|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Podujevė: Drejtoria komunale e arsimit kėrkon pėrgjegjėsi mė tė madhe nga drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme

 
 

 
Podujevė, 4 dhjetor 2003 (TN) – Nė takimin e sotėm tė Drejtorisė komunale tė arsimit – DA, me drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme tė komunės sė Podujevės u kėrkua angazhim mė i madh dhe kryerje mė efikase tė detyrave dhe pėrgjegjėsive tė drejtorėve dhe personelit arsimor.
 
Drejtori i DA, mr. Shpejtim Bulliqi i informoi drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme me vizitėn qė ai dhe mbikqyrėsit drejtorisė komunale tė arsimit u kanė bėrė disa shkollave tė komunės me ē’rast kanė vėrejtur parregullėsi nė mbarėvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
 
Me kėtė rast z. Bulliqi pėrmendi mungesat e personelit arsimor dhe tė vet drejtorėve nė shkolla, mangėsitė dhe lėshimet qė janė bėrė me rastin e furnizimit me lėndė djegėse, problemet teknike, ato tė furnizimit me material shpenzues, papastėrtia, etj.
 
“Kėrkoj nga ju drejtorėt qė t’i kryeni me seriozitet dhe pėrgjegjėsi detyrat tuaja dhe qė me kohė t’i paraqitni kėrkesat, mangėsitė dhe sugjerimet pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor nė pajtim me kompetencat qė i keni”, ka pohuar ndėr tė tjera drejtori DA z. Bulliqi duke informuar se vizita shkollave do tė vazhdojė dhe pėr parregullsitė e vėrejtura drejtorėt do tė mbajnė pėrgjegjėsi.
 
Drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme shprehėn shqetėsimet e tyre por pranuan vėrejtjet e z. Bulliqi dhe kėrkuan bashkėpunim me drejtorinė komunale pėr tejkalimin e vėshtirėsive dhe problemeve.
 
Drejtori i drejtorisė komunale tė arsimit kėrkoi nga drejtorėt angazhimin e tyre nė projektin e Drejtorisė pėr Marrėdhėnie me Publikun dhe Demokratizim e cila nė bashkėpunim me Drejtorinė pėr shėndetėsi e mirėqenie sociale dhe drejtorinė komunale qė ai drejton do tė organizojnė njė tribunė tematike pėr luftėn kundėr sidės ku do tė marrin pjesė edhe nxėnės e arsimtarė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.