|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Dy lajme nga Podujeva

 
 

 

Kryetari i KK tė Podujevės Agim Veliu u takua me anėtaren e Qeverisė sė Tirolit zonjėn Christa Ganel

Podujevė, 5 dhjetor 2002 (TN) – Nė kuadėr tė vizitės qė Kryetari i komunės sė Podujevės po i bėn Landit tė Tirolit tė Austrisė, sot u takua me anėtaren e Qeverisė zonjėn Christa Ganel.

“Nė takimin e sotėm me qeveritaren Krista Ganel biseduam pėr bashkėpunimin dhe miqėsinė nė mes tė Tirolit dhe komunės sė Podujevės si dhe e falėnderova qeverinė dhe popullin e Tirolit pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė dhe po i japin komunės sonė”, tha kryetari Veliu.

Anėtarja e Qeverisė sė Tirolit zonja Ganel i ka premtuar Kryetarit Veliu se ndihma, bashkėpunimi dhe miqėsi mes Podujevės dhe Tirolit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen nė fushat me interes tė pėrbashkėt. Zonja Ganel pritet qė sė shpejti ta vizitojė Podujevėn, ka njoftuar z. Veliu.

Tiroli e ka ndihmuar komunėn e Podujevės qė nga paslufta nė arsim, bujqėsi, transport, turizėm dhe lėmi tjera.

 

Mbahen takimet e dhjeta kulturore ”Kadri Kadriu”

Podujevė, 5 dhjetor 2002 (TN) – Drejtori i Drejtorisė pėr kulturė, rini dhe sport - DRKS i KK tė Podujevės z. Nexhmi Balaj njoftoi sot se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet  pėr takimet  kulturore,” Kadri Kadriu” qė do tė mbahen duke filluar nga mesi i kėtij muaji.

“Kėto takime kulturore, tė dhjetat me radhė shėnojnė tė arriturat  mė tė mėdha nė sferėn e kulturės brenda njė viti nė kėtė komunė dhe pėr tė nxitur veprimtarinė krijuese DRKS ka shpallur konkursin letrar pėr poezi dhe arte figurative”, deklaroi z. Balaj duke njoftuar se punimi mė i mirė pėr poezi do tė shpėrblehet me100 euro, i dyti me 80, kurse i treti me 50 euro.

Konkursi ėshtė i hapur pėr tė gjithė tė interesuarit deri nė datėn 12 dhjetor tė kėtij viti, ndėrkaq pas dy ditėsh do tė shpallen rezultatet e fituesve. Punimet e tyre krijuesit  mund t’i dorėzojnė nė DRKS nė Podujeė si dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Kosovės nė Prishtinė.

Sipas organizatorit tė kėtyre trakimeve preferohet qė punimet e tyre  nė poezi tė jenė tė pabotuara si dhe tė dėrgohen nė tri kopje me shifėr. Nė kuadėr tė kėtyre takimeve kulturore do tė shpėrblehen me nga 100 euro edhe 3 punimet mė tė mira nė artet figurative.

Organizatori ka paraparė qė Takimet letrare ”Kadri Kadriu”, do tė fillojnė me hapjen e ekspozitės figurative nė pikturė, skulpturė dhe vizatim dhe po tė njėjtėn mbrėmje do tė promovohen edhe tri librat e botuara nė poezi  gjatė kėtij viti tė krijuesve llapjanė, Bekim Toēani, Ramadan Oraca dhe Albert Ukelli. 

Teatri i Qytetit i Podujevės, sipas z. Balaj ka pėrgatitur njė monodramė kushtuar Afrim Maliqit,Hyzri Tallės dhe Ilir Durmishit. Nė fund tė kėtyre takimeve do tė mbahet Ora e Madhe Letrare, ku do tė bėhet edhe ndarja e shpėrblimeve pėr fituesit e konkurist letrar nė poezi dhe arte figurative. “Nė kėtė orė letrare do tė ndahet edhe ēmimi tradicional ”Afrim Maliqi” pėr poezinė mė tė mirė tė lexuar”, njoftoi drejtori Nexhmi Balaj.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.