|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kronikė nga Podujeva

 
 

 
  
U asfaltua rruga qė shpie tek Lagja Kuvajtiane
 
   
Podujevė, 5 dhjetor 2003 (TN) – Drejtori i drejtorisė pėr urbanizėm, shėrbime publike dhe ambient Hamdi Jaha njoftoi se sot pėrfunduan punimet nė asfaltimin e rrugės qė lidh magjistralen Podujevė-Prishtinė me Lagjen Kuvajtiane si dhe rruga qė lidhet me rrugėn e asfaltuar Podujevė-Shajkofc.
 
“Asfaltimi i rrugės qė shpie tek Lagja e dėshmorėve, e gjatė afro 1km ėshtė kontribut i komunitetit i cili ka mbledhur 24 mijė euro, komuna ka participuar me 25 mijė”, tha Jaha. Kurse menagjeri i Lagjes Kuvajtiane Rashid Djaroun tha se Komiteti i Botės Islame do tė ndihmojė kėtė projekt me 15 mijė euro.
 
Hamdi Jaha pohoi se ky projekt prej afro 70 mijė euro e lidh edhe magjistralen me rrugėn Podujevė – Shjakofc dhe u shpreh i kėnaqur me cilėsinė e punės sė kryer, por edhe banorėt pėrgjatė kėsaj rruge shprehėn konsideratė me kėtė projekt qė lehtėson qarkullimin e qytetarėve nė pėrgjithėsi e tė banorėve tė Lagjes Kuvajtiane nė veēanti.
 
Drejtori i kompanisė “Papenburg dhe Adriani” qė i kreu punimet z. Muhamet Dervishi deklaroi se punimet u kryen para kohės sė paraparė dhe se ėshtė i kėnaqur qė familjet me fėmijė jetimė dhe familjet e dėshmorėve do ta kenė mė tė lehtė qarkullimin.
 
 
KFOR-i vlerėson tė qetė situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė nė komunėn e Podujevės
 
Podujevė, 5 dhjetor 2003 (TN) – zv. komandanti i Batalionit tė katėrt ēeko-sllovak majori Jan Parimucha vlerėsoi tė qetė gjendjen e sigurisė nė komunėn e Podujevės nė konferencėn pėr gazetarė nė tė cilėn mori pjesė edhe shefi i zyrės pėr informim i Bashkėsisė shumėkombėshe Qendra – MNB(C) Wilhelm Gulbrand dhe shefi i CIMIC-ut kapiteni Zdenek Frolo.
 
“Nė territorin tonė tė pėrgjegjėsisė duke pėrfshirė edhe vijėn kufitare mbretėron gjendje e qetė dhe ne vazhdojmė me patrullimet dhe monitorimet e pėrditshme”, tha Jan Parimuha i cili apeloi qytetarėt e komunės sė Podujevės qė tė kujdesen mė shumė rreth pastėrtisė sė ambientit.
 
Ndėrkaq shefi i CIMIC-ut Frolo njoftoi pėr ndihmėn qė KFOR-i ēeko-sllovak po u ofron shkollave nė Kėrpimeh ku po bėhet renovimi i toaleteve, nė Herticė ėshtė duke u punuar nė fushėn sportive. “Me donacionet e OJQ Qindkėmbėshja tė zonjės Bella Jensen njė familjeje nė Popovė KFOR-i po i ndėrton njė dhomė tė ngrohtė pėr strehim”, deklaroi kapiteni Frolo.
 
Zv. komandanti i KFOR-it ēeko-sllovak Parimuha njoftoi se konferencat pėr gazetarė tash e tutje do tė mbahen njė herė nė muaj edhe pse mediat mund tė njoftohen pėr aktivitetet e KFOR-it nė ēdo kohė nė bazėn e tyre nė Shajkofc.
 
 
Shėnohet Dita Ndėrkombėtare e tė hendikepuarve
  
   
Podujevė, 5 dhjetor 2003 (TN) – Dega e HANDIKOS-it sot nė komunėn e Podujevės shėnoi Ditėn Ndėrkombėtare tė tė hendikepuarve me njė program kulturor e sportiv.“Sipas listės sė evidentuar nė komunėn e Podujevės janė 800 persona me aftėsi tė kufizuar, por ne posedojmė informacione qė nga popullsia e komunės tonė, pėrgjithėsisht 3% i takojnė kėsaj kategorie”, tha pėrfaqėsuesi i HANDIKOS-it z. Gani Sheqiri.
  
Sipas tij pėrkrahja e gjertanishme nga komuna, pėrkatėsisht Drejtori pėr shėndetėsi dhe miėqenie sociale ka qenė e kėnaqshme dhe se shpreson qė edhe nė tė ardhmen do tė krijohen kushte dhe hapėsirė mė shumė pėr personat me aftėsi tė kufizuar, pra edhe pėr punėsimin e tyre i cili aktualisht ėshtė simbolik. Ai porositi qė asgjė tė mos bėhet pėr persoant HANDIKOS pa pjesėmarrjen e tyre.
 
Programi i sotėm nisi me njė recital nga personat me aftėsi tė kufizuar pėr tė vazhduar me aktivitete sportive nė hokej, handi-basket, gara nė shah dhe shpalljen e mė tė mirėve nė k’tė program.
 
Programin nė emėr tė komunės e pėrshėndeti drejtori i Drejtorisė pėr Demokratizim dhe Marrėdhėnie me Publikun z. Ahmet Ahmeti i cili premtoi angazhim dhe pėrkushtim tė veēantė qė nė kuadėr tė mundėsive dhe kompetencave qė ka komuna do ti ndihmojė personat me aftėsi tė kufizuar.
 
Nė programin e HANDIKOS-it mori pjesė edhe Drejtori i Drejtorisė pėr Ekonomi, planifikim dhe zhvillim Ejup Babatinca dhe pėrfaqėsues tė Drejtorisė pėr arsim, pėrfaqėsues tė shoqatave komunale dhe qytetarė tjerė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.