|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Paradigmat e dhunės

 
 

 
5 dhjetor 2003 / TN
 
Shkruan: Dr. Luan TOPĒIU, pedagog i gjuhės shqipe, pranė Universitetit tė Bukureshtit
 
Tė rritur nė njė shoqėri tė dhunshme, tė ashpėr, tė sertė, ku mė shpesh se me mirėkuptimin, respektimin reciprok, ndeshemi me agresivitetin, me dhunėn, me brutalitetin. Tė edukuar me revolucionin me dhunė, me luftėn e klasave, me shtypjen me dhunė tė ideve tė ndryshme, me zgjidhjen nė mėnyrė tė dhunshme tė shumė problemeve, ajo (dhuna) ėshtė ngulitur nė nėnvetėdijen tonė si mjet, si mėnyrė jetese, si ēelėsi i zgjidhjes sė problemeve, si manifestim i njė karakteri tė caktuar, si burrėri, si qėndrim, si revoltė, si rebelim.
 
Madje dhe gratė, qė kanė hyrė nė historinė e Shqipėrisė, kanė hyrė si femra me tipare burrėrore (burrėneshat), pėr kryerje aktesh trimėrie, dhe asnjėra syresh nuk dallohet pėr feminitet, inteligjencė, butėsi etj. Dhuna duket sikur ėshtė gjeneruar prej karakterit arkaik tė shoqėrisė shqiptare, prej pejsazhit tė ashpėr e aspak miqėsor, prej mėnyrės sė jetesės paralele me shtetin dhe institucionet. Nė shoqėrinė shqiptare ndihen tė huaj, tė nėpėrkėmbur njerėzit qė janė “tė butė”, qė ju mungon ajo shkallė agresiviteti e nevojshme pėr t’i bėrė ballė dhunės sė pėrgjithshme.
 
Tė huajt shoqėrinė tonė e karakterizojnė si tė dhunshme dhe tė ashpėr, tė sertė e jo kooperante. Ne, shqiptarėt, pėrjetuesit e njėrit nga regjimet mė tė ashpra totaliare dhe pėr pasojė nga mė tė dhunshmit, mbartėsit e ngjarjeve tė 1997-s, banorėt e vendit mė tė varfėr tė Europės, aq shumė tė mediatizuara nė botė, imazh qė na ndjek nga pas, aktet e dhunės tė bashkėkombasve tanė kudo emetojnė njė imazh tė caktuar mbi ne, ekzistenca dhe sot e kanunit apo e elementeve tė tjera tė njė shoqėrie arkaike na bėjnė qė tė jemi aq pranė dhunės.
 
Dhuna qė na rrethon, na asfikson, na kėrcėnon nė rrethana tė ndryshme, ajo ka qenė dhe mbetet njė konstante e ndėrveprimeve tona tė pėrditshme. Ėshtė dhuna e shtetit represiv, ėshtė dhuna individuale kundra shtetit; dhuna nė familje; dhuna etnike; dhuna fetare; dhuna raciale, terroriste dhuna qė ushtrojmė ndaj njėri-tjetrit. Dhuna, meqė mbetet njė manifestim qė ka lidhje me pushtetin, me individin, por duke qėnė dhe kolektive ka zgjuar gjithmonė interesin e studiuesve tė shkencave politike, psikologėve, psikoanalistėve, sociologėve etj
 
Akėcili mund tė ketė njė ndjenjė keqardhje pėr ndonjė veprim tė tij tė dhunshėm pėr shkak se dikur ka manifestuar agresivitet. Duke pasur parasysh qė dhuna ėshtė njė veprim shkatėrrues, pavarėsisht nga synimi qė pėrdoret, neve njerėzve “tė qytetėruar” na mbetet e huaj kjo praktikė, pavarėsisht nga synimi pė tė cilėn kryet. Dhuna, sipas specialistėve, mund tė jetė: fizike, ekonomike, morale apo simbolike. Chesnais konsideron si mė operacionalen tė parėn. “E vetmja dhunė e matshme dhe e pakundėrshtueshme ėshtė dhuna fizike. Ajo i referohet sulmit direkt trupor kundra personave dhe ka njė karakter trefish: brutalitet, jashtėsi dhe dhimbje. Ajo qė e pėrcakton ėshtė pėrdorimi i forcės, nė njė veprim tė kryer nė mėnyrė vullnetare nė defavorin e njė individi apo grupi. Nė dhunė shndėrrohet ai veprim qė kėrcėnon individin nė atė qė ėshtė mė e ēmuar: jeta, shėndeti, liria.
 
Paradigma e dhunės do tė jetė mė e kuptueshme po tė analizohej dhe tė rrokej si paradigma e dhunės destruktive, paradigma e dhunės konstruktive dhe rregulluese, paradigma e dhunės simbolike etj.
 
Pėrsa i pėrket paradigmės sė dhunės konstruktive dhe rregulluese, shumė studiues e lidhin me shoqėritė arkaike. “Dhuna nuk ėshtė vetėm veprimtaria qė shkatėrron apo kėrcėnon. Ēdo shoqėri pėrdor dhunėn pėr afirmimin e jetės” shėnon Girard. Sipas tij ekziston “dhuna rituale dhe themeluese” e pranishme nė vendet arkaike. Ndėrsa themeluesit e Shkollės sė Ēikagos e shohin dhunėn kolektive si nė hipostazėn e njė force shkatėrrimtare, si dhe nė atė krijuese. R. Park dhe T. Burgess shkruajnė nė Hyrje nė shkencat sociologjike (1921):
 
“Lėvizjet shoqėrore moderne (social unrest, social behaviour)  mund tė jenė njė simptom pozitiv, si shėndet i shoqėrisė. Vetėm atėherė kur proēesi i dezorganizimit zhvillohet shpejt dhe nė atė masė, sa qė gjithė struktura shoqėrore dobėsohet dhe, ndaj, shoqėria nuk mund tė vetėrregullohet, lėvizjet sociale mund tė shihen si njė simptomė patologjike” Kėto veprime kolektive janė rezultati i zhdukjes sė kontrollit social.
 
Njė hipostazė e rėndėsishme e paradigmės sė dhunės ėshtė dhe dhuna simbolike e cila merret me prodhimin e shenjave dhe imazheve nė fushėn social-politike. Ky veprim nuk ėshtė shkaku i drejtpėrdrejtė i sjelljes sė dhunshme. Termi “dhuna simbolike” ka hyrė nga krijuesi i saj Bourdieu nė lidhje me togfjalėshin “pushtet simbolik”. Loja politike, thotė autori, ėshtė njė lojė e dhunės simbolike. Pėrmes mass-medias zyrtare, pushteti politik pėrpiqet tė imponojė disa paraqitje tė caktuara mbi botėn shoqėrore. Kėto forma simbolike (vizuale, verbale) mbajnė forcėn politike tė pushtetit politik. Pushteti ka pėr qėllim manipulimin e individit dhe krijimin e ndjesisė se interesat e tyre janė njėsh me synimet e qeverisė.
 
Nė lidhje me dhunėn simbolike tė ligjėrimit ideologjik, Bourdrillard ka futur termin “hiperrealitet”. Njeriu i sotėm ėshtė njė konsumator shenjash. Shoqėria bashkėkohore ėshtė njė shoqėri e “dhunės sė konsumit” qė i imponohet njeriut, pėrmes shenjash, njė botė qė nuk ėshtė e tij; ajo ėshtė dominuar nga njė violencė reale dhe e pakontrollueshme e mass-media-s. Pėrpos dhunės sė shenjave nė hapėsirėn politike mund tė flasim mbi dhunėn simbolike nė njė hapėsirė tė ngushtė, saktėsisht mund tė quhet njė hapėsirė akademike. Aktorėt socialė tė kėsaj hapėsire kulturale janė ose mbajtėsit e disa pozitave hierarkike universitare, qoftė artistė apo shkrimtarė. Nė tė gjitha rrethanat, kemi tė bėjmė me qarqe dhe hapėsira tė pushtetit simbolik. Nė kuadrin e universiteteve, pushteti simbolik ėshtė i institucionalizuar. Nė botėn e artistėve dhe shkrimtarėve, dhuna simbolike e qendrės sė pushtetit simbolik bazohet vetėm nė prestigjin kultural. (“kapital kultural”)
 
 
Metafora e dhunės dhe veprimet sakrifikale tė popujve tė vjetėr
 
Analiza e fakteve qė lidhen me dhunėn historike sipas disa modeleve logjikė tė sotėm nuk jep gjithmonė rezultatin e dėshiruar. Ne, modernėt, kuptojmė gjithēka nė prizmin e racionalitetit dhe nėse nuk shpjegojmė dot me mjetet qė njohim dhe zotėrojmė, etiketojmė shpejt si “iracional”. Njeriu modern mbart riskun tė mos tejkalojė paragjykimet e tij. Nė kėtė vėshtrim ėshtė tejet interesante tė diskutohet rreth kanunit tė Lek Dukagjinit, posaēėrisht ekzistencėn e tij dhe nė kėtė mijveēar tė tretė. Krijimi i kanunit nė njė kohė tė caktuar, veēanėrisht i legjitimitetit tė dhunės nė atė kohė dhe vėshtrimi i sotėm mbeten pėr t’u studjuar prej specialistėve.
 
Kalimi nga shoqėria arkaike nė shoqėrinė shtetėrore ka shėnuar njė ndėrrim tė mėnyrės sė administrimit tė drejtėsisė. “Ritet dhe ritualet sakrifikale tė shoqėrisė arkaike kishin njė peshė dhe njė rol parandalues pėr shpėrthimin e dhunės sė brendshme, duke ditur se nė shoqėrinė arkaike nuk ekziston njė shėrues pėrfundimtar kundra dhunės.”
 
Dhuna e sakralizuar ėshtė pjesė e mėnyrės sė ekzistencės sė njė shoqėrie arkaike. Rethi me cen i hakmarrjes e gjakmarrjes mund tė sjellė njė dhunė pafund. Krimi i dėnuar pėrmes hakmarrjes ėshtė gjithmonė rezultati i njė krimi qė bėn pjesė nė njė zinxhir krimesh. Shoqėria pa shtet nuk mund t’i vidhet dhunės, zgjidhja instiktive ėshtė skajshmėrisht e kujdesshme  nė rregullimin e marrėdhėnieve ndėrnjerėzore:”...fakti qė midis dhunės dhe jodhunės nuk ekziston njė prag i qartė ndarjeje dhe kėto situata janė tė panjohura pėr njeriun modern.” Njeriu arkaik ka ndjerė me intuitė riprodhimin e dhunės dhe ėshtė pėrpjekur qė tė evitojė kėtė proēes shkatėrrues pėr komunitetin. Sistemi gjyqėsor i shoqėrisė shtetėrore ofron rastin e bllokimit efiēient tė ciklit tė gjakmarrjes.
 
Dihet, gjithashtu, qė ēdo fe ka nevojė pėr disa varietete sakrificash qė lidhen drejpėrsėdrejti me shoqėrinė. Libri i vjetėr i hebrejve, Dhjata e vjetėr, eshtė e pasur me akte dhune. Le Girard interpreton rrėfimin biblik tė Kainit dhe Abelit (krimit tė parė tė botės) duke na ofruar familjen apo individin. Kaini, i pari i lindur nga Adami dhe Eva, punon tokėn, ndėrsa vėllai i tij Abeli ėshtė bari me dhen. Tė dy i sjellin therori Zotit: nga frutat e tokės, njėri, tjetri nga qengjat e sapolindur. Pasi pa qė Zoti “kėrkoi” therroritė e Abelit dhe nuk ishte i kėnaqur nga therroritė e tij, doli nė fushė dhe vrau vėllain.
 
Girard e interpreton kėshtu kėtė ngjarje biblike: “Njėri nga dy vėllezėrit e vret tjetrin, dhe konkretisht atė qė nuk disponon pseudoviolencėn qė ėshtė sakrifica e kafshėve. Ndryshimi midis kultit sakrifikal dhe nonsakrifikal ėshtė njė, vėrtet, me gjykimin e Zotit nė favor tė Abelit dhe nuk i pėlqejnė therroritė e Kainit do tė thotė me njė gjuhė tjetėr, atė tė hyjnisė, qė nė fakt Kaini vret vėllanė nė kohė qė Abeli nuk e vret.” Vėllezėrit, sipas Dhjatės sė Vjetėr dhe sipas mitologjisė greke janė gjithmonė armiq. Sakrifikimi i kafshėve nė Dhjatėn e Vjetėr ėshtė tejet i dendur. Nė interpretimin e tyre na ofrohet varianti sipas tė cilit zvendėsohet i sakrifikuari me kafshė qė tė shmanget bėrja theror e qenies njerėzore.
 
Dhuna si shembull historik, si shembull biblik, si shembull i qytetėrimit modern, si manifestim i artit, e veēanėrisht i kinematografisė sė sotme zė njė pjesė tė historisė sonė, ėshtė njė pjesė e ontologjisė sonė, ėshtė njė realitet qė meriton tė shpjegohet, tė sqarohet, tė merren masa parandaluese pėr ta shmangur dhe evituar sa herė tė jepet rasti. Qėllimi final mbetet zvogėlimi eventualisht i numrit tė viktimave tė saj.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.