|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E enjte, 4 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri tha se kthimi i tė shpėrngulurve ėshtė vendimtar pėr tė ardhmen e Kosovės

  • Koordinatori i Qeverisė amerikane tha se implementimi i standardeve ėshtė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Kosovės

  • Kuvendi i Kosovės debatoi pėr projektbuxhetin pėr vitin 2004 dhe miratoi dy ligje

  • Historiani Malkolm thotė se ėshtė i sigurt se Kosova do tė jetė plotėsisht e pavarur nga Serbia

  • Bėhen tė ditur emrat e eprorėve tė TMK-sė tė suspenduar nga kryeadministratori i Kosovės

  • U kthyen nė Kosovė trupat e pajetė tė 44 shqiptarėve

  • Nga Serbia sot sillen nė Kosovė trupat e 44 shqiptarėve

  • Qendra Evropiane organizoi njė debat ekonomik

  • Nė Prishtinė u bė prezentimi i parė publik i draftligjit pėr ndėrtim

  • Alush Gashi foli sot para Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Senatit belg

  • Bastalio: Shpallja "person nongrata" e njė zyrtari ndėrkombėtar, ėshtė e papranueshme pėr UNMIK-un

  • Qeveria e Kosovės shpreh shqetėsimin ndaj vendimit tė shefit tė UNMIK-ut pėr suspendimin 12 eprorėve tė TMK-sė

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton sot Tiranėn, ndėrkaq tė premtėn do tė vizitojė Kosovėn

  • Nė Prishtinė filloi njė trajnim me prokurorė tė Gjykatės penale

  • Gjatė njė operacioni tė policisė nė Prishtinė ėshtė konstatuar se shumė vetura kanė dokumentacion tė parregullt

  • Zėdhėnėsi i KFOR-it thotė se Kosova nuk paraqet kėrcėnim tė jashtėm

  • KE u ka propozuar pesė vendeve tė Ballkanit tė fillojnė pėrgatitjet pėr programet e pėrbashkta tė BE-sė

  • Robertson: Aleanca i ka ndihmuar Ballkanit, qė pas kaosit tė luftės, tė kthehet nė Evropė

  • Edi Rama reagon ashpėr ndaj vendimit pėr shpalljen e pavlefshme tė votimeve nė 130 qendra nė Tiranė

  • Studentėt maqedonas tė Universitetit tė Shkupit dhe Manastirit janė kundėr zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės

  • Partitė politike opozitare shqiptare kontestojnė rezultatet e regjistrimit nė Maqedoni

  • Kolin Pauell mbėrriti nė Bruksel

  • Pesė tė vdekur nga stuhitė e shiut nė Francė

  • Australia do tė marrė pjesė nė programin e mbrojtjes raketore

  • Pauell u bėri thirrje 19 vendeve anėtare tė NATO-s pėr tė mbėshtetur paqen dhe qėndrueshmėrinė nė Irak

  • Ramsfeld viziton Afganistanin

  • Bisedimet pėr Lindjen e Mesme marrin formė

  • Britaniku nėn akuzat pėr terrorizėm

  • Tre gazetarė dėnohen pėr pjesėmarrje nė gjenocid nė Ruandė

  • Vritet njė dhe plagosen 11 anėtarė tė stafit tė Kombeve tė Bashkuara nė Afganistan

  • SHBA-tė kundėrshtojnė planet ushtarake tė BE-sė

 
  
Holkeri tha se kthimi i tė shpėrngulurve ėshtė vendimtar pėr tė ardhmen e Kosovės
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri, tha gjatė njė takimi tė grupit punues pėr kthimin se kthimi i tė shpėrngulurve ėshtė vendimtar pėr tė ardhmen e Kosovės dhe indikator i procesit tė opracionalizimit tė standardeve.

Ndėrkaq, kryeministri Rexhepi tha se kthimi ėshtė njė ndėr prioritet e Qeverisė. Ai premtoi mbėshtetjen e mėtutjeshme tė Qeverisė pėr realizimin e kthimit tė tė shpėrngulėrve nė Kosovė.
 
 
Koordinatori i Qeverisė amerikane tha se implementimi i standardeve ėshtė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Kosovės
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Implementimi i standardeve ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Kosovės, deklaroi dje nė Prishtinė Karlos Paskuale, koordinator i Qeverisė amerikane pėr mbėshtetje financiare Evropės Juglindore, pas takimit qė pati me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci.
 
Z. Paskuale tha se ai ka ardhur nė Kosovė pėr tė parė se sa mund tė ndihmojė dhe si mund tė ndikojė Qeveria amerikane pėr plotėsimin e standardeve tė caktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.
 
 
Kuvendi i Kosovės debatoi pėr projektbuxhetin pėr vitin 2004 dhe miratoi dy ligje
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn e sotme shqyrtuan projektbuxhjetin vjetor pėr vitin 2004 dhe kjo ishte hera e parė qė parlamentarėt diskutuan pėr kėtė ēėshtje.
 
Fillimisht ministri i Ekonomisė dhe i Financave Ali Sadria paraqiti nė hollėsi aspektet e projektbuxhetit dhe planifikimet pėr realizimin e tė hyrave dhe shpėrndarjen e mjeteve. Sadria tha se pėr vitin e ardhshėm pritet tė ketė njė zvoglim tė importit, por njeherit do tė ketė njė shkallė mė tė madhe tė tė hyrave nga taksat.
 
Sipas tij, konsumi i tėrėsishėm pėr vitin e ardhshėm do tė jetė 2.6 miliardė euro. Investimet pėr vitin 2004 parashihen tė jenė 607 milionė euro, pėrkundėr 632 milionė eurove sa ishin gjatė kėtij viti, tha ai.

Ndėrkaq buxheti i pėrgjithshėm i Kosovės parashihet tė jetė 619 milionė euro dhe pėr herė tė parė ai financohet nga tė hyrat vetjake. Nga ky buxhet 154,5 milionė euro mbesin nė buxhetin e tė drejtave tė rezervuara, qė institucionet vendore kanė tė drejtė vetėm ta mbikqyrin, kurse menaxhimin e bėn UNMIK-u.

Deputetėt nė seancėn e sotme miratuan edhe dy ligje: atė pėr kadastėr dhe pėr produktet e pajisjet medicinale.

Nė fillim tė mbledhjes sė sotme pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentare tė PDK-sė dhe tė AAK-sė kėrkuan qė nė seancėn e ardhshme tė Kuvendit tė dabatohet pėr TMK-nė dhe tė ftohet komandanti Agim Ēeku tė njoftojė deputetėt pėr zhvillimet e fundit nė TMK, pas suspendimit tė 12 eprorėve nga shefi i UNMIK-ut.

Kryeparlamentari Nexhat Daci tha se Kryesia e Kuvendit nė seancėn e radhės do ta shqyrtojė kėtė propozim dhe do tė dalė me njė qėndrim.
 
 
Historiani Malkolm thotė se ėshtė i sigurt se Kosova do tė jetė plotėsisht e pavarur nga Serbia
 
Pragė, 4 dhjetor 2003 - Historiani i njohur britanik, Noel Malkolm nė njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė" pėr tė ardhmen e Kosovės ka thėnė: "Jam i sigurt se nė afat tė gjatė Kosova do tė jetė plotėsisht e pavarur nga Serbia apo Serbia e Mali i Zi, pasi nuk ka tė ardhme tė qėndrueshme politike si pjesė e njė etniteti politik serb".
 
 
Bėhen tė ditur emrat e eprorėve tė TMK-sė tė suspenduar nga kryeadministratori i Kosovės
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Kryeparlamentari i Kosovės Hari Holkeri ka susenduar kėta 12 eprorė tė TMK-sė:
 
Gjeneralbrigade Nuredin Lushtaku, komandant i Gardės sė Kosovės,
gjeneralbrigade Rrahman Rama, komandant i Zonės sė Pestė tė Mbrojtjes,
kolonel Abdullah Babalia, zėvendėskomandant i Zonės sė Tretė tė Mbrojtjes,
nėnkolonel Musli Geci, shef i Garnizonit tė dytė nė Zonėn e Parė tė Mbrojtjes,
major Agron Spahiu, oficer pėr planifikim nė Gardėn e Kosovės,
kapiten Izet Aliu, oficer pėr informim nė Zonėn e Dytė tė Mbrojtjes,
kapiten Bashkim Hamdiu, oficer pėr trajnime nė Zonėn e Gjashtė tė Mbrojtjes,
toger Ilir Berisha, oficer pėr trajnim nė Zonėn e Dytė tė Mbrojtjes,
rreshter Sedat Parduzi, truproje e komandantit tė Zonės sė Pestė tė Mbrojtjes,
tetar Emrush Rexhepi, gardist nė Zonėn e Gjashtė tė Mbrotjes,
tetar Bedri Rexhepi, gardist nė Zonėn e Gjashtė tė Mbrojtjes dhe
tetar Fejzullah Mehmeti, shofer nė Zonėn e Gjashtė tė Mbrojtjes.

Nė arsyetimin pėr suspendimin e kėtyre eprorve tė TMK-sė nėpėrmjet njė komunikate tė pėrbashkėt tė UNMIK-ut, KFOR-it dhe Kuintit thuhet se nė bazė tė hetimeve tė pėrbashkėta pėr incidentin tek ura hekurudhore nė Llozishtė, kreu i UNMIK-ut ka vlėrėsuar se zbulimet e deritashme pėr veprimtari ilegale meritojnė qė mėtutje tė hetohen nga policia. Ėshtė marrė vendim qė ata tė pezullohen pėr gjashtė muaj me pagesė dhe varėsisht nga hetimet e policisė, thuhet nė komunikatėn e UNMIK-ut.
 
 
U kthyen nė Kosovė trupat e pajetė tė 44 shqiptarėve
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Nė vendkalimin kufitar Merdare, mes Serbisė e Kosovės, trupat e pajetė tė 44 shqiptarėve tė Kosovės, tė zhvarrosur nė njė varrezė masive afėr Beogradit, sot iu dorėzuan pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut.

Nga 50 trupa tė identifikuar, 44 u dorėzuan sot. Ndėrkohė kufomat do tė ekzaminohen sėrish dhe pas krahasimit tė tė dhėnave, ato do t'u dorėzohen familjeve. Sipas tė dhėnave tė autoriteteve tė Beogradit, nė tri varreza masive nė Serbi, nė Petrovo Selo, Peruēac dhe Batajnicė janė zhvarrosur rreth 900 kufoma tė shqiptarėve tė Kosovės nga tė cilėt deri mė tash 150 janė kthyer ė Kosovė.
 
 
Nga Serbia sot sillen nė Kosovė trupat e 44 shqiptarėve
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Trupat e pajetė tė 44 shqiptarėve tė Kosovės, tė zhvarrosur nė varrezat masive nė Batajnicė tė Beogradit, do t'u dorėzohen sot pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut nė venkalimin kufitar, Merdare midis Serbisė e Kosovės.

Bėhet e ditur se nga varreza nė Batajnicė janė identifikuar 50 trupa pa jetė, nga tė cilėt 44 do tė dorėzohen sot.

Nė atė varrezė masive janė varrosur persona tė afėrt familjar, kufomat e tė cilėve do t'i marrė njė familje nga Kosova, kėshtu qė disa kufoma do tė mbahen derisa tė mos identifikohen kufomat e tė gjithė anėtarėve tė familjes.

UNMIK-u pasi t'i marrė kufomat do tė bėhet identifikimi i sėrishem dhe krahasimi i tė dhėnave dhe pastaj ato do t'u dorėzohen familjeve. Sipas tė dhėnave tė autoriteteve tė Beogradit nė tri varreza masive nė Serbi B nė Petrovo Selo, Peruēac dhe Batajnicė janė zhvarrosur rreth 900 kufoma tė shqiptarėve tė Kosovės nga tė cilėt deri mė tash 150 janė kthyer ė Kosovė.
 
 
Qendra Evropiane organizoi njė debat ekonomik
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Qendra Evropiane pėr Ēėshtje Minoritare organizoi sot njė debat me ekspertė tė ekonomisė me temėn: Privatizimi nė Kosovė, aspektet ekonomike, sociale, politike dhe ligjore.

Ky debat kishte pėr qėllim diskutimin e ēėshtjeve kritike tė identifikuara gjatė procesit tė privatizimit.
 
Ekspertėt e ekonomisė konstatuan se bllokimi i procesit tė privatizimit ka ndikuar shumė nė humbjen e imazhit tė Kosovės si vend i sigurtė pėr investime.
 
 
Nė Prishtinė u bė prezentimi i parė publik i draftligjit pėr ndėrtim
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Sot nė Prishtinė u bė prezentimi i parė publik i draftligjit pėr ndėrtim. Me rastin e prezentimini tė kėtij draftligji, foli ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapėsinor Ethem Ēeku.

Ēeku tha se qėllimi kryesor i kėtij ligji ėshtė vėnia e kontrollit institucioanl shtetėror nė fushėn e ndėrtimit, ku ka mjaft probleme tė trashėguara nga e kaluara, si dhe krijimin e problemeve tė reja pas luftės nė kėtė aspekt.

Ministri tha se ky draftligj ėshtė hartuar sipas konceptit tė shteteve tė Bashkimit Evropian. Nė kėtė drejtim ka pasur bashkėpunim tė ngushtė me konsultantėt gjermanė tė GTZ-sė, tė cilėt kanė punuar mė ekspertėt e Ministrisė, duke dhėnė kontribut tė madh gjatė gjithė fazės sė hartimit tė draftligjit.

Ligji pėr ndėrtimin, pos tė tjerash, do tė sigurojė harmonizimin e interesave publike dhe private, si dhe do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė zhvillmin ekonomik tė Kosovės, tha ai.
 
 
Alush Gashi foli sot para Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Senatit belg
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - Dr.Alush Gashi, sekretar pėr marrėdhėnie tė jashtme tė LDK-sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, foli sot para Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Senatit belg. Nė njė debat formal ai foli pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr nevojėn e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Dr.Gashi, duke pėrcjellė mesazhin e Presidentit Rugova pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike nė Kosovė, shprehu falenderimin e thellė tė Presidentit tė Kosovės pėr Qeverinė belge pėr mbėshtetjen e institucioneve demokratike tė Kosovės.
 
Njėherit ai falenderoi Belgjikėn pėr mbėshtetjen, qė nė kuadėr tė NATO-s, t'i japė Kosovės njė prani mė tė madhe ushtarake dhe diplomatike nė Kosovė.

Dr. Gashi paraqiti tė dhėnat pėr pjesėmarrjen e fuqishme tė minoriteteve nė jetėn institucionale nė Kosovė dhe theksoi se institucionet e Kosovės e kanė mandatin e punės pėr pavarėsi, e cila, siē u shpreh, ėshtė e panegociueshme.

"Ne jemi tė gatshėm qė nė njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike tė mbėshtesim fuqimisht misionin e NATO-s, garantimin e tė drejtave tė minoriteteve, marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, si dhe zhvillimit tė ekonomisė sė tregut.
 
Tė gjitha kėto do tė ndodhin nė njė Kosovė tė pavarur, andaj nevojitet ndihma juaj si anėtare e Bashkimit Evropian, qė tė ndihmoni pavarėsinė e Kosovės, si faktor stabilitetit i Evropės Juglindore", nėnvizoi Dr. Gashi.

Senatorėt bėnė pyetje tė shumta lidhur me gjendjen ekonomike, sociale dhe politike nė Kosovė, e nė veēanti pėr kthimin e refugjatėve serbė. U bėnė pyetje edhe pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe pėr pozicionin e LDK-sė lidhur me kėtė ēėshtje.

"Ne mbėshtesim tė drejtat e minoritetit serb nė Kosovė dhe kėrkojmė tė njejtėn gjė pėr minoritetin shqiptar nė Luginėn e Preshevės", theksoi zoti Gashi.

Nė kėtė takim Alush Gashi shoqėrohej nga Gani Azemi, pėrfaqėsues i LDK-sė pėr Beneluks.

Dr. Gashi sot i vazhdon takimet nė Parlamentin Evropian.
 
 
Bastalio: Shpallja "person nongrata" e njė zyrtari ndėrkombėtar, ėshtė e papranueshme pėr UNMIK-un
 
Mitrovicė, 4 dhjetor 2003 - Zhvillimet e fundit nė komunė, kanė qenė temė e bisedės qė ėshtė mbajtur nė mjediset e Kuvendit tė Komunės, midis udhėheqėjes komunale dhe pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut. Nė bisedė morėn pjesė zėvendėskryetari I Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, zėvendėsadministratori pėr ēėshtje tė pushtetit lokal nė Kosovė, Franēesko Bastalio, zėvendėsadministratori regjional i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Rashid Ahmed dhe administratorja komunale ndėrkombėtare Minna Jarvenpaa.

Udhėheqja komunale i ka njoftuar pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut me situatėn e pėrgjithshme nė komunė dhe mėpastaj pėr zhvillimet nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Komunės.

Zėvendėskkryetari i Kuvendit tė Komunės, pasi qė ka folur pėr qėndrimin evazhdueshėm konstruktiv tė Kuvendit tė Komunės dhe gadishmėrinė pėr tė bashkėpunuar me UNMIK-un, i ka thėnė se sjelljet e pamatura tė pėrfaqėsuesve tė administratės sė UNMIK-ut lidhur me Flamurin Kombėtar, kanė ndikuar qė kėshilltarėt tė ndjehen tė fyer dhe kanė kėrkuar tė bisedojnė lidhur me problemin e krijuar, ndėrkohė qė reagimet emocionale dhe ofenduese tė administratores Jarvenpaa gjatė mbledhjes, kanė bėrė qė gjendja tė
tensionohet.
 
Si pasojė e kėsaj, ka thėnė mėtutje Mursel Ibrahimi, kėshilltarėt kanė aprovuar konkluzionet, me tė cilat ėshtė njoftuar opinioni i gjerė. Por ai ka shprehur gatishmėrinė e Kuvendit tė Komunės, qė tė gjitha problemet nė komunė tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me administartėn e UNMIK-ut.

Ndėrkaq, zėvendėsadministratori i Kosovės pėr administrim civil, Bastalio, ka thėnė se ēėshtja e flamurit ėshtė ēėshtje politike, ndėrkohė qė shpallja "person nongrata" e njė zyrtari ndėrkombėtar, ėshtė e papranueshme pėr UNMIK-un.

Franēesko Bastalio ka kėrkuar nga pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal dhe ata tė administratės sė UNMIK-ut nė Mitrovicė qė tė bashkėpunojnė ngushtė me qėllim tė avancimit tė punėve dhe procesve demokratike nė interes tė qytetarėve dhe tė pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn, si dhe qė problemet eventuale tė zgjidhen dhe tejkalohen me mirėkuptimtim reciprok.
 
 
Qeveria e Kosovės shpreh shqetėsimin ndaj vendimit tė shefit tė UNMIK-ut pėr suspendimin 12 eprorėve tė TMK-sė
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Qeveria e Kosovės shpreh shqetėsimin e saj lidhur me vendimin e kryeadministratorit tė Kosovės, Hari Holkeri, i cili suspendoi dje 12 eprorė tė TMK-sė nėn akuzėn pėr kėrcėnim tė sigurisė nė Kosovė. Nė deklaratė Qeveria kėrkon qė pėr ēdo tė dyshuar pėr veprime nė kundėrshtim me ligjin tė merren masa vetėm nė bazė tė ligjit e jo nė mėnyrė arbitrare.

Sipas UNMIK-ut ata kanė qenė tė pėrfshirė nė aktivitete ilegale dhe hetimi ndaj tyre ka filluar pas njė shpėrthimi nė urėn hekurudhore nė Llozishtė tė Zveēanit nė tė cilėn ishin tė pėrfshirė pjesėtarė tė kėsaj trupe. Pėr mė shumė thonė zyrtarėt e UNMIK-ut 12 pjesėtarėt e suspenduar janė tė pėrfshirė edhe nė vepra tė tjera ilegale nga trafikimi me njerėz e deri nė tregti tė zezė.

Ndėrkaq, Shtabi i pėrgjithshėm i TMK-sė kėtė vendim tė Holkerit e cilėson si pėrpjekje tė vazhdueshme tė disa qarqeve ndėrkombėtare pėr tė ndryshuar identitetin e kėsaj trupe si trashėgimtare tė UĒK-sė. Kėtė vendim TMK-ja e sheh si sulm tė drejtpėrdrejtė mbi kėtė trupė qė mund tė dėmtojė respektin, besimin dhe bashkėpunimin me administratėn ndėrkombėtare dhe forcat paqeruajtėse.
 
 
Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton sot Tiranėn, ndėrkaq tė premtėn do tė vizitojė Kosovėn
 
Tiranė - Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Petar Shtruk viziton sot Tiranėn. Vizita bėhet me ftesė tė homologut shqiptar Pandeli Majko. Ėshtė hera e parė qė nga viti 2001 qė njė ministėr gjerman shkon pėr vizitė zyrtare nė Shqipėri.

Ndėrkaq, ministri gjerman Peter Shtruk tė premtėn do tė vizitojė Prishtinėn ku do tė vizitojė selinė, bėri tė ditur zyra e shtypit tė KFOR-it. Gjatė vizitės sė tij Shtruk do tė takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Holger Kamerhof dhe komandantin e kontigjentin gjerman tė forcave paqeruajtėse.
 
 
Nė Prishtinė filloi njė trajnim me prokurorė tė Gjykatės penale
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Departamenti i Drejtėsisė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė bashkėpunim me Institutin Juridik tė Kosovės ka filluar njė trajnim me prokurorė tė Gjykatės penale lidhur me aspektet praktike dhe zbatimin e masave tė fshehta nė hetimet e rasteve serioze tė krimit tė organizuar nė Kosovė qė do tė aplikohen pas datės 6 prill kur hyn nė fuqi Kodi i ri procedurės penale nė Kosovė.

"Me aplikimin e operacioneve tė tilla edhe nė Kosovė mund tė arrihen suksese nė luftimin e krimit serioz", tha Mark Miller, kėshilltar ligjor i Zyrės amerikane nė Prishtinė.
 
 
Gjatė njė operacioni tė policisė nė Prishtinė ėshtė konstatuar se shumė vetura kanė dokumentacion tė parregullt
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Policia e OKB-sė ka njoftuar se gjatė njė operacioni masiv pėr kontrollimin e ligjshmėrisė e dokumentacionit tė veturave ėshtė vėrtetuar se njė e treta e veturave tė kontrolluara kanė dokumentacion tė parregullt. Operacioni ėshtė ndėrmarrė gjatė ditės sė djeshme nė rajonin e Prishtinės.
 
 
Zėdhėnėsi i KFOR-it thotė se Kosova nuk paraqet kėrcėnim tė jashtėm
 
Prishtinė, 4 dhjetor 2003 - Zėdhėnėsi i KFOR-it, Kris Tompson ka thėnė se pėrkushtimi i NATO-s nė Kosovė ėshtė qė tė krijojė ambient tė qetė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt. Kėto komente zėdhėnėsi Tompson i bėri i pyetur pėr tė komentuar faktin se NATO-ja nuk do t'i reduktojė trupat e saj nė Kosovė.

Ai thekson se vendimi i NATO pėr tė mos e pakėsuar numrin e ushtarėve tė KFOR-it nė Kosovė nuk ėshtė bazuar nė atė se situata e sigurisė nė Kosovė nuk ėshtė pėrmirėsuar, porse ky vendim ėshtė mbėshtetur nė rolin e forcės sė KFOR-it qė ka dhe nė bazė tė Rezolutės sė KS tė OKB-sė pėr tė siguruar njė ambient paqeje pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Zėdhėnėsi Tompson ka shtuar se kėrcėnimi i brendshėm nė Kosovė vjen nga ekstremizmi dhe terrorizmi, kurse siē ka thėnė edhe komandanti i KFOR-it, Kosova nuk paraqet kėrcėnim tė jashtėm. Ai ka shtuar se vendimi i NATO-s nuk mund tė lexohet mes rreshtave, porse ka si qėllim tė vetėm pėrkushtimin e Aleancės pėr tė krijuar njė ambient tė qetė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
 
 
KE u ka propozuar pesė vendeve tė Ballkanit tė fillojnė pėrgatitjet pėr programet e pėrbashkta tė BE-sė
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - Komisioni Evropian sot ka propozuar fillimin e pėrgatitjeve pėr pėrfshirjen e tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor: Shqipėrisė, Maqedonisė, Serbisė e Malit tė Zi, Bosnjės e Hercegovinės dhe Kroacisė, pėr pjesėmarrje tė tyre nė programet e pėrbashkta tė Bashkimit Evropian dhe nė agjencionet e BE-sė.

Siē ėshtė njoftuar, qėllimi ėshtė qė pėrgatitjet tė pė fundojnė gjatė vitit tė ardhshėm nė mėnyrė qė tėrė puna tė rrumbullakėsohet qė nė fillim tė vitit 2005.

Komesioneri evropian pėr Politikė tė Jashtme Kris Paten me kėtė rast sot ka deklaruar se "pjesėmarrja nė programet e BE-sė dhe tė agjencioneve u ofron shansin qytetarėve dhe autoriteteve tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor tė realizojnė njė pėrparim edhe mė tė rėndėsishėm nė rrugėn drejt integrimeve evropiane".
 
 
Robertson: Aleanca i ka ndihmuar Ballkanit, qė pas kaosit tė luftės, tė kthehet nė Evropė
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertson ka deklaruar sot se Aleanca i ka ndihmuar Ballkanit, qė pas kaosit tė luftės, tė kthehet nė Evropė dhe sfaqi shpresėn se suksesi ballkanik i Aleancės do tė pėrsėritet edhe nė Afganistan.

Nė hapje tė takimit dyditor nė Bruksel tė ministrave tė punėve tė jashtme tė 19 vendeve anėtare tė NATO-s dhe shtatė anėtarėve tė rinj, qė do tė hyjnė nė kėtė Aleancė vitin e ardhshėm, Robertson ka thėnė se mund tė flitet pėr NATO-n e re dhe jo vetėm pėr shkak tė anėtarėve dhe partnerėve tė rinj, por edhe pėr shkak tė misioneve tė reja dhe rolit tė ri nė ruajtjen e sigurisė nė rajon qė shtrihet nga Kosova deri nė Kabul.
 
 
Edi Rama reagon ashpėr ndaj vendimit pėr shpalljen e pavlefshme tė votimeve nė 130 qendra nė Tiranė
 
Tiranė, 4 dhjetor 2003 - Kryetari nė detyrė i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama ka reaguar ashpėr pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor tė Apelit qė e shpalli tė pavlefshėm votimin nė 130 qendra tė Tiranės. Rama e quajti kėtė vendim absurd dhe qė shkakton neveri pėrzier me keqardhje pėr njė drejtėsi qė nuk hedhė drejtėsi. Rama kritikoi pėrveē Nanos dhe Metės edhe ish-presidentin Rexhep Meidani.
 
 
Studentėt maqedonas tė Universitetit tė Shkupit dhe Manastirit janė kundėr zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės
 
Shkup, 4 dhjetor 2003 - Studentėt maqedonas tė Universitetit tė Shkupit dhe Manastirit thanė se janė kundėr legalizimit dhe zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės. Ata paralajmėruan protesta mė 9 dhjetor tė kėtij viti, nė ditėn kur para deputetėve do tė gjendet propozim-ligji me tė cilin Universiteti i Tetovės fiton statusin e universitetit tė tretė shtetėror nė Maqedoni.
 
 
Partitė politike opozitare shqiptare kontestojnė rezultatet e regjistrimit nė Maqedoni
 
Shkup, 4 dhjetor 2003 - Ndėrsa Bashkimi pėr Integrim Demokratik mbėshtet qėndrimin e faktorit ndėrkombėtar pėr rezultatin e regjistrimit tė popullatės nė Maqedoni, partitė politike opozitare shqiptare kontestojnė rezultatet e regjistrimit nė kėtė vend, duke theksuar se ato janė tė papranueshme.

Nėnkryetari i BDI-sė Rafiz Haliti thotė se numri i shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė mė i madh se sa 25.17 pėr qind, por ky regjistrim sipas tij nuk ėshtė pėrgatitur nė atė nivel qė pritej tė bėhej nga faktori ndėrkombėtar dhe nga Enti Statistikor i Maqedonisė. Kėto zgjedhje u monitoruan nga faktori ndėrkombėtar dhe ne si BDI i besojmė kėtij faktori.

Pėr Partinė Demokratike Shqiptare, rezultatet e regjistrimit tė popullėsisė nuk pasqyrojnė realitetin e Maqedonisė. Kjo parti vlerėson se kėto rezultate nuk janė ato tė statistikave, por njė marrėveshje politike tė partive qeveritare.

"Kėto shtrembėrime datojnė qė nga Marrėveshja e Branko Cėrvenkovskit dhe z. Ali Ahmetit. Pra kėto janė shifra kabinetike dhe nuk e pasqyrojnė realitetin nė kėtė vend. Kjo do tė thotė se ėshtė gjetur njė mesatare, kinse pėr tė qetėsuar shqiptarėt", thotė Sylejman Rushiti, nėnkryetar i PDSH-sė.

Pėr Partinė pėr Prosperitet Demokratik rezultatet e regjistrimit janė tė dyshimta dhe tė papranueshme. Ndėrkaq, Partia Demokratike Kombėtare ka hedhur poshtė rezultatet e regjistrimit, duke i quajtuar ato tė falsifikuara.
 
 
Kolin Pauell mbėrriti nė Bruksel
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell mbėrriti nė Bruksel pėr tė takuar ministrat e jashtėm tė vendeve anėtare tė NAT0-s dhe pėr tė diskutuar situatėn nė Irak, Afganistan dhe planin e diskutueshėm tė Bashkimit Evropian pėr njė ushtri tė pavarur.

Pauell pritet tė takojė sot nė Bruksel edhe ministrin e jashtėm rus Igor Ivanov, i cili ndodhet atje pėr njė takim NAT0-Rusi, njofton Frans Press.

Pauell erdhi nga Algjeria, ku bėri njė vizitė disaorėshe nė ndalesėn fundit gjatė turneut nė Afrikėn Veriore, ku ai gjithashtu ka vizituar Tunizinė dhe Marokon.
 
 
Pesė tė vdekur nga stuhitė e shiut nė Francė
 
Marsejė, 4 dhjetor 2003 - Nė zonat e pėrmbytura nė jugė tė Francės pas rreshjeve dhe stuhive tė mėdha kanė humbur jetėn sė paku pesė vetė. Disa mijėra janė evakuar. E rrezikshme ishte gjendja sidomos nė qytetin port tė Marsejes dhe nė Montpellier.
 
Nė Marsejė gjendja u keqesua nga era nė det, e cila ngrinte dallge nė lartesi deri gjashtė meter. Stuhitė e vjeshtes qė zgjasin qė prej ditės sė dielė kanė mbuluar me ujė toka qė nga Lioni deri nė bregdetin e Mesdheut.
 
Nė luginėn e Ronės mė shumė se 300 rrugė janė tė pakalueshme. Qeveria franceze vuri nė dispozicion 12 milionė euro si ndihmė tė parė. Pėrmbytjet janė shkaktuar nga stuhitė qė sollėn deri 200 litėr shi pėr meter katror. Pėr kėtė tė enjte pritet qetesim i motit.
 
 
Australia do tė marrė pjesė nė programin e mbrojtjes raketore
 
Kanbera, 4 dhjetor 2003 - Qeveria australiane ėshtė e gatshme tė marrė pjesė nė sistemin mbrojtes tė raketave tė propozuar nga SHBA. Ministri i jashtėm, Aleksander Dauner, tha nė parlament nė Kanbera, se Australia duhet tė ruhet nga kercenimi i mundshem i raketave ballistike.

Sipas gazetave japoneze edhe qeveria nė Tokio ėshtė e vendosur, qė tė mbrohet me kėtė sistem mbrojtes nga njė rrezik i mundshem, qė vjen nga programi raketor i Korese sė Veriut.
 
Sė shpejti qeveria do tė marrė vendim. Ministria japoneze e mbrojtjes pėr vitet 2004 deri 2008 planifikon rreth 4,6 miliardė dollarė pėr blerjen e njė sistemi dygradesh tė raketave mbrojtese amerikane. 1998 Korea e Veriut pat provuar njė rakete ballistike, e cila pat fluturuar pėrmbi Japoni.
 
 
Pauell u bėri thirrje 19 vendeve anėtare tė NATO-s pėr tė mbėshtetur paqen dhe qėndrueshmėrinė nė Irak
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell i bėri thirrje sot NATO-s tė luajė rol mė tė madh nė Irakun e pasluftės. Nė komentet qė bėri para fjlaimit nė takimin e ministrave tė jashtėm tė NATO-s nė Bruksel, sekretari Pauell u bėri thirrje 19 vendeve anėtare tė Aleancės tė shqyrtojnė se ēfarė mund tė bėjnė pėr tė mbėshtetur paqen dhe qendrueshmėrinė nė Irak.
 
Ai tha se paqja dhe qendrueshmėriua nė kėtė vend tė shkatėrruar nga lufta janė shumė tė rėndėsishme pėr tė gjitha vendet anėtare tė NATO-s.

Iraku ėshtė njė nga temat kryesore qė do tė diskutohen gjatė bisedimeve dyditėshe qė filluan tė enjtėn. Nė rend tė ditės janė edhe Afganistani si edhe planet e Bashkimit Evropian nė fushėn e mbrojtjes.

Nė fjalėn e hapjes, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-, Xhorxh Robertson, bėri tė ditur se Aleanca ka filluar tė furnizohet me pajisjet qė i nevojiten pėr zgjerimin e misionit tė saj paqeruajtės nė Afganistan.
 
Ai nuk pėrmendi me emėr vendet qė po e ndihmojnė NATO-n, por zyrtarė tė aleancės thonė se Turqia, Holanda dhe Gjermania kanė ofruar helikopterė.
 
 
Ramsfeld viziton Afganistanin
 
Kabul, 4 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld ėshtė nė Afganistan nė njė vizitė qė ka si qėllim tė riafirmojė pėrkrahje pėr presidentin, Hamid Karzai.

Zoti Ramsfeld tė enjten arriti nė Afganistanin verior qė ka parė disa nga ngjarjet mė tė dhunshme qė nga rėnia e regjimit Taleban. Nė maj, Rumsfeld shpalli dhėnien fund tė luftimeve kryesore dhe bėri kalimin nė fazėn rindėrtuese tė vendit.

Tashmė ai ka ardhur tė monitorojė progresin nė stabilizimin e vendit.
 
 
Bisedimet pėr Lindjen e Mesme marrin formė
 
Gjenevė, 4 dhjetor 2003 - Arkitektėt e njė marrėveshjeje paqeje alternative pėr Lindjen e Mesme kanė filluar tė propagandojnė pėr pėrkrahje nė Uashington. Autorėt e Marrėveshjes sė Gjenevės, Josi Beilini dhe Jasar Abed Rabbo do tė takohen me sekretarin amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell.

Njė takim i paralajmėruar me zėvendėssekretarin amerikan tė mbrojtjes, Pol Uolfowic ėshtė anuluar. Burime nga Uashingtoni thonė se edhe kėrkesa pėr tė takuar kėshilltaren e presidentit pėr siguri, Kondoliza Rajs nuk ėshtė pranuar.

Kjo konsiderohet domethėnėse, sepse zonja Rajs ėshtė e afėrt me presidentin Bush. Kjo gjė sugjeron se presidenti nuk ėshtė aq entuziast pėr kėtė iniciativė jozyrtare paqėsore sa sekretari i Shtetit, gjė qė do tė kėnaqė padyshim qeverinė izraelite.
 
 
Britaniku nėn akuzat pėr terrorizėm
 
Londėr, 4 dhjetor 2003 - Njė person i arrestuar nga oficerė tė njėsisė antiterroriste nė Gloucester tė enjten e kaluar ėshtė akuzuar se po konspironte pėr tė shkaktuar njė shpėrthim si dhe akte tė tjera terroriste.
Sajit Badat ėshtė nėn tri akuza sipas Aktit tė Terrorizmit 2000.

Ai akuzohet se nė mėnyrė tė paligjshme dhe qėllim tė keq ka konspiruar me Riēard Rid dhe tė tjerė, tė panjohur ende, pėr tė shkaktuar njė shpėrthim nė Britani apo diku tjetėr.

Riēard Rid ėshtė britaniku i cili u pėrpoq tė hidhte nė erė njė avion me ekplozivė tė fshehur nė kėpucė.
Sajit Badat gjithashtu pėrballet me dy akuza tė tjera se ka patur nė pronėsi substanca eksplozive.
 
 
Tre gazetarė dėnohen pėr pjesėmarrje nė gjenocid nė Ruandė
 
Ruandė, 4 dhjetor 2003 - Njė gjykatė ndėrkombėtare pėr krime lufte nė Ruandė ka dėnuar dy gazetarė tė Ruandės - Ferdinand Nahimanae dhe Hasan Ngeze - me burgim tė pėrjetshėm pėr shkak tė pjesėmarrjes nė gjenocidin e vitit 1994, kur u vranė rreth 800 mijė banorė tutsi dhe hutu nė masakrėn qė zgjati 100 ditė.

Gazetari i tretė Zhan Bosko Barjagviza ėshtė dėnuar me 35 vjet burgim pėr shkak se nė radiostacionin privat u ka bėrė thirrje hutuve qė tė vrasin pjesėtarėt e pakicės tutsi.

Ky stacion radioteleviziv gjithashtu kishte publikuar listėn e njerėzve tė cilėt duhet vrarė, duke zbuluar edhe vendet ku mund tė gjenden.

Gjykatėsit kanė hedhur poshtė pohimet e mbrojtjes se fjala ėshtė pėr lirinė e shprehjes.
 
 
Vritet njė dhe plagosen 11 anėtarė tė stafit tė Kombeve tė Bashkuara nė Afganistan
 
Kandahar, 4 dhjetor 2003 - Tė paktėn njė punonjės afgan i Kombeve tė Bashkuara ėshtė vrarė dhe 11 tė tjerė janė plagosur nė njė pritė nga antėrėt e dyshuar tė regjimit tė rrėzuar taliban nė perendim tė vendit, njofton Rojter.

Prita ka ndodhur nė rajonin Ēakav nė provincėn Farah, ku ndodhet stafi i KB.
 
 
SHBA-tė kundėrshtojnė planet ushtarake tė BE-sė
 
Bruksel, 4 dhjetor 2003 - SHBA-tė kanė porositur sot se nuk do tė lėshojnė pe nė kundėrshtimin e tyre ndaj planeve tė BE-sė qė tė formojnė komandėn pėr planifikimin ushtarak pavarėsisht nga NATO.

"SHBA-tė nuk mund tė pranojnė strukturat e pavarura tė BE-sė tė cilat dyfishojnė kapacitetet e tanishme tė NATO-s", thuhet nė fjalimin e sekretarit amerikan tė Shtetit Kolin Pauell tė pėrgatitur pėr ekspozenė nė takimin e ministrave tė jashtėm tė vendeve anėtare tė NATO-s. Ministrat do tė diskutojnė pėr aspektet politike tė transformimit tė NATO-s dhe ēėshtjet kryesore tė sigurisė.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.