|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Analizė

 
 

Pranvera shqiptare nė IRJM

 
                     (Pjesa e parė)

 
5 dhjetor 2003 / TN
 
Shkruan: Prof. dr. Nehat SADIKU, Paris
 
Vendimi i Natos qė Ushtrisė jugosllave ti lejon ta pushton luginėn e Preshevės, qe ngushtė lidhur me konfliktet ndėretnike, qė pastaj shpėthyen nė Maqedoni. Pas shbėrjes sė RSFJ-sė, Maqedonia pėr njė kohė u gjet nėn pėrqafimin grek, qė nuk mundej tė pajtohej me krijimin e shtetit tė pavarur tė ri nė pjesėn veriore tė kufirit tė saj, pėr shkak tė njė politike dyftyrėshe nė sqenėn e mardhėnieve politike dhe diplomatike ndėrkombėtare nė Ballkan dhe mė gjėrė  u shtye njohja e Maqedonisė si shtet pėr shkak tė kundėrshtimit tė Greqisė, deri nė vitin 1993-94 (nėn emrin “Former Yugoslav Republic of Macedonia” – FYROM-IRJM). Nė shiqim tė parė shumė analistėve dhe instituteve tė specializuara pėr Ballkanin u dukej se nėn udhėheqjen e ish aparatiēkut tė Titos Kiro Gligorovit, Maqedonia tretohej si “oazė e paqės”.
 
Nė krahasim dhe nė kundėrshtim prej liderit kroat Franjo Tuxhmanit qė simbolizonte njė ish gjeneral tė degjeneruar dhe pompoz, qė inicoi shumė procese politike me karakter progresivo-regresiv nė Kroaci, Gligorovi personalizonte me politikėn e tij mundėsinė e ruajtjes sė baraspeshės ndėretnike nė mes Maqedonasėve dhe Shqiptarėve, qė me numrin dhe prezencėn e tyre homogjenike nė pjesėt perendimore dhe veriperendimore tė shtetit fuqishėm ndikonin tek sqena dhe raportet e brendshme politike. Rethanat u keqėsuan dukshėm nė vitin 1999 gjatė sulmit tė Natos nė Sėrbi dhe mė shumė u pėrkeqėsuan gjatė vjeshtės, kur Gligorovi ia lėshoi vendin e presidentit tė republikės Boris Trajkovskit.
 
Nė qarqet ndėrkombėtare filloi tė zhvillohet njė polemizim i gjallė dhe tejet produktiv pėrreth rolit dhe politikės kundėrshqiptare qė e kishte praktikuar gjatė kėtyre viteve ish presidenti maqedonas Kiro Gligorovi. Boris Trajkovski si kryetar i rri, kishte vetėm njė mundėsi - ose ta vazhdon rrugėn e ish presidentit duke kėrkuar rrugėdalje prej kėtij qorsokakut tė pėrbėrė prej Shilės maqedonase dhe Karibdės shqiptare, ose tė imponohet si element i ri i njė baraspeshimi tė redifinuar politik. Shumė analistė perendimor janė tė mendimit se qeveria e koalicionit e krijuar gjatė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1998 nė mes VMRO-DPMNE dhe PDSH-sė (edhepse kjo zyrtarisht nuk qe e njohur si parti) bazohet nė themelet jo tė konsoliduara nė mes tyre apo nė shumė paqartėsi sa i pėrket strategjisė sė veprimit nė qeveri dhe me qeverisjen e shtetit. Sipas kritereve stasiologjike dhe atyre politologjike krerėt e tė dy partive politike Ljupēo Georgievski dhe Arbėr Xhaferi pėrfaqėsonin dy lėvizje radikale nacionaliste, njė ēift jo i zakonshėm politik, qė shumė qytetarėve nė Maqedoni u binte nė kujtesė proverbi popullor: “Gjarpėri e dashuron gomarin”.388
 
Rėnia e Millosheviqit dukshėm ndikoi tek raporti nė mes Shkupit dhe Beogradit, qeveria e re sėrbe vetėm disa javė pas marjes sė pushtetit vendosi qė ti shfrytėzon lidhjet sekrete amerikane, qė gjatė muajėve tė mėparshėm kėto kanale tė lobimit i kishin vendosur pėrfaqėsuesit e saj, me pajtimin e Uashingtonit vendosėn ti zgjedhin ēėshtjet e hapura kufitare  me kėtė republikė ish jugosllave. Ministri i jashtėm jugosllav Goran Svilanoviē filloi tė zhvillon njė manovrim tė ekzagjeruar diplomatik duke propozuar njohjen reciproke tė kufijėve nė mes Bosnjės dhe Hercegovinės dhe Sėrbisė si dhe Sėrbisė dhe Maqedonisė: me kėtė dėshironte tė theksonte, se kjo duhet tė ndodh me aplikimin e kushteve tė reciprocitetit, Beogradi zyrtar do ta respekton tėrėsinė teritoriale si dhe integritetin e shteteve fqinje, njėherit duke garantuar edhe pėrkrhajen e tyre sa i pėrket sovranitetit sėrb mbi Kosovėn.389 Sa i pėrket Maqedonisė duhej pėrfundimsisht tė definohej 280 kilometra kufiri i gjatė nė mes dy shteteve, i cili pėrpos dy majeve strategjike, si mollė sheri u paraqit manastiri i Prohor Pēinjskit, qė Maqedonasit e trajtojnė si simbol i shtetėsisė sė tyre: me shekuj ka qenė njė qendėr e rėndėsishme religjioze dhe kulturore, me 2. korik 1944 nė tė qe mbajtur mbledhja e lidershipit partiak dhe ushtarak, ku qenė vendosur themelet pėr njohjen e Maqedonisė si republikė e pavarur nė federatėn jugosllave.
 
Pėr manastirin ishte vetėm njė e keqe sepse qėndronte shumė pak larg kufirit nė pjesėn e Sėrbisė, qė duhej kėtė reviduar sipas mendimit tė shumė qytetarėve maqedonas. Nė janar dhe shkurt tė vitit 2001 sėrish u takua Komisioni i pėrbashkėt diplomatik i ekspertėve, i formuar qysh nė vitin 1996, pas njė sėrė takimesh me 15.shkurt e pėrpunoi formėn pėrfundimtare tė marėveshjes. Sa i pėrket manastirit tė Prohor Pēinskit, parashihej qė tė mbetej nė Sėrbi, por njėherit qe pėrcaktuar, se Maqedonasit deri tek ky manastir do tė kenė hyrje tė lirė. Po tė njėjtėn tė drejtė, do ta kenė edhe shtetasit e Jugosllavisė  tek manastiret e ndryshme jetike pėr popullin sėrb nė teritorin e Maqedonisė. Tetė ditė mė vonė Boris Trajkovski dhe kolegu i tij jugosllav Voisllav Koshtunica e nėnshkruan marėveshjen, ku i pari deklaroi, se me rregullimin e kufirit u zgjodh edhe pyetja e hapur e fundit nė mes Maqedonisė dhe Jugosllavisė.
 
“Mbetet edhe ēėshtja pėr sukcesionin e pasurisė sė ish Jugosllavisė, qė u pėrket tė gjitha republikave jugosllave. Akoma mbetet nė fuqi mosmarėveshja nė mes Kishės ortodokse sėrbe dhe asaj maqedonase, por vėshtirė i besojmė, se kjo do ti rrandon mardhėniet maqedonaso-jugosllave.”390
 
Nė kėtė marėveshje nė mėnyrė direkte akoma njihej se Kosova ėshtė pjesė e Sėrbisė dhe Jugosllavisė, me saqė komuniteti ndėrkombėtar e pranoi me njė kėnaqėsi, sepse vėrtetohej parimi, pėr tė cilin mėse dhjetė vite tė angazhimit tė saj nė Ballkan e mbronte atė si njė parim tė padiskutueshėm: parimi pėr mosndryshimin e kufijėve, qė qe i pėrcaktuar nė konferencėn e Helsinkut nė vitin 1975 dhe akoma vlen si njėri prej shtyllave mbartėse tė baraspeshės politike, gjeostrategjike, diplomatike, tė sigurisė nė Europė. Pėr kėtė foli edhe Koshtunica, i cili nė lidhje me “ēėshtjen e Kosovės” theksoi, ēdo ndryshim i kufijėve sėrb, do tė ketė pasojat e menjėhershme si nė Maqedoni dhe Bosnje dhe Hercegovinė.
 
Edhepse kreu i PDSH-sė Arbėr Xhaferi kėtė marėveshje e pranoi, nė mesin e Shqiptarėve nė Maqedoni dhe Kosovė kjo sjellje e papėrgjejgshme dhe arbitrare e tija shkaktoi huti dhe reagim negativ: askushi nuk e pyeti pėr mendim elektoratin shqiptar nė tė dyja pjesėt e kufirit, edhepse pjesa mė e madhe u kufirit kalonte nėpėr teritorin etnik shqiptar.391 Mundohej dhe pėrpiqej pėr ti bindur Shqiptarėt, se janė viktimė e komplotit ndėrkombėtar, qė nė Ballkan tentojnė tė aplikojnė raporte tė reja tė politike, kėshtu e kishin kuptuar presidentin e posazgjedhur amerikan George W.Bushin, i cili pas aritjes sė fitores deklaroi, se duhet larguar njėsitė amerikane prej Kosovės dhe ripėrtrirė rolin kryesor tė Sėrbisė nė kėtė hapsirė.392
 
Kjo marėveshje hasi nė njė kundėrshtim tė rreptė prej partive politike kosovare, forcave progresive politike, elitės intelektuale kosovare dhe posaēarisht prej  diasporės shqiptare. Nė tetor tė vitit 2000 nė Kosovė u organizuan zgjedhjet lokale – nė votimin e parė tė lirė, i thirur nė Kosovė (Sėrbėt e bojkotuan) – fitoi LDK e Ibrahim Rugovės (58 %) si dhe ajo e politikanit pragmatik Hashim Thaēit (27.3 %), pėrderisa AAK nėn prirjen e Ramush Haradinajt fitoi 7.7 % tė votave. Forcat patriotike shqiptare apo forcat progresive politike, qė shtypi ndėrkombėtar i quan si “elementet radikale, radikalėt” nuk shihnin rrugėdalje tjetėr, saqė tė ktheheshin tek taktika e UĒK-sė, qė para dy vitesh me anė tė rezistencės kundėr regjimit neofashist tė Millosheviqit e detyroi Perendimin, qė tė fillon me seriozitet ti qaset zgjidhjes sė “ēėshtjes shqiptare”.393 Ish kreu i UNMIK-t Bernard Kouchner bindshėm e interpretonte qėndrimin e tyre, i cili nė dhjetor deklaroi, se Shqiptarėt ndjehen “tė shtyer nė qoshe” dhe se ekziston rreziku, “do tė mundohen prej tij tė ikin”. Nuk duhej pritur shumė kohė, dhe prognozimet e tija filluan tė realizohen. Kėtu ndodhi njė gjė e pahijshme, sepse Amerikanėt i goditi bumerangu, qė e patėn gatuar vetė. Njėri prej krerėve tė KFORI-t i deklaroi korespondentit tė gazetės Observer: “ CIA pati fituar lejen, qė nė Kosovė tė formon ushtrinė private, qė do ta rrėzonte Millosheviqin. Ai tanimė mė nuk gjindet nė pushtet, siq shihet pra Stejt Departmenti amerikan kėtė ushtri tė bastarduar nuk ka mundėsi ta mban nėn kontroll.”394
 
Raportet nė mes shumicės sllave dhe pakicės shqiptare  (sipas llogarive tė analistėve tė huaj gjatė viteve tė fundit numri i popullatės shqiptare lėviz prej 25-30 %) nė Maqedoni nuk qenė tė pėrfshira me njė urejtje sikurse qe rasti nė mes Sėrbėve dhe Shqiptarėve nė Kosovė, por theksojnė analistėt perendimor, nuk kanė qenė edhe aq tė mira. Mendimi im ėshtė se kėtu duhet korigjuar kėto qėndrime tejet joobjektive dhe tė luhatshme tė analistėve perendimor duke shtuar se: Maqedonasit i shiqonin, trajtonin, konsideronin Shqiptarėt me “njė stil tė huazuar dhe prej sė larti” se janė tė pazhvilluar, tė pėrfshirė nė rrjetet e kriminalitetit dhe popull i cili tenton kah aplikimi i dhunės. Mė kujtohet rasti se nė njė analizėn time tė komentuar pėr revistėn “Politique internationale” deklarova se: Maqedonasit popullin shqiptar nė trojet etnike shqiptare i trajtojnė se janė ardhacak dhe nė vend tė huaj. Ėshtė e kuptueshme se pse Shqiptarėt nė Maqedoni e refuzonin regjistrimin e popullsisė nė vitin 1994, ku Shqiptarėt pėrbėnin 22.7 %.
 
Nė Maqedoni trajtoheshin si qytetar tė kategorisė sė dytė apo sė tretė, sepse kushtetuta e firmosur pas pavarėsimit, nuk i njihte si popull konstitucional, por fliste pėr “shtetin e Maqedonasėve dhe shtetasėve tjerė” (Shqiptarėve, Turqėve, Romėve si dhe pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tjera etnike). Shqiptarėt theksonin se pėrqindja e tė papunėsuarėve nė rradhėt e tyre ishte edhe njėherė mė e lartė se sa tek Maqedonasit (pėrafėrisht 60 %), afėr 2 % e Shqiptarėve posedojnė me diplomėn univerzitare, nė mesin e pėrfaqėsuesve tė policisė janė vetėm 3 % tė Shqiptarėve, tek zyrtarėt shtetror vetėm 5-7 %. Pėr shkak tė artimetikės zgjedhore nė Tetovė pėr zgjidhjen e njė deputeti nevojitet 25.000 vota, pėrderisa pėr zgjidhjen e njė deputeti Maqedonas vetėm 5.000 vota.395 Shqiptarėt kėrkonin autonomi mė tė madhe pėr komunat, tė banuara me shqiptar, pėrfaqėsim mė tė lartė nė qeveri dhe strukturat tjera qeverisėse dhe administrative, barazinė e gjuhės shqipe me atė maqedonase, njė sistem tė pavarur tė shkollimit, duke e pėrfshirė univerzitetin.
 
Populli shumicė kėsaj iu kundėrvė nėn pėrshtypjen e referendumit tė organizuar nė janar tė vitit 1992 nė mėnyrė “ilegale” prej partive politike shqiptare ku votuesit u deklaruan pėr formimin e “Iliridės” – hapsirės apo njėsisė sė pavarur politike dhe kulturore brenda Maqedonisė. Maqedonasit deklaronin, se kėtu bėhet fjalė pėr njė metodė tė rafinuar politike, me tė cilėn Shqiptarėt dėshirojnė ta arijnė autonominė, pastaj federalizimin dhe konfederatėn, dhe nė fund shkėputjen apo bashkimin e Iliridės me “Kosovėn e Madhe apo me Shqipėrinė e Madhe”.396 Para njė frige tė “domino efektit tė kėtillė” qeveria e refuzoi kėrkesėn e argumentuar dhe legjitime, qė Shqiptarėt ta fitonin univerzitetin nė gjuhėn shqipe, e gjithė kjo letargji kundėrshqiptare shkaktoi dėshprim dhe huti tek opinioni shqiptar.
 
Shqiptarėt nuk qėndruan me dorėt ngritur, por vendosėn qė nga fundi i vitit 1994 ngjajshėm sikurse vepronte univerziteti ilegal i Prishtinės nė Tetovė themeluan univerzitetin, Tetova pėr sė pari herė nė historinė e popullit shqiptar tė kėtyre trojeve fitoi univerzitetin dhe u shėndrua si njė metropolė shqiptare, kuptohet se aty jetonin mėse 80 % e popullatės shqiptare. Posa univerziteti i hapi dyert e veta, qeveria e Shkupit e bindur se kėtu bėhet fjalė pėr njė provokim, i aretuan disa prej profesorėve tė kėsaj qendre kulturore shqiptare, e gjithė kjo shkaktoi njė sėrė ndodhish me karakter dhune shtetrore dhe viktimash. Po e njėjta gjė u pėrsėritė tri vite mė vonė nė mesin e vetė Maqedonasėve, kur qeveria nė Shkup vendosi ta themelon fakultetin Pedagogjik nė gjuhėn shqipe.397Kriza kosovare para intervenimit tė Natos kundėr Sėrbisė, gjatė dhe pas saj si dhe ngjarjet nė luginėn e Preshevės dukshėm i acaruan raportet nė mes dy popujve dhe nė tė dyja anėt e derdhėn vajin nė zjarr. Qė nė mars tė vitit 2000 Gjeorgievski theksonte, pėr shkak tė baraspeshės sė saj etnike “Maqedonia mundet tė bėhet njė shembull i mirė pėr Ballkanin”, edhe mė real qe tek vlerėsimi i tij i dėrguari special i OKB-sė pėr ēėshtjet nė regjion Carl Bildt-i deklaroi – “pėr shpėrthimin e konfliktit mungon vetėm njė incident mė i vogėl”.398
 
Me 26. shkurt 2001 njė grup i meshkujve tė armatosur, tė veshur nė uniforma tė zeza me shenjat e UĒK-sė, e morėn fshatin Tanushė nė kufirin maqedonaso-shqiptar si pėrgjigje kundėr kontrollit tė shtuar nė regjion, pėr tė cilėn policia kishte vendosur me qėllim qė ta ndėrpresė, siē shprehej qeveria nė Shkup dhe Beograd “kanalin mė tė famshėm tė kriminalitetit nė Ballkan”, duke aluduar mediat e ndryshme se kjo pjesė malore qysh nė kohėrat turke ka qenė shumė jetike pėr tregėtinė dhe gjėrat tjera, por nuk haronin qė tė theksonin se gjatė muajėve tė fundit “ka marė njė domethėnie tė rre”. Nė vazhdim tė njė propagande tė ndyer antishqiptare Shkupi si dhe Beogradi nuk haronin ta theksonin se tregėtia e zhvilluar me armė nė trekėndshin Kosovė-lugina e Preshevės dhe Maqedonia veriore e rrezikon stabilitetin si dhe vetė rrjedhat politike nė regjion, kundėr kėsaj kolere shqiptare duhet ndėrmarė tė gjitha aktivitetet pėr eliminimin e kėsaj dukurie.
 
Por siē shihet prej literaturės qė kemi nė disponim si dhe tė shkruarit tė mediave prestigjioze nė qarqet ndėrkombėtare askushi nuk llogariste pėr pasojat e kėtyre ngjarjeve nė destabilizimin e rajonit.399 Nė ditėt qė vijuan guerilėt shqiptar i futėn nėn kontroll edhe fshatrat tjera pranė kufirit, nuk mundej njeriu tė mendon ndryshe se kjo dhunė endemike, qė qe karakteristike pėr Kosovėn, do tė shpėrthen edhe nė republikėn fqinje. Konflikti nė Maqedoninė perendimore nė qarqet e larta tė Natos u reflektua si njė epizodė filmi i papritur dhe i shiquar nė gjysė, Brukseli zyrtar nė Maqedoni kishte tė locuar njė njėsi tejet tė rėndėsishme tė Natos qė  e furnizonte KFOR-in me gjėrat elementare, rruga deri nė Kosovė shpiente prej Greqisė fqinje nėpėrmjet tė teritorit maqedonas.400
 
Teza ime gjatė dekadės sė fundit tė paraqitjes dhe ekzistimit tė Maqedonisė si shtet ka qenė dhe akoma mbetet e pandryshuar edhe me ndryshimet e fundit kozmetike: se Maqedonia akoma gjindet para zhbėrjes sė saj si shtet, pėr shkak tė imponimit tė konceptit tė shtetit me karaketer unitar brenda shoqėrisė plurale dhe shumėetnike, e gjithė kjo ėshtė ngushtė lidhur me llogaritė e hapura me shtetet fqinje qoftė pėr shkak tė jostabilitetit politik apo moszhvillimit ekonomik.
 
Akoma mbetet nė fuqi prania e frigės se zhbėrja e saj eventuale nė tė ardhmen do tė shkakton njė valė tė lėvizjeve secesioniste nė Bosnjė dhe Hercegovinė (ku Kroatėt me 3.mars tė vitit 2001 e shpallėn vetėqeverisjen), nė Sanxhak, Vojvodinė apo tė themi nė Transilvani, ministria e brendshme dhe ajo e mbrotjes dėshironin ta shfrytėzonin rastin qė me njėsitė e tyre tė futen nė zonėn e ndėrmjetme nė kufirin kosovaro-maqedonas dhe prej saj ta dėbonin UĒPMB-nė. Nė kėtė rast mundej tė ndodhte, qė Shqiptarėt e Kosovės nėn ndikimin e forcave patriotike shqiptare dhe forcave tjera progresive politike, do tė mobilizoheshin dhe me armė nė dorė do ti pėrkrahnin nė shtetet fqinje Shqiptarėt. Kjo do ta shtyente KFOR-in nė njė konflikt mė tė gjėrė ballkanik.401
 
Nė fund tė muajit shkurt aleanca Atlantiko-Veriore nė Shkup e dėrgoi delegacionin, qė tė kėshillohet me qeverinė e Ljupēo Georgievskit, se si mundet penguar konfliktin potencial qė i kanoset Maqedonisė. Maqedonasit gjindeshin nė pritje tė ndihmės sė menjėhershme, sepse Maqedonia qe pėrfshirė brenda Partneritetit pėr paqė si dhe gjatė sulmit tė Natos nė Sėrbi i fituan lloj-lloj premtimesh pėr atė se “Nėse juve ju ndodh diēka, neve na keni kėtu”. Mirėpo siē pati deklaruar pėr agjencionin Rojters njė diplomat i dėshpruar maqedonas, se miqėt “erdhėn me duart zbrazėt: siē shihet pra tė vetmin qėllim e paskan pasur qė tė fitojnė nė kohė, pėrderisa Natoja nuk vendos se se do tė vepron”. Paddy Ashdown kėto lėvizje i vlerėsonte kėshtu: “Edhepse “terroristėt” vinin prej hapsirės nėn kontrollin e Natos, duket se, Natoja nuk ka as vullnet as forcė, qė para tyre ta mbron Maqedoninė si shtet i dobėt dhe shpėton para zhbėrjes sė saj”.402
 
Me 1.mars tė vitit 2001 parlamenti maqedonas e ratifikoi marėveshjen pėr kufirin, ku PDSH votoi pėr tė, PPD si parti mė e fortė nė radhėt e Shqiptarėve tė Maqedonisė pa kundėr saj. Prej lajmeve, qė vjenin prej rrethit tė Tanushės, presidenti maqedonas, i zgjedhur me votat vendimtare tė Shqiptarėve, mundohej ta qetėson opinionin, se kėtu bėhet fjalė pėr “ mbeturinat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė pas luftės nuk kishin gjetur punėsim”. E pranoi se shkaku kryesor i kėsaj kryengritje paraqet marėveshja e aritur mė parė me Beogradin, sepse pritej, qė banorėt e fshatrave kufitare, sidomos ata qė meren me kriminal, tė befasuar pėr kontrollin e rritur tek pikat kalimtare kufitare. Shtoi se nuk e ka ndėrmend ta pėrdorė ushtrinė pėr shuarjen e kryengritjes, por do tė mundohet qė krizėn ta zgjedhė me anė tė dialogut me partitė politike shqiptare: “ dėshirojmė qė Shqiptarėt tė jenė tė pėrfshirė tek zgjidhja (e problemit). Kjo pėr ne ėshtė me rėndėsi.403
 
Pas disa ndeshjeve tė hapura nė mes luftėtarėve tė lirisė (pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė) dhe njėsive policore dhe ushtarake qė ndodhi me 26.shkurt, zėdhėnėsi i ministrisė pėr punė tė brendshme rezultonte me njė opinion tjetėr kontradiktor me atė tė presidentit tė shtetit duke i cilėsuar dhe folur pėr “terroristėt shqiptar, shumica e tyre kanė ardhur prej Kosovės, disa prej tyre janė shtetas tė Maqedonisė”, tė antarėsuar “nė njė organizatė tė re, tė ashtuquajtur Ushtria Ēlirimtare Kombėtare”.  “Sa jemi tė informuar ne, ajo (vėrejtja ime: Ushtria Ēlirimtare Kombėtare) ėshtė themeluar nė Zvicėr nė vitin 2000 dhe ekzistojnė gjasat reale qė nė tė ardhmen tė jetė aktive nė Maqedoni.”
 
Kryetari i qeverisė Ljupēo Georgievski kėtė incident e pėrcaktoi si njė “provokim tė rrėndė” dhe njėherit e akuzoi KFOR-in, se nuk ėshtė aq aktiv pėr mbajtjen nėn kontroll tė situatės nė rajonin e tij, sepse tė gjithėve u ishte e qartė se guerilla shqiptare nė Maqedoni ėshtė ngushtė lidhur me AAK si dhe me ish elementet ekstremiste tė UĒK-sė. Pėrfaqėsuesi politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni Ali Ahmeti kishte qenė njėri prej  themeluesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Georgievski nė paraqitjen e tij theksoi se dėshiron konfliktin ta tejkalon me “mjetet paqėsore dhe diplomacinė”, por tek kjo shtoi se “nuk mundet lėrrė anėsh edhe pėrdorimin e aktiviteteve tjera radikale”.404
 
Kėtė orientim tė qeverisė e pėrkrahu edhe OSEBE-ja, qė deklaroi, se ėshtė e gatshme ta “kupton” aktivitetin ushtarak kundėr njėsive guerile, saqė shtypi ndėrkombėtar e interpretonte si njė ndryshim i raportit ndaj ngjarjeve nė Maqedoni, sepse pėrfaqėsuesit e saj deklaronin se nuk e kanė ndėrmend tė pėrzihen nė ēėshtjet e brendshme tė Maqedonisė. Nė fillim tė marsit u paraqit edhe lidershipi i UE, qė reagoi ashpėr pėr tensionimin e konfliktit ndėretnik nė Maqedoni dhe prej palėve tė pėrfshira nė konflikt kėrkoi qė ti izolojnė elementet e tyre ekstremiste duke i dhėnė mundėsi dialogut politik si dhe forcimi i Maqedonisė si shtet brenda kufijėve tė njohur ndėrkombėtar, kjo vlente si kusht i parė pėr inkuadrimin e Maqedonisė nė UE, por Europa porososite qeverinė nė Shkup se duhet radiklaisht ndryshuar pozitėn juridiko-politike tė Shqiptarėve. Prej kėtij momenti e kėtej Havier Solana me tė gjitha forcat do tė mundohej pėr tejkalimin e konfliktit, ishte i bindur se Europa nuk mundet ta lejon edhe njė luftė nė Ballkan, kjo do ta kishte kuptimin e saj identik me hapjen e kutisė sė Pandorės.405
 
Me 4.mars qeveria maqedonase nė takim me gjeneralin Carlo Cabigioso, kreun e KFOR-it si dhe me kreun e ri tė UNMIK-t danezin Hans Haekkerup-in, kėrkonte, komuniteti ndėrkombėtar tė formon njė hapsirė mborjtėse prej pesė kilometrash nė kufi me Maqedoninė, qė do t’ju pengonin furnizimin me armė tė guerilėve shqiptar dhe ēfarėdolloj ndihme tjetėr. Si kundėrpėrgjigje pėr kėtė vendim, qė nė mėnyrė hermetike ta mbyllin kufirin me Kosovėn, Shqiptarėt prej pikave kalimtare Kodra e Furės dhe Malinės gjuajtėn nė “teritorin maqedonas” disa raketa si dhe nė afėrsi tė dyja fshatrave u ndeshėn me njėsitė policore, qė nė luftime humbėn tri pjesėtarė.
 
Pėr shkak tė seriozitetit tė incidenteve nė tė cilat qenė pėrfshirė afėr 70-150 Shqiptarė, KFORI reagoi me plot seriozitet, dhe nė kėtė regjion i dėrgoi njėsitė lituaneze, polake, ukrainase dhe amerikane, tė pajisur me tanke dhe dy helikoptera Apache, si vėrtetim, se mendojnė realisht. Me 9 mars njėsitė amerikane e pushtuan komunėn kosovare tė Vitisė, qė kufizohej me fshatin Tanushė dhe prej saj i dėbuan “terroristėt”. Njėherit dėm tė madh u shkaktoi edhe ministri i parė shqiptar Ilir Meta, i cili me 6.mars bashkėatdhetarėt e vet i gjykoi nė Maqedoni, se do tė “mbeten plotėsisht tė izoluar dhe do ta humbin secilėn pėrkrahje”, nėse do tė vazhdojnė me aktivtetet ushtarake, dhe Ibrahim Rugova nė konferencėn pėr shtyp i bėri thirje qeverisė nė Shkup, qė “ti plotėson kėrkesat e Shqiptarėve”, kėtyre u bėri thirje qė ti ndėrpresin “aktivitet e armatosura ushtarake”. Prej Brukselit Solana theksonte dhe ua pėrkujtonte, se ēfarė dėmi tė madh, do ti shkaktonin kombit shqiptar nė Ballkan, dhe u bėri thirje krerėve tė partive  tė ndryshme politike gjithėshqiptare, qė ti ikin praktikimit tė dhunės dhe distancimit prej saj. 
 
Ky presion diplomatiko-politik prej kreqendrės europiane nuk mbeti pa ndikim: nė mbarim tė muajit pėrfaqėsuesit e tri partive politike kosovare  nė Kosovė – Rugova, Thaēi dhe Haradinaj – nėnshkruan deklaratėn, ku haptazi distancoheshin prej Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė Ali Ahmetit, edhe pėr shkak tė saj se Unioni Europian qartė u pati thėnė se tė mos llogarisin pėr ndihmat e saja, nėse nuk do tė veprojnė sipas diktatit tė tyre. Edhe Stejt Departmenti amerikan filloi tė praktikon njė politikė identike me atė europiane tek strategjia e izolimit tė  Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, duke i dhėnė pėrkrahje tė plotė qeverisė maqedonase pėr pėrgjigjen e saj tė baraspeshuar kundėr “veprave kriminele”, njėherit e botoi listėn e zezė tė pėrfaqėsuesve eminent tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ku nė mes tyre u gjet edhe Agim Ēeku kreu i TMK-sė, atij i ndalohej rreptėsisht largimi prej vendit tė banimit.406
 
Qeveria maqedonase duke qeė e bindur se me Shqiptarėt duhet tė arrinė marėveshjen, u mundua qė tė fiton pėrkrahjen e qarqeve politike dhe llogariste pėr ndėrmjetėsimin e Tiranės. Me 11.mars ministri i jashtėm Srxhan Kerim u takua me kolegun shqiptar Paskal Milon dhe i premtoi, se do tė vjen deri tek reformat, qė do ta pėrmirėsojnė dukshėm pozitėn sociale dhe ekonomike tė pakicė shqiptare.
 
Disa ditė mė vonė nė Stokholm nė samitin e UE, ku qe i ftuar edhe Srxhan Kerim, me vendoshmėri e hudhi poshtė kėrkesėn e nacionalistėve shqiptar, pėr ndryshimin e kushtetutės nė Maqedoni dhe ristrukturimin e saj nė njė federatė moderne. Ushtria gjatė kėsaj kohe e futi nė kontroll Tanushėn dhe u lidh me njėsitė e KFOR-it afėr kufirit. Kjo assesi nuk e theu moralin e guerilėve shqiptar, qė ishin tė trajnuar shkėlqyeshėm, me ndihmėn e diasporės shqiptare, sidomos asaj nė Zvicėr, dispononin me mjetet e bollshme financiare. 407 “Nėse komuniteti ndėrkombėtar dėshiron edhe njė luftė nė Ballkan,” deklaronte njėri prej zėdhėsive tė UĒK-sė, “jemi tė gatshėm”.
 
Assesi nuk duhet dyshuar se kėtu bėhej fjalė pėr njė grup tė organizuar fortė mirė, ku parashtrohej vetėm pyetja, se ēfarė prapavije kishte UĒK-ja e Ali Ahmetit brenda realitetit shqiptar nė Maqedoni, sepse prej saj u distancua PDSH-ja, edhepse theksonte, se e kėrkon po tė njėjtėn gjė atė qė kėrkojnė guerilėt, por kėtė dėshiron ta arinė me mjetet tjera. Me kėtė qėllim me 13.mars nė Shkup organizoi manifestimin, ku morėn pjesė prej 10.000 deri mė 15.000 njerėz. Tė nesėrmen nė Tetovė u organizua njė manifestim identik, ku pėrkundrejt vullnetit tė organizatorėve u shėndrua nė dhunė. Prej njė turme 5.000 njerėzish disa njerėz tė armatosur filluan tė gjuajnė drejt policisė duke shfaqur mendimin se rebelimi shqiptar s’ka marur akoma fund.
 
 
388 M. Hatschikjan, n.d., f. 21-23; IISS Strategic Comments: Etnic Tensions in Macedonia: Between Coexistence and Conflict, flet. 8, publikimi i IV, maj 2002, f.2; T.Judah:Greater Albania? n.d., f. 36; Premysl Rosulek: Albanians in the Republic of Macedonia (1991-2001): Could the Attempt to Create a Multiethnic Society Suceed? Perspectives, The Central European Review of International Affairs, flet. 17, dimėr 2001/2002, f.49; Nadere Ragaru: Dites et non –dits de la crise macedonienne Politique international, num. 92, pranverė 2001, f.165.
389 Die Welt, 20.12.2000; Le Soir, 24.11.2000.
390 Mile Milenkovski dhe Jove Talevski: Delineation of the State Border between the Republic of Macedonia and the Federal Republic of Yugoslavia, IBRU Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.93,94; IBRU Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.79; A. Toscano, n.d., f.84.
391 Le Figaro, 19.12.2000; M:Milenkovski dhe Jove Talevski, n.d., f. 96; Strategic Comments, maj 2002, f.3.
392 F. Pettifer: Former Yugoslav Macedonia – The Shades of Night, Conflict Studies Research Centre, G98, qershor 2001, f. 10; Po i njėjti : Balkans: “Greater Albnaia”, n.d., f. 19; J. Eyal: Future Truble in the Balkans, RUSI Newsbrief, flet.21, num.3, mars 2001; P.R. Girard: Entretien avec V.Kostunica, n.d., f. 259, 260.
393 IISS Strategic Comments: Ethnic Tensions in Macedonia, n.d., maj 2000, f.1-5; J. Pettifer: Kosovo: Birth of a Nation?, The World Today, dhjetor 2000, f.14; The Economist, 28.10.-3.11.2000; Le Soir, 30.10.2000; Liberation, 30.10.2000; Christophe Chiclet: L’UĒK cherche une revanche en Macedoine, Le Monde diplomatique, prill 2001, f.22.
394 B. O’Shea: Macedonia on the Brink?, n.d., f. 5; The Observer, 11.3.2001.
395 P. Rosulek, n.d., f. 44; J. Pettifer: Former Yugoslav Macedonia, n.d., f. 13; Financial Times, 23.3.2000; Nehat Sadiku: Political life in Macedonia, n.d., f.204.
396 A. Toscano, n.d., f.83, 85; M. Hatschikjan, n.d., f. 24; IISS Strategic Comments: Ethnic Tensions in Macedonia, n.d., maj 2002, f. 1; T. Judah: Greater Albania?, n.d., f. 36.
397 P. Rosulek, n.d., f. 48.
398 IBRU., Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f. 76; Financial Times, 23.3.2000.
399 Ulrich Schneckener: Die EU als Krisenmanager: Der Testfall Mazedonien, Internationale Politik, 5/2001, f.47, 48.
400 T. Ripley: Briefing: Kosovo, Jane’s Defence Weekly, 9.5.2001, f.24.
401 C. J. Dick: Some Reverberations from the Kosovo War, n.d., f. 7; IISS Strategic Comments: Ethnic Tensions in Macedonia, n.d., maj 2002, f. 1-5; Z.Kusovac: FYROM under Threat, Jane’s Defence Weekly, 14.3.2001, f. 22.
402 B. O’Shae, nd., f. 6; The Independent, 24.3.2001.
403 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.11.
404 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.11.
405 OSCE Newsletter, flet.8, num.5, f.12; flet.8, num.4, f.16; P. Rosulek, n.d., f. 51.
406 Z. Kusovac: FYROM under Threat, n.d., f. 22; F. Pettifer:Former Yugoslav Macedonia, n.d., f. 12; N. Ragaru, n.d., f.168; Bulletin Quotidien Europe, 7.3.2001, f.6; 17.3.2001, f.4; 24.3.2001, f.3.
407 F. Pettifer: Former Yugoslav Macedonia, n.d., f. 13.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.