|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Podujevė: Qeveria komunale diskutoi pėr realizimin e tė hyrave vetanake

 
 

 
Podujevė, 3 dhjetor 2003 (TN) – Nė takimin e sotėm tė Kėshillit tė Drejtorėve – KD tė udhėhequr nga Kryeshefi i Ekzekutivit Ejup Visoka mori pjesė edhe zv. kryetari i komunės Agim Kikaj dhe pėrfaqėsuesja e UNMIK-ut An Sofi.
 
Nė kėtė mbledhje drejtori i Drejtorisė pėr Buxhet dhe Financa Mehmet Gashi dha njė informatė pėr realizimin e tė hyrave vetanake pėr 11 muajt e parė tė kėtij viti, ngecjet si dhe propozoi masat qė duhet tė mirren pėr realizimin e tė hyrave tė planifikuara pėr buxhetin komunal tė vitit 2003.
 
“Nga tė hyrat e planifikuara prej 1.329.166 euro, pėr 11 muajt e vitit 2003 janė realizuar 514.799 euro ose 39%, pa llogaritur kėtu njė pjesė tė tė hyrave nga gjobat nė trafik tė cilat do ta rrisnin nivelin e pėrqindjes sė tė hyrave vetanake komunale” deklaroi Mehmet Gashi. Mirėpo Kėshilli i Drejtorėve i KK tė Podujevės vlerėsoi se niveli i tė hyrave vetanake pėr 11 muajt nuk ėshtė i kėnaqshėm.
 
Qeveria komunale diskutoi edhe pėr arsyet e ngecjeve nė vjeljen e tarifave dhe taksave dhe bashkėrendimin e punėve dhe tė aktivteteve tė drejtorive qė do tė ndikonin nė realizimin e tė hyrave vetanake, pėr ēka ndaj tė gjithė obliguesve tatimorė dhe tė tarifave komunale do tė merren masa adekuate.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.