|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

PARADIGMAT E URREJTJES

 
 

 
4 dhjetor 2003 / TN
 
Shkruan: Dr. Luan TOPĒIU, pedagog i gjuhės shqipe, pranė Universitetit tė Bukureshtit
    
Pėr urrejtjen? Pyes veten nė stilin specific tė hebrejve, d.m.th., nė medias re…Do tė duhet tė flasim mė tepėr pėr shekullin e sadizmit, tė genocidit, tė nonsenseve, tė gėnjeshtrės, tė cinizmit. Tė edukuar qė nė fėmijėri me urrejtjen pėr ish klasat shtypėse, pavarėsisht nga pėrkatėsia shoqėrore ( borgjezi, aristokraci, kulakė, latifondistė) profesionale (industrialist, intelektualitet, kler) apo politike (antarė tė partive historike, ballistė, legalistė etj) pėr njeriun-mbartės tė shfaqjeve tė huaja, pėr artin “dekadent” etj.
 
Shumė syresh, ndonėse nė presion tė paparė, mes nesh, mbetėn tė paprekur nga urrejtja qė na serviri regjimi. Me fjalė tė tjera, kėsaj kategorie njerėzish i mungojnė tre ndjenjat bazė: zilia, dėshira pėr hakmarrje dhe urrejtja. Njerėz tė paaftė pėr “ndjenja tė mėdha”, qė anashkaluan sentimentet qė gjenerojnė energji negative. Do tė ishim tė justifikuar dhe nė se flisnim pėr gjithė historinė si pėr historinė e urrejtjes. Fakti qė asirėt kanė bėrė rripa-nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės-nga lėkura e shpinave tė tė mundurve, tė burgosurve etj, kampet e pėrqėndrimit fashiste, burgjet politike tė komunizmit, apo fakti qė bash nė kėtė moment, diku, dikush kryen njė akt dhune - ėshtė e trishtueshme.
 
Urrejtja nuk ekziston e vetmuar. As nga pikpamja e shkaqeve, as nga e pasojave. Urrejtja ėshtė katalizatore dhe gjeneratore: prodhon urrejtje rreth saj, nė shpirtin e tė tjerėve. Perseverente qė nuk merr parasysh argumenetet racionale, ajo vetė ėshtė irracionale. Kam lexuar qė ekziston “urrejtja racionale”, me njė funksion biologjik tė veēantė. Kjo zgjohet tek ne kur “jemi tė privuar nga tė drejtat natyrale. Njeriu urren gjithēka qė i kėrcėnon lirinė, jetėn dhe vlerat e saj. Varianti tjetėr ėshtė urrejtja “qė buron nga karakteri”, nė rastin e tė cilit dikush ėshtė gati kurdo tė urrejė. Nė te dyja rastet, premisė e urrejtjes ėshtė degradimi i njė lidhjeje shpirtėrore pozitive, lėndimi i njė (apo mė shumė) vlerave.
 
Pra nuk mund tė flasim pėr njė lloj tė vetėm urrejtje? D.m.th., mund tė pėrmendim urrejtjen e Irod-it-vrasės fėmijėsh, Neronit vėnėsit tė zjarrit tė Romės, Makbethit dhe Jagos, me ndjenjėn e urrejtjes sė Elektrės ndaj vrasėsit tė atit tė vet, me urrejtjen e Moisiut ndaj Faraonit, apo dhjetra shembujve nga letėrsia shqiptare ku pozicionoheshin nė mėnyrė skematike, nė thelb pėr tė urryer njėri-tjetrin, mund tė themi se nuk ėshtė e njėjta gjė.
 
Letėrsia demonstron megjithatė faktin se nė bazė tė shfaqjes sė urrejtjes shkretuese qėndrojnė, thjesht, indiferenca, mėrzitja dhe frika. Letėrsia demonstron qė rolet, ato tė rajasė dhe tė zotit tė tij, mund tė kthehen me kokė poshtė dhe tė bėhen tė ngatėrrueshme. Do tė ishte tejet e thjeshtėzuar qė t’i mbahesh idesė qė autorėt e mėdhenj tė genocideve, deportuesėve nė masė, sadikėt kanė vepruar nė tė gjitha rastet vetėm se urrenin. Urrejtja ėshtė vetėm njė element pėrbėrės i formulės.
 
Rezultati pėrfundimtar i urrejtjes ėshtė vdekja. Kant-i nė traktatin e tij Drejt paqes sė pėrjetshme, e konsideron kushtin luftarak tė njeriut si njė gjendje natyrale, tė trashėguar, ndėrsa gjendjen e paqes njė gjendje tė krijuar. Pėrgjėroju krijimit tė instuticioneve, sepse vetėm ato mund tė qetėsojnė pasionet dhe furinė e njeriut.
 
Ekzistojnė forma tė ndryshme tė urrejtjes: e pushtetit, etniko-nacionale, e dashurisė, mė pas urrejtja qė lind nga dėshira pėr hakmarrje, nga lakmia, nga ide tė gabuara. Por nuk e dimė ende nė se ekziston urrejtje produktive, nuk besoj se ajo mund tė shndėrrohet nė njė parim bazal pėr njė jetė tė vėrtetė. Dikush mund tė mė pėrmendė Guernica-n e Picasso-s dhe konkretisht qė ajo mund tė ketė lindur nga urrejtja ndaj luftės. 
 
Tė gjitha varjantet e urrejtjes konsiderohen se janė pėr vetėmbrojtje! Nė rastin e njeriut qė kjo gjendje i “buron nga vetė natyra”, kjo gjė ndodh sepse pėrpunon dhe eksteriorizon ndjenjat e inferioritetit, vetėnėnēmimin dhe komplekset, nė atė formė qė nuk ėshtė ai qė persekuton tė afėrmin e tij, njė familje, njė grup etnik, njė konfesion fetar, por ai ėshtė i persekutuari-tė paktėn ashtu e ndjen. Urrejtjes sė verbėr nuk mund t`i kundravihesh me urrejtje, por pikėrisht me njė fenomen tė kundėrt, objektiv, tė rreptė, racional, por i kufizuar nė pasoja.
 
Urrejtja ėshtė trishtimi i shoqėruar nga ideja e njė shkaku tė jashtėm-afirmon Spinoza nė veprėn e tij Etika. Thuhet se ekziston urrejtje e mirė dhe urrejtje e keqe. Nuk besoj se ekziston urrejtje e mirė, sepse, nė rast se ėshtė e mirė, nuk ėshtė mė ajo vetė. Nuk ėshtė urrejtje, ėshtė tjetėr gjė.
 
Duhet tė flasim pėr urrejtjen, dhe duhet tė hedhim vėshtrimin tek brendėsia jonė, tė sigurojmė tejpashmėrinė e ekzistencės, qė tė mundim qė ata qė janė tė kapluar prej saj ta njohin nė vetvete. Sepse njohja e urrejtjes nė publik nuk i shkakton bartėsit asnjė kėnaqėsi. Urrejtja ėshtė e huaj pėr thelbin njerėzor, ajo nuk njeh rregulla, etikė dhe mėshirė-ndaj ėshtė e rrezikshme. Urrejtja derdhet nė ekranet e televizorit, nėpėr gazeta, nė gojėn e politikanėve, artistėve e kudo.
 
Dihotomia urrejtje-dashuri
 
Pėr urrejtjen ėshtė shkruar shumė pak. Psikologėt anashkalojnė problemin e urrejtjes, ndėrsa pėr tė kundėrtėn e saj-dashurinė ekziston njė literaturė qė mund tė mbushė biblioteka tė tėra. Urrejtja klasifikohet „si njė emocion i fuqishėm, i thellė dhe i gjatė, qė shpreh furinė dhe armiqėsinė ndaj njė personi, grupi apo objekti“ (Reber).
 
Pėrse nuk na pėlqen tė flasim pėr urrejtjen? Sepse i pėrket atyre shtresave tė qenies sonė, prej tė cilave na vjen turp. Ndaj psikologėt refuzojnė tė trajtojnė kėtė subjekt. Tė urresh do tė thotė tė konsumosh energji, me fjalė tė tjera ajo lyp tė kesh forcėn pėr tė pėrjetuar kėtė ndjenjė, proēes kaq i ngjashėm me tė kundėrtėn e vet me dashurinė. Barra e rėndė e urrejtjes bėhet mė e pėrballueshme nga dualiteti urrejtje-dashuri. Urrejtja lind nė mungesė tė dashurisė?
 
Ata qė shkruajnė pėrpiqen ta shohin si eufemizėm si pėr tė evituar tė keqen. Por ai qė duhet tė meditojė mbi dashurinė nuk mund tė shmangė dhe meditimin mbi dashurinė. Ndaj, mendoj se dyshimet e panumurta tė urrejtjes kanė njė akord numerik dhe nga pikpamja e shenjimit me ato tė dashurisė. Sigurisht, do tė ishte e vėshtirė qė t`i shpjegosh atij qė urren se gjithēka qė ndodh tek ai apo kundra tij ėshtė e lidhur me dashurinė. Urrejtja ėshtė agresive, sepse duke qėnė e ngjashme me dashurinė, nuk njeh detajet dhe dallimet-ėshtė e verbėr.
 
Me gjithė kėtė, dashuria nuk ėshtė agresive. Ndėrsa urrejtja nuk mund tė jetė produktive, dashuria ėshtė nxitsja dhe motivimi i veprave tė mėdha. Kur dashuria ėshtė mbisunduesja e qenies njerėzore krijon e gjeneron vepra tė denja fisnike nxit e ēon pėrpara shpirtin krijues njerėzor dhe pėr pasojė qytetėrimin dhe kulturėn njerėzore. Urrejtja-kjo ndjenjė e turpshme e vetėdijes sonė-qė na pėlqen tė flasim kaq pak pėr tė...

(Dėrgoi, B. Ymeri)


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.