|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E mėrkure, 3 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti pėrfaqėsueist e HENDIKOS-it

  • Holkeri suspendoi 12 eprorė tė TMK-sė nė afat prej 6 muajsh

  • Gjilan: Bordi i drejtorėve pėrkrah projektin e kryeshefit pėr riorganizimin e Shėrbimit civil administrativ

  • Policia e UNMIK-ut nuk ka ndonjė person tė arrestuar pėr vrasjen e dy pjesėtarėve tė SHPK-sė nė Pejė`

  • Kryesia e Kuvendit kėrkon nga Qeveria qė ta dorėzojė pėr shqyrtim planin pėr opracionalizimin e standardeve

  • Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

  • Podujevė: Qeveria komunale diskutoi pėr realizimin e tė hyrave vetjake

  • Trajnim pėr procedurat hetimore pėr prokurorėt dhe gjykatėsit penalė

  • Koshtunicėn e ka nevrikosur thirrja e Holkerit drejtuar Beogradit

  • Shpallen tė pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve nė 130 qendra votimi pėr Tiranėn

  • Partia opozitare VMRO-DPMN konteston rezultatet e regjistrimit tė popullsisė nė Maqedoni

  • Luginėn e Preshevės e ka vizituar ambasadori i Gjermanisė nė Beograd

  • Kryetari i AP tė Kėshillit tė Evropės i brengosur pėr kanditaturat e Millosheviqit, Sheshelit dhe Pavkoviqit nė zgjedhjet serbe

  • Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė palestinez

  • Pėrmbytje tė mėdha nė Francė

  • Ambasada amerikane dhe ajo britanike nė Arabinė Saudite paralajmėruan pėr sulme tė tjera terroriste

  • Uashingtoni mbetet i angazhuar pėr zbatimin e marrėveshjes izraelito-palestineze tė paqes

  • Izraeli kritikon Kolin Pauellin

  • Berluskoni forcon kontrollin e medias televizizve

  • Nė Indi tė paktėn 25 vetė kanė humbur njė aksident trafiku

  • Nderohet ambasadori De Mello

  • Njė gjerman akuzohet se ka vrarė dhe ka ngrėnė njė burrė njė vit e gjysmė mė parė

  • Trupat amerikane kanė arrestuar tė paktėn 20 kryengritės nė veri tė Irakut

  • Kolin Pauell ndodhet nė njė turne nėpėr tri vendet e Afrikės Veriore

 
  
Presidenti Rugova priti pėrfaqėsueist e HENDIKOS-it
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė Ditėn ndėrkombėtare pėr personat me aftėsi tė kufizuar, priti sot njė delgacion tė HENDIKOS-it, tė kryesuar nga Halit Ferizi, kryetar.

Presidenti Rugova tha se institucionet e Kosovės, Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria do tė angazhohen nė krijimin e kushteve mė tė mira pėr personat me aftėsi tė kufizuar. "Ne gjatė kėtyre viteve kemi pasur njė progres nė kujdesin e personave me aftėsi tė kufizuar.
 
Nga shumė donatorė janė dhuruar mjete teknike, pajisje dhe aparatura pėr personat me aftėsi tė kufizuara, por edhe ne si institucione do tė shikojmė mundėsinė e shtimit tė kujdesit pėr personat me aftėsi tė kufizuar", tha Presidenti Rugova, duke iu uruar tė pranishmėve Ditėn ndėrkombėtare tė personave me aftėsi tė kufizuar.

Nga ana e tij, Halit Ferizi, kryetar i HENDIKOS-it, pasi prezentoi gjendjen reale te personave me aftėsi tė kufizuar kėrkoi njė angazhim mė tė madh tė institucioneve tė Kosovės pėr kėta persona.

"Tash jemi nė njė fazė kur shumė donatorė ndėrkombėtarė, tė cilėt na kanė ndihmuar deri mė tani pėrditė e mė shumė po largohen nga Kosova dhe ne rrezikohemi qė tė mbesim nė njė vakum ku nuk do tė kemi pėrkrahje, prandaj kėrkojmė nga institucionet tona qė nė kaudėr tė planifikimit buxhetor tė kenė parasysh edhe kategorinė e personave me aftėsi tė kufizuar", tha kryetari i HENDIKOS-it.

Nė fund tė takimit Presidenti Rugova u premtoi pėrfaqėsuesve tė HENDIKOS-it se do t'i ketė nė konsoderatė kėrkesat e tyre, dhe u premtoi ndihmė nė sigurimin e njė tretmani mė tė mirė dhe njė pėrkujdesje mė tė madhe shtetėrore ndaj kėsaj kategorie tė personave me aftėsi tė kufizuar.
 
 
Holkeri suspendoi 12 eprorė tė TMK-sė nė afat prej 6 muajsh
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, sot ka marrė vendimin pėr suspendimin e 12 eprorėve tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, nė njė afat prej 6 muajsh. Mė parė ai ka takuar komandatin e TMK-sė gjeneral Agim Ēekun dhe komandantin e KFOR-it Holger Kamerhof.

Pas takimit komandanti i TMK-sė Agim Ēeku tha se megjithė argumentet e fuqishme qė kanė qenė nė anėn e TMK-sė, Holkeri ka vendosur t'i suspendojė 12 eprorė tė TMK-sė.
 
Duke komentuar kėtė vendim, Ēeku tha se TMK-ja si insitucion pret ndihmė nga UNMIK-u dhe bashkėsia ndėrkombėtare e jo veprime tė dėmshme pėr tė dhe gjithė Kosovėn. Ēeku tha se ky vendim ėshtė i gabueshėm, pa bazė ligjore, i papėrfillshėm dhe i papranueshėm pėr TMK-nė.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof ėshtė shprehur se TMK-ja duhet t'i respektojė vendimet e UNMIK-ut.

"Ne tė gjithė shpresojmė se TMK-ja do tė jetė organizatė profesionale dhe t'i pranojė vendimet e kreut tė UNMIK-ut. Kjo do tė ishte provė e profesinalizmit tė kėsaj organizate pėr t'i arritur standardet pėr Kosovėn", tha Kamerhof.

Mirėpo, administrata e UNMIK-ut ende nuk ka dalė me ndonjė deklaratė zyrtare pėr kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė ėshtė njoftuar se vendimi do tė bėhet publik pėrmes njė komunikate pėr media.

Hetimet kanė filluar para rreth 6 muajsh, pas njė incidenti me eksploziv afėr Zveēanit, nė tė cilin ishte i pėrfshirė edhe njė pjesėtar i TMK-sė.
 
 
Gjilan: Bordi i drejtorėve pėrkrah projektin e kryeshefit pėr riorganizimin e Shėrbimit civil administrativ
 
Gjilan, 3 dhjetor 2003 - Projekti i kryeshefit ekzekutiv pėr riorganizimin e Shėrbimit civil administrativ ka marrė nė parim pėrkrahje edhe nga Bordi i drejtorėve nė takimin e tė martės.

Drejtori Halil Bllaca tha se ai dhe drejtoria e tij janė kundėr kėtij projekti, sepse asnjė ndryshim, nė asnjė drejtori, nuk mund tė bėhet pa njė elaborat paraprak tė punės dhe arsyeshmėrinė se ėshtė njė ndryshim i tillė ėshtė i nevojshėm. Ai nuk beson se skema e kėtillė do tė jetė e suksesshme.

Enver Muja, kryeshef ekzekutiv tha se gjatė pėrgatitjes sė kėtij projekti kanė pasur parasysh edhe pėrvojat e vendeve tjera. Ai shpreson se forma e re e organizmit nė shėrbimin civil do tė garantojė efikasitet mė tė madh nė punė si dhe do tė menjanojė tė gjitha ndikimet e mundshme politike.

Muja mohoi se janė shkelur procedurat dhe i pėrkujtoi drejtorėt nė vendimin e Kuvendit tė komunės, i cili ka kėrkuar tė bėhet njė riorganizim i shėrbimit civil. "Unė si kryeshef kam tė drejtė tė paraqes verzionin tim dhe kėtė e kam me njė pėrkushtim tė madh dhe shumė tė sinqertė", ka thėnė ai.

Projekti i kryeshefit Enver Muja parasheh qė shėrbimi civil tė ketė 421 punėtorė dhe tė funksionojė pėrmes tri departamenteve kryesore - departamentit tė shėrbimeve publike, departamentit tė resurseve materiale dhe zhvillimore, departamentit tė veprimtarive shoqėrore si dhe departamentit tė komuniteteve.

Nėse projekti i kryeshefit tė ekzekutivit Enver Muja e merrė vizėn tė enjtėn edhe nga Komiteti pėr Politikė dhe Financa, atėherė pritet qė edhe Kuvendi ta aprovojė atė nė seancėn e ardhshme.
 
 
Policia e UNMIK-ut nuk ka ndonjė person tė arrestuar pėr vrasjen e dy pjesėtarėve tė SHPK-sė nė Pejė`
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Derek Ēapell tha se vrasjet e fundit tė policėve tė Kosovės nė Rrafshin e Dukagjinit janė bėrė pėr shkak se policia e Kosovės i njeh njerėzit, njohin terrenin dhe janė bėrė pengesė pėr kriminelėt.
 
Ai shtoi se SHPK ėshtė duke i marrė kompetencat dhe duke u bėrė gjithnjė e mė i qėndrueshėm, kėshtu qė njohuritė e tyre janė pengesė per kriminalitetin dhe kriminelėt. Kėtė deklaratėt Ēapell e bėri njė javė pas vrasjes sė dy pjesėtarėve tė SHPK-sė nga persona tė panjohur nė njė sulm tė armatosur nė rrugėn Pejė - Deēan.

Policėt e vrarė kanė qenė pjesėtarė tė njė njėsiti pėr hetimin e vrasjeve. Deri tash, sipas zėdhėnėsit Ēapell, nuk ka ndonjė person tė arrestuar i dyshuar pėr kėtė vrasje, mirėpo hetimet janė duke vazhduar me intensitet.

Zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare e dėnuan edhe njėherė sulmin e 24 nėntorit ndaj pjesėtarėve tė SHPK-sė, duke e quajtur atė njė akt qyqar. Ata theksuan se sulmet ndaj pjesėtarėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės po ndodhin pėr faktin se kėta tė fundit po hetojnė krimet e rėnda.
 
 
Kryesia e Kuvendit kėrkon nga Qeveria qė ta dorėzojė pėr shqyrtim planin pėr opracionalizimin e standardeve
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka kėrkuar nga Qeveria qė ta dorėzojė pėr shqyrtim nė Kuvend planin pėr opracionalizimin e standardeve. Anėtarėt e Kryesisė bėnė tė ditur se Kuvendi do tė diskutojė sė shpejti edhe pėr procesin e privatizimit dhe pėr kėrkesėn e Qeverisė qė tė shpallen tė pavlefshme 53 ligjet e miratuara nga Serbia nė mars tė viti 1989.
 
Tė enjtėn Kuvendi i Kosovės do tė shqyrtojė Projektligjin pėr Kadastėr, Projektligjin pėr Produkte e Pajisjet Medicinale dhe Projektligjin pėr Buxhetin e konsoliduar tė Kosovės pėre vitin 2004.
 
 
Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve tė kombit: Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. "Me vrasjen e kėtyre tre dėshmorėve UĒK-ja humbi shumė. Ajo ditė pėr UĒK-nė ishte ditė e kobshme", u tha nė kėtė akademi pėrkujtimore kushtuar pesėvjetorit tė rėnies sė tre dėshmorėve.
 
 
Podujevė: Qeveria komunale diskutoi pėr realizimin e tė hyrave vetjake
 
Podujevė, 3 dhjetor 2003 - Nė takimin e sotėm tė Kėshillit tė Drejtorėve, tė udhėhequr nga Kryeshefi i Ekzekutivit Ejup Visoka, u dha njė informatė pėr realizimin e tė hyrave vetjake pėr 11 muajt e parė tė kėtij viti, si dhe propozoi masat qė duhet tė mirren pėr realizimin e tė hyrave tė planifikuara pėr buxhetin komunal tė vitit 2003.

Nga tė hyrat e planifikuara prej 1.329.166 euro, pėr 11 muajt e vitit 2003 janė realizuar 514.799 euro ose 39%, pa llogaritur kėtu njė pjesė tė tė hyrave nga gjobat nė trafik tė cilat do ta rrisnin nivelin e pėrqindjes sė tė hyrave komunale, deklaroi Mehmet Gashi.

Qeveria komunale diskutoi edhe pėr arsyet e ngecjeve nė vjeljen e tarifave dhe taksave dhe bashkėrendimin e punėve dhe tė aktiviteteve tė drejtorive qė do tė ndikonin nė realizimin e tė hyrave vetjake.
 
 
Trajnim pėr procedurat hetimore pėr prokurorėt dhe gjykatėsit penalė
 
Prishtinė, 3 dhjetor 2003 - Departamenti i Drejtėsisė i SHBA-ve, nė bashkėpunim me Institutin Juridik tė Kosovės, do tė mbajė njė trajnim njėditor pėr prokurorėt dhe gjykatėsit penalė. Seminari do tė mbahet nė dy sesione tė ndara, mė 3 dhe 5 dhjetor 2003.

Ky trajnim intensiv njėditor ėshtė organizuar nė kuadėr tė reformave qė janė ndėrmarrė sė fundi nė sistemin e gjyqėsisė penale tė Kosovės. Trajnimi do tė pėrqėndrohet nė aspektet praktike dhe nė zbatimin e masave tė fshehta nė hetimet e krimeve, duke pėrfshirė edhe njė pėrmbledhje tė pėrgjithshme tė zbatimit tė masave tė fshehta nė sistemin e drejtėsisė tė Shteteve tė Bashkuara.

Sipas zonjės Marsi Ris, shefe e misionit tė Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė, "Ky trajnim ėshtė njė pėrbėrės i rėndėsishėm i ndihmės sė qeverisė sė SHBA-ve pėr policinė e Kosovės dhe sistemin e drejtėsisė sė Kosovės.
 
Pasi qė njėri nga standardet ėshtė sundimi i ligjit, koha e kėtij trajnimi ėshtė posaēėrisht e qėlluar sepse do t'i ndihmojė gjyqtarėve dhe prokurorėve tė Kosovės qė tė zbatojnė ligjet e Kosovės nė mėnyrė objektive dhe tė drejtė".
 
 
Koshtunicėn e ka nevrikosur thirrja e Holkerit drejtuar Beogradit
 
Beograd, 3 dhjetor 2003 - Kryetari i Partisė Demokratike tė Serbisė Vojisllav Koshtunica, se e ka nevrikosur thirrja e shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri drejtuar Beogradit qė publikisht tė kėrkojė falje pėr atė qė ka ndodhur nė Kosovė.

Koshtunica i ka deklaruar TV shtetėror serb se kėrkimfalja e Beogradit shqiptarėve tė Kosovės "nė kėtė moment asgjė nuk do tė zgjidhte".
 
 
Shpallen tė pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve nė 130 qendra votimi pėr Tiranėn
 
Tiranė, 3 dhejtor - Kolegji zgjedhor i Gjykatės sė Apelit nė Tiranė ka shpallur dje tė pavlefshėm rezultatin e zgjedhjeve nė 130 qendra votimi nė Tiranėl.
 
Kjo gjykatė ka vendour qė zgjedhjet nė kėto qendra tė votimit pėr pushtetin lokal nė Tiranė duhet tė pėrsėriten votimet pėr pushtetin lokal, ose nė njė tė tretėn e tė gjithė qendrave. Vendimi u mor pėr shkak tė tė parregullėsive tė konstatuara nga trupa e gjykatės.
 
Kėtė vendim tė gjykatės e pėrshėndeti menjėherė Partia Demokratike e cila ėshtė partia mė e madhe nė opozitė nė Shqipėri.

Kryeministri dhe njėkohėsisht kryetari i PS tė Shqipėrisė, Fatos Nano doli me njė deklaratė me tė cilėn dėnon ashpėr vendimin e Kolegjit zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit. Sipas tij "vendimi i kėtij kolegji ėshtė thelbėsisht i padrejtė, i pabazuar nė fakte dhe skandaloz politikisht".

Ndėrkaq, Vili Minarolli, kryetar i PD-sė pėr Tiranėn, u shpreh se pas kėtij vendimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet tė japė dorėheqje, sepse janė vėrtetuar njė pjesė e mirė e kontestimeve qė ka paraqitur pėr zgjedhjet e 12 tetorit Partia Demokratike dhe aleatėt e saj.
 
Minaroli thekson se protesta e opozitės mgjithatė do tė vazhdojė si protestė paqėsore, duke bashkėpunuar me policinė pėr tė evituar ēdo lloj provokimi tė mundshėm.
 
 
Partia opozitare VMRO-DPMN konteston rezultatet e regjistrimit tė popullsisė nė Maqedoni
 
Shkup, 3 dhjetor 2003 - Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMN konteston rezultatet e regjistrimit tė popullėsisė nė Maqedoni. Madje ajo kėrkon krijimin e njė komisioni ekspertėsh pėr tė shqyrtuar nė veēanti rritjen e pėrqindjes sė shqiptarėve nė Maqedoni.

Nė kėtė vend u shpallėn para dy ditėsh rezultatet zyrtare e regjistrimit e tė popullsisė tė realizuar nė nėntor tė vitit 2002. Nė bazė tė kėtyre rezultateve aktualisht nė Maqedoni jetojnė 25.17 pėr qind popullsi shqiptare.
 
 
Luginėn e Preshevės e ka vizituar ambasadori i Gjermanisė nė Beograd
 
Preshevė, 3 dhjetor 2003 - Nė Luginėn e Preshevės dje ka qėndruar ambasadori i Gjermanisė nė Beograd Kurt Leonberger. Pas takimeve tė zhvilluara me pėrfaqėsuesit politikė nė kėtė rajon ai tha se Gjermania do tė vazhdojė tė jetė e pranishme nė kėtė rajon, duke ndihmuar nė fushėn e politikės dhe tė ekonomisė.
 
Nė dy fshatra tė Luginės sė Preshevės u inaguruan edhe dy qendra ujėsjellėsi, projekte kėto tė realizuara nė kuadėr tė ndihmės gjermane pėr zhvillimin.
 
 
Kryetari i AP tė Kėshillit tė Evropės i brengosur pėr kanditaturat e Millosheviqit, Sheshelit dhe Pavkoviqit nė zgjedhjet serbe
 
Strasburg, 3 dhjetor 2003 - Kryetar i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Peter Shider deklaroi se ėshtė i brengosur qė nė Serbi janė kandiduar pėr zgjedhjet e ardhshme legjislative edhe Sllobodan Millisheviq, Vojisllav Sheshel dhe Nebojsha Pavkoviq, tė tre kėta tė akuzuar nga Tribunali Ndėrkombtarė i Hagės.

Kryetari i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės theksoi se ata janė pėrgjegjės nė planin politik dhe moral pėr tmerret dhe konfliktet ndėretnike, tė cilat i dhanė Ballkanit zjarr dhe gjak gjatė decenies sė fundit.
Kandidimi i tyre i sėrishėm i dėrgon njė mesazh negativ komunitetit ndėrkombėtar dhe paraqet njė shqetėsim pėr faktin se nacionalizmi nė Serbi po ringjallet pėrsėri.

Demokracia ėshtė mundėsi pėr tė zgjedhur. Kėto zgjedhje pėr popullatėn serbe do tė jenė njė mundėsi pėr tė treguar maturinė e saj politike dhe afrimin drejt principeve tona demokratike dhe tė drejtave tė njeriut, thotė Shider.

Populli serb tani duhet tė pėrcaktohet nėse ėshtė pėr ardhmėri dhe paqe, prosperitet dhe demokraci nė Europė, apo pėr kthimin e dhunės etnike, frikės, urrejtjes dhe izolimit, deklaroi Peter Shider.
 
 
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė palestinez
 
Bregu Perėndimor, 3 dhjetor 2003 - Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė palestinez dhe njė tjetėr e kanė plagosur rėndė afėr qytetit Ramallah, nė Bregun Perėndimor.

Qė nga fillimi i intifadės janė vrarė 3.632 njerėz, prej tyre 2.712 palestinezė dhe 854 izraelitė.
 
 
Pėrmbytje tė mėdha nė Francė
 
Marsejė, 3 dhjetor 2003 - Mijėra njerėz janė evakuuar nga shtėpitė e tyre nė Francė pas pėrmbytjeve qė pėrfshijnė pjesėn mė tė madhe tė jugut tė vendit.

Tė paktėn 3 vetė kanė vdekur, ndėrsa nė Marsejė nė qytetin mė tė prekur nga pėrmbytjet, zjarrėfikėsit kanė mundur t'u vijnė nė ndihmė 500 thirrjeve emergjente.

Rrugėt janė bllokuar, shėrbimin hekurrudhor ėshtė ndalur, ndėrsa shkollat janė mbyllur.

Meteorologėt parashikojnė qė stuhia tė zgjasė deri ditėn e enjte.
 
 
Ambasada amerikane dhe ajo britanike nė Arabinė Saudite paralajmėruan pėr sulme tė tjera terroriste
 
Riad, 3 dhjetor 2003 - Ambasada amerikane dhe ajo britanike nė Arabinė Saudite paralajmėruan rreth njė kėrcėnimi pėr sulme tė tjera terroriste kundėr komplekseve ku strehohen shtetasit perėndimorė nė kryeqytetin Riad.

Paralajmėrimi i djeshėm nga ambasada amerikane thoshte se ka informacione tė konfirmuara qė lenė tė kuptohet se kompleksi Seder Villixh nė Riad ka qenė nėn mbikqyrjen e terroristėve dhe se edhe komplekse tė tjera perėndimore mund tė jenė vėnė nė shėnjestėr.

Shtetet e Bashkuara paralajmėruan gjithashtu amerikanėt pėr sulme tė mundshme terroriste kundėr interesave perėndimore nė Nairobi tė Kenias.
 
 
Uashingtoni mbetet i angazhuar pėr zbatimin e marrėveshjes izraelito-palestineze tė paqes
 
Uashington, 3 dhjetor 2003 - Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Skot Mekllellen, tha se presidenti Bush vazhdon tė mendojė se harta rrugore siguron rrugėn mė tė mirė drejt paqes.

Ai shtoi se presidenti beson qė diskutimet me individė ose entitete private mund tė jenė tė dobishme dhe la tė kuptohet qė bisedimet lidhur me planin jozyrtar tė paqes do tė zhvillohen nė departamentin e shtetit, megjithė kundėrshtimet qė kanė ardhur nga Izraeli.

Megjithatė, zėdhėnėsi Mekllellen e bėri tė qartė se presidenti nuk do tė lėkundet nga mbėshtetja pėr hartėn rrugore, duke thėnė se ajo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė bėrė realitet objektivin e krijimit tė dy shteteve, atė izraelit dhe atė palestinez, duke jetuar krah pėr krah njeri tjetrit nė paqe dhe qėndrueshmėri.
 
 
Izraeli kritikon Kolin Pauellin
 
Uashington, 3 dhjetor 2003 - Sekretari i Shtetit Kolin Pauell, ka thėnė se ai ka nė plan tė takohet me autorėt e planit jozyrtar pėr paqen nė Lindjen e Mesme, megjithė kundėrshtimin e vazhdueshėm tė Izraelit.

Plani u prezentua nė Gjenevė, nga politikanė izraelitė dhe palestinezė, tė cilėt bėnė thirrje pėr ngritjen e njė shteti palestinez.

Sipas planit, lihet nė dorė tė Izraelit tė vendosė se sa refugjatė palestinezė duhet tė kthehen nė Izrael.
As Izraeli dhe as Autoriteti palestinez nuk e kanė mbėshtur planin.

Zėvendėskryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se zoti Pauell do tė bėnte njė gabim nėse takohej me sponsorizuesit e planit tė paqes.
 
 
Berluskoni forcon kontrollin e medias televizizve
 
Romė, 3 dhjetor 2003 - Parlamenti nė Itali ka miratur masa tė reja, pėr tė cilat kritikėt thonė se minojnė pluralizmin dhe lirinė e medias.

Kundėrshtarėt e ligjit thonė se ky i fundit ėshtė njė dhuratė pėr kryeministrin Silvio Berluskoni, pasi i lejon atij tė vazhdojė tė dominojė mbi median televizive italiane.

Ligji ndryshon rregullat e konkurencės nė pronėsinė e medias, duke anashkaluar nevojėn pėr zbatimin e njė vendimi tė gjykatės qė i kėrkon zotit Berlusconi tė shesė njė nga tre televizionet qė ka pronė tė tijėn
Ndėrkohė ėshtė njoftuar se tė mėrkurėn gjatė ditės nė Itali pritet qė tė zhvillohen protesta kundėr kėtij ligji.
 
 
Nė Indi tė paktėn 25 vetė kanė humbur njė aksident trafiku
 
Nju Delhi, 3 dhjetor 2003 - Tė paktėn 25 vetė kanė humbur jetėn dhe 20 tė tjerė janė lėnduar kur njė autobus plot me pasagjerė ėshtė rrėzuar nė njė lumė, nė veri tė Indisė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt. Aksidenti ka ndodhur pasi qė nė njė leqe shoferi i autobusit kishte humbur kontrollin.
 
 
Nderohet ambasadori De Mello
 
Kombet e Bashkuara, 3 dhjetor 2003 - Kombet e Bashkuara nderuan pas vdekjes me Ēmimin pėr tė Drejtat e Njeriut, ish-ambasadorin Serzho Vieira de Melo, i cili u vra gjatė njė sulmi vetėvrasės nė Bagdad.
Komiteti qė dha kėtė ēmim tha se zoti De Melo i ka shėrbyer pa lodhje prej mė shumė se 30 vjetėsh kauzės sė Kombeve tė Bashkuara.

Midis mbajtėsve tė kėtij ēmimi janė edhe: njė grup pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuara nė Kinė; punonjėsit pėr tė drejtat e njeriut nė Argjentinė; njė grup nė Jordani qė u vjen nė ndihmė viktimave tė dhunės nė familje si edhe njė organizatė e grave afrikano- perėndimore.
 
 
Njė gjerman akuzohet se ka vrarė dhe ka ngrėnė njė burrė njė vit e gjysmė mė parė
 
Rotenburg, Gjermani, 3 dhjetor 2003 - Njė teknik kompjuterėsh i akuzuar pėr kanibalizėm del tė mėrkurėn para njė gjykate nė Gjermani. Armin Meiwes, 42 vjeē nga Rotenburgu nė Gjermaninė qendrore akuzohet se ka vrarė dhe ka ngrėnė njė burrė njė vit e gjysmė mė parė.

Viktima kishte pranuar tė ekzekutohej, pasi kishte lexuar pėr qėllimet e vrasėsit tė tij tė publikuar nė faqen e internetit.

I akuzuari kishte publikuar njoftimin se kėrkonte njė mashkull tė ndėrtuar mirė qė do tė lejonte ta hanin.

Prokuroria thotė se ai kishte prerė pjesė tė trupit tė viktimės, i kishte gatuar, ndėrkohė qė viktima vullnetar ishte ende gjallė. Armin Meiwis akuzohet se mė pas ka vrarė viktimėn dhe ka regjistruar gjithė ngjarjen nė video.

Avokatėt mbrojtės thonė se viktima ishte vullnetar dhe prandaj Meiwis nuk mund tė akuzohet pėr vrasje.
Por prokuroria do tė kėrkojė burgim tė pėrjetshėm, duke thėnė se Meiwis ėshtė tejet i rrezikshėm pėr tė qėnė i lirė.
 
 
Trupat amerikane kanė arrestuar tė paktėn 20 kryengritės nė veri tė Irakut
 
Bagdad, 3 dhjetor 2003 - Trupat amerikane kanė arrestuar tė paktėn 20 kryengritės nė veri tė Irakut, por kanė dėshtuar nė kapjen e bashkėpunėtorit mė tė ngushtė tė Sadam Hysesit, Ibrahim al Duri, pėr arrestimin e tė cilit kanė ofruar njė shpėrblim prej 20 milionė dollarėsh.

Policia e Irakut ka thėnė se tė martėn ishte afėr kapjes sė Izat Ibrahim al Durit nė Havija, 155 milje nė veri tė Bagdadit. Al Duri konsiderohet ēelės i planifikimit tė sulmeve kundėr forcave tė koalicionit.
 
 
Kolin Pauell ndodhet nė njė turne nėpėr tri vendet e Afrikės Veriore
 
Rabat, 3 dhjetor 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, i cili ndodhet nė njė turne nėpėr tri vendet e Afrikės Veriore, sot po qėndron nė Maroko, ku do tė bisedojė me mbretin Muhamnd VI.

Pauell mbrėmė mbėrriti nė Marakesh nė kuadėr tė njė turneu tė shkurtėr i cili pėrfshin Tunizinė, Marokon dhe Algjerinė. Qėllimi i vizitės ėshtė nxitja e bashkėpunimit nė luftėn kundėr terrorizmit si dhe promovimi i reformave demokratike nė rajon.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.