|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E marte, 2 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Ende nuk ka ndonjė vendim pėr pezullimin e 12 eprorėve tė TMK-sė

  • Nė takimin Holkeri - Ēeku ėshtė biseduar rreth suspendimit tė 12 pjesėtarėve tė TMK-sė

  • Holkeri gjatė qėndrimit nė Beograd i ka bėrė thirrje Serbisė t'u kėrkojė falje shqiptarėve

  • Daci thotė se Kuvendi i Kosovės me procedurė tė shpejtė do tė shpallė tė pavlefshme ligjet diskriminuese serbe

  • Alush Gashi merr pjesė nė Lutjen e Mėngjesit tė Parlamentit Evropian

  • Ministrat e mbrojtjes tė vendeve tė NATO-s kanė thėnė se nė Kosovė nuk do tė ketė pakėsim tė trupave paqeruajtėse

  • Nė Kosovė tė paktėn 51 persona janė infektuar me virusin e Sidės

  • Tre tė burgosur kanė ikur nga Qendra e paraburgimit nė Lipjan

  • Asambleja Komunale e Prishtinės kėrkon nga Parlamenti i Kosovės qė urgjentisht t'i suspendojė ligjet diskriminuese

  • Sindikata e RTP-sė u bėn thirrje llapjanėve qė mos tė bėjnė parapagimin e RTK-sė pėrmes faturave tė KEK-ut

  • Tė mėrkurėn nė Gjilan ndėrkombėtarėt flasin pėr arritjet e kėtij viti dhe sfidat e sė ardhmes

  • Policia ndėrkombėtare dhe KFOR kanė tėrhequr masat e sigurisė nga rrugėt e Prishtinės

  • Asambleja komunale e Pejės ka gjykuar ashpėr rastet e vrasjeve dhe tė krimit

  • KKSHA organizon nė Nju Jork njė seminar biznesi

  • Akuza tė ndėrsjella pėr qeverinė Presidenti – Kryeministri

  • Ministria e Rendit paralajmėron opozitėn shqiptare

  • Boshnjakėt e parė para gjyqit tė Hagės

  • Trupat amerikane mbase kanė vrarė ose kanė arrestuar njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Huseinit

  • Tė paktėn njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot

  • Indiferencė e shumė vendeve ndaj pėrhapjes sė Al-Kaidas

  • Ish-zyrtarė izrelitė dhe palestinezė paraqitėn nė Gjenevė njė plan jozyrtar paqeje

  • Administrata amerikane vazhdon tė jetė e angazhuar pėr kalimin e pushtetit nė Irak

 
  
Ende nuk ka ndonjė vendim pėr pezullimin e 12 eprorėve tė TMK-sė
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic, nė lidhje me rastin e hetimeve pėr suspendimin e 12 eprorėve tė TMK-sė, bėri tė ditur se kryeadminstratori Hari Holkeri ėshtė duke i vazhduar konsultimet me komandantin e TMK-sė gjeneral Agim Ēekun.
 
Zėdhėnėsja nuk sqaroi se kundėr kujt janė duke u bėrė hetimet dhe pėr ēfarė akuzash ėshtė fjala. Ajo vetėm ka shtuar se do tė vijė koha kur ato do tė bėhen tė ditura.

Ndėrkohė, kreu i UNMIK-ut Holkeri sot ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit e pesė zyrave tė vendeve mė me ndikim nė Kosovė. Shefi i Zyrės gjermane, Peter Rondorf, pas takimit tha shkurt se lidhur me kėtė ēėshtje ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim.

Tė pėrkujtojmė se nė takimin e djeshėm tė Holkerit dhe komandantit tė TMK-sė, Ēekut, nė tė cilin ėshtė biseduar lidhur me kėtė ēėshtje, gjeneral Ēeku nuk ėshtė pajtuar me propozimin pėr suspendimin e 12 pjesėtarėve tė TMK-sė.
 
 
Nė takimin Holkeri - Ēeku ėshtė biseduar rreth suspendimit tė 12 pjesėtarėve tė TMK-sė
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri para se tė udhėtonte dje nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Beograd ėshtė takuar me komandantin e TMK-sė, gjeneral Agim Ēekun.
 
Nė kėtė takim ėshtė biseduar lidhur me suspendimin e 12 pjesėtarėve tė TMK-sė. Pas takimit, gjeneral Ēeku ka deklaruar se nuk ėshtė marrė asnjė vendim dhe se ai nuk pajtohet me kėto suspendime.
 
 
Holkeri gjatė qėndrimit nė Beograd i ka bėrė thirrje Serbisė t'u kėrkojė falje shqiptarėve
 
Beograd, 2 dhjetor 2003 - Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, i cili mori pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Beograd, tha se edhe pėr Kosovėn duhet tė kėrkohet falje dhe tė pranohet pėrgjegjėsia pėr atė qė ka ndodhur.

"Muajin e kaluar liderėt e Beogradit i kėrkuan falje ppoullit tė Bosnjės e Hercegovinės pėr fatkeqėsitė e pėsuara. Njė pranim i ngjashėm i pėrgjegjėsisė pėr atė qė ndodhi nė Kosovė do t'i zbuste tensionet nė Kosovė dhe nė Serbi", tha Hari Holkeri nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Beograd kushtuar tolerancės dhe integrimit.
 
Ai tha se nė Kosovė u vranė mijėra civilė, u bėnė mizori qė shkaktuan 800 mijė njerėz tė braktisin vendin dhe kėto nuk mund tė harrohen, kė thėnė Holkeri nė arsyetimin e tij pėr kėrkimin e faljes nga ana e Beogradit pėr atė qė ndodhi nė Kosovė.

"Pajtimi nuk do tė kishte pengesa nėse Kosova nuk do tė shfrytėzohej si letėr nacionaliste nė politikėn e brendshme tė Serbisė", ka vlerėsuar Holkeri.

Ai tha se nė Kosovė tash tensionet kanė rėnė, duke ilustruar kėtė me pjesėmarrjen e pakicave etnike nė SHPK. Shumė pjesėtarė tė pakicave nuk e kanė lirinė e lėvizjes, por nga ana tjetėr disa pjesėtarė tė pakicave nuk e pranojnė realitetin se jetojnė nė njė protektorat ndėrkombėtar. Nė Kosovė ka progres por punėt ende janė larg nga pėrfundimit, ka thėnė Holkeri.
 
 
Daci thotė se Kuvendi i Kosovės me procedurė tė shpejtė do tė shpallė tė pavlefshme ligjet diskriminuese serbe
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Kryeparlamentari i Kosovės Nexhat Daci, pas kthimit nga SHBA-tė nė Prishtinė, kritikoi UNMIK-un pėr vonesėn e bartjes sė kompetencave tek vendorėt. Daci bėri tė ditur se nė Uashington ka kėrkuar ndėrhyrje pėr pėrshpejtimin e proceseve nė Kosovė.

Kryparlamentari Daci ka komentuar edhe planin pėr standardet qė pritet tė publikohet sė shpejti dhe kėrkesėn e Qeverisė pėr shpallje tė pavlefshme tė 53 ligjeve diskriminuese serbe tė cilat ende zbatohen nė Kosovė.
 
Daci tha se njė pjesė e madhe e bashkėsisė ndėrkombėtare do tė dėshironte qė rivlerėsimi i standardeve tė prolongohet, por sipas tij, Misionit tė OKB-sė nė kėtė periudhė i duhen mė tepėr udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės sesa ata atyre.
 
Ai tha se me procedurė tė shpejtė parlamentare do tė hyjė kėrkesa e Qeverisė pėr shpalljen tė pavlefshme tė ligjeve diskriminuese tė miratuara nga regjimi serb.

Daci tha se gjatė takimeve tė zhvilluara nė Uashington nė Departamentin e Shtetit, amerikanėt vlerėsojnė se institucionet e Kosovės nuk po bėjnė sa duhet nė rritjen e tolerancės midis partnerėve tė koalicionit qeverisės, por edhe ndaj minoriteteve nė Kosovė.
 
 
Alush Gashi merr pjesė nė Lutjen e Mėngjesit tė Parlamentit Evropian
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Me ftesė tė Parlamentit Evropian, Dr.Alush Gashi, deputet i Kuvendit tė Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė LDK-sė do tė marrė pjesė nė Lutjen e Mėngjesit tė Parlamentit Evropian, e cila pėrfshin anėtarėt e Parlamentit, si edhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė institucioneve ndėrkombėtare tė pėrfaqėsuara nė Bruksel.
 
Nė kuadėr tė kėsaj vizite, sonte (e martė), Dr. Gashi do tė marrė pjesė nė darkėn e punės me pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian. Gjatė qėndrimit nė Bruksel ai poashtu do tė zhvillojė takime me parlamentarėt e Komitetit pėr Politikė tė Jashtme, si edhe tė Senatit belg dhe tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.

Alush Gashi para parlamentarėve evropianė do tė paraqesė tė dhėna pėr qėndrimin e LDK-sė rreth domosdoshmėrisė sė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe anėtarėsimin e saj nė tė gjitha institucionet relevante ndėrkombėtare.
 
 
Ministrat e mbrojtjes tė vendeve tė NATO-s kanė thėnė se nė Kosovė nuk do tė ketė pakėsim tė trupave paqeruajtėse
 
Bruksel, 2 dhjetor 2003 - Ministrat mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s nė takimin vjeshtor tė vendeve anėtare tė NATO-s nė Bruksel, kanė thėnė se nė Kosovė nuk do tė ketė zvogėlim tė trupave tė NATO-sė.
 
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld ka thėnė pas takimit me homologėt e tij tė shteteve tė tjera tė NATO-s, se amerikanėt pėrkundėr angazhimeve nė rajone tė tjera, siē janė Iraku dhe Afganistani, do tė mbeten tė angazhuar edhe nė Ballkan.

"Sė bashku kemi filluar dhe sė bashku do tė dalim nga Bosnje dhe Kosova", ka thėnė Ramsfeld, duke u pėrgjigjur nė njė pyetje se a do tė mbajnė premtimin amerikanėt pėr tė mbajtur trupat nė Kosovė edhe pse kanė nevojė pėr tė to nė Irak dhe Afganistan.

"Ne kemi 1.400.000 ushtarė aktivė dhe rreth 700 mijė rezervė, kėshtu qė mendoj se kemi mjaft ushtarė pėr tė qenė tė angazhuar nė tė njejtėn kohė edhe nė Ballkan", ka thėnė Ramsfeld.
 
NATO-ja do tė pėrgjysmojė numrin e ushtarėve nė Bosne e Hercegovinė, ndėrkaq nė Kosovė nuk ka kushte pėr ndonjė ndryshim tė dukshėm, kanė vendosur ministrat e mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s nė takimin e tyre nė Bruksel.

Nė Kosovė sidoqoftė njė forcė e madhe e NATO-s mbetet esenciale. KFOR-i vazhdon tė luajė nė rol esencial nė kontributin pėr tė mbajtur sigurinė dhe stabilitetin.
 
KFOR-i do tė rikonstruktohet, por nuk do tė zvogėlohet nė mėnyrė qė tė ketė mė pak se 17.500 trupa pėr momenti, thuhet edhe nė komunikatėn pėrfundimtare tė takimit tė ministrave tė mbrojtjes tė NATO-s qė ka pėrfunduar dje nė Bruksel.
 
 
Nė Kosovė tė paktėn 51 persona janė infektuar me virusin e Sidės
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Tė paktėn 51 persona edhe nė Kosovė janė infektuar me virusin e Sidės, sėmundje kjo e cila pėr herė tė parė kėtu u paraqit nė vitin 1986. Numri mė i madh i tė infektuarve me kėtė virus ėshtė regjistruar gjatė tri viteve tė shkuara.
 
Kėto tė dhėna u publikuan dje nė Prishtinė nė shėnimin e Ditės Ndėrkombėtare kundėr sėmundjes sė Sidės ku edhe nė Kosovė filloi fushata pėr parandalimin e kėsaj sėmundje vdekjeprurėse.

Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Isuf Dedushaj tha se deri nė vitin 1992 kjo sėmundje ka qenė e importuar, ndėrkaq tash ajo ėshtė e implementuar.

Shkaktari i sėmundjes nė Kosovė, ndėrkaq pėrmendet emigrimi i madh i kosovarėve, mirėpo tash sė voni njė shkaktar tjetėr ėshtė regjistruar edhe prania e madhe kėtu e stafit ndėrkombėtar nė Kosovė nga tė gjitha vendet e botės.

Sidoqoftė pėr tė parandaluar pėrhapjen e kėsaj sėmundjeje vdekjeprurėse u bėhet thirrje tė gjithė pėrgjegjėsve tė institucioneve tė Kosovės qė tė ngrisin zėrin dhe tė angazhohen nė mėnyra tė ndryshme.
 
 
Tre tė burgosur kanė ikur nga Qendra e paraburgimit nė Lipjan
 
Lypjan, 2 dhjetor 2003 - Tre tė burgosur kanė ikur nga Qendra e paraburgimit nė Lipjan. Deri tash policia dhe KFOR-i nuk kanė arritur tė kapin tė arratisurit. Policia nuk ka dhėna informacione pėr identitetin e tė burgosurve. Pėrgjegjėsit pėr drejtėsi nė UNMIK kanė thėnė se ky burg ėshtė i standardeve tė larta ndėrkombėtare dhe mundėsitė pėr arratisje janė shumė tė vogla.
 
 
Asambleja Komunale e Prishtinės kėrkon nga Parlamenti i Kosovės qė urgjentisht t'i suspendojė ligjet diskriminuese
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Asambleja Komunale e Prishtinės miratoi njė Deklaratė nėpėrmjet tė sė cilės kėrkon nga Parlamenti i Kosovės qė urgjentisht t'i suspendojė ligjet diskriminuese tė ish-Jugosllavisė qė AKM i shfrytėzon si pretekst pėr ndėrprerjen e procesit tė privatizimit. Nė kėtė deklaratė thuhet:

- Kėshilltarėt e Asamblesė Komunale tė Prishtinės janė tė shqetėsuar pėr ndėrprerjen e procesit tė privatizimit nga AKM-ja. Ky proces e destabilizon plotėsisht Kosovėn dhe kontributin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e varfėrisė sė popullatės.

Asambleja Komunale e Prishtinės mbėshtet kėrkesat e Qeverisė sė Kosovės lidhur me AKM-nė dhe kėrkon nga Parlamenti i Kosovės qė nė mėnyrė urgjente t'i suspendojė ligjet diskriminuese tė ish-Jugosllavisė tė cilat AKM-ja i shfrytėzon si pretekst pėr ndėrprerjen e kėtij procesi, i cili ka rėndėsi vitale pėr Kosovėn.

Thirrja nė ligjet diskriminuese, antikushtetuese tė miratuara nė gjendje tė jashtėzakonshėme prejudikon statusin final tė Kosovės.
 
Njėkohėsisht Asambleja Komunale e Prishtinės kėrkon definimin e saktė tė pronės sė Komunės, kompetencat dhe pėrgjegjėsitė pėr menaxhimin e saj nė pėrputhje me standartet mė tė larata ndėrkombėtare, - thuhet nė fund tė Deklaratės sė miratuar nga Kėshilltarėt e Asamblesė Komunale tė Prishtinės.
 
 
Sindikata e RTP-sė u bėn thirrje llapjanėve qė mos tė bėjnė parapagimin e RTK-sė pėrmes faturave tė KEK-ut
 
Podujevė, 2 dhjetor 2003 - Sindikata e pavarur e Radio-Televizionit tė Prishtinės pėrmes njė njoftimi tė shpėrndarė nė shumė lokale afariste por edhe pėrmes 2 radiostacioneve lokale u ka bėrė thirrje qytetarėve tė Llapit qė tė mos tė bėjnė parapagimin e RTK-sė pėrmes faturave tė KEK-ut.

"Pėr tė kundėshtuar kėtė veprim tė RTK-sė dhe tė KEK-ut, qytetarėt llapjanė janė duke nėnshkruar njė petcion", ka njoftuar Xhafet Gjata, pėrfaqėsues i Sindikatės sė RTP-sė pėr kėtė komunė.
 
Sipas z. Gjata kjo masė e RTK-sė ndaj tė gjithė poseduesve tė aparatave televizive nuk ka asnjė mbėshteje ligjore edhe pėr faktin se nė komunėn e Podujevės, RTK-ja nuk ka fare shikueshmėri ose fare pak ngase emetimi i kėtij programi pengohet nga transmetuesit e televizioneve serbe tė vendosur afėr kufirit tė Kosovės.

Nga ana tjetėr drejtori i njėsisė sė KEK-ut nė Podujevė Sali Fejzullahu thotė se kjo pagesė prej 3.5 eurove ėshtė marrėveshje e institucioneve qendrore tė vendorėve dhe ndėrkombėtarėve, por ėshtė i vetėdijshėm se kjo paraqet njė problem me paguesit e rrymės elektrike qė nė Llap edhe ashtu janė tė pakėt.
 
 
Tė mėrkurėn nė Gjilan ndėrkombėtarėt flasin pėr arritjet e kėtij viti dhe sfidat e sė ardhmes
 
Gjilan, 2 dhjetor 2003 - Nė konferencėn e fundit tė strukturave ndėrkombėtare pėr kėtė vit, e cila mbahet tė mėrkurėn mė 3 dhjetor, nė zyrat e OSBE-sė nė Gjilan, do tė rezymohen tė arriturat e vitit 2003 si dhe sfidat e sė ardhmes pėr rajonin dhe Kosovėn, nė pėrgjithėsi.

Me kėtė rast, sipas njoftimit nga zyrat pėr informim tė OSBE-sė dhe UNMNIK-ut, para gazetarėve vendorė do tė fokusohen nė kėtė temė pėrfaqėsuesi rajonal i UNMIK-ut, Marsel Kintalan, komandanti i BSHL, gjenerali Xheri Bek si dhe komandati rajonal i policisė sė UNMIK-ut Riēard.

Ata do tė flasin pėr punėn qė kanė bėrė organizatat qė drejtojnė nė avancimin e paqes dhe tė progesit nė rajonin e Gjilanit.
 
 
Policia ndėrkombėtare dhe KFOR kanė tėrhequr masat e sigurisė nga rrugėt e Prishtinės
 
Prishtinė, 2 dhjetor 2003 - Policia ndėrkombėtare dhe forca paqeruajtėse e NATO-s, KFOR kanė tėrhequr masat e vėrejtura tė sigurisė nga rrugėt e Prishtinės pas njė kėrcėnimi 72-orėsh pėr mundėsinė e sulmeve terroriste kundėr organizatave ndėrkombėtare nė Prishtinė.
 
Zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare, Derek Ēapell tha se masat e sigurisė qė janė vėrejtur qė nga e enjtja, tani janė hequr pas vlerėsimit qė i ėshtė bėrė situatės lidhur me kėto kėrcėnime.
 
"Masat e sigurisė qė i keni parė nė rrugėt e Prishtinės kanė qenė shumė specifike dhe janė ndėrmarrė pėr njė periudhė tė caktuar kohore", tha Ēapell. Sipas policisė ndėrkombėtare nė Prishtinė nuk do tė shihen tanke dhe mjete tė tjera ushtarake, mirėpo niveli i sigurisė mbetet i njejtė.
 
Policia kufitare ėshtė nė nivelin e lartė tė gatishmėrisė, si pasojė e kėrcėnimeve nė rajon. Po ashtu u bė e ditur se janė ndėrmarrė masa tė larta tė sigurisė me policinė kufitare dhe UNMIK-u ka vendosur edhe mure mbrojtėse nė ndėrtesėn kryesore nė Prishtinė.

Ēapell ka thėnė se nuk ka informacione se nė Kosovė tė ketė pjesė tė rrjeteve terroriste, megjithatė mendon se mund tė ketė dy-tre njerėz tė pajisur me mjete shpėrthyese, tė cilėt kanė njė motiv tė caktuar pėr tė kryer ndonjė sulm terrorist dhe gjėra tė tilla mund tė ndodhin edhe nė Kosovė.
 
 
Asambleja komunale e Pejės ka gjykuar ashpėr rastet e vrasjeve dhe tė krimit
 
Pejė, 2 dhjetor 2003 - Asambleja komunale e Pejės ka gjykuar ashpėr rastet e vrasjeve dhe tė krimit qė ka kapluar kėto ditė rajonin e Pejės dhe ka kėrkuar qė nė mbledhjen e ardhshme tė Kuvendit tė ftohen pėrfaqėsuesit e KFOR-it, policisė ndėrkombėtare dhe tė Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr tė raportuar pėr masat qė po ndėrmerren kundėr krimit.
 
 
KKSHA organizon nė Nju Jork njė seminar biznesi
 
Nju Jork 2 dhjetor 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) pėrmes njė njoftimi bėn tė ditur mė 11 dhjetor 2003 nė Nju Jork do tė mbajė njė seminar biznesi falas pėr t'i dhėnė komunitetit shqiptaro-amerikan tė dhėna nė lidhje me hapjen e biznesit tė ri dhe menaxhimin mė mirė tė bizneseve ekzistuese.

Seminari, qė mbahet nė bashkėpunim me Qendrėn e Rrjetit tė Biznesit si pjesė e Programit tė Zhvillimit tė Biznesit tė Refugjatit, do t'u ofrojė tė interesuarve ndihmė nė fushėn e marketingut, financimit dhe planifikimit strategjik - si atyre qe duan tė hapin biznese tė reja ashtu edhe atyre qė drejtojnė biznese ekzistuese.

Projekti ofron: asistencė teknike nė marrjen e kredis bankare, seminaret pėrgatitore, asistencėn nė hapjen dhe ngritjen e biznesit, ndihmėn nė menaxhimin e biznesit, ndihmė legale, hulumtim tė tregut dhe strategjisė sė investimit, si dhe informimin nė lidhje pėr pajisje me licencė dhe leje biznesi.

Seminari ėshtė falas dhe do tė mbahet tė enjten, 11 dhjetor, nga ora 6 tė mbrėmjes deri mė 8 tė mbrėmjes, nė kėtė adresė: Morris Park Community Center, 1824 Bronxdale Avenue, The Bronx, NY 10462. Qė tė regjistroheni nė kėtė seminar falas, luteni tė kontaktoni zyrėn e KKSHA-sė nė New York nė kėtė numėr telefoni: 212-239-6807, ose faks: 212-239-1198.
 
 
Akuza tė ndėrsjella pėr qeverinė Presidenti – Kryeministri
 
Tiranė, 2 dhjetor 2003 - Njė deklaratė e Presidentit shqiptar, Alfred Moisu, rreth pėrshpejtimit tė krizės qeveritare, ku pėr herė tė parė pėrmendi edhe mundėsinė e dorėheqjes sė kryeministrit Fatos Nano, ka hasur nė reagime tė rrepta nga ana e kėtij tė fundit.

Zoti Moisiu tha se kjo ēėshtje po stėrzgjatet.

"Unė mendoj se kėsaj krize i duhet dhėnė fund sa mė parė dhe mjetet e saj janė. Kushtetuta pėrcakton dhe mocionin e besimit dhe atė tė mosbesimit, por nė tė njėjtėn kohė kryeministri mund tė japė dhe dorėheqjen nėse e sheh tė pamundur tė gjejė zgjedhjet qė ai mendon se duhen gjetur," tha Presidenti shqiptar.

Kjo deklaratė shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė kryeministrit Nano i cili autorizoi nga Shkodra zėdhėnėsin e tij, Aldrin Dalipi, tė kundėrshtonte presidentin dhe tė deklaronte se ai ėshtė bėrė kėshtu palė me pakicėn.

"Kryeministri ka mbajtur shėnim me vėmendje - bashkimin e zėrit tė Presidentit, me korin e zėrave krejtėsisht nė minorancė, brenda dhe jashtė mazhorancės parlamentare, qoftė dhe me ata qė konkurruan pėr kryetar partie, pėr kryeministėr dhe president.
 
Kryeministri e ka tė qartė pozicionin e tij ligjor dhe vepron nė pėrputhje me vullnetin e mazhorancės tė votuar nga zgjedhėsit dhe nė interes tė zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit," tha zėdhėnėsi.
 
 
Ministria e Rendit paralajmėron opozitėn shqiptare
 
Tiranė, 2 dhjetor 2003 - Sot ėshtė paralajmėruar se Partia Demokratike nė opozitė do tė rinisė nė Tiranė protestėn pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė kryeqytet.

Njė deklaratė e pėrsėritur tė hėnėn nga udhėheqėsi i opozitės, Sali Berisha se protestuesit do tė rivendosin rendin kushtetutės, nėse nuk i jepet zgjidhje krizės, ka shkaktuar mbrėmė reagimin e Ministrisė sė rendit publik.

Nė njė njoftim pėr shtyp tė kėsaj Ministrie thuhet se tė gjitha strukturat e policisė sė shtetit janė tė angazhuara plotėsisht pėr tė garantuar qetėsinė dhe sigurinė publike, duke mos lejuar askėnd tė cėnojė rendin kushtetutės dhe tė drejtat demokratike tė qytetarėve.
 
 
Boshnjakėt e parė para gjyqit tė Hagės
 
Hagė, 2 dhjetor 2003 - Nė Gjykatėn ndėrkombėtare pėr krimet e luftės nė Hagės fillon sot (e martė) gjyqi ndaj dy ish- komandantėve ushtarakė boshnjakė-myslimanė. Ėshtė hera e parė qė gjykata gjykon oficerė tė lartė boshnjakė-myslimanė. Tė dy akuzohen pėr vrasjen e 200 civilėve bosnjakėve kroatė dhe serbė nė Bosnjėn qendrore nė vitin 1993.

Enver Haxhihasanoviq dhe Amir Kubura kanė komanduar forcat boshnjake nė pėrleshjet e ashpra me ushtrinė e kroatėve tė Bosnjės, nė rajonet qendrore tė vendit, nė qershor tė vitit 1993.

Prokurorėt thonė se ata janė pėrgjegjės pėr krime tė shkaktuara nga vartėsit e tyre kur ata sumuan qytete e fshatra duke vrarė civilė kroatė e serbė, si dhe ushtarė kroatė, pasi ishin dorėzuar.
 
 
Trupat amerikane mbase kanė vrarė ose kanė arrestuar njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Huseinit
 
Kirkuk, 2 dhjetor 2003 - Trupat amerikane mbase kanė vrarė ose kanė arrestuar Izzat Ibrahim al-Duri, njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Sadam Huseinit, i cili dyshohet pėr sulme antiamerikane, tha tė martėn njė zyrtar i lartė irakian. Ndėrkohė zyrtarėt amerikanė thanė se nuk kanė njoftime pėr kėtė rast.

Al Duri, i gjashti nė listėn amerikane tė personave mė tė kėrkuar, ndoshta ėshtė arrestuar ose ėshtė vrarė nga njė sulm i mbrėmshėm amerikan nė Kirkuk nė veri tė Irakut, ka thėnė njė zyrtarė kurd nė Kirkuk me kushte anonimiteti, njofton AP.

Amerikanėt javėn e kaluar kanė ofruar 10 milionė dollarė pėr informacionet qė do tė ēonin nė arrestimin e tij.
 
 
Tė paktėn njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot
 
Bagdad, 2 dhjetor 2003 - Tė paktėn njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot nė njė sulm me bombė mbi konvojin e forcave amerikane nė rrugėn kryesore drejt qytetit irakian Samara, vatėr e konflikteve tė ashpra tė ushtrisė amerikane dhe tė rebelėve tė dielėn, kur u vranė 54 irakianė tė armatosur.

"Njė ushtar ėshtė vrarė", citohet tė ketė thėnė njė oficer i paidentifikuar amerikan, njofton Frans Press.
 
 
Indiferencė e shumė vendeve ndaj pėrhapjes sė Al-Kaidas
 
Kombet e Bashkuara, 2 dhjeor - Njė komitet i Kombeve tė Bashkuara, qė monitoron veprimtarinė e Al-Kaidas, thotė se shumė vende nuk po bėjnė aq sa duhet pėr tė bashkėpunuar nė luftėn kundėr terrorizmit.
 
Raporti mė i fundit i komitetit shkruan se, megjithė atė qė e pėrshkruan si "vazhdimin e pėrhapjes sė ideologjisė sė Al-Kaidas", mė pak se gjysma e vendeve anėtare kishin dhėnė vullnetarisht informacione se ēfarė masash kanė marrė pėr tė kontrolluar kalimin e parave dhe armėve nėpėr kufinjtė e tyre ndėrkombėtarė.

Raporti thotė se, megjithėse i ėshtė dhėnė rėndėsi e madhe kufizimit tė lėvizjeve tė pjesėtarėve tė Al-Kaidas, asnjė vend anėtar nuk kishte dhėnė prova pėr arrestimin e njerėzve tė tillė nė pikat kufitare.

Raporti bėn thirrje pėr njė rezolutė mė gjithėpėrfshirėse tė OKB-sė qė t'i detyrojė vendet tė japin informacine.
 
 
Ish-zyrtarė izrelitė dhe palestinezė paraqitėn nė Gjenevė njė plan jozyrtar paqeje
 
Gjenevė, 2 dhjetor 2003 - Figura tė njohura nė arenėn ndėrkombėtare, ndėr tė cilėt fitues tė Ēmimit Nobel pėr Paqe, Xhon Hjum, negociator nė procesin e paqes nė Irlandėn e Veriut dhe ish-presidenti polak, Leh Valesa, ndodheshin nė Gjenevė pėr njė ceremoni solemne pėr tė shprehur mbėshtetje pėr marrėveshjen, ndėrsa ish-presidenti i Afrikės sė Jugut, Nelson Mandela, dėrgoi njė video-mesazh me kėtė rast.

Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, u tha tė pranishmėve tė shumtė se kjo nismė ėshtė njė udhėrrėfyes drejt njė paqeje tė pėrhershme nė Tokėn e Shenjtė.

Nisma e Gjenevės, e pėrgatitur nė bisedime tė fshehta nga politikanė dhe intelektualė tė njohur palestinezė e izraelitė, parashikon tėrheqjen e Izraelit nga pjesa mė e madhe e Bregut Perėndimor dhe e Rripit tė Gazės, krijimin e njė shteti palestinez dhe kontrollin e pėrbashkėt mbi Jeruzalemin. Kjo marrėveshje do t'u kėrkonte refugjatėve palestinezė tė heqin dorė nga e drejta pėr t'u kthyer nė tokėn izraelite.
 
 
Administrata amerikane vazhdon tė jetė e angazhuar pėr kalimin e pushtetit nė Irak
 
Uashington, 2 dhjetor 2003 - Departamenti amerikan i Shtetit thotė se Administrata e Presidentit Bush vazhdon tė jetė e angazhuar ndaj njė plani pėr kalimin e pushtetit nė duart e njė qeverie tė pėrkohshme irakiane deri qershorin e ardhshėm.

Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Riēard Bauēer, tha dje se Shtetet e Bashkuara po punojnė me irakianėt mbi kėtė plan, edhe pse shumė irakianė thonė qė plani nuk i pėrfshin ata sa duhet.

Afati pėr tė cilin Shtetet e Bashkuara dhe Kėshilli Qeverisės Irakian ranė dakord muajin e kaluar parashikon krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme tė zgjedhur indirekt pėrmes mbledhjeve. Plani parashikon gjithashtu hartimin e njė kushtetute dhe zgjedhje deri nė fund tė vitit 2005.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.