|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mitrovicė - Ibrahimi: Sjelljet e pamatura tė pėrfqaėsuesve tė administratės komunale tė UNMIK-ut lidhur me Flamurin Kombėtarė, kanė ndikuar qė kėshilltarėt tė ndjehen tė fyer

 
 

 
Mitrovicė, 3 dhjetor 2003 / Hysni SYLA - Zhvillimet e fundit nė komunė, kanė qenė temė ebisedės qė ėshtė mbajtur nė ambientet e Kuvendit  tė Komunės, midis udhėheqėjes  komunale dhe pėrfaqėsuesve`tė UNMIK-ut. Nė bisedė morėn pjesė zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, zėvendėsadministratori pėr ēėshtje tė pushtetit lokal nė Kosovė, Francesco Bastaglio, zėvendėsadministratori regjional i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Rashid Ahmed dhe  administratorja komunale ndėrkombėtare Minna Jarvenpaa.
 
Udhėheqėja komunale fillimisht i ka njoftuar pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut me situatėn e pėrgjithshme nė komunė dhe mėpastaj pėr zhvillimet nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Komunės.
 
Zėvendėskkryetari i Kuvendit tė Komunės, pasi qė ka folur pėr qėndrimin e vazhdueshėm  konstruktiv tė Kuvendit tė Komunės dhe gadishmėrinė pėr tė bashkėpunuar me UNMIK-un pėr zgjidhjen e problemeve tė ēfarėdo natyre qofshin ato dhe pėr ēuarjen pėrpara tė procesve, i ka thėnė Francesko Bastaglios se sjelljet e pamatura tė pėrfqaėsuesve tė administratės komunale tė UNMIK-ut lidhur me Flamurin Kombėtarė, kanė ndikuar qė kėshilltarėt tė ndjehen tė fyer dhe kanė kėrkuar tė bisedojnė lidhur me problemin e krijuar, ndėrkohė qė reagimet emocionale dhe ofenduese tė  administratores Jarvenpaa gjatė mbledhjes, kanė bėrė qė gjendja tė tensionohet.
 
Si pasojė e kėsaj, ka thėnė mėtutje Mursel Ibrahimi, kėshilltarėt kanė aprovuar konkluzionet, me tė cilat ėshtė njoftuar opinioni i gjerė. Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi ka shprehur edhe njherė gadishmėrinė e Kuvendit tė Komunės, qė tė gjitha problemet qė paraqiten edhe nė tė ardhmen nė komunė tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me administartėn e UNMIK-ut  nė Mitrovicė.
 
Ndėrkaq, zėvendėsadministratori i Kosovės pėr administrim civil, Bastaglio, ka thėnė se ēėshtja e flamurit ėshtė ēėshtje politike, ndėrkohė qė shpallja “person nongrata” e njė zyrtari ndėrkombėtar, ėshtė e papranueshme pėr UNMIK-un. Francesco Bastaglio ka kėrkuar nga pėrfaqėsuesit e pushtetit lkoal dhe ata tė administratės sė UNMIK-ut nė Mitrovicė qė tė bashkėpunojnė ngushtė me qėllim tė avansimit tė punėve dhe procesve demokratike nė interes tė qytetarėve dhe te pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn,  si dhe qė problemet eventuale tė zgjidhen  dhe tejkalohen me mirėkuptimtim reciprok.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.