| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Petro Marko, nder i kombit |
|
| |
Presidenti Moisiu i
dorėzoi Dekoratėn e Lartė Nderi i Kombit bashkėshortes sė
shkrimtarit Petro Marko. |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
5 dhjetor 2003 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Presidenti Moisiu mori pjesė sot
paradite nė ceremoninė e Dekorimit tė shkrimtarit Petro Marko me
titullin e lartė Nderi i Kombit. Ky pėrkujtim i 90 vjetorit tė
lindjes sė shkrimtarit tonė tė mirėnjohur mblodhi nė Teatrin
Kombėtar familjarė, miq tė shumtė, anėtarė tė Lidhjes sė
Shkrimtarėve, artistė, deputetė, gazetarė, etj.
-
-
Poeti Xh. Spahiu, mik i shkrimtarit
Petro Marko, hapi ceremoninė pėrkujtimore dhe ftoi z.Moisiu, i cili
nė fjalėn pėrshėndetėse me kėtė rast theksoi: "Nderimin ndaj emrit
dhe veprės sė tij e ndiej jo vetėm si njė detyrė morale si Kryetar
shteti, por edhe si njė peng shpirtėror, si mirėnjohje e njė lexuesi
tė vėmendshėm, qė gjithmonė e ka dashur, ka mėsuar dhe e ka ēmuar
lart kėtė penė tė fuqishme tė letrave shqipe".
-
-
Presidenti e cilėsoi Petro Markon
"shqiptar tė madh, vepra dhe krijimtaria e tė cilit pėrbėn njė
thesar tė ēmuar kombėtar. Duke nderuar Petro Markon ne nderojmė
kulturėn shqiptare nė pėrmasat dhe shkėlqimin e saj mė tė plotė.
Emri i tij ėshtė emri i njė personaliteti tė shquar, tė pashkėputur
nga fati dhe pėrpjekjet titanike tė atdheut tė tij, nga zhvillimet
politike, shoqėrore dhe letrare pėrgjatė mė se 60-vjetėve".
-
-
Duke e vlerėsuar njeriun dhe dhe
shkrimtarin Petro Marko simbol tė luftėtarit tė radhėve tė para pėr
liri dhe demokraci z.Moisiu nėnvizoi se fjala dhe vepra e tij mbeten
njė shkollė morale dhe trimėrie pėr krijuesit shqiptarė tė sotėm dhe
tė nesėrm.
-
-
Presidenti ravijėzoi figurėn e
shkrimtarit i cili me armė nė dorė "luftoi pėr lirinė e popujve nė
Spanjėn Republikane, pėrshkoi malet e Italisė e tė vendit tė tij si
antifashist i vendosur si dhe mbijetoi burrėrisht kalvarin e
burgjeve dhe internimeve. Si rrallė kush tjetėr Petro Marko
pėrballoi me sukses dhe kurajo mbi ndalimin e fjalės sė lirė tė tij
nė tė tri kohėt: para, gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Luftoi
kundėr ēdo lloj dhune, dhuna plagosi jetėn e tij".
-
-
Vepra monumentale e autorit tė shumė
librave gėrsheton romancierin e klasit tė parė, poetin e ndjeshėm
dhe tė rrebeluar, gazetarin fjalė mprehtė tė sė vėrtetės, njeriun e
ēiltėr dhe me zemėr tė madhe; "ky ėshtė Petrua ynė, Petrua i viseve
himariote, tė cilat, si shqiptar i madh, i donte me gjithė forcėn e
shpirtit. Emri i tij i bėn nder letėrsisė shqiptare dhe asaj
botėrore; fjala e tij artistike frymėzon dashuri pėr vendin, pėr
njeriun, pėr mbarė njerėzimin" - tha Presidenti Moisiu duke mbyllur
fjalėn nė pėrvjetorin e 90 tė lindjes sė Petro Markos.
-
-
Nė vazhdim tė ceremonisė Presidenti
Moisiu i dorėzoi bashkėshortes sė shkrimtarit Petro Marko znj. Safo
Marko Dekoratėn e Lartė "Nder i Kombit" me motivacionin "Luftėtarit
tė paepur tė fjalės sė lirė, atdhetarit tė shquar, qė gjithė jetėn
dhe veprėn i a kushtoi ēėshtjes sė emancipimit shoqėror dhe
identitetit kombėtar, shkrimtarit tė madh, qė zhvilloi dhe pasuroi
mė tej letėrsinė shqipe, duke u bėrė njė ndėr korifejtė e saj".
"Petro Marko njė gur nė vendin e tij" - dokumentari premier i ēfaqur
me kėtė rast tėrhoqi vėmendjen e auditorit me mjeshtėrinė artistike
tė realizmit.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|