdhėnėsja Karlovic.
 
Ajo ėshtė shprehur se dokumentat zyrtare qė nuk pėrmbushin kėto kėrkesa, qė do tė thotė se nuk respektojnė emrat zyrtarisht tė miratuar, nuk do tė jenė dokumente tė vlefshme.
 
 
Bugajski thotė se zgjidhja e statusit tė tashėm tė Serbisė dhe Malit ėshtė pavarėsia e Kosovės
 
Uashington, 6 dhjetor 2003 - Sipas mendimit tė analistit tė njohur amerikan, Janosh Bugajski, mėnyra mė e sigurt pėr integrimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė rrjedhat evropiane ėshtė zgjidhja e statusit tė kėtij bashkimi dhe pavarėsia e Kosovės. Ai i bėri kėto komente nė njė debat nė "Zėrin e Amerikės" me disa analistė serbė, tė cilėt aktualisht ndodhen nė Uashington.

Bugajski thotė se NATO-ja nuk duhet tė pranojė shtete tė pasigurta, ose shtete me pretendime territoriale ndaj vendeve tė tjera, ku pikėpamjet e shumicės sė banorėve vendės janė krejt tė ndryshme.
 
 
Nė Vushtrri po i zhvillon punimet konferenca triditėshe mbi luftėn kundėr krimit tė organizuar
 
Vushtrri, 6 dhjetor 2003 - Pėrfaqėsues tė policisė ndėrkombėtare, Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe institucioneve publike filluan dje nė Shkollėn e Policisė nė Vushtrri njė konferencė treditore mbi luftėn kundėr krimit tė organizuar. Kjo konferencė, e financuaar nga Qeveria amerikane, synon pėrgatitjen e njė strategjie tė shumėfisht kundėr krimit tė organizuar nė Kosovė.

"Krimi i organizuar nuk ėshtė ēėshtje me tė cilėn duhet tė pėrballen vetėm forcat e policisė por kundėr tij duhet tė luftojnė tė gjithė", kanė thėnė nė kėtė konferencė pėrfaqėsuesit e policisė sė OKB-sė, asaj tė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.

Nė kėtė konferencė u tha gjigthashtu se situata e sigurisė nė Kosovė ėshtė pėrmirėsuar dhe veprat e rėnda penale kanė shėnuar rėnie gjatė viteve tė fundit. Sidoqoftė, krimi i organizuar, mbetet ende realitet, ndonėse siē u tha, krimi nuk ėshtė dukuri vetėm nė Kosovė, por nė mbarė botėn.
 
 
Stefan Len thotė se zgjidhja e statusit tė Kosovės nė kėtė kohė do tė shkaktonte tensione
 
Vienė, 6 dhjetor 2003 - Nė Ballkan ka shumė ēėshtje tė hapura statusore ndėr tė tė cilat mė e madhja ėshtė ēėshtja e Kosovės, tha i dėrguari i Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Stefan Len. Ai vlerėsoi se BE ėshtė para dilemės sepse nuk mund tė bėhet fjalė pėr stabilitet derisa kjo ēėshtje nuk zgjidhet, por fillimi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė kėtė kohė do tė shkaktonte tensione, sepse Serbia ėshtė nė prag tė zgjedhjeve, ndėrkaq zgjedhjet priten edhe nė Kosovė, ka thėnė Len. Sipas tij problem, tjetėr i hapur ėshtė ardhmėria e pasigurtė e Unionit Serbi-Mali i Zi.
 
 
Ivanoviq e vlerėson si jo tė ligjshme nismėn pėr shfuqizimin e 53 ligjeve tė Serbisė nė Kosovė
 
Mitrovicė, 6 dhjetor 2003 - Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės Oliver Ivanoviq e ka vlerėsuar si jo tė ligjshme nismėn e Kryeministrit Bajram Rexhepi pėr shfuqizimin e 53 ligjeve tė Serbisė nė Kosovė. Ivanoviq i ka bėrė thirrje UNMIK-ut tė ndėrmarrė gjithēka pėr tė penguar Kryeministrin Rexhepi dhe deputetėt shqiptarė nė Kuvend nė qėllimet e tyre, nė tė kundėrtėn, siē u shreh Ivanoviq, Serbia do tė duhet tė pėrgjigjet.
 
 
Parlamenti maqedonas mbrėmė ka miratuar Ligjin pėr shtetėsinė
 
Shkup, 6 dhjetor 2003 - Parlamenti maqedonas me 59 vota pro, nėntė kundėr dhe me njė abstenim, mbrėmė ka miratuar Ligjin pėr shtetėsinė. Ndryshimet e miratuara parashikojnė harmonizimin e ligjit tė gjertanishmė me Konventėn evropiane pėr shtetėsinė dhe me standardet ndėrkombėtare juridike, i mbėshtetur nė bazėn juridike pėr kapėrcimin e pengesave nė praktikė me rastin e zgjidhjes sė kėrkesave individuale dhe marrjen e shtetėsisė maqedonase kur personi ka lindur atje, si dhe me shkurtimin e kohės sė qėndrimit nė Maqedoni nga 15 nė 8 vjet.
 
 
Nė Shkup shqyrtohen pėrgatitjet pėr hapjen e Korridorit tranzit qė do tė kalojė nėpėrmjet Kosovės
 
Shkup, 6 dhjetor 2003 - Bashkėpunimi tripalėsh dhe pėrgatitjet pėr hapjen e korridorit tranzit nėpėrmjet Kosovės kanė qenė temė e takimit tė djeshėm nė Shkup ndėrmjet presidentit maqedonas Boris Trajkovski dhe drejtorėve tė pėrgjithshėm tė drejtorive tė doganave tė Maqedonisė, Kosovės dhe Malit tė Zi.
 
Nė kėtė takim drejtorėt e drejtorive tė doganave tė Maqedonisė, UNMIK-ut nė Kosovė, dhe Malit tė Zi kanė shprehur gatishmėrinė e shėrbimeve tė tyre pėr realizimin e shpejtė, efikas dhe tė sigurtė tė transportit tranzit nėpėrmjet Kosovės nga Maqedonia pėr nė Mal tė Zi.l

Presidenti maqedonas ka theksuar se ky projekt do tė ndihmojė nė zhvillimin e bashkėpunimit rajonal ndėrmjet kėtyre vendeve.

Bashkėbiseduesit kanė konstatuar se hapja e korridorit tranzit nėpėrmjet Kosovės pėrveē transportit tė shpejtė tė prodhimeve bujqėsore nga Maqedonia pėr nė Mal tė Zi do tė lehtėsojė edhe tranzitimin e turistėve tė Maqedonisė nė bregdetin malazez, si dhe do tė kontribuonte nė zvogėlimin e tregtisė ilegale.
 
 
Nė Tiranė pėrfundoi punimet takimi i Paktit tė Stabilitetit
 
Tiranė, 6 dhjetor 2003 - Nė Tiranė pėrfundoi punimet takimi i Paktit tė Stabilitetit duke miratuar programin e aktiviteteve pėr vitin 2004, i cili do t'i kushtojė vėmendje tė posaēme nxitjes sė biznesit rajonal, luftės kundėr trafikut dhe mediave.

Koordinatari i posaēėm i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Erhard Busek ka thėnė dje nė Tiranė se bashkėpunimi rajonal ėshtė kyēi pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe tė ardhmes evropiane tė Ballkanit.
 
Nė kėtė bashkėpunim tre elementet e kryesore qė u pėrmenden janė bashkėpunimi nė fushėn e biznesit, bashkėpunimi nė fushėn e infrastrukturės dhe bashkėpunimi nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve. Sipas Koordinatorit Busek nėse rajoni kėrkon tė tėrheqė investime duhet patjetėr njė bashkėpunim nė realizimin e marrėveshjeve tė biznesit.
 
 
Pėrsėritja e zgjedhjeve nė disa qendra nė Tiranė tė bėhet mė 28 dhjetor
 
Tiranė, 6 dhjetor 2003 - U vendos qė pėrsėritja e zgjedhjeve nė disa qendra nė Tiranė tė bėhet mė 28 dhjetor. Pėrsėritja e kėtyre zgjedhjeve ndodhi pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit pėr shpalljen tė pavlefshme tė rezultateve nė 130 qendra tė votimit nė Tiranė.
 
 
Hidhet shorti pėr Botėrorin 2006
 
Frankfurt, 6 dhjetor 2003 - Nė qytetin e Frankfurtit u caktuan tė premten grupet kualifikuese pėr kampionatin Botėror tė Futbollit 2006 qė do tė mbahet nė Gjermani.

Shqipėria ėshtė nė grupin e dytė evropian ku ka si rivalė Turqinė, Greqinė, Danimarkėn, Ukrainėn, Gjeorgjinė dhe Kazakistanin.

Nga vazo ku u zgjodh Shqipėria ka tėrhequr arbitri mė i mirė nė botė, italiani Kolina, i cili sė bashku me kampionin e Formula 1, Mihael Shumaher formuan Grupin e Dytė eliminator.

Nė Shqipėri, shorti u pėrjetuar nė mėnyra tė ndryshme.

Tifozėt do tė kishin preferuar si kundėrshtare Anglinė, Italianė, Spanjėn, Hollandėn apo Gjermaninė, me dėshirėn pėr tė parė sa mė shumė kampionė nė Qemal Stafa.

Ndėr ekipet e tjera tė ndarjes evropiane, Anglia do tė jetė pėrballė britanikėve tė Wellsit dhe Irlandės sė Veriut, Polonisė, Austrisė dhe Azerbajxhanit.

Kampionėt e Afrikės, kamerunasit do tė luftojnė nė grup me Egjiptin dhe Bregun e Fildishtė, ndėrsa Irakianėt do tė ndeshen me Palestinezėt, Tajvanin dhe Uzbekistan.
 
 
Nga njė shpėrthim nė Kandahar, plagosen me dhjetra njerėz
 
Kandahar, 6 dhjetor 2003 - Me dhjetra njerėz janė palgosur tė shtunėn nė njė shpėrthim nė qendėr tė qytetit Kandahar, nė jug tė Aganistanit, njofton Rojter.

Reporteri i agjencisė Rojter thotė se shpėrthimi ka thyer xhamat e e hotelit ku ai po rrinte, duke shtuar se me dhjetra njerėz janė plagosur. Njė polic ka thėnė se shpėrthimi ndoshta ėshtė shkaktuar nga eksplozivi i vendosur nė njė biēkletė.

Ndėrkaq, shefi i policisė nė Kandahar Mohamed Hashim ka thėnė se "kjo ėshtė vepėr e talibanėve dhe e pėrkrahėsve tė tyre tė jashtėm".
 
 
Donald Ramsfeld ndodhet nė vizitė nė Irak
 
Bagdad, 6 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka filluar njė vizitė tė paralajmėruar nė Irak.

Zyrtarė ushtarakė thanė se ai planifikon qė tė bėjė njė vlerėsim tė tijin lidhur me situatėn politike dhe ushtarake nė Irak.

Hollėsitė pėr kėtė vizitė nuk janė tė plota, por ėshtė njoftuar se ai ka mbėrritur nė Kirkuk nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm. Rasmsfeld pas takimit me personelin amerikan do tė takohet edhe me zyrtarė irakianė.
 
 
Rusėt votojnė pėr Dumėn e re
 
Moskė, 6 dhjetor 2003 - Nė Rusi tė ddelėn zhvillohen zgjedhjet pėr Dumėn e re, dhomėn e ulėt tė parlamentit rus, zgjedhje tė cilat ka gjasa t'i fitojė partia pro-Putinit, "Rusia e Bashkuar".

Megjithėse pritet qė shumė rusė tė votojnė pėr partinė qė mbėshtet zotin Putin, pėrsėri ka shumė prej tyre qė janė tė zhgėnjyer me sistemin politik nė Rusi.

Disa tė rinj tė pyetur nė rrugė thanė pėr mirkofonin e BBC-sė:

"Unė do tė votojė kundėr tė gjithėve, sepse nuk ka besim tek asnjė, dhe sepse mendoj se programet e partive politike nuk janė aspak tė menēura," tha njė vajzė e re.
 
 
Inkurajohet plani i Gjenevės
 
Gjenevė, 6 dhjetor 2003 - Arkitektėt e planit jozyrtar tė paqes pėr Lindjen e Mesme i njohur si plani i Gjenevės thonė se janė inkurajuar nga takimi nė Uashington me Sekretarin e Jashtėm, Kolin Pauell.

Takimi mes zotit Pauell dhe autorėve tė planit ish ministri izraelit i Drejtėsisė Josi Beilin dhe ish ministri palestinez i Informacionit Jaser Abed Rabo, zgjati mė shumė se ē'ishte parashikuar.

Autorėt e akordit thanė se plani i Gjenevės kishte si synim tė ngrinte njė koalicion tė mbėshtetėsve tė iniciativave tė paqes kundėr ekstremistėve.

Sekretari Pauell tha se Amerika mirėpriste ēdo inciativė pėr paqen, por kryesore pėr tė ishte "Harta e Rrugės".
 
 
Britania heq paralajmėrimin pėr Turqinė
 
Londėr, 6 dhjetor 2003 - Britania ka hequr paralajmėrimin ndaj shtetasve tė saj qė duan tė udhėtojnė nė Turqi pėr punė apo turizėm.

Paralajmėrimi origjinal erdhi pas sulmeve me bomba tė muajit tė kaluar nė Stamboll, mbi dy sinagoga dhe konsullatėn britanike.

Rreth 61 vetė mbetėn tė vdekur nė kėto sulme.

Megjithė se thotė se rreziku ndaj sulmeve terroriste ėshtė i madh, pėrsėri Foreign Office e hoqi kėshillėn pėr udhėtimet nė Stamboll.

Sipas Ministrisė sė Jashtme britanike, situata e ka kaluar fazėn e tė qėnit e njė rrezikshmėrie imediate.
 
 
Zimbabve nė vėmendje nė Abuja
 
Abuja, 6 dhjetor 2003 - Gjashte krerėt e vendeve tė Komonuellthit qė po takohen nė Abuja kanė vazhduar pėrpjekjet lidhur me njė kompromis pėr statusin e Zimbabves.

Udhėheqėsve u ėshtė kėrkuar qė tė marrin nė konsideratė njė propozim tė presidentit nigerian Olesegun Obasanjo, propozim i ardhur si pasojė e presionit qė po ushtrohet nga njė numėr vendesh afrikano-jufgore, tė cilat duan kthimin e Zimbabves nė gjirin e organizatės.

Komiteti drejtues i Komonuellthit pėrbėhet nga Australia, Kanadaja, India, Xhamajka, Mozambiku dhe Afrika e Jugut.

Por sa mė shumė kohė ju kushtua ēėshtjes sė Mugabes nė samit, aq mė pak kohė mbeti pėr tė disktuar ēėshtjet kryesore qė kanė tė bėjnė me Komonuellthin.
 
 
OKB-ja diskuton reforma
 
Kombet e Bashkuara, 6 dhjetor 2003 - Njė panel i veēantė pėr pjesėmarrjen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, zhvillon kėtė fundjavė takimin e parė pėr tė diskutuar ēėshtjen se si duhet t'i pėrshatet organizata, botės nė ndryshim.

Grupi i 16-es do tė mbėshtetet nė vėrejtjet e bėra nga zoti Anan nė Kėshillin e Sigurimit nė muajin shtator, ku mbajti njė fjalim qė theksonte rolin e OKB-sė nė sfidat e paqes dhe sigurisė.

Pėrveē ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me zgjerimin dhe reformimin e Kėshillit tė Sigurimit, grupi do tė diskutojė edhe ēėshtjen e goditjes ushtarake ndaj njė vendi qė dyshohet se mbėshtet organizata terroriste.
 
 
Thirrje pėr forcimin e kontrollit
 
Bruksel, 6 dhjetor 2003 - Udhėheqėsit evropianė u kanė bėrė thirrje vendeve afrikano-veriore qė tė ndalojnė fluksin e emigrantėve ilegalė drejt Evropės perėndimore.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Romano Prodi, tha nė samitin e vendeve evropiane mesdhetare se Evropa ėshtė e hapur pėr emigrantėt, por jo nė kushtet e njė anarkie.

Vendet afrikano-perėndimore thanė se kanė nevojė pėr mė shumė ndihma nga BE-ja dhe qė kjo ēėshtje duhet tė trajtohet nė nivel global.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.