|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Imazhi i Shqipėrisė duhet tė ndryshojė

 
 

 
4 dhjetor 2003 / Laura Konda / "Zėri i Amerikės"
 
Nė Shqipėri zhvillohet njė debat i ashpėr politik, i cili shpeshherė ka dėmtuar imazhin e vendit. Nė kushtet kur shoqėria shqiptare ka njė sėrė problemesh sociale, mes tė cilave edhe korrupsioni, ēfarė ndikimi kanė patur intelektualėt nė krijimin e opinoneve tė moralshme nė Shqipėri? Lidhur me kėto ēėshtje zhvilluam njė bisedė me dy intelektualė nga Shqipėria, shkrimtarėt Diana Ēuli, e cila ėshtė edhe presidente e Forumit tė Pavrarur tė Gruas Shqiptare dhe Pirro Mishėn, Drejtor i Shtėpisė sė Librit dhe Komunikimit. Ata ndodhen nė Shtetet e Bashkuara me grupin e intelektualėve shqiptarė, tė ftuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, pėr bisedime me zyrtarėt amerikanė mbi rolin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit.
 
Zėri i Amerikės: Nė Shqipėri zhvillohet njė debat i ashpėr politik, qė shpeshherė nuk njeh rregullat dhe kalon nė ekstrem. Pėrse, mendoni, mungon kjo kulturė nė zhvillimin e debatit politik nė Shqipėri dhe si e shikoni perspektivėn?
 
Pirro Misha: Kjo mendoj se ka tė bėjė me krizėn e klasės politike, e cila ka arritur nė njė moment krize dhe e cila duhet tė gjejė njė identitet tė ri, pėrndryshe ajo do tė hyjė nė njė kolaps. Zgjedhjet e fundit po tregojnė pėr njė zhgėnjim gjithnjė e mė tė madh tė popullsisė. Shpeshherė, njerėzit mund tė votojnė nga halli nė fund, sepse mendojnė se kjo ėshtė njė detyrė qytetare. Pa dyshim, kjo ėshtė edhe pjesė e njė kulture tė munguar politike e demokratike, ėshtė pjesė e tranzicionit, por unė mendoj gjithashtu, qė ndodh pėr shkak tė elementit subjektiv; politikanėt shqiptarė janė tė papėrgjegjshėm pėr pasojat e veprimeve tė tyre, tė fjalės sė tyre. Nė ēdo vend, nga kėto sharje qė bėjnė ata, do tė kalonin nė procese gjyqėsore, se njeriu nuk mund ta lėshojė fjalėn dhe akuzat pėr njė konsum thjesht populist, por mendoj qė kjo lidhet me njė problem mjaft tė madh, qė ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha qė pėrballon sot vendi .
 
Diana Ēuli: Unė mendoj qė, ndoshta do tė thoja qė kjo dėmton shumė imazhin e Shqipėrisė nė botė dhe kur je jashtė vendit, siē jemi ne kėtu tani, pėr shembull, me grupin qė kemi ardhur, e ndjejmė shumė kėtė imazh tė dėmtuar, pikėrisht edhe nga problematika politike qė krijohet nė vendin tonė, e cila mund tė evitohej, pėr mendimin tim. Ėshtė njė dhunė psikologjike dhe verbale, qė i bėhet shoqėrisė shqiptare, nuk ja bėjnė njeri-tjetrit, por na e bėjnė neve. Kjo e dėmton mjaft imazhin tonė, sepse kemi takuar shumė njerėz, tė cilėt thonė, se nga Shqipėria vijnė gjithmonė lajme shumė tė kėqia. Kjo neve na ka mėrzitur, na ka shqetėsuar, patjetėr. Jetojmė nė atė shoqėri, pėrpiqemi tė rezistojmė nė kėtė situatė, qė pėr mua, ėshtė artificiale.
 
Zėri i Amerikės: Pra, gjatė vizitės tuaj kėtu nė Shtetet e Bashkuara ju po diskutoni me zyrtarė tė Deprtamentit tė Shtetit, pikėrisht pėr imazhin e Shqipėrisė?
 
Pirro Misha: Njė nga ēėshtjet, por qė ėshtė njė ēėshtje prioritare dhe pėr kėtė, sot ėshtė me prioritetit kombėtar, sepse imazhi nuk ėshtė thjesht njė mendim qė kanė njerėzit e rrugės, por ėshtė njė element i dalė nė bazė tė vendim-marrjes tė politikės ndaj Shqipėrisė. Kur je jashtė e kupton mė shumė, se imazhi, fatkeqėsisht i keq qė kemi ne, mė tepėr nė Evropė, por edhe nė Amerikė, ėshtė njė ēėshtje, pėr tė cilėn duhet tė bėjmė ēmos, nė radhė tė parė ėshtė pėrgjegjėsi e klasės politike, ėshtė pėrgjegjėsia e qeverisė, por edhe e gjithė shoqėrisė, duke pėrfshirė gjithė intelektualėt, qė imazhi i Shqipėrisė tė pėrputhet me realitetin. Ka njė mospėrputhje me realitetin, imazhet e sherreve tona, tė krizave tona janė imazhe qė kanė mbetur e do tė mbeten gjatė, nė se nuk marrim masa, qė tė tregojmė edhe aspekte tė tjera tė jetės shqiptare.
 
Zėri i Amerikės:  Nė ēfarė aspekesh, mendoni ju qė imazhi i Shqipėrisė ėshtė i ndryshėm kėtu nė Shtetet e Bashkuara nga imazhi real i saj?
 
Pirro Misha: Nė radhė tė parė, mendoj se Shqipėria ka kaluar nė kėtė 10-vjeēar disa momente traumatike, qė kanė zėnė faqet e para tė medias, kėshtuqė ato imazhe ėshtė natyrshme, qė mbeten nė mendjen e shumėkujt, qė nuk ka informacion tė drejtpėrdrejtė, atyre qė nuk janė specialistė pėr Shqipėrinė. Dhe ky imazh duhet t’i kundėrvihet imazhit tė njė Shqipėrie ndryshe, tė njė vendi qė ėshtė duke u normalizuar, qė kėrkon tė bėhet pjesė e qytetėrimit perėndimor, e njė Shqipėrie qė prodhon kulturė, qytetėrim, qė prodhon njė jetė normale. Ky ėshtė njė prioritet dhe ėshtė plotėsisht e mundshėm tė bėhet.
 
Zėri i Amerikės: Nė Shqipėri ka njė sėrė problemesh sociale, midis tė cilave do tė thoja se korrupsioni ėshtė mė predominanti. Intelektualėt mendohet qė janė ajo shtresė e shoqėrisė qė ndikon pozitivisht nė aspektin e moralit tė shoqėrisė. Ēfarė ndikimi po luan klasa intelektuale nė Shqipėri nė pėrmirėsimin e moralit?
 
Diana Ēuli: Po intelektualėt pėrpiqen, sigurisht, siē e thatė ju ėshtė edhe detyrė, pėrmirėsimi i moralit. Intelektualėt ndodhen kudo, nė Universitete, nė media, nė shoqata tė ndryshme qė janė tė krijuara, nė tė gjitha kėto fusha qė ata punojnė, pėrpiqen dhe ne kemi edhe rezultate, qė mund tė quhen pozitive, ėshtė edhe njė pjesė e madhe e punės qė bėjnė intelektualėt, edhe njė artikull, i cili pėrpiqet pėr pėrmirėsimin e moralit, ose godet njė fenomen korrupsioni, ose godet njė fenomen social, negativ; kjo ėshtė njė punė, njė gur i vogėl qė vihet nė murin e madh qė ne duhet tė ndėrtojmė nė Shqipėri. Sigurisht, qė intelektualėt nuk janė shumė tė bashkuar me njėri tjetrin, nuk kanė si tė thuash njė frymė tė pėrbashkėt, por ka mė tepėr punė individuale.
 
Pirro Misha: Unė mendoj se kohėt e fundit ka patur njė pėrmirėsim nė prezencėn intelektuale, sidomos nėpėrmjet medias, fuqisė qė ka marrė media. Impakti i tyre nė shoqėri ėshtė mjaft mė i madh, por megjithatė, intelektualėt mbeten njė shtresė akoma e paartikuluar mirė, akoma e margjinalizuar dhe anomalia kryesore e Shqipėrisė, qė lidhet me pyetjen tuaj kryesore, ėshtė qė Shqipėria ėshtė njė vend, ku pothuajse ekziston partitokracia, ku partitė politike zenė njė vend qė nė asnjė vend normal nuk e zenė. Ėshtė absurde, qė pėr shembull jeta publike nė Shqipėri tani dominohet nga sherri brenda njė partie. Nė asnjė vend normal nuk mund tė ndodhė kjo. Partitė janė thjesht njė nga insitutucionet e jetės politike dhe civile tė njė vendi dhe nuk mund tė kenė njė dominim tė plotė qė kanė nė Shqipėri. Ky ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha, qė do dojė kohė dhe qė ėshtė pjesė e njė kulture tė munguar politike.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.