|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

SHPK-ja sillet sikur tė mos kishte ndodhur asgjė!

 
 

 
   
5 dhjetor 2003 / TN
 
Prijetari i saj, Sheremet Ahmeti, as pas kėtyre vrasjeve asgjė nuk ėshtė duke ndėrmarrė, qė t’i pastrojė radhėt e veta. Ose, edhe vetė frikohet qė tė luajė me vesh, nga frika se do tė mund tė jetė edhe vetė pre e kėtyre shėrbimeve sekrete kriminale, njerėzit e sė cilės i njohin tash edhe vetė qytetarėt.
 
Shkruan: Nazmi LUKAJ
 
Policia e SHPK-sė, jo vetėm qė  nuk ka bėrė asgjė pėr kapjen e kriminelėve, por edhe sot, kur po vriten pjesėtarėt e saj, sillet sikur asgjė nuk ka ndodhur! Krerėt e saj e dinė se disa shėpėkėistė kanė punuar dhe ende kanė lidhje me shėrbimet  sekrete kriminale. Mirėpo, deri mė tani, asnjė pėrpjekje nuk e kanė bėrė pėr identifikimin e tyre, pėr t’i dėbuar nga radhėt e veta, me ē’veprim SHPK-nė do ta kishin shndėrruar nė njė polici tė mirėfilltė, nė njė polici tė popullit dhe pėr popullin, ashtu si e ka dėshiruar ky. Deri sa tė mos e bėjė njė pėrēapje tė tillė, kriminelėt nė Kosovė ka rrezik qė kurbėn e krimit ta rrisin edhe mė shumė.
 
Ēudit fakti pse policia sillet sikur tė mos kishte ndodhur bash asgjė! Ky gjest i saj ėshtė me pėrplot pikėpyetje. Njė nga to ėshtė edhe se mos, vallė, krerėt e SHPK-sė edhe vetė mbajnė lidhje me shėrbimet e tilla?! Duke mos lėvizur nga amullia, SHPK-ja gjithnjė e mė tepėr po e humb besimin e vet nė popull. Gjithnjė e mė tepėr po e mbėshtjell veten me dyshimin se lidhjet e saj me shėrbimet sekrete janė shumė tė nyjshme, dhe se mu pėr kėtė nyjshmėri nuk ėshtė duke vepruar asgjė. Mosveprimi i saj  pėr t’i spastruar radhėt e veta, ka bėrė qė qytetarėt e Kosovės jo vetėm tė mos guxojnė tė bėhen dėshmitarė tė ndonjė rasti kriminal, por, madje, qė kjo temė edhe tė bėhet gogol pėr ta edhe gjatė bisedave.
 
Po tė ishin vrarė pjesėtarėt e njė policie nė secilin vend tė pėrparuar tė botės, krerėt e saj do tė mblidheshin urgjentisht pėr t’i identifikuar shkaqet e tyre. Ato polici, vrasjet e pjesėtarėve tė vet, do t’i kishin konsideruar si njė trandje tė fuqishme tė besimit tė tyre te qytetarėt. Madje, nė kėso rastesh, edhe vetė ministri i Punėve tė  Brendshme do tė ishte detyruar qė tė jepte dorėheqje, nė rast se nuk do t’i kishte identifikuar zbrazėtirat nė polici. Gjithēka me urgjencė do tė veprohej, pėr t’ia kthyer besimin policisė nė popull. Ndėrsa, kjo policia jonė i ka future veshėt nė lesh. Prijetari i saj, Sheremet Ahmeti, as pas kėtyre vrasjeve asgjė nuk ėshtė duke ndėrmarrė, qė t’i pastrojė radhėt e veta. Ose, edhe vetė frikohet qė tė luajė me vesh, nga frika se do tė mund tė jetė edhe vetė pre e kėtyre shėrbimeve sekrete kriminale, njerėzit e sė cilės i njohin tash edhe vetė qytetarėt.
 
Ata sillen tė lirė, pa fije frike se do tė mund tė kapen nga policia. Ata vazhdojnė tė jenė rrezik permanent, pėr tė gjithė ata qė futen nė lista tė zeza nga krerėt e kėtyre shėrbimeve, tė cilėt kurrė nuk do tė guxonin ta zhvillonin veprimtarinė e tyre, po tė mos kishin pasur miqėsira me individė tė caktuar brenda SHPK-sė , si dhe me njėrėz tė ndonjė segmenti tė policisė sė UNMIK-ut. Ne ministėr tė Punėve tė Brendshmme nuk kemi, por policia ka njė prijetar tė vetin, e ai ėshtė Sherehmet Ahmeti, i cili, pėr t’ia kthyer besimin nė popull SHPK-sė, sa mė parė duhet t’i bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr t’ia liruar frymėmarrjen kėsaj nga shėpėkėistėt e lidhur me shėrbimet sekrete. `
 
Nė rast se nuk do tė mund ta bėjė kėtė, atėherė detyrė e tij e moralshme do tė ishte dorėheqja, sepse, sė paku, vetes do t’ia ruante dinjitetin. Njė potez tė tillė, do ta bėnin tė gjithė ata krerė policie nė vendet e pėrparuara tė botės, qė ta ruajnė moralin e vet njerėzor, dhe pėr tė dėshmuar  se shprehin haptazi protestėn e vet me gjendjen e rėndė nė ato polici.  Sherehmet Ahmeti, nė kėtė mėnyrė,  mund tė shpėtojė diēka nga respekti qė ka pasur nė popull, si njė ish-i burgosur politik. Nė tė kundėrtėn, do tė zvetėnohet gjithnjė e mė shumė, bashkė me institucionin qė e udhėheq. E gjendja nė kėtė polici, tashmė dihet nga tė gjithė ēfare ėshtė. Prandaj, kjo duhet ta gjejė  njė zgjidhje me urgjencė, sa nuk ėshtė bėrė edhe mė e zymtė…


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.