|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Politika ta lėjė rehat drejtėsinė

 
 

 
    
4 dhjetor 2003 / TN
 
FJALA E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS ALFRED MOISIU NĖ KONFERENCĖN VJETORE TĖ GJYQTARĖVE - Durrės, 4 dhjetor 2003
                                                                      
Nga Presidenti, Alfred MOISIU
 
Ėshtė vėrtet njė kenaqėsi e veēantė pėr mua pjesėmarrja pėr herė tė dytė nė Konferencėn tuaj Gjyqėsore, e cila pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme vjetore pėr tė gjithė gjyqtarėt e Republikės. Forumi juaj ka njė traditė pozitive. Ai krijon mundėsinė qė bashkarisht tė diskutoni arritjet, problemet, mangėsitė e punės tuaj tė deritanishme dhe tė pėrcaktoni prioritetet pėr vitin e ardhshėm.
 
Nė njė vend si Shqipėria, ku pėr njė kohė tė gjatė ka munguar koncepti i vertetė i drejtėsisė dhe institucionet e saj, 13 vjet janė ende tė pamjaftueshme pėr tė arritur aty ku ne duam: ndėrtimin e plotė tė shtetit tė sė drejtės. Drejtėsia ka ecur bashkė me tranzicionin shoqėror, ka shfaqur tė njėjtat probleme. Jam i sigurtė se mbyllja e fazės sė tranzicionit dhe hyrja nė fazėn e zhvillimit dhe tė integrimit shėnon edhe njė pikė tė rėndėsishme kthese pėr drejtėsinė shqiptare.
 
Jam i ndėrgjegjshėm pėr pėrpjekjet tuaja pėr tė forcuar sistemin gjyqėsor, integritetin dhe besueshmėrinė e tij. Krijimi i modelit tė shtetit tė sė drejtės nuk ėshtė proces i lehtė. Ai nuk kėrkon vetėm kohė, por ėshtė i lidhur edhe me faktorė tė tjerė shumė tė rėndėsishėm, qė kanė tė bėjnė me vetė sistemin dhe me faktorė tė jashtėm qė lidhen me dy pushtetet e tjera. Pėr arritjen e tij lipset mė shumė punė, kapacitete njerėzore, ndershmėri dhe mbi tė gjitha vullnet e angazhim tė tė gjithė faktorėve tė shoqėrisė. Nuk kėrkohen gjėra tė jashtėzakonshme, por vetėm qė secili tė realizojė sa mė mirė detyrat e tij qytetare e ligjore. Pėrmbushja e pėrgjegjėsive nė kohė dhe me korrektėsi do ta lehtėsojė mė shumė ecjen tonė pėrpara nė fushėn e drejtėsisė dhe nė procesin e reformave nė tė gjithė sektorėt.
 
Nisur nga arritjet e deritanishme dhe zhvillimet pozitive nė drejtim tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės, kam arsye ta shoh me optimizėm tė ardhmen e sistemit tė drejtėsisė. Dita - ditės modeli i shteti demokratik qė kemi zgjedhur po funksionon, institucionet e tij po veprojnė gjithnjė e mė shumė brenda kornizės sė tyre ligjore, kushtetuta dhe ligji janė bėrė objekte referimi nga politika dhe grupet e ndryshme shoqėrore.
 
Nė Konferencėn e kaluar kėrkova nga ju t’i mbyllni derėn politikės. Ka patur arritje, por ende nuk mund tė themi se ėshtė arritur nė nivelin e kėrkuar. Pavarėsia e plotė nga politika kėrkon njė seleksionim sa mė tė mirė tė gjyqtarėve, pėrgatitje mė tė mirė profesionale dhe forcimin e kontrollit sipas ligjit pėrkatės. Nė tė njėjtėn kohė duhet qė edhe politika gjithashtu tė nxjerrė pėrgjegjėsitė e saja.
 
Rritja e autoritetit tė ligjit dhe e pavarėsisė sė organeve tė drejtėsisė fatkeqėsisht vjen nė kontrast me retorikėn e forcave tė caktuara politike, politikanėve dhe disa zyrtarėve tė tjerė tė lartė. Nė vend qė drejtėsia tė pėrkrahet, tė mbėshteten vendimet e saj dhe tė respektohet ndarja e pushteteve e pėrcaktuar nė Kushtetutė, kjo pjesė e politikės bėn tė kundėrtėn: e anatemon, sulmon, fajėson dhe etiketon atė jashtė ēdo etike morale e ligjore. Kur vendimet e organeve tė drejtėsisė janė nė pėrputhje me kėrkesat e ndonjė subjekti politik, atėherė ato quhen tė drejta. Kur ka mospėrputhje, atėherė drejtėsia sulmohet ashpėr. Qėndrime tė tilla me dy standarte jo vetėm tregojnė mungesėn e seriozitetit tė politikės, por edhe mangėsitė ende tė mėdha nė kulturėn ligjore. Duhet ta kemi tė qartė qė nė frymėn e ligjit vendimet e gjykatave janė tė shenjta.
 
Gjej rastin qė nga ky takim tu bėj tė qartė tė gjithė politikanėve tė papėrmbajtur: mjaft mė me sulmet ndaj Kushtetutės dhe institucioneve tė saj. Gabojnė ata qė i japin tė drejtė vetes ta trajtojnė shtetin dhe institucionet e tij si pronėn e tyre. Politika duhet tė mėsohet tė njohė dhe tė respektojė institucionet e shtetit ligjor. Shteti i sė drejtės nuk ndėrtohet me fjalė, me shantazhe apo me drejtėsi tė kontrolluar, por me vullnet dhe kurajo pėr tė respektuar Kushtetutėn, ligjin dhe vendimin nė emėr tė tyre. Asnjė institucion tjeter, aq mė tepėr drejtėsia, nuk ka pse tė paguajė faturat e krizave dhe tė pakėnaqėsive politike. Politika duhet tė bėhet shembull pėr njohjen e Kushtetutės dhe ligjit, jo e spekullimit me to, pasi cdo akuzė emotive dhe pa fakte bindėse nė emėr tė shtetit ligjor japin prodhim tė kundėrt.
 
Gjithashtu gjej rastin t’i kėrkoj politikės qė ēdo akuzė pėr inkriminim tė rivalėve politikė apo zyrtarėve tė lartė ta depozitojė nė organet e drejtėsisė. Ēdo mėnyrė tjeter e spekullimit dhe akuzave reciproke dėmton imazhin e politikės, drejtėsisė, shtetit dhe tė gjithė vendit. Kjo ėshtė e pafalshme pėr politikėn, detyra e tė cilės ėshtė tu ofrojė qytetarėve alternativa zhvillimi dhe jo kriza konfliktuale. Nė mėnyrė artificiale po krijojmė imazhe tė padrejta ose po mbjellim njė pyll me shpifje, nė tė cilin nuk po kuptojmė kush ėshtė fajtori i vėrtetė dhe cili ėshtė viktima.
 
Duke u kthyer pėrsėri nė tematikėn e Konferencės sė sotme, dėshiroj tė theksoj se pėrpara kemi ende shumė probleme pėr tė zgjidhur. Ju do tė keni rastin t’i diskutoni ato me detaje, por me kėtė rast do tė doja tė ndalem nė disa momente, tė cilat vlerėsoj se janė tė rėndėsishme.
 
Sfida juaj kryesore ėshtė rritja e imazhit publik dhe profesional. Ju nė ushtrimin e detyrės tuaj, ju jepet e drejta qė nė emėr tė ligjit tė jepni drejtėsi. Dhėnia e drejtėsisė ėshtė njė akt i lartė, fisnik, moral dhe atdhetar. Ju me punėn punėn tuaj duhet ta fitoni edhe mė tej besimin e qytetarėve nė madhėshtinė e kėtij akti. Pėr kėtė ka vetėm njė rrugė: tė jeni besnikė tė ligjit, tė aftė tė jepni drejtėsi, me integritet tė lartė moral, tė pandikuar nga politika dhe interesat anėsore, tė pastėr nė ndėrgjegje dhe tė pakorruptueshėm.
 
Si kryetar i KLD-sė mė takon tė merrem me gjyqtarėt qė nuk i kanė kėto cilėsi, pra qė prekin dhe dėmtojnė jo vetėm imazhin tuaj, por edhe atė tė ligjit dhe tė shtetit. Ndaj tyre kam qėnė dhe do tė jem i ashpėr, pasi jam i bindur se askush dhe pėr asnjė asye nuk duhet lejuar tė cėnojė ligjin dhe drejtėsinė. Me to ėshtė e lidhur shpresa te drejtėsia. Vrasja e shpresės ėshtė krimi mė i rėndė moral nė njė shoqėri. Pėr shkak tė kėsaj rėndėsie tė shumėfishtė, mendoj se kjo pėrbėn njė temė pėr tė cilėn Konferenca e sotme duhet ta analizojė dhe tė nxjerrė konkluzionet e duhura.
 
Problemi i dytė, lidhet me ecurinė e punės pėr vėnien nė funksion tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda. Kjo Gjykatė do tė ketė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, trafikut dhe fenomeneve tė tjera identifikuese me tė keqen nė shoqėri. Krijimi i kėsaj gjykate do tė sjellė njė frymė tė re dhe shėnon njė hap pozitiv pėr drejtėsinė. Por, qė ajo tė realizojė qėllimin pėr tė cilin krijohet, ėshtė e domosdoshme tė merren tė gjitha masat e mėtejshme pėr mbarėvajtjen e punės sė saj.
 
Kryeministri disa ditė mė parė deklaroi se qeveria ka marrė tė gjitha masat pėr pajisje teknike, me godina, infrastrukturė etj. Jam i prirur tė besoj se ekzekutivi po kryen si duhet detyrėn e tij. Megjithatė nė bazė tė informacioneve qė kam, shpreh shqetėsimin se jo gjithēka ėshtė ashtu si thuhet, se ende ka probleme tė pazgjidhura qoftė me godinat, qoftė edhe me mjetet e tjera tė domosdoshme tė punės. Nga ana tjeter, dua tė tėrheq vemendjen pėr procesin e pėrzgjedhjes sė kandidaturave, pasi nė konceptin tim ato duhet tė jenė gjyqtarė me integritet tė lartė moral e professional, besnikė tė ligjit dhe kurajozė. Ky proces duhet shoqėruar me trajnimin intensiv tė tyre dhe marrjen e masave tė tjera qė gjithēka tė bėhet nė afatet e pėrcaktuara nga ligji.
 
Nė tė njėjtėn kohė dėshiroj tė rikonfirmoj qėndrimin tim nė favor tė krijimit tė njė klime kushtetuese pėr njė gjyqėsor tė pavarur nga ndėrhyrjet e pushteteve tė tjera. Sfida e pėrbashkėt ėshtė forcimi i njė pushteti gjyqėsor tė pavarur dhe tė paanshėm si gur themeli pėr zhvillimin normal tė demokracisė. Pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv duhet t’i japin mbėshtetje tė vazhdueshme sistemit gjyqėsor, sidomos nė propozimet dhe miratimin e ligjeve nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe standartet e zhvilluara ndėrkombėtare.
 
Krahasuar me njė vit mė parė nė kėtė drejtim ėshtė bėrė njė punė e mirė, por edhe mė tej mendoj se ligjet pėr organizimin dhe funksionimin e KLD-sė dhe ai “Pėr organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė” kanė vend pėr t’u parė nė raport me Kushtetutėn. Jam i vendosur tė pėrkrah ēdo qėndrim dhe kėrkesė tuajėn ligjore qė synon forcimin e njė sistemi gjyqėsor tė pavarur, efektiv dhe me kushte sa mė pėrshtatshme pune nė ushtrimin e funksioneve tė tij. Premtimin qė ju dhashė vitin e kaluar e mbajta. Tani ėshtė radha juaj tė dėshmoni vullnet tė palėkundur nė zbatimin e Kushtetutės dhe tė ligjit.
 
Kėto janė disa nga mendimet e mia tė cilat doja t’i ndaja me ju. Besoj plotėsisht nė ndėrgjegjėn tuaj profesionale dhe ju uroj suksese nė dy ditėt e konferencės.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.