|
-
5 dhjetor 2003 / TN
-
-
Baki YMERI,
doktorant i Universitetit tė Bukureshtit)
-
-
(Fragment nga njė projekt qė pritet ta shohė dritėn e
botimit)
-
-
Lashtėsi historike dhe lidhje farefisnore
-
-
Falė replikės elektronike tė njė njė shqiptari me
prejardhje katolike (Albert Ramaj), i cili i demontoi intencat e
Aurel Plasarit pėr zbehjen e miqėsisė shqiptaro-vllahe, te lexuesi
ynė u zgjua kurrioziteti ndaj botės arumune. Ēdinė shqiptarėt pėr
ta? Cilat janė lidhjet gjenetike, ndėrmjet kėtyre dy popujve,
pėrgjatė historisė? Qysh nė shek. e 18-tė, dijetari gjerman
Thunmann, nė veprėn e tij tė famshme Hulumtime mbi Historinė e
popujve tė Evropės orientale, i kushton njė kapitull tė tėrė
historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve dhe arumunėve. Asnjė popull
tjetėr i pjesės sė botės nė tė cilėn jetojmė nuk ėshtė aq i panjohur
pėr ne evropianėt e Perėndimit, pėrsa i pėrket prejardhjes,
historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt dhe vllehėt. E megjithatė, ata
janė popuj kryesorė, popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo
historian do tė dėshironte ti njihte: historia e tyre do tė
plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e lashtė e tė re tė
Evropės. Por ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol, ata janė popuj tė
nėnshtruar, ata janė fatkeqė dhe historiani shpesh ėshtė po aq i
padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm: ai nuk e pėrfill atė qė nuk i
ka punuar fati.
-
-
Konstatimet e tij tė vitit 1774, duket se janė
aktuale edhe sot e kėsaj dite. Lidhjet arumuno-shqiptare janė tė
mahnitshme. Ato rrallėkush i ka prekur, dhe atė parcialisht. As ne
nuk mund ti trajtojmė aq sa meritojnė, nė kuadrin e kaptinės sė njė
studimi, qė synon tė trajtojė njė segment tė emigracionit ballkanik
nė veri tė Danubit. Ėshtė me rėndėsi fakti se autoritetet rumune,
madje edhe populli, pėrgjatė historisė, qė tė dy popujt (shqiptarėt
dhe arumunėt) i kanė konsideruar herė si farefis, herė si
kushėrinj tė njė gjaku, madje dhe si vėllezėr.
Konstatimet e babait tė filologjisė rumune, B.P.Hashdeu (1838-1907),
tė shtyjnė tu japėsh tė drejtė fjalėve tė gjyshes sė dr. Rahmi
Tudės: aq tė afėrt janė shqiptarėt me vllehėt, saqė dallimi
ndėrmjet tyre ėshtė sa membrana e qepės. Nė kuadrin e librit Shqipėria
ēka qėnė, ēėshtė dhe ēdo tė bėhetė?, Sami Frashėri i
konsideron vllehėt si miq.
-
-
Nga kombet fqinjė vetėm njė kemi mik, i cili kupėton
tė mirėne ti e e di qė pa na smunt tė mbahetė. Ky komp ėshtė
komb i Vllehvet, qė rojnė nė Shqipėri e afrė Shqipėrisė. Nga kėta
ca janė Vlleh-Shqiptarė, qė flasinė vllahisht edhe shqip, dhe ca
Vlleh-Greq, qė flasinė vllahisht edhe greqisht. Grekėritė kanė bėrė
dhe po bėjnė gjithė pėr kėta Vlleh ato qė kanė bėrė e qė po bėjė pėr
ne Shqipėtarėtė, do-me-thėnė pėrpiqenė ti bėjnė Greq me shkollat e
me kishėt tė tyre. Pasi thekson nevojėn e hapjes sė shkollave mė
vetėhe, autori thekson se Nė kėtė punė Vllehtė smunt tė kenė
tjatrė ndihmė e mik tė vėndit pėrveē Shqipėtarėve (...). Edhe
Rumania qėshtė mėm e kėtyre Vllehve a der e tet tė tyre, ta
themi pėr shėmbėllė, e di mirė qė Vllehte Shqipėris e tė
Maqedhonisė smundinė tė rojnė e tė ruajnė gjuhėn e kombėrin e
tyre kuntrė djallėzivet tė Grekėr(v)et pėrveē duke psheturė nė
miqėsit tė Shqipėtarėvet e duke u bashkuarė me ta (vepra e cituar,
e botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht (1899), dhe e ribotuar nė
Tiranė, 1962, f.52-53). Si e arsyeton kėtė argument Hashdeu, nė
Konferencėn e Akademisė Rumune, mė 25 Maj tė vitit 1901?
-
-
-
Hashdeu, vėllazėrimi shqiptaro-vllah dhe nevoja pėr
pėrkrahje
-
-
Ja pra e tėrė gjeneza e Shqiptarėve: tri popuj
dakas: Kostoboēėt, Karpėt dhe Besėt, tė shpėrngulur nga nga Karpatėt
nė epokėn e perandorit Aurelian, pasiqė pėrgjatė 150 vitesh, ata
bashkėvepruan nė Dakinė Trajane pėr formimin e kombit rumun. Qė nga
viti 300 deri te Skėnderbeu i madh, heroi kombėtar i Arnautėve,
kaluan pothuajse 1200 vjet. Nė njė periudhė tė kėtillė shekujsh,
duke ndenjur tė paēvendosur nė tė njėjtin vend, nė Iliri, nuk na
habit fakti qė pasardhėsit e Dakasve kanė arritur ta konsiderojnė
veten si autoktonė nė brigjet e Adriatikut. Ja pra se si i shkruante
Skėnderbeu njė princit italian: Ti si njeh Shqiptarėt e mi! Ne
vijmė nga po ata Maqedonė, tė cilėt me Aleksandrin tonė e fituan
Indinė. Edhepse historia ua pėrgėnjeshtron maqedonizmin Arnautėve,
ajo ua njeh megjithatė, njė jetė jo aq pak tė shkėlqyer. Njė
Skėnderbe i ri do tu kishte thėnė: Na jemi kombi i Deēebalit
(Dakėballit), qė e futi nė haraē perandorinė romake, dhe qė ia kalli
datėn vetė Trajanit!. Hipotezat e Hashdeut, anėtar i Akademisė
Rumune, meritojnė kujdesin e shkencėtarėve qė dinė tė nxjerrin
konkluzione konvergjencash e jo divergjencash.
-
-
Ilirėt dhe trakasit me dardanėt e fise tė tjera, kanė
qenė fqinj qė e kanė ushqyer njėri-tjetrin madje, edhe me fjalė tė
njėjta, qė vijnė nga periudha paralatine (buza, bukur(ia), qafa,
gusha, mėnzi, cjapi, vatra, vjedhulla, katundi, rrėnza, stani,
dardha, Daka, pėrroi, etj.). Shqiptarėt me rumunėt dhe arumunėt,
kanė lidhje farefisnore dhe njė fat tė ngjashėm, edhe pėrnga
lashtėsia. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė lashtėsi qė fillon qė nga
shekulli VII-tė e kėndej, por pėr njė lashtėsi qė, siē shprehet
poetikisht autori i kėtij studimi: shpėrthen duke shndritur, qė
nga prafullimat e yjeve. Si e spjegon Hashdeu kėtė?
Shqiptarėt pra, nuk janė fis me ne Rumunėt, por na janė vėllezėr,
vėllezėr tė mirė, tė tė njėjtit gjak. Shqiptarėt pėr ne janė ata qė
janė Keltėt pėr Francezėt. Duke pėrmbyllur dua tė nxjerr dy
konkluzione aktualiteti: 1. Cilidoqoftė filolog rumun, sado serioz,
dhe sado metodik qė do tė ishte, do tė degdisej me pėrsosmėri,
sidomos nė lidhje me gramatikėn, po qe se nuk do ta studjonte
parasėgjithash gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj, si dhe
folklorin shqiptar. 2. Kombi rumun e ka pėr detyrė ti pėrkrahė
vėllazėrisht Shqiptarėt, siē i pėrkrah edhe Maqedo-rumunėt
(arumunėt-shėn.yni), ngase Maqedo-rumunėt dhe Shqiptarėt e kanė
dashur pėrherė njėri-tjetrin, dhe si Daci redivivi, do tė mund tė
mund tė formonin njė ditė njė mbretėri tė bukur neo-dakase prej 3-4
milionė shpirtėrash, nė fqinjėsi tė mbretėrisė aktuale neo-helene.
Fjala e urtė shqipe: Gjaku sbėhet ujė.
Nė vend tė perandorisė neo-dakase, nė jug tė Shqipėrisė, nė veri tė
Greqisė dhe nė Maqedoni, sot e kėsaj dite ekziston njė mbretėri e
fuqishme arumuno-shqiptare, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. Pėr fat
ttė keq, pėrderisa shqiptarėt e ruajtėn me sakrifica identitetin
kombėtar, arumunėt iu nėnshtraun njė procesi djallėzor tė
shkėmbėtarizimit. Ku janė njėqind shkollat dhe kishat e tyre, qė i
kishin nė kohėn e turkut nė kėto troje? pyesin intelektualė tė
shquar bukureshtarė. Mos vallė u larguam nga tema me njė pyetje tė
kėtillė?
-
-
Marrėdhėniet arumuno-shqiptare nė Maqedoni, Greqi e
Shqipėri, kanė qenė fuqimisht tė stimuluara nga ana e Bukureshtit.
Shkollat arumune qė funksiononin nė kėto troje deri nė kohėn e
pushtimit serb (1913), ishin tė sponsorizuara nga Qeveria rumune.
Njė shkollė e kėtillė, siē thekson shkrimtari vllah Branisllav
Stefanoski, ka funksionuar edhe nė Tetovė, tejmatanė godinės sė
vjetėr tė Bibliotekės sė qytetit. Njė numėr i konsideruar mbiemrash
tė njėjtė, (Daka, Dika, Leka, Boletini, Cara, Rushani, etj.),
prezente edhe te shqiptarėt, edhe te rumunėt, kėrkojnė avansimin e
hulumtimeve lidhur me identifikimin e elementit vllah, tė
shqiptarizuar apo sllavizuar, nė Maqedoni e Kosovė. Qytete dhe
fshatra tė shumta tė Ēamėrisė, krahas shqiptarėve, ishin tė banuar
edhe me turq dhe arumunė. Pėr tua likuiduar identitetin kombėtar,
ata qenė arestuar, maltretuar dhe deportuar nga ana e grekėve.
Shqiptarėt turqit dhe arumunėt e Janinės, e rrethuar deri mė 1913,
krijuan aleancėn luftarake kundėr grekėve. Nė pjesėn e Shqipėrisė
tė okupuar nga serbėt, arumunėt e orientimit kombėtar kaluan nė anėn
e shqiptarėve.
-
-
Me gjithė projektet e shkombėtarizimit dhe taktikėn
qė pėrdori Beogradi pėr zbehjen e relacioneve arumuno-shqiptare nė
Maqedoni (1913-1989), ato mbetėn tė pėrzemėrta, pikėsėpari duke i
falėnderuar lashtėsisė, traditave, elementeve identike tė gjuhės dhe
mentalitetetit tė ngjashėm. Aq tė pėrfarėrta ishin lidhjet e tyre,
saqė princi rumun me prejardhje shqiptare Albert Gjika, ėndėrrontė
nė fillim tė shek.XX tė pėrfitojė fronin e njė shteti tė pėrbashkėt
arumuno-shqiptar, me emrin Albano-Maqedonia, qė do ta
pėrfshinte krejt Maqedoninė dhe Shqipėrinė 7. Sintagma e
pėrsėritur nga gjeneratat e vjetra se Vllahu ėshtė vėlla
(Aromėnul este frate), mbėshtetet nė jetėn e pėrbashkėt
baritore, si dhe nė njė bashkėveprim tė fuqishėm, nė fushė tė
tregtisė, ekonomisė, politikės dhe kulturės.
-
-
-
Bolintineanu dhe admirimi i tij ndaj arnautėve tė
Maqedonisė
-
-
Nė vend qė tė trajtojė subjekte tė kėtilla,
ekonomisti arumun me prejardhje onomastike sllave, Dimo Dimēevi,
shkon e ngucet atje ku sduhet: te prejardhja shqiptare e Nėnė
Terezės. Edhepse jetonte nė Rumani, shkrimtari, atdhetari dhe
ish-ministri i Kulteve, Dimitrie Bolintineanu (1824-187),
pėrnga i ati (Enaqe Kosmad), kishte prejardhje arumune nga Ohri.
Mamaja e tij ishte nga komuna rumune Bolintinul din Vale, prej nga
edhe e trashėgon mbiemrin Bolintineanu. I kapluar nga nostalgjia
ndaj vendlindjes sė babait, kalon nė vitin 1858 nėpėr Maqedoni, dhe
shkruan kujtimet e tij, me njė dashuri tė hatashme ndaj
vėllazėrimit shqiptaro-vllah. Libri qė boton nė vitin 1863 nė
Bukuresht, mban titullin Udhėtimet te rumunėt e Maqedonisė (...).
Hymnizon Zotin, filozofinė, shkencat, politikėn, fenė. Mahnitet me
admirimin e atėhershėm qė kishin arumunėt ndaj popullit shqiptar. Me
vėrshimin e mėvonshėm tė programeve serbe pėr shkombėtarizimin e
tyre, duke ua servuar edhe ekstremizmin fetar, varfėrinė dhe
mjerimin, ky admirim fillon tė zbehet. Njė numėr i konsideruar
studentėsh arumunė qė studjojnė sot nė universitetet bukureshtare, e
kanė kaluar Danubin me po ato komplekse ballkanike tė albanofobisė,
qė i kanė edhe ksenofobėt e Beogradit. Si e pėrshkruante Maqedoninė
dhe harmoninė interetnike, paradyqindvjeēare, ky shkrimtar
bukureshtar?
-
-
Kombi sipas mendimit tim, sėshtė tjetėr veēse
njė poezi njerėzore. Unė e kuptoj ndjenjėn e nacionaliteit nga njė
pikėpamje praktike dhe poetike. Praktikisht, ngase mendojmė se pėr
ta pėrmirėsuar fatin e botės, pikėsėpari duhet tė pėrmirėsojmė fatin
e kombit nė tė cilin bėjmė pjesė. Poetikisht?...Kjo ėshtė njė
ndjeshmėri qė nuk shpjegohet. Nėn spektrin e kėtyre mendimeve hedh
sytė ndaj njė populli prej njėmilionė rumunėsh, tė shpėrndarėė nėpėr
Maqedoni, Thesali, Epir dhe vende tė tjera (...). Rumunėėt e
Maqedonisė mė janė tė shtrenjtė nga mė shumė raporte. Po qe se
Vllahia ishte atdheu i nėnės sime, Maqedonia ishte atdheu i babait
tim. Gjuha e tij ishte ajo e kėtyre rumunėve; gjaku i tij, gjaku i
tyre; shpresat dhe vuajtjet e tij ishin shpresat dhe vuajtjet e
kėtyre njėmilionė (a)rumunėve (Bolintineanu, Calatorii,
Editura Pentru Literatura, Bukuresht, 1968, f.11).
-
-
Nė vazhdim, pasi bėn fjalė pėr gjirin e hapur tė
Rumanisė mikpritėse ndaj tregtisė greke, shpreh keqardhje pėr
mosmarėveshjet njerėzore, pėr qėndrimet armiqsore tė grekėve ndaj
elementit shqiptaro-vllah, autori ndalet edhe te shqiptarėt. Takohet
me njėrin prej tyre, i cili i paraqitet si arnaut. Duke parė emrin e
tij, autori mendon se ka tė bėjė me njė turk. Je arnaut, e
pyeta unė. Arnaut qė nga lindja, pėrgjigjet ky arnaut mysliman.
Shumica e arnautėve janė myslimanė dhe kėta janė mė tė ndershėm,
trima dhe kavalerė. Ata qė janė tė krishterė, janė greqizuar, janė
latinizuar, kanė filluar ta zbehin krenarinė ndaj kombit tė vet. Nuk
kanė besė, shton ai, ky komb ėshtė plot madhėshti dhe nuk do tė
humbė kurrė. Do ta ketė dhe ai njė ditė nė jetė; kjo ditė ėshtė
larg, por; do tė vijė (Po aty, f.39). Pėrkundėr do tentakulave
tė Shqipėrisė qė vijnė kėndejpari me alergji ndaj fesė katolike apo
asaj islamike, autori bukureshtar mahnitet nga sinqeriteti i njė
shqiptari pa paragjykime fetare. I tregon se si gjyshi i tij kishte
qenė nė shtėpinė e Ali Pashė tepelenit.
-
-
Pse mos tė na e tregosh kėtė histori?-e pyet ai.
Tė ju them tė vėrtetėn, vazhdon ai, ashti siē e di nga i ati im.
Por mė parė dua tė tė flas pėr bashkėkomabsit e mi arnautė. Kombi
ynė ėshtė i shtrirė nė anėn veriore tė Epirti dhe nė Ilirnė greke.
Numri i kėtyre albanėve ngjitet sot nė njėmilion sėbashku me ata tė
shpėrndarė nėėpėr kombet ffqinje me ta. Njerėzit janė trima dhe
gratė tė bukuira, nė male. Pothujase nė tė gjitha anėt e Turqisė,
deri nė Azi tė Vogėl, autoritetet kanė nė shėrbimin e tyre shqiptarė
prej kėtyre tanėve, dhe atė pėr dy fjalė: sė pari janė trima, dhe e
dyta, se nė vend qė tė mbajė dhjetė turq, mund tė mbajnė dy
shqiptarė.; dy shqiptarė kryejnė mė shumė punė se sa dhjetė turq.
Njerėzit me tė cilėt shėrbej unė janė shqiptarė, me kėta njerėz Ali
Pashai kreu punė tė mėdha nė kėto vende. Ja njė njeri i rrallė. Ky
vjen nga gjiri i popullit. Ishte i biri i njė agai tė varfėr nga
Tepelena, por burrėria dhe mėndja i kishin dhėnė flatra, qė edhe
shqiptarėt ta shmangin furtunėn(...) (Po aty, f.40). Si i
pėrshkruan autori bukureshtar, lidhjet shqiptaro-vllahe nė rrethin e
Manastirit:?
-
-
Fola pėr shqiptarėt dhe po kthehem te ta me
kėnaqėsi. Janė njė shumicė rumunėsh nga Shqipėria qė nuk mund tė
dallohen nga shqiptarėt. Kėto dy kombe janė mė tė afėrmit nė kėto
vende. Rumunėt mirren vesht mė mirė me shqiptarėt se sa me tė
tjerėt. Gjė e ēuditshme! Traditat e shqiptarėve janė thuajse njėsoj
si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, dhe ēėshtė mė kurreshtare,
shėmbėllejnė pothuajse nė tė gjitha shikimet me ato tė rumunėve nga
Principatat. Si dhe njė ngjashmėri e madhe nė gjuhė, siē duket nė
tabllonė e fundit (Po aty, f.84-85). Komentimin lidhur me
komplimentet ndaj shqiptarėve tė kėtij shkrimtari rumun me
prejardhje vllahe, tė shkruara para 145 viteve (mė 1858), dhe qė
jepen pėr herė tė parė tė pėrkthyera shqip, po e lėmė nė kompetencat
e zotit Aurel Plasari. Mė mirė e ka tė merret me subjekte tė kėtilla
qė afrojnė e afirmojnė, se sa ta alimentojė me afrikanizma
shkencore, impotencėn pansllaviste, tė albanofobėve tė Shkupit.
|
|