|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

BE i kėrkon Shqipėrisė tė luftojė krimin e organizuar

 
 

 

5 dhjetor 2003 / Ilirian Agolli / "Zėri i Amerikės"

Pėrfaqėsues tė Bashkimit Europian e nxitėn Shqipėrinė tė luftojė pa ndėrprerė krimin e organizuar pėr tė bėrė tė mundur shtimin e investimeve. Koordinatori special i Paktit tė Stabilitetit, Erhard Bussek, i bėri kėto komente nė Tryezėn e Gjashtė tė Paktit mbajtur nė Tiranė. Ai tha se Shqipėria ka bėrė majft pėrparime, por Pakti synon nė disa cėshtje kryesore: “Sė pari ėshtė nevoja pėr nxitjen e biznesit me anėn e marėveshjeve rajonale pėr industrinė dhe tregtinė.

Po pėrpiqemi qė rajoni tė bėhet sa mė tėrheqės pėr investime. ritmet nuk janė tė kėqija, por ato po nisen nga njė nivel mjaft i ulėt. Sė dyti ėshtė lufta kundėr krimit tė organizuar, ku duhet njė bashkėpunim rajonal. situata duhet tė ndryshojė, sepse nuk do tė ketė investime” - tha zoti Bussek. Njė tjetėr cėshtje, sipas tij, ėshtė dhe lėvizja e lirė e njerėzve nė rajon, ku ėshtė propozuar njė lloj Shengeni ballkanik, sidomos pėr periudhėn e pushimeve tė verės.

Ndėrsa kryeministri Fatos Nano tha se Shqipėria po luan rolin e vet nė suksesin e Paktit tė Stabilitetit nė rajon, i cili po parandalon krizat dhe po zbut klimėn politike. Sipas tij, Pakti po ndėrton dialogun dhe reformat nė Ballkan; Pakti po ndėrton bashkėpunimin rajonal pėr tregti tė lirė dhe luftė kundėr trafiqeve, krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

“Besoj se ėshtė i qartė programi i veprimeve tė shtetit dhe qeverisė sė Shqipėrisė qė nė njė plan kombėtar ka ndėrtuar dhe po bėn gjithnjė e mė veprues njė sistem tė drejtėsisė sė organizuar kundėr krimit tė organizuar; ndėrsa nė nivel rajonal po zbaton strategjinė e menaxhimit tė integruar tė kufirit” - tha zoti Nano.

Ndėrkaq nė valėn e debateve tė ndezura mes socialistėve, ish-kryeministri Ilir Meta denoncoi shkarkimin e drejtoreshės sė doganave, Tatjana Kongoli, si njė pėrpjekje tė zotit Nano pėr tė mbuluar mashtrimin me “sukseset nė dogana”.

Ai tha nė njė konferencė shtypi se kryeministri Nano dhe qeveria e tij kanė njė mungesė tė plotė respekti ndaj qytetarėve dhe njė mungesė tė thellė transparence pėr punėn e doganave. “Ne e kemi ngritur edhe mė parė kėtė shqetėsim se qeveria nuk ėshtė aspak transparente me opinionin publik, me partnerėt ndėrkombėtarė e taksapaguesit shqiptarė.

Nė dogana vidhet me dashje, me qėllim dhe nė mėnyrė tė programuar. Kemi bėrė tė ditur se shifrat e dhėna nga qeveria, statistikat zyrtare tė ofruara prej saj kanė qenė vazhdimisht njė mashtrim i programuar” - tha zoti Meta.

Ndėrkaq opozita i vazhdoi protestat dhe takimet me organizmat ndėrkombėtare pėr tė shprehur shqetėsimin rreth krizės politike. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, pati njė takim me pėrfaqėsuesin e OSBE, ambasadorin Osmo Liponen, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike nė vend.

Zoti Berisha tha pas takimit se aty u shqyrtuan shumė ēėshtje, mes tė tjerash edhe procesi zgjedhor i dėmtuar nga KQZ. “Propozimi ynė ėshtė qė tė respektohet e drejta kushtetuese e qytetarėve. Unė po shoh njė spiral pozitiv tė zhvillimeve” - tha zoti Berisha.

Qarqet politike nė kryeqytet janė pėrfshirė nė njė situatė tė tensionuar prej disa javėsh qė lidhet sa me krizėn e qeverisė dhe tė shumicės socialiste nė parlament, po aq edhe me kongresin e PS dhe protestat e opozitės. Ndėrsa KQZ vendosi mbajtjen mė 28 dhjetor tė zgjedhjeve tė pėrsėritura nė 1/3 e kryeqytetit.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.