|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E premte, 5 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • NATO-ja vlerėson se prania e KFOR-it nė Kosovė mbetet esenciale

  • Holkeri dhe Kamerhof i njoftuan edhe zyrtarisht liderėt e forcave politike pėr suspendimin e eprorėve tė TMK-sė

  • Shtruk: Forcat e KFOR-it duhet tė mbesin nė Kosovė "gjitnjė derisa kjo ėshtė e nevojshme"

  • SHP i TMK-sė ka miratuar vendimin e shefit tė UNMIK-ut pėr suspendimin e pėrkohshėm tė eprorėve tė TMK-sė

  • Pauell: NATO mund tė jetė krenare pėr atė qė ka bėrė nė Kosovė

  • Qeveria e Kosovės mund tė financojė KEK-un vetėm nė formė tė kredive

  • Nesėr pėrurohet fluturimi i parė i Aviokompanisė sė Kosovės

  • Lambsdorf premton so do t'i nėnshkruajė kontratat e shitjes sė 20 ndėrmarrjeve

  • Nė Trustin e Kursimeve Pensionale janė grumbulluar 33 milionė euro

  • KFOR-i vlerėson tė qetė situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė nė komunėn e Podujevės

  • Bashkėpunimi mes Podujevės dhe Tirolit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen

  • Gjilan: Komuna merr pjesėn e saj tė obligimit pėr rrėnim-ndėrtimin e xhamisė sė madhe

  • Nė Gjilan rriten kėrkesat pėr mbrojtje sociale, inkurajohet aksioni pėr grumbullimin e ndihmave

  • Sot nė Gjilan mbahet debat me qytetarė pėr decentralizimin

  • Nė Prishtinė po i zhvillon punimet konferenca dyditore ndėrkombėtare mbi arsimin

  • Nė Prishtinė po mbahet seminari treditėsh pėr menaxhmentin strategjik

  • Nė administratėn shtetėrore maqedonase do tė punėsohen 530 shqiptarė

  • Tribunali i Hagės do tė ngrejė aktpadi pėr dy krime tė luftės nė Maqedoni

  • Krivokapiq: Mali i Zi i shqetėsuar nga ringjallja e nacionalizmit nė Serbi dhe do tė dėshironte tė pavarėsohet si shtet

  • Nga njė shpėrthim nė Rusi, 36 tė vrarė dhe dhjetra tė plagosur

  • Vriten 5 veta nga njė shpėrthim nė Bagdad

  • Tė paktėn tre irakianė janė vrarė dhe 13 tė tjerė janė plagosur

  • Shpėrthimi nė tren vret sė paku 25 vetė

  • Nė Bagdad vritet njė ushtar amerikan dhe dy irakianė

  • Vritet njė ushtar amerikan dhe tė paktėn katėr irakianė

  • Ramsfeld viziton Gjeorgjinė

 
  
NATO-ja vlerėson se prania e KFOR-it nė Kosovė mbetet esenciale
 
Bruksel, 5 dhjetor 2003 - Nė takimin e ministrave tė jashtėm tė 19 vendeve tė NATO-s nė Bruksel u diskutua "Roli i Aleancės nė Ballkan", u tha se dialogu Prishtinė - Beograd ėshtė pjesė e pandashme e standardeve pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės.

Nė konkluzionet e kėtij takimi ministror, NATO vlerėson se nė Kosovė prania e KFOR-it mbetet esenciale, ngase ajo reflekton situatėn politike qė lidhet edhe me statusin final. "Ne i mirėpresim propozimet e Grupit tė Kontaktit qė tė caktohet njė datė pėr rishqyrtimin e progresit tė Kosovės drejt plotėsimit tė standardeve tė caktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.
 
Pėrparimi i mėtejshėm drejt procesit tė caktimit tė statusit final tė Kosovės nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 do tė varet nga rezultatet gjithėpėrfshirėse tė rishikimit se sa janė plotėsuar standardet", thuhet nė konkluzionet e Kėshillit tė NATO-s.

Aleanca njėkohėsisht u ka bėrė thirrje tė gjitha palėve qė tė angazhohen nė mėnyrė konstruktive pėr tė plotėsuar standardet e propozuara dhe tė mbėshtesin pėrpjekjet e kryeadministratorit tė Kosovės.
 
 
Holkeri dhe Kamerhof i njoftuan edhe zyrtarisht liderėt e forcave politike pėr suspendimin e eprorėve tė TMK-sė
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman i njoftuan edhe zyrtarisht udhėheqėsit politikė nė Kosovė lidhur me pezullimin e 12 eprorėve tė lartė tė TMK-sė pėr njė periudhė prej gjashtė muajsh.
 
Nė kėtė takim kanė marrė pjesė: kryeministri Bajram Rexhepi, kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i AAK-sė Ramush Haradinaj. Megjithė kritikat ndaj kėtij vendimi tė Holkerit liderėt thanė se ai duhet tė pėrfillet.

Sipas Kryeministrit shefi i UNMIK-ut dhe komandanti i KFOR-it kanė premtuar hetime tė shpejta dhe nė mungesė tė provave eprorėt e TMK-sė do tė kthehen sėrish nė vendet e tyre.

Kryeministri Rexhepi tha pas kėtij takimi se pezullimi i drejtuesve tė TMK-sė nėse ka bazė ligjore, atėherė duhet respektuar.
 
 
Shtruk: Forcat e KFOR-it duhet tė mbesin nė Kosovė "gjitnjė derisa kjo ėshtė e nevojshme"
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk, deklaroi sot nė Prishtinė se NATO dhe Gjermania duhet tė mbesin nė Kosovė gjithnjė derisa prania e tyre tė bėhet e panevojshme.

Shtruk falenderoi ushtarėt gjermanė pėr kontributin qė po japin nė ruajtjen e sigurisė.
 
Ai tha se gjendja e sigurisė ėshtė stabile dhe do tė vazhdojė bashkėpunimi i mirė me tė gjitha institucionet e Kosovės edhe nė tė ardhmen. Shtruk hodhi poshtė pohimet pėr pakėsimin e trupave tė KFOR-it nė Kosovė, duke saktėsuar se ky ėshtė edhe qėndrim i ministrave tė mbrojtjes tė NATO-s.

Ndėrkaq, komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof vlerėsoi lart kontributin e paqeruajtėsve gjermanė nė kuadėr tė KFOR-it.

Mirėpo, Shtruk kundėrshton dėrgimin e forcave tė NATO-s nė Irak.

Forcat e KFOR-it, tė cilat i udhėheq NATO, dhe kontigjenti gjerman nė atė pėrbėrje, duhet tė mbesin nė Kosovė "gjithnjė derisa kjo ėshtė e nevojshme", deklaroi Shtruk, i cili ndodhet nė njė turne nėpėr vendet e Ballkanit.
 
 
SHP i TMK-sė ka miratuar vendimin e shefit tė UNMIK-ut pėr suspendimin e pėrkohshėm tė eprorėve tė TMK-sė
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė, pas njė takimi tė gjatė, qė ėshtė mbajtur dje nė tė cilin ka marrė pjesė edhe kryeministri Bajaram Rexhepi, ka miratuar vendimin e shefit tė UNMIK-ut pėr suspendimin e pėrkohshėm tė 12 pjesėtarėve tė TMK-sė.
 
Zėdhėnėsi i SHP tė TMK-sė, Shemsi Syla tha se 12 pjesėtarėt e suspenduar, megjithėse janė tė bindur nė pafajėsinė e tyre, kanė vendosur tė respektojnė vendimin e UNMIK-ut pėr ta ndihmuar zhvillimin normal tė kėtyre trupave dhe pėr tė ruajtur marrėdhėniet e mira me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Sipas njė njoftimi, komandanti i TMK-sė, gjeneral Agim Ēeku ka shprehur gatishmėrinė tė japė dorėheqje, gjė qė ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga anėtarėt e tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.
 
 
Pauell: NATO mund tė jetė krenare pėr atė qė ka bėrė nė Kosovė
 
Bruksel, 5 dhjetor 2003 - NATO mund tė jetė krenare pėr atė qė ka bėrė deri mė tash nė Kosovė, por atje ka mbetur pėr t'u bėrė edhe shumė punė, - ka theksuar sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell nė takimin ministror tė NATO-s nė Bruksel.
 
Pauell ka vlerėsuar se bashkėsia ndėrkombėtare, duke pėrcaktuar gjysmėn e dytė tė vitit 2005 si afat pėr vlerėsimin nėse janė zbatuar standardet demokratike nė Kosovė, liderėve tė atjeshėm u ka dhėnė shtytje pėr njė periudhė pėr tė bėrė pėrparim nė tė gjitha ēėshtjet.
 
 
Qeveria e Kosovės mund tė financojė KEK-un vetėm nė formė tė kredive
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Qeveria e Kosovės mund tė financojė KEK-un vetėm nė formė tė kredive, tė cilat do tė kthehen pasi qė tė rimėkėmbėt Korporata. Kėshtu u tha pas takimit tė djeshėm tė grupit punues pėr energjetikė.
 
Zėdhėnėsja e Qeverisė Mimoza Kusari tha se KEK-u mund tė ndihmohet financiarisht vetėm nėpėrmjet kredive tė cilat mund tė kthehen mė vonė. Ajo i bėri kėto komente pas takimit tė Grupit punues pėr energjetikė tė formuar mė 30 tetor tė kėtij viti nga pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, Qeverisė sė Kosovės, USAID-it dhe Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim, KEK-ut e tjerė.
 
 
Nesėr pėrurohet fluturimi i parė i Aviokompanisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Nesėr, mė 6 dhjetor, Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit sė bashku me kompaninė e cila ka fituar tenderin - Hamburg Internacional, do tė bėjnė solemnisht inaugurimin e fluturimit tė parė tė Aviokompanisė sė Kosovės.

Nė solemnitetin e rastit pritet tė marrin pjesė: Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, Kryeadministratori Harri Holkeri dhe zėvendėsi i tij Ēarls Brajshou, Kryetari i Parlamentit tė Kosovės Nexhat Daci, Kryeministri Bajram Rexhepi dhe mysafirė tė tjerė vendorė e ndėrkombėtarė.

Nė njė njoftim tė kėsaj Ministrie thuhet se themelimi i kėsaj kompanie tė parė ajrore kosovare ka rėndėsi tė veēantė pėr popullin dhe pėrgjithėsisht pėr Kosovėn, pasi me themelimin e saj do tė hapen vija tė reja ajrore me Evropėn dhe botėn, do tė bėhet trajnimi i kuadrove kosovare nė fushėn e Aviacionit
Civil, do tė ngritet cilėsia e punės dhe rėnia e ēmimit tė biletave, e ēka ėshtė me rėndėsi do tė ketė pėrfitim Buxheti i Konsoliduar i Kosovės.

Prerjen e shiritit tė fluturimit do ta bėjnė, ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Zef Morina dhe kryesuesi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut Nikolaus Lambsdorf dhe pėr faqėsuesit e kompanisė qė ka fituar tenderin.

Ceremonia e inaugurimit do tė bėhet nė Aeroportin e Prishtinės nė orėn 15.00.
 
 
Lambsdorf premton so do t'i nėnshkruajė kontratat e shitjes sė 20 ndėrmarrjeve
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Nikolas Lambsdorf, shef i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut dhe kryesues i Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), premtoi so do t'i nėnshkruajė kontratat e shitjes sė 20 ndėrmarrjeve nga dy tenderėt e parė.
 
Ai tha se provatizimi duhet tė vazhdojė menjeherė dhe ligjet kontestuese nuk duhet tė ndalin kėtė proces. "Do tė ishte mirė qė ta bėjmė kėtė nė mėnyrė paralele, tė lėvizim pėrpara nė privatizim dhe njėkohėsisht tė merremi me ēėshtjet ligjore", tha Lambsdorf.
 
"Unė, as shefi i UNMIK_ut nuk jemi persona qė mund t'i anulojmė kėto ligje pa lejen e Zyrės ligjore nė Nju Jork", tha ai duke shtuar se si ēėshtje politike qė janė duhet angazhim i pėrbashkėt.

Lambsdorf nuk dyshon se kėto ligje janė hartuar nė mėnyrė diskriminuese dhe janė zbatuar nė mėnyrė kriminale. Ai tha se i ka propozuar shefit tė UNMIK-ut qė tė rishikohen kėto ligje edhe njeherė dhe nėse ėshtė nevoja tė shkojnė nė Nju Jork.
 
Lambsdorf i ka propozuar qeverisė qė edhe pėrfaqėsuesit e saj duhet tė jenė nė delegacion qė eventualisht do tė shkonte nė Nju Jork. Kjo ėshtė njė ēėshtje politike e cila duhet tė vėshtrohet mė mėnyrė politike, tha ai.

Pėr 20 nga 23 ndėrmarrje tė dy raundeve tė para AKM ka vėrtetuar se janė shoqėrore. Janė tri raste tė dyshimta, kurse njė nuk ėshtė ndėrmarrje shoqėrore dhe nuk mund tė shitet, tha ai.

Lambsdorf tha se deri nė fund tė vitit do tė shpallet raundi i tretė i privatizimit.
 
 
Nė Trustin e Kursimeve Pensionale janė grumbulluar 33 milionė euro
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Qė nga janari i vitit tė ardhshėm Trusti i Kursimeve Pensionale tė Kosovės (TKP) do tė fillojė shpėrndarjen e pasqyrave tė llogarive individuale tė kursimeve pensionale. Nė kėtė mėnyrė ēdo i punėsuar do tė njoftohet me shumėn qė ka derdhur nė TKP.
 
Pasqyrat reflektojnė periudhėn e kontribuimit deri mė 31 mars tė vitit 2003, ndėrkaq ato do t'i marrin vetėm ata kontribues qė janė pėrfshirė nė skemėn e kursieve pensionale qė nga gushti i viti 2002.

Arjeta Kushutova, drejtoreshė e Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovė, tha se deri mė tani Trusti ka grumbulluar rreth 33 milion euro, kurse pėr momentin tė hyrat mujore nė TKP janė 3 milionė euro.
 
 
KFOR-i vlerėson tė qetė situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė nė komunėn e Podujevės
 
Podujevė, 5 dhjetor 2003 - Zv.komandanti i Batalionit tė katėrt ēeko-sllovak majori Jan Parimuha vlerėsoi tė qetė gjendjen e sigurisė nė komunėn e Podujevės, nė konferencėn pėr gazetarė nė tė cilėn mori pjesė edhe shefi i zyrės pėr informim i Bashkėsisė shumėkombėshe Qendra B MNB(C) Wilhelm Gulbrand dhe shefi i CIMIC-ut kapiteni Zdenek Frolo.

"Nė territorin tonė tė pėrgjegjėsisė duke pėrfshirė edhe vijėn kufitare mbretėron gjendje e qetė dhe ne vazhdojmė me patrullimet dhe monitorimet e pėrditshme", tha Jan Parimuha i cili apeloi qytetarėt e komunės sė Podujevės qė tė kujdesen mė shumė rreth pastėrtisė sė ambientit.
 

Zv.komandanti i KFOR-it ēeko-sllovak bėri tė ditur se konferencat pėr gazetarė tash e tutje do tė mbahen njė herė nė muaj, edhe pse mediat mund tė njoftohen pėr aktivitetet e KFOR-it nė ēdo kohė nė bazėn e tyre nė Shajkofc.
 
 
Bashkėpunimi mes Podujevės dhe Tirolit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen
 
Podujevė, 5 dhjetor 2003 - Nė kuadėr tė vizitės qė Kryetari i komunės sė Podujevės po i bėn Landit tė Tirolit tė Austrisė, sot u takua me anėtaren e qeverisė lokale, Krista Ganel.

Nė takim ėshtė biseduar pėr bashkėpunimin dhe miqėsinė nė mes tė Tirolit dhe komunės sė Podujevės si. Zoti Veliu ka falėnderuar qeverinė dhe popullin e Tirolit pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė dhe po i japin komunės sė Podujevės.

Zonja Ganel i ka premtuar Veliut se ndihma, bashkėpunimi dhe miqėsi mes Podujevės dhe Tirolit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen nė fushat me interes tė pėrbashkėt. Zonja Ganel pritet qė sė shpejti ta vizitojė Podujevėn.

Tiroli e ka ndihmuar komunėn e Podujevės qė nga paslufta nė arsim, bujqėsi, transport, turizėm dhe lėmi tjera.
 
 
Gjilan: Komuna merr pjesėn e saj tė obligimit pėr rrėnim-ndėrtimin e xhamisė sė madhe
 
Gjilan, 5 dhjetor 2003 - Komuna ėshtė e gatshme tė marrė pjesėn e saj tė obligimit pėr rrėnimin, pėrkatėsisht ndėrtimin e xhamisė sė madhe nė Gjilan, e cila, nga tėrmeti i 24 prillit tė vitit 2003, jo vetėm qė nuk ka mundur tė pėrdoret mė si faltore, por nė gjendjen qė ėshtė, paraqet rrezik edhe pėr qytetarėt, - ka thėnė kryetari Lutfi Haziri gjatė njė takimi me kryetarin e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame, myftiun Mustafė Hajdari.

Haziri i ka dorėzuar kryetarit tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame edhe vendimin e Kuvendit tė Komunės pėr lejimin e rrėnim-ndėrtimit tė kėsaj xhamie, nė hapėsirėn ekzistuese dhe i ka premtuar atij se komuna ėshtė e gatshme tė fillojė procedurėn pėr largimin e objekteve pėrreth, nė mėnyrė qė tė krijohen mundėsi pėr rrėnimin e objektit si dhe tė kryej pjesėn e vetė tė punės pėr largimin e minares.

Myftiu Mustafė Hajdari shpreson se ky koordinim i punėve me Kuvendin Komunal tė Gjilanit do tė hapė rrugėn pėr rindėrtimin e xhamisė sė madhe nė qytet, pėr tė cilėn ka nevojė qyteti.
 
 
Nė Gjilan rriten kėrkesat pėr mbrojtje sociale, inkurajohet aksioni pėr grumbullimin e ndihmave
 
Gjilan, 5 dhjetor 2003 - Nga 27 nėntori, nė Gjilan ka filluar aksioni humanitar pėr grumbullimin e ndihmave pėr skamnorė, i cili po zhvillohet me moton "Gjilani 2003 - Viti i Nėnės Tereze". Aksioni ka pėr qėllim qė ta ndihmojė ketogorinė e rrezikuar tė qytetarėve tanė gjatė kėtij dimri.

Pėr t`u njohur mė afėr me gjendjen, kryetari i komunės, Lutfi Haziri ka vizituar Qendrėn pėr punė sociale si dhe njė punėtori zejtarėsh, tė cilėt premtojnė se do tė japin kontributin e tyre nė kėtė aksion.

Drejtori Beqir Selmani si dhe shefat e sektorėve pėrkatės nė Qendrėn Sociale, Enver Halili e Arben Mehmeti thanė se tani pėr tani ndihmė sociale shfrytėzojnė 1.871 familje me 6.956 anėtarė, por kėrkesat pėr asistencė po rriten ēdo ditė.

Nė bazė tė kėrkesave dhe verifikimit tė gjendjes konkrete nė terren, qė e bėjnė punėtorėt e kėsaj qendre, mund tė thuhet se gjendja sociale e popullatės ėshtė mjaft e keqėsuar, ndėrsa mundėsitė pėr ndihma janė tė kufizuara.

Gjilani ka krijuar partnerė tė jashtėm, tė cilėt janė tė gatshėm tė ndihmojnė nė sferėn e mbrotjes sociale, mė parė se nė ēdo fushė tjetėr, por atyre duhet ofruar programe konkrete, ka thenė Haziri.

Ai ka premtuar se shpėrndarja e ndihmave nga aksioni i tashėm "Gjilani 2003 - Viti i Nėnės Terezė", qė po zhvillohet nė organizim tė Kuvendit tė Komunės dhe nė bashkėpunim me shoqatėn "Nėna Terezė" do tė bėhet nė bazė tė listave qė do tė merren nga Qendra Sociale.
 
 
Sot nė Gjilan mbahet debat me qytetarė pėr decentralizimin
 
Gjilan, 5 dhjetor 2003 - Organizata joqeveritare "Forum" nga Prishtina, nė bashkėpunim me Institutin Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave - KIPRED dhe me ndihmėn e fondacionit "Friedrich Ebert Schtiftung", organizon sot (e premte), njė debat me qytetarėt e komunės sė Gjilanit.

Kėto debate, tė cilat "Forumi" i organizon nė shtatė qendrat mė tė mėdha tė Kosovės, nga 4 deri mė 15 dhjetor 2003, kanė pėr qėllim qė tė informojnė qytetarėt me procesin e decentralizimit, por edhe t`i inkurajojė ata qė tė jenė pjesėmarrės nė kėtė ēėshtje tė rendėsishme, pėrmes alternativave qė mund t`i paraqesin nė kėto debate.

Debati mbahet nė sallėn e Teatrit dhe fillon nė orėn 14:00.
 
 
Nė Prishtinė po i zhvillon punimet konferenca dyditore ndėrkombėtare mbi arsimin
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Nėn organizimin e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės, nė Prishtinė po i zhvillon punimet njė konferencė dyditore ndėrkombėtare mbi arsimin dhe aftėsimin profesional.

"Ministria e Arsimit angazhohet me seriozitet tė veēantė nė krijimin e themeleve tė qėndrueshme tė arsimit nė Kosovė. Mirėpo, pėr kėtė duhet qė edhe mė shumė tė punohet dhe tė investohet", vlerėsoi ministri Rexhep Osmani.
 
 
Nė Prishtinė po mbahet seminari treditėsh pėr menaxhmentin strategjik
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 - Nė Prishtinė ėshtė organizuar njė seminar treditėsh me temėn: "Menaxhmenti strategjik", i organizuar nga Instituti pėr Menaxhim dhe Inxhiniering tė ndėrmarrjes nė bashkėpunim me institutin austriak "Viti".
 
Qėllimi i kėtij seminari si edhe i atyre paraprake tė organizuara nga IEME ėshtė njohja pėr sė afėrmi me pėrvojat dhe teknikat bashkėkohore tė udhėheqėsisė sė ndėrmarrjes. Nė fund pjesėmarrėsit do t'i nėnshtrohen provimit dhe do tė pajisen me diploma nga tė dy institutet.
 
 
Nė administratėn shtetėrore maqedonase do tė punėsohen 530 shqiptarė
 
Shkup, 5 dhjetor 2003 - Qeveria e Maqedonisė ka bėrė pėrzgjedhjen e 600 kandidatėve tė rinj tė cilėt do tė punėsohen nė administratėn shtetėrore. Prej tyre 530 janė shqiptarė, ndėrkaq tė tjerėt turq, boshnjakė, serbė, e tė tjerė.
 
Kandidatėt do tė ndjekin njė kurs kualifikimi qė e organizon Agjencia pėr Rindėrtime e Komisionit Evropian. Pėrfaqėsimi mė i madh i komuniteteve me pėrkatėsi tė ndryshme etnike nė administratėn shtetėrore maqedonase bėhet nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit.

Numri i tashėm i shqiptarėve nė administratėn shtetėrore aktualisht ėshtė rreth 5 pėr qind, ndėrkaq me pranimin e nėpunėsve tė rinj numri i atyre do tė arrijė nė 8.5 pėr qind. Kandidatėt janė tė moshės prej 18 deri nė 30-vjeē.

Administratorėt e rinj do tė punėsohen nėpėr gjykata, arkiva shtetėrore, biblioteka e institucione tė tjera shtetėrore ku do tė kryejnė punė e sportelistit.
 
 
Tribunali i Hagės do tė ngrejė aktpadi pėr dy krime tė luftės nė Maqedoni
 
Shkup, 5 dhjetor 2003 - Ministria e Drejtėsisė sė Maqedonisė paralajmėroi se sė shpejti do tė nxjerrė ligjin pėr bashkėpunim me Tribunalin e Hagės. Qėllimi i kėsaj ministrie ėshtė afrimi i ligjeve tė Maqedonisė me legjislacionin evropian, tha ministri i Drejtėsisė Hixhet Memeti.

Pritet qė Tribunali i Hagės tė ngrejė aktpadi pėr dy krime tė luftės tė kryera nė konfliktin e vitit 2001 nė Maqedoni. I pari ėshtė rasti i Lubotenit, ku forcat e sigurisė nėn komandėn e ish-ministrit tė Brendshėm Lube Boshkovski, vranė 10 civilė shqiptarė, ndėrkaq tjetri kur janė keqtrajtuar disa punėtorė maqedonas nė afėrsi tė Tetovės.
 
 
Krivokapiq: Mali i Zi i shqetėsuar nga ringjallja e nacionalizmit nė Serbi dhe do tė dėshironte tė pavarėsohet si shtet
 
Lubjanė, 5 dhjetor 2003 - Malin e Zi e shqetėson ringjallja e nacionalizmit dhe e projekteve pėr njė shtet tė madh nė Serbi dhe do tė dėshironte qė tė pavarėsohet si shtet, ashtu siē e ka bėrė kėtė Sllovenia, ka deklaruar kryetari i Parlamentit malazez Ranko Krivokapiq.

"Jam i bindur se Serbia ėshtė nisur nė tė djathtė. Pėrsėri ėshtė afėr nacionalizmit, drejt projektit tė njė shteti tė madh dhe luftės. Mali i Zi pėr kėtė arsye ėshtė i shqetėsuar", ka thėnė Krivokapiq gjatė njė vizite nė Lubjanė.
 
Por, ai pret njė referendum nė Mal tė Zi dhe se "dezintegrimin qė nė jetėn politike nė ish-RSFJ e zbatuan sllovenėt, me sukses do tė aplikohet nė raportet midis Serbisė dhe Malit tė Zi.
 
 
Nga njė shpėrthim nė Rusi, 36 tė vrarė dhe dhjetra tė plagosur
 
Moskė, 5 dhjetor 2003 - Nė Rusia, shpėrthimi i njė bombe sot shkatėrroi njė tren pasagjerėsh nė Rusinė jugore, afėr Ēeēenisė, duke shkaktuar vdekjen e tė paktėn 36 vetave dhe plagosjen e dhjetra tė tjerėve.

Zyrtarėt nė Moskė u zotuan tė gjejnė autorėt e sulmit. Nė Kremlin, presidenti Vladimir Putin dėnoi shpėrthimin si njė pėrpjekje pėr tė destabilizuar Rusinė para zgjedhjeve parlamentare tė sė dielės.

Bomba shpėrtheu gjatė orėve tė mėngjesit me trafik tė dėndur, ndėrkohė qė treni po udhėtonte drejt qytetit Mineralnije Vody, nė veriperėndim tė republikės sė Ēeēenisė. Zyrtarėt rusė thanė se shpėrthimi u duk se kishte pėr qėllim tė shkaktonte sa mė shumė gjakderdhje.
 
 
Vriten 5 veta nga njė shpėrthim nė Bagdad
 
Bagdad, 5 dhjetor 2003 - Shpėrthimi i njė bombe pranė njė xhamie nė Bagdad shkaktoi vdekjen e tė paktėn 4 irakianėve, pėrfshirė njė grua, dhe tė njė ushtari amerikan.
 
Shpėrthimi i sotėm goditi njė autokolonė ushtarake amerikane dhe njė autobus tė vogėl me udhėtarė irakianė nė njė zonė tregtare nė afėrsi tė xhamisė al-Samarrai.

Shpėrthimi shkaktoi plagosjen e tė paktėn 15 irakianėve tė tjerė, shumica nė bordin e autobusit, dhe tė dy ushtarėve amerikanė. Ndėrkohė, rreth 500 irakianė organizuan njė tubim nė Bagdad kundėr terrorizmit.
 
Ata mbanin pankarta, nė tė cilat dėnohej dhuna dhe shprehej mbėshtetje pėr koalicionin e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara qė po rindėrton vendin.
 
 
Tė paktėn tre irakianė janė vrarė dhe 13 tė tjerė janė plagosur
 
Bagdad, 5 dhjetor 2003 - Tė paktėn tre irakianė janė vrarė dhe 13 tė tjerė janė plagosur nga shpėrthimi i sotėm i njė bombe afėr njė tregu nė Bagdad, njofton Rojter.

Gjenerali i policisė Thamer al-Xhanabi, ka thėnė se ka dėgjuar gjithashtu se ka edhe ushtarė amerikanė tė plagosur, por nuk dha hollėsi. Ndėrkaq, ushtria amerikane ka thėnė se pėr momentin nuk ka informacione pėr kėtė incident.
 
 
Shpėrthimi nė tren vret sė paku 25 vetė
 
Moskė, 5 dhjetor 2003 - Njoftohet se tė paktėn 25 persona tė kenė vdekur dhe rreth 50 tė tjerė janė lėnduar nė njė tren pasagjerėsh nė Rusinė Jugore.

Shpėrthimi nxori trenin nga shinat nė zonėn midis dy qyteteve atė tė Mineralniye Vody dhe Kislovodsk, pranė rajonit tė Ēeēenisė.

Ministria ruse e Emergjencave ka thėnė se shpėrthimi ėshtė rezultat i njė "akti terrorist".

Njė shpėrthim i ngjashėm nė tė njėjtėn rrugė nė Shtator shkaktoi vdekjen e 4 personave.

Ministria e emergjencave fillimisht tha se 15 vetė kishin vdekur, ndėrsa ajo e shėndetėsisė tha 10.
 
 
Nė Bagdad vritet njė ushtar amerikan dhe dy irakianė
 
Bagdad, 5 dhjetor 2003 - Nga shpėrthimi i njė bombe afėr njė xhamie nė Bagdad ėshtė vrarė njė ushtar amerikan dhe dy irakianė, thanė punonjėsit e njė spitali ushtarak.

Ushtari ndodhej nė njė kolonė automjetsh kur shpėrtheu njė bombė skaj rrugės, thuhet nė njė deklaratė ushtarake.
 
 
Vritet njė ushtar amerikan dhe tė paktėn katėr irakianė
 
Bagdad, 5 dhjetor 2003 - Nga shpėrthimi i njė bombe nė Bagdad ėshtė vrarė njė ushtar amerikan dhe tė paktėn katėr irakianė, kanė thėnė zyrtarėt e policisė dhe dėshmitarėt, njofton Rojter.

Gjithashtu sot janė plagosur 16 irakianė nė njė nga tri sulmet me bombė afėr Bagdadit ndaj njė kolone ushtarake amerikane. Pėr momentin nuk dihet pėr pasojat e dy sulmeve tė tjera.

Sulmi ka ngritur nė 190 numrin e ushtarėve tė vrarė amerikanė nė Irak pasi qė Uashingtoni kishte deklaruar tė pėrfunduar luftėn mė 1 maj.
 
 
Ramsfeld viziton Gjeorgjinė
 
Tbilisi, 5 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld viziton Gjeorgjinė nė atė qė shihet si pėrkrahje pėr qeverinė e re qė erdhi nė pushtet dy javė mė pare

Gjeorgjia ėshtė njė shtet i vogėl nė malet Kaukaz, me njė popullsi mė pak se 5 milionė banorė.

Por, qėkur presidenti, Eduard Shevernaxe u largua me forcė nga pushteti pas njė revolucioni tė quajtur, Revolucioni trėndafil, ajo ka tėrhequr vėmendjen e dy prej fuqive mė tė mėdha tė botės, SHBA-sė dhe Rusisė.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.