|
-
3
dhjetor 2003 / TN
-
-
Ndėrkaq lutem 25 orė (siē thoshte Enveri) nė ditėnetėt e gjata pėr
krejt qeniet njerėzore dhe mirėsinė, atėherė edhe njė herė kujtohem
se qenkam i vdekshėm dhe se rilindja pėrsėritshėm do tė na sjell
dhembje e fjalė, kujtime e lotė dhe pak, o Zot sa pak dashuri...!
-
Nė
kėtė natė dritarja mbetet hapur edhe nė dhomėn e ftohtė ku mėtoj tė
kujtoj se megjithatė, njė ditė perdja do tė griset dhe se nė takimin
tonė do tė flasim pėr jetėn tjetėr, gjuhėn tjetėr dhe dashuritė
tjera...
-
-
Bekim
TOĒANI
-
-
Ėshtė
thėnė dhe pėrsėritshėm po e them, me dhembje e deri nė klithje! Po
rishkruaj se dua ta thyej heshtjen e bardhė mbi librin-pėrmendore
dhe pse e ndiej mund tė bėj edhe njė mėkat tė madh e pastaj ta bart
mbi supe Kryqin, lotin tim nė heshtjen e madhe ... Edhe njė herė, mė
se njė herė, heshtja shpėrthen sa dhembja...Figurėn time e shoh nė
mesin Tuaj dhe nuk pendohem pse edhe sot, si dje, si nesėr, si
gjithėmonė: vuaj e mė dhemb. Mė dhemb aq shumė sot sa nuk kam mė as
fuqi e as zė as pėr klithje... Nuk e di pse kam riardhur pėrsėri tek
kjo hekurudhė dhe nė kto varre dhe kurr nuk e di pse vetėm,
pse...?! Apo vetėm pėr tė rikujtuar dhembjet e gjalla dhe gjuhėn qė
as mė tė dashurit nuk e kuptojnė...e ne vetėm pėr tu rrėfyer vijmė
dhe flasim me gjuhėn tonė, lutjet tona dhe kėshtu kujtojmė njė kohė,
njė ėndėrr dhe jetėn e vdekjen qė spo u shihet edhe sot kufiri i
stėrholluar...!
-
-
A thua
ku jemi njohur me Jusuf Gėrvallėn, pse Enveri nuk e nxjerr mė
Informatorin e mbrėmjes, pse Xhema nuk e shkruan edhe njė LUTJE, por
kėsaj radhe pėr Llapin...Pse jam dhe ku jam e ēfarė na qenka kjo
jeta siē ne e quajmė?! A thua e beson TI, miku im qė edhe pas
vdekjes tėnde dhe tė miqve TU, edhe pas shumė vdekjeve misterioze,
kėrcėnimet pėr fjalėn nuk kanė ndaluar as nė lirinė qė dikush po e
shkel me tė dy kėmbėt...?! A beson se kjo liri qenka aq e
shumėllojshme, aq e ndryshme dhe aq e ēuditshme...? (Qėndroj para
Librit tė mermertė dhe e dėgjoj rėnkimin e tokės dhe mbase edhe
mallkimin tėnd pėr mua, pėr fjalėn, pėr lirinė...Sikur mė thua tė
vėrtetėn e tė qenit i gjallė e fatkeq dhe e ndjej veten pastaj tė
mjerė, tė vetmuar dhe tė shtypur nga gjithė ajo barrė qė mbaj mbi
supe veē pse dikush tjetėr dėshiron...Dhe ke tė drejtė! Sepse soji
ynė na konsideron tė mirė vetėm kur vdesim. Sepse unė vij njė herė
nė vit tek TY dhe sepse atėherė bėhemi tė denjė pėr lule, akademi
pėrkujtimore dhe fjalėshumė...Mos ma ndal mallkimin se pastaj mė
humbet shpirti nė mesin e tė gjallėve! Vetėm mos mė mallko, tė
pėrgjėrohem, pse nuk pėrjcell mė akademitė, pėrkujtimet,
pėrvjetorėt, ditėt mortore qė nuk po ndalen dhe netėt e frikshme qė
i zė njeri e kur zgjohesh shpallesh i vrarė, trathtar apo i gjallė e
me bisht!)
-
-
O Zot,
edhe lotėt, edhe fjalėt kanė shterrur dhe kam aq shumė pėr tė thėnė
e stėrthėnė...Sa keq qenka tė njohėsh ngjarje, njerėz e jonjerėz,
vdekje e jetė...dhe tė heshtėsh pėr tmos u bė pre e politikanėve,
mjeranėve, injorantėve, prostitutave, hajdutėve, bukėpėrmbysėsve
... atyre me maska e me dy fytyra...Dhe ende i beson kėsaj jete
njeriu! Tė vjen tė vjellėsh duke parė aq anomali, aq jonjerėzi e
mosmirėnjohje dhe kjo nga ata qė u ke besuar ... por ka diēka qė tė
mbanė ende lidhur pėr ktė lloj jete e lirie...I beson tė sė
vėrtetės dhe me idiotizėm mbronė parime morale e njerėzore edhe me
tė panjerėzit...Fundja, i beson ndėrgjegjes dhe unit tėnd, por edhe
ndėrgjegjes aty ku ka mbetur, djersėve tė derdhura pėr njė tjetėr
jetė dhe asaj lirie qė do tna e zbulojė edhe komunikimin tonė e
edhe dashurinė pėr njeriun, por edhe habinė pėr vrasėsit.
Kriminelėt e gjitha ngjyrave, llojeve, gjinive dhe racave e
konfesioneve kujtojnė se duke shkatėrruar jetė vrasin njerėz dhe
dashuri. E megjithate reinkarnimi ndodhė, ne flasim dhe rilindim e
ēmallemi me nga njė fjalė, poezi apo edhe lotė kujtimesh...
-
-
Pata
menduar se nuk do tė duhet tė komunikoj me njerėzit e dashur nė kėtė
formė tejdimensionale. Sė paku unė nuk e mbajta fjalėn me
pėrshėndetjen Mirė u pafshim nė dimensionin tjetėr! Por po tė
rrėfehem TY dhe ATYRE qė i njoha, u njohėm dhe sot komunikojmė
pėrtej jetėve, nė i thėnqin jetė kėsaj qė ne po e jetojmė. Tė pyes
dhe ju pyes tė gjithėve: A mendoni se jam i gjallė? A kujtoni se kam
njė jetė?! Jo, jo! Por duhet tė aktroj, ta imitoj njėfarė jete,
gjithnjė duke pėsuar dhe bėrė e ribėrė tė njėjtat gabime dhe
sakrifica... qė fjala, ideali dhe dashuria pėr atė jetėn qė Ju
punuat tė ribėhet, tė krijohet njėherė... Ju e dini edhe sot e sonte
qė ne kurrė nuk i kemi njohur rolet tona, pavarėsisht parandjenjave
dhe shenjave qė gjithėmonė i kemi dėshifruar qė mė parė, sepse ishte
gjithėmonė pyetja: Kush e ka radhėn?
-
-
Ky
bashkėbisedim mė rėndon...tmerrėsisht mė dhemb e nuk e di pse
shkruaj dhe pse jam! E di ēfarė mendoni JU tė gjithė. E ndiej thellė
se mė mallkoni nė njėfarė mėnyre pse jam ... Por miqve u mungon njė
fjalė Juaja, njė editorial, njė libėr, njė lutje apo vetėm njė
mallkim Juaji...
-
-
Po
kujt pos Teje nė kėtė muzg ti rrėfehem e tia them njė fjalė a
fjali nė ktė vend ku ende e bardha dhe e zeza bashkėudhėtojnė dhe
ku injorantėt, shpifėsit, trilluesit sajojnė pėrditshmėrinė e
vrazhdė qė nuk pėrceptohet jetė?!
-
-
Mbase
edhe TI, sikur AI qė mė njohu me TY e mė shtyri tė bėj njėfarė
libri, do tmė thuash qė duhet ti vuajė gabimet?! Kėtė po ma
pėrsėrisin qe sa kohė edhe engjujt e edhe vetvdekja ime... A thua
miku im a banojnė engjujt nė ktė tokė?!
-
-
Dėgjoj
njė zė nga Libri i Mermertė dhe tė shoh duke mallkuar fjalėn edhe
mua e sojin tonė...Tė tjerėt na e kėndojnė harrimin e
pėrmotshėm...e ke thėnė kėtė Ti dhe nuk e ndien se kot vrapon pas
asaj qė e quajnė tė vėrtetė..., mė bėhet se dėgjoj kėso pyetjesh qė
nė vesh mė kumbojnė ashtu siē kumbon vaji i njė fėmije dhe kėnga e
Mjellmės...
-
-
Nė mes
tė muzgut dhe ēmendurisė, nis dhe gris Lirikat e dhembjes qė desha
ti lė mbi varr nė vend tė luleve...Ēirrem me zė shtaze dhe lotėt i
fshij me fletėt qė i gris me urrejtje derisa nuk e di pse vrapoj
binarėve tė ndryshkur tė hekurudhės dhe ngado mė sulmojnė qentė
katėr, dy e njė kėmbėsh...Afėr njė shkurreje ndalem pėr tė marrė pak
frymė dhe e shoh se nė dorė mė ka mbetur vetėm faqja e parė e
Lirikave dhe ajo fjala e vetmallkimit Ska mė, tė cilėn e vendos
pa ditur pse! Dhe merre me mend miku im, unė do tė duhet ta bėj
promovimin e vetmallkimit tim! Ēka do tė flisje, ēka do tė thoje TI
dhe ATA, a thua?! A do tė mė mallkoni edhe njė herė pse jam,
shkruaj, vdes i gjallė e ringjallem nga fjala...?!
-
-
Ndėrkaq lutem 25 orė (siē thoshte Enver
Maloku) nė ditėnetėt e gjata pėr
krejt qeniet njerėzore dhe mirėsinė, atėherė edhe njė herė kujtohem
se qenkam i vdekshėm dhe se rilindja pėrsėritshėm do tė na sjell
dhembje e fjalė, kujtime e lotė dhe pak, o Zot sa pak dashuri...!
-
-
Nė
kėtė natė dritarja mbetet hapur edhe nė dhomėn e ftohtė ku mėtoj tė
kujtoj se megjithatė, njė ditė perdja do tė griset dhe se nė takimin
tonė do tė flasim pėr jetėn tjetėr, gjuhėn tjetėr dhe dashuritė
tjera...
|
|