|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Analistėt: Nė Shqipėri ėshtė vendosur njė regjim partitokratik

 
 

 

3 dhjetor 2003 / Arben Xhixho / "Zėri i Amerikės"

Nė Uashington ndodhet kėto ditė njė grup drejtuesish shqiptarė tė disa institucioneve private dhe jo qeveritare me ftesė tė Departamentit tė Shtetit pėr bisedime me zyrtarėt amerikanė mbi rolin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit. Dy prej tyre, Presidenti i Institutit pėr Studime Bashkėkohore Genc Ruli dhe Drejtori i Institutit tė Mediave Remzi Lani i dhanė tė mėrkurėn njė intervistė Zėrit tė Amerikės:

Zėri i Amerikės: Zoti Lani, cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Shtetet e Bashkuara?

Remzi Lani: Ne erdhėm nė Washington tė ftuar nga Departamenti i Shtetit, nė njė vizitė tė organizuar nga ambasada (amerikane) nė Tiranė, pėr takime nė institucionet amerikane, nė Departamentin e Shtetit, nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare, lidhur me rolin e Shqipėrisė nė koalicionin anti-terrorist, me rolin e faktorit shqiptar nė pėrgjithėsi nė Ballkanin e sotėm dhe sidomos me ēėshtje qė lidhen me imazhin e Shqipėrisė nė botė.

Gjatė takimeve qė patėm, ne shprehėm njė shqetėsim qė lidhet me identifikimin e Shqipėrisė nė terma fetare qė haset herė pas here, mė saktė me karakterizimin e Shqipėrisė si njė vend islamik i moderuar, apo si njė vend islamik demokratik. Ne i mirėkuptojmė arsyet se pėrse pėrdoret kjo terminologji, megjithatė ne besojmė seriozisht, gjė qė u shpreh edhe nė Tiranė gjatė njė konference ndėrkombėtare qė u zhvillua dy-tre javė mė pėrpara se ēdo identifikim i Shqipėrisė me terma fetare, ėshtė i gabuar dhe kundėrproduktiv.

Shqipėria ėshtė thjesht njė vend multifetar, me njė bashkėjetesė dhe harmoni fetare tė admirueshme, ēka nė fakt ėshtė njė nga gjėrat qė do t’i shėrbente pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė nė botė, njė gjė qė ne duhet ta promovojmė akoma mė shumė. Ne mendojmė se pėrdorimi i termave si vend islamik i moderuar, apo vend islamik demokratik nuk na ndihmon dhe shpresoj, jo shpresoj, por besoj se gjetėm mirėkuptimin e bashkėbiseduesve tanė kėtu nė Washington.

Zėri i Amerikės: Zoti Ruli, Shqipėria u rreshtua me koalicionin ndėrkombėtar tė luftės kundėr terrorizmit qė nė fillimet e kėsaj lufte dhe ky gjest i Shqipėrisė nuk kaloi pa u vėnė re nė komunitetin ndėrkombėtar, megjithatė, ashtu siē ka ndodhur shpesh herė edhe nė tė kaluarėn, politikat e brendshme, paqendrueshmėria politike nė Shqipėri duket se nuk e kanė lejuar vendin tė pėrfitojė sa mė shumė nga kjo ngritje e imazhit. Ēfare dėmi i kanė sjellė Shqipėrisė kėto mosmarrėveshje tė brendshme politike?

Genc Ruli: Dėmi i parė do tė thoja ėshtė qė kėto evenimente historike nė tė cilat Shqipėria ka bėrė pėrzgjedhjen e duhur nga pikėpamja diplomatike, qoftė rreshtimi i hapur dhe i mėnjėhershėm nė koalicionin anti-terror, qoftė nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut, qoftė dėrgimi i trupave paqeruajtėse nė Afganistan, apo nė Irak nuk dhanė atė rezultat qė mund tė jepnin nė pėrmirėsimin e imazhit politik tė Shqipėrisė nė tėrėsi.

Dėmi ėshtė i shumėanshėm, dėmi qė sjell sė pari instabiliteti politik, ose mė tepėr ai qė kemi njė konflikt tepėr tė vrazhdė dhe deri diku primitiv politik qė po shfaqet sot nė Shqipėri. Kėto vetvetiu kanė impakt, mė e pakta do tė ishte thjesht nė aspektin ekonomik, domethėnė nė drejtim tė investitorėve tė huaj, tė klimės qė krijohet pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja, qoftė tė investimeve institucionale, nga struktura ndėrkombėtare financiare, qoftė investime private.

Por mendoj qė sė pari ngelet gjithmonė perceptimi dhe pėrshtypja qė Shqipėria ėshtė njė vend me njė qeverisje relativisht tė paqėndrueshme, qė shumė shpejt hyn nė kriza politike, me politikanė tė cilėt sakrifikojnė shumė nga interesat e kombit dhe tė vendit pėr hir tė interesave tė tyre personale, njė vend ku sidoqoftė korrupsioni, krimi i organizuar ngelen defekte tė mėdha, fenomene tė rrezikshme madje, qė perceptohen kėshtu nga tė huajt, pavarėsisht sesa mund tė jetė shkalla e cilėsimit tė tyre.

Kėshtu qė dua tė them qė pėrsėri imazhi i Shqipėrisė, qoftė ky imazh zyrtar, apo imazh mediatik, nuk ėshtė i kėnaqshėm. Njė aspekt mė konkret ku ne e ndjemė dhe pothuajse ia pamė sinjalet, ėshtė sidomos procesi konkret dhe i filluar i negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit, i cili tė paktėn me prononcimet e deritanishme, na ngelet tė presim muajt e ardhshėm. Pėr mendimin tim ky proces ka ngelur nė njė gjendje tė njėfarė pezullimi, ose shtyrje nė kohė. Ky do tė ishte njė dėm tepėr i madh.

Zėri i Amerikės: Zoti Lani, 12 vjet nuk janė pak qė njė vend ndonėse ka dalė nga njė izolim i thellė komunist, tė krijojė njė demokraci funksionuese. Megjithatė, nė Shqipėri sot duket se institucionet janė ende tepėr tė brishta. Dje kreu i qeverisė sulmoi ashpėr Kolegjin Zgjedhor, duke i quajtur anėtarėt e tij tė korruptuar. Akuza tė tilla tė rėnda, nėse nuk hyjnė nė kanalet e drejtėsisė, a nuk ndikojnė pėr uljen e respektit qoftė ndaj kėtij kolegji, qoftė ndaj atij qė bėn akuzat, ndaj rolit tė kryeministrit?

Remzi Lani: Ėshtė e qartė qė klima e akuzave dhe nė pėrgjithėsi klima e ashpėr politike nė vend, nuk i shėrben konsolidimit tė institucioneve ende tė brishta demokratike tė vendit, madje ėshtė njė nga pengesat e forcimit tė tyre. Sigurisht kėtu ka dy aspekte: e para ėshtė mentaliteti i klientelizmit qė dominon tek klasa politike, tek politikanėt shqiptarė, sipas tė cilit institucionet e pavarura, institucionet mbipartiake janė tė mira kur bėjnė gjėra qė tė pėlqejnė ty dhe janė tė kėqija, janė kriminale, kur bėjnė gjėra qė nuk tė pėlqejnė ty.

E dyta sigurisht duhet tė jemi realistė, vetė institucionet kanė probleme qė lidhen me pavarėsinė e tyre dhe nuk duhet tė jemi naivė tė mendojmė se ato janė krejtėsisht tė pavarura dhe ato vetė nuk janė tė ēliruara nga ky mentalitet i klientelizmit. Ajo ēka mua mė shqetėson ėshtė banalizimi i debatit politik nė vendin tonė.

Kjo ka sjellė pėr shembull, nėqoftėse marrin luftėn kundėr korrupsionit, ku tė gjithė kanė akuzuar tė gjithė, njė situatė kur tani tė gjithė janė tė korruptuar, ēka me fjalė tė tjera mund tė pėrkthehet se asnjė nuk ėshtė i korruptuar dhe korrupsioni nuk pėrdoret dot si kartė serioze nė fushatat elektorale. Bėhet zhurmė rreth tij, por publiku ėshtė bėrė gati i pandjeshėm. Nė fakt ky banalizim i korrupsionit, ndoshta edhe i krimit tė organizuar, ėshtė edhe njė nga pengesat qė kėto nuk luftohen me efikasitet pėr mendimin tim. Tjetra ėshtė qė ky debat banal, kjo klimė akuzash, ka lėnė nė hije atė qė duhet tė ishte debati i vėrtetė nė Shqipėri: debati pėr reformat, ato demokratike dhe institucionale, tė cilat duhet ta pranojmė qė janė tė bllokuara.

Me fjalė tė tjera, logjika e luftės kundėr korrupsionit, e fushatave kundėr korrupsionit, ka zėvendėsuar logjikėn e reformave, logjika e fushatave kundėr krimit tė organizuar ka zėvendėsuar logjikėn e ndėrtimit tė institucioneve dhe sado qė ky debat ndonjėherė justifikohet me faktin qė ėshtė demokratik, sigurisht ėshtė demokratik, por unė mendoj se Shqipėria nuk ka nevojė pėr demokraci, por ka nevojė pėr demokraci funksionale, me fjalė tė tjera, ne kemi nevojė pėr njė debat i cili i shėrben ndėrtimit tė institucioneve, i cili i shėrben reformave, i shėrben pėrparimit tė vendit. Klima e akuzave shterpe, ėshtė pėr mendimin tim demokratike vetėm nė sipėrfaqe.

Zėri i Amerikės: Zoti Ruli shpesh flitet nė Shqipėri qė politikanėt janė tepėr tė lidhur me ekonominė ose me botėn e krimit tė organizuar. Sa kanė rėnė politikanėt, klasa qeverisėse nė Shqipėri, viktimė e kėsaj bote? Sa i pėrfaqėsojnė ata interesat e ekonomisė informale?

Genc Ruli: Pėrgjithėsisht ky ėshtė njė fenomen i pamatshėm, edhe nė mėnyrė shkencore edhe nė mėnyrė praktike. Nuk ėshtė shqetėsuese vetėm lidhja me pjesėn e kriminalizuar, apo me krimin e organizuar, por edhe lidhjet e deformuara me interesa tė grupeve tė caktuara tė biznesit janė po aq shqetėsuese. Kėto vihen re nė mjaft aspekte, u vunė re qė nė fushatėn zgjedhore tė fundit dhe nė fushatat e mėparshme.

Pothuajse dy tė tretat e financimeve qė marrin partitė, tė harxhimeve reale qė bėjnė gjatė fushatės, nuk vijnė fare nga burime tė ligjshme, pra nga buxheti i shtetit, por vijnė nga burime tė tjera. Nė Shqipėri, nė politikat qeveritare shpeshherė ka ndikime dhe duken si tė thuash tė shprehura nė formė vullneti politik, por nė fakt janė vullnete dhe interesa tė grupeve tė caktuara.

Kėto duken qė nė diskutimet qė bėhen pėr paketėn fiskale, siē ishte rasti i vitit tė kaluar, apo rasti i kėtij viti. Dhe padyshim qė njė aspekt tjetėr ėshtė edhe fakti qė mjaft reforma tė cilat mund tė kishin pasur njė term mė tė shpejtė nė zhvillimin e tyre, frenohen jo thjesht pėr fenomene tė mungesės sė vullnetit politik, apo tė apatisė dhe mosfunksionalitetit tė administratės, por se sot ka interesa tė caktuara dhe grupe tė caktuara tė interesit tė cilat janė kėnaqura me statusin e reformave dhe nuk kanė mė interes tė thellohen mė tej reformat e tregut.

Mund tė themi qė nė Shqipėri fenomenet qė janė shfaqur nė disa vende tė tjera post komuniste disa vite mė parė, po evidentohen dukshėm sot. Ai fenomen qė quhet kapja e shtetit, ose qė mund ta themi ndryshe, krijimi i njė konglomerati dominues tė jetės sė vendit, qė ėshtė njė konglomerat politiko-financiar ose politikė-biznes.

Zėri i Amerikės: Zoti Lani, partia socialiste ėshtė zhytur nė njė krizė tė thellė qoftė tė brendshme, qoftė qeverisėse. A pritet qė kongresi i saj ti japė zgjidhje kėsaj krize?

Remzi Lani: Kriza e partisė socialiste ėshtė njė krizė shumėplanėshe dhe kongresi i cili do tė mbahet pas 10 ditėve sigurisht mund tė zgjidhė tė paktėn pėrkohėsisht atė qė quhet krizė e pėrfaqėsimit. Domethėnė Partia Socialiste do tė zgjedhė njė kryetar, do tė zgjedhė organet e veta dhe ky ėshtė njė hap.

Megjithatė kongresi nuk do tė mund tė zgjidhė krizėn morale tė Partisė Socialiste e cila ėshtė njė infeksion mjaft i rėndė qė unė nuk mendoj se mund tė zgjidhet me njė kongres dhe mendoj se mund tė mos zgjidh, mbetet ta shohim kėtė, edhe krizėn qeverisėse e cila lidhet me raportin e numrave nė parlament, me balancėn e forcave nė parlament.

Ndoshta pėrfundimi i Kongresit do mund tė zbehė pak klimėn e partitokracisė qė dominon sot nė Shqipėri ku gazetat, publiku, tė gjithė ne kemi dy vjet e gjysmė qė dėgjojmė vetėm pėr kongrese tė partisė socialiste, pėr mbledhje tė KPD-sė, pėr mbledhje tė kryesisė, pėr fjalime tė kryetarit e kėshtu me radhė. Unė e kuptoj qė nė njė demokraci partitė janė njė nga elementėt themelorė tė sistemit demokratik, por nuk janė gjithēka.

Pėr fat tė keq duhet tė pranojmė qė nė Shqipėri na ėshtė imponuar njė regjim partitokracist. Unė personalisht nuk gjej ndonjė lidhje midis sistemit kushtetues shqiptar dhe Kongresit tė Partisė Socialiste. E vėrteta ėshtė qė ne po presim kongresin e Partisė Socialiste dhe pėr mua kjo pėrbėn njė anomali.

Zėri i Amerikės: Zoti Ruli nė kėto kushte nė tė cilat ndodhet Partia Socialiste, a mund tė vazhdojė ajo tė qeverisė vendin pas kongresit? Pra a ekziston mundėsia e kalimit tė vendit nė zgjedhje tė parakohėshme?

Genc Ruli: Nė zgjedhje tė parakohėshme do tė kalohet jo thjesht nga vėrtetimi i faktit, qė partia qeverisėse, dėshmon paaftėsi, ose ka qėnė e pasuksesshme nė disa politika tė saj, gjėra qė janė vėrtetuar prej vitesh. Madje unė nuk po them qė ligjėrimi i dy mandateve tė Partisė Socialiste ėshtė bėrė nga njė performancė tepėr e mirė politike dhe qeverisėse e saj, ajo ėshtė bėrė thjesht nga fakti qė opozita ende nuk ka arritur tė bindi pjesėn e madhe tė votuesit shqiptar, qė duhet bėrė ndėrrimi politik.

Nė kėtė rast, po ta shohim, nuk ėshtė forca e opozitės qė po ēon drejt zgjedhjeve tė parakohėshme, por ėshtė vetė fragmentimi dhe copėzimi i vullnetit politik qė po ndodh brenda pozitės. Fakti qė personazhe tė Partisė Socialiste kėrcėnojnė grupin kundėrshtar me zgjedhje tė parakohėshme, do tė thotė, qė kjo skemė e destabilizimit dhe e prishjes sė ciklit qeverisės po provokohet nga vetė pozita.

Nė kėto rethana, mendoj qė padyshim, nuk ka pse tė mos shkohet nė zgjedhje tė parakohėshme, duke pasur gjithmonė rezervėn time, tė cilėn mund ta ndaj me shumė analistė dhe kolegė shqiptarė, qė nė fakt, zgjedhjet e parakohėshme mund tė ndryshojnė vėrtet konfigurimet e grupit qeverisės, por nė fakt sjellja e politikės shqiptare nuk ėshtė se do tė kurohet me kėto zgjedhje tė parakohėshme. Pra politika pėrsėri mund tė ngelet konfliktuale, pėrsėri mund tė prodhojė destabilitet nė vend tė stabilitetit.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.