|
-
2 dhjetor 2003 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
....me
kishė e me varre, rrotull ca shtėpi tė vogla fare". E gjeta tamam tė
tillė. E dija qė kishte disa, por pėr t'i gjetur s'qe e lehtė, dhe
pėr tė vajtur pėr t'i parė gjithashtu, sepse janė larg, thellė mes
maleve. Disa kilometra pa
vajtur
nė Ersekė, ndala nė njė vend tė sheshtė pėr tė pyetur dy kolonjarė,
dy kolonjarė tė vėrtetė kapadainj, qė ia kishin shtruar muhabetit
nėn hije, mu aty buzė rrugės, tė papunė sigurisht, tė vetmet qėnie
tė gjalla qė pashė prej ku nis Qafa e Qarrit e deri aty. I pyeta nė
lidhje me ēfarė isha i interesuar. Dhe ata, si fshatarė shqiptarė tė
pėrsosur, pyetjes sime, ēka e dija, e prisja, prandaj edhe nuk u
habita por pėrkundrazi u zbavita sepse nuk ishte e para herė,
pyetjes time pra, nuk mund t'i pėrgjigjeshin veēse me pyetje;
-
-
-
Mirdita kolonjarė, ku ėshtė fshati....?
-
- Pse?
-
- Kot
!
-
- Si
kot ?
-
- Kot.
-
- Tek
cili po shkon ?
-
- Tek
askush.
-
- Po
ē'ne ti kėtu....?!
-
- Ore
a do tė ma tregoni ku ėshtė ai fshati apo jo ?
-
- Po
pse do tė shkosh ti atje?
-
- Po
tė thashė ore, pėr qejf, pėr turizėm do tė shkoj.
-
- Njeh
njeri kėndej ti?
-
-
Asnjeri.
-
- Po
si, atėherė ?
-
- Ja
ashtu si tė thashė.
-
- Nga
tė kemi zotrote?
-
- Nga
Tirana.
-
-
Ē'bėhet andej nga Tirana ?
-
-
Shesh, Besh, Lėmsh, lesh, pėrshesh.
-
-
Hmmm.....Hajde ulu ta pimė njė kafe njė herė pastaj....!
-
- Lėre
or' kafenė, mė tregoni shpejt ku ėshtė ai fshati, pastaj ulemi e
ngrihemi e pimė kafe dhe raki sa tė pėlcasim.
-
-
U
shashtisėn disi. Pas pak, kur e morėn veten, sigurisht duke i dhėnė
karar se po flisnin me njė tė krisur, pasi kishin humbur ēdo shpresė
se mund tė merrnin ndonjė info lidhur me misionin tim Top Secret, pa
e prekur tonin
shqiptaro/ballkaniko/konspirativ tė bisedės. Ja - thanė - ja ku e
ke, atje mbi atė kodrėn, duke mė treguar me dorė nė drejtim tė
Gramozit hijerėndė. Fshati dukej megjithėse fare pak, e unė, pėr tė
sfiduar proverbin, jo-jo proverbin, por frikėn pėr tė vajtur i vetėm
deri atje, mora me vete pėr kallauz njėrin nga bashkėbiseduesit, atė
mė tė fismin. Pak mė tutje, pasi u futėm nė njė kthesė nė tė majtė
tė rrugės kryesore, prej aty, nja dy-tre kilometra nė vijė ajrore,
mes njė mjegulle tė lehtė dukej fshati ose fati qė mė nė fund e
gjeta. Dallova nga larg njė ndėrtesė tė madhe tė kuqe kuadratike mbi
njė kodėr rrėzė Gramozit, dhe dy-tri shtėpi qė mezi dalloheshin mes
njė gjelbėrimi tė lartė. Disa qindra metra njė ish - asfalt, pastaj
gunga dhe bėrdunglla, kthesa, baltė dynjaja, pėr ibret. Diku na zuri
rrugėn njė pėrrua. U ndalėm.
-
-
Mbi
pėrrua ishte njė urė tepėr e hollė, e ndushtė, e brishtė, mbi tė
cilėn makina nuk mund tė kalonte jo e jo, por as mbi pėrroin malor
nuk mund tė kalonte pėr shkak tė gurėve tė mėdhenj. Vendosėm ta
linim aty makinėn. Aq delikate ishte ura, sa edhe me kėmbė po tė
kaloje sipėr s'ishte ēudi tė shembej. Si Ura e Mostarit, por mė e
vogėl; e vjetėr, e gurtė, me njė hark, e ngushtė, e lartė, me
mbėshtetje tė forta shkėmbore anash dhe e kėputur nė mes. Brishtėsia
e urės me atė kėputjen nė mes, qė mė tepėr se kėputje ishte njė si
vrimė, e parė nga lart, tė kujtonte atė brezin e zbuluar tė barkut
me kėrthizėn pėrjashta tė vashave kryeqytetase.
-
-
Nejse,
lashė kallauzin aty tė mė ruante makinėn nga ndonjė e pabėrė, duke i
thėnė se pėr kėtė shėrbim nė kthim do t'i jepja 5 mijė lekė tė
vjetra. U skuq pak dhe ktheu kokėn mėnjanė, por nuk tha jo. Prej aty
nuk dukej kurrgjė. Nisa t'i ngjitem mė kėmbė kodrės. Duke u ngjitur,
i pari objekt (!) qė nisi tė shfaqej ishte njė gėrdallė e madhe
soc-realiste kuadratike me tulla tė kuqe, bosh, e shpartalluar, pa
dyer, pa dritare. Hmm...Posta e Kufirit, nė atė lartėsi, nė atė
pozicion, pėr t'u dukur, pėr tė ndukur, sa mė larg. Pastaj kisha,
dhe varret, dhe shtėpitė, nja 50 a 60 besoj, tė gjitha prej guri,
mure e ēati, edhe kisha edhe shtėpitė, varret po e po. Rrugica tė
gurta, tė pjerrėta, tė shtrembėta, tėrthore dhe gjatėsore, mure tė
trasha oborresh, njė si shesh i fshatit, porta tė gurta me sokake
karakteristike.
-
-
Aty ishte, aty rridhte, edhe
kroi
lasgushian. "Derdhet aq i egėr, derdhet aq i qetė, obobo si malli qė
nuk vdes pėrjetė". Njė kabinė elektrike dhe shtylla elektriku, por
kabina bosh pa transformator dhe shtyllat pa tela. Nėpėr rrugica,
bar, gjarpėrinj dhe breshka, asnjė qen, asnjė mace, asnjė e folur,
asnjė e lehur, asnjė tym mbi oxhaqe, askurrgjė, qetėsi varri. Bėj
tutje. Hyj nė njė shtėpi. As krevat, as dyshek, asnjė dollap tė
paktėn, vetėm njė pirg me rrecka aq tė rreckosura sa nuk merreshin
vesh ēfarė kishin qenė, kėmishė a pantallona, ēorape a xhaketa. Njė
tjetėr portė, tjetėr shtėpi; oborr, dyer tė rregullta, tavani i
katit tė parė gjysmė i shembur. Kam frikė tė hyj mė thellė mos
mbulohem nga trarėt, dėrrasat dhe pluhuri. Hedh sytė rreth e
rrotull, bash bosh, vetėm njė sėnduk i vjetėr i pėrmbysur, njė stol
pranė njė tavoline metalike, mbi tavolinė njė tas porcelani vendi
dhe kurrgjė tjetėr. Asnjė gjurmė xhami. Tė gjitha shtėpitė janė tė
tilla.
-
-
Nė njė
qoshe mbi njė mur, Redi, Beni, Luli, Genti, Berti kanė gėrricur
emrat e tyre. Shėtis pak mbi infrastrukturėn e fshatit, dmth.
sokakėt e pjerrėt me kthesa dhe porta dhe sokakė dhe mure ndarėse
pėr ēdo shtėpi dhe pėrfytyroj superstrukturėn; kryeplaku, vendimet
"fshatēe", fiset, familjet, individėt, krushqitė, gėzimet,
zemėrimet, hatėrmbetjet, mblesėritė, dasmat, fatkeqėsitė, pse jo -
dashuritė, sherret, urrejtjet, zilitė, zullumet, paudhėsitė,
trimėritė, pėrrallat, plakat, pleqtė, djemtė, vajzat, vajtjet e
kėtyre tė fundit tek kroi ose nė kishe "pėr t'u parė" a kėmbyer
fshehtas ndonjė letėr, shkolla, Posta e Kufirit, frikėn e tė
shumtėve nga posta ku nuk kanė hyrė kurrė, dhe kapadaillėkun e tė
paktėve qė kanė hyrė e kanė dalė si nė shtėpi tė tyre.
-
-
Eci
ngadalė me kujdes mbi kalldrėmet dhe pėrfytyroj mėngjesin e freskėt
malor tė atij fshati, merakun e grave pėr t'u ngritur tė parat nga
gjumi i natės, pėr tė ndezur zjarrin e pėrgatitur kafenė, me tymra
qė dalin nga oxhaqet, pėrshėndetje, blegėrima, daljen e bagėtisė pėr
nė kullota etj. Pastaj mesdita, dreka, vapa, "burrat nėn hije",
gratė e kėrrusura qė punojnė nė fusha deri vonė. Mbasditja, muzgu,
mbrėmja, simfonia e zilkave "qė nuk lėnė tė dėgjohen kėmborėt",
mbrėmja e thashethemeve dhe e darkave me mish e raki, ndonjė kafe,
meselerat, kolonjarllėqet qė burrat u rrėfejnė njėri-tjetrit, meraku
i grave se muhabetet e burrave mund tė pėrfundojnė nė sherr, dhe
nata dhe gjumi i pafajshėm...dhe...dhe...dhe vij nė vete.
-
-
E para
gjė qė mė vjen ndėrmend pas kėsaj zbritjeje, ardhje nė vete, janė ca
gara, ca kampionate qė bėhen andej kėndej nėpėr botė. Kush e flak sa
mė larg celularin, mausin, tastierėn, kush e dėrrmon me njė tė rėnė
tė varresė modemin, kush e djeg pėr njė minutė kompjuterin megjithė
ekran e megjithė printer. Po ku, ku janė fshatarėt, shqiptarėt,
trimat, shekullorėt, legjendarėt, punėtorėt, paqedashėsit,
liridashėsit , ku janė ata qė i kanė thėnė gjithmonė Burrit - Burrė,
Trimit - Trim dhe Turpit - Turp ?! Jo vėlla, nė kėtė fshat veē atyre
breshkave dhe
gjarpėrinjve, nuk ka mbetur frymė e gjallė. Veē meje, e dyta
gjallesė, qė merr dhe jep frymė virtualisht ėshtė celulari plot me
valė.
-
-
Po
kush ta pėrdorė, breshkat ?! Kanė ikur, janė shkulur tė gjithė.
Mirė, po ku janė, ku kanė ikur, ku janė ngulur?! A ka ndonjė zyrė
shteti kėtu tė pėrgjigjet? Jam gati ta duroj "gojėēthurjen e
zyrtarit", po ku ta gjej. Ka zyra, janė nė Ersekė, por ėshtė e kotė
tė shkosh tė pyesėsh, jo vetėm se nėpunėsi do tė jetė i zėnė nė
mbledhje a nė ndonjė miting elektoral, a nė shtėpi duke trazuar
groshėn e drekės, por edhe sepse pak mundėsi ka qė dikush ta ketė
njė pėrgjigje ku janė, ku kanė shpėrthyer gjithė ata "zogj tė
qyqes". S'ka defter ta mbajė kėtė, as data base, as kompjuter.
-
-
A do
tė votojė ky fshat ?! A do tė sjellin aty kuti votimi, apo
ustallarėt do ta mbushin vetė kutinė pa e sjellė fare kėtu?! Tė
shkulurit, para se tė shkuleshin s'ma merr mendja tė jenė marrė me
regjistra dhe kadastra dhe kjo punė kėshtu do tė mbetet kush e di
deri kur. Megjithatė s'ėshtė e vėshtirė tė merret me mend si mund tė
ketė ndodhur eksodi total i kėtij fshati. Tė parėt qė i janė qepur
Gramozit dhe kanė ikur "matanė" doemos duhet tė kenė qenė zagarėt,
lapėrdharėt, legenat, pisat, ata qė hynin e dilnin nė Postė duke iu
mburrur fshatit se kanė kapur diversantė dhe shkelėsa tė kufirit,
dmth. ata tė ardhurit nga Tirana apo Durrėsi apo Vlora qė donin tė
hidheshin matanė. Pastaj, tė tjerė fakirė fukarenj, tė ikur po
pėrpjetė Gramozit pėr njė ēap bukė. Sa prej tyre kanė ngrire nė
dėborė a janė vrarė nga rojat kufitare kėtej e andej kufirit ?! Sa
janė kthyer tė rrahur e tė pėrgjakur ?! Kėtė as e di, as ka pėr ta
ditur askush, asnjėherė.
-
-
Po
adoleshentėt e vonuar qė nuk dinė ē'ėshtė bėrė aty nga '90 e tutje,
Redi, Beni, Luli, Genti, Berti, dhe tė tjerė moshatarė tė tyre, ku
janė ?! S'ėshtė e vėshtirė tė merret me mend. Ndonjėri, ose disa
prej tyre, mund tė jenė nė fund tė Adriatikut ku dallgėt e nėnujshme
ua pėrkundin lehtė skeletin.
-
-
Tė
tjerė, me vizė a pa vizė, mbi ndonjė traget a skaf, nėn ndonjė
trailer a brenda ndonjė konteineri duke kaluar Otranton a La
Manshin, kush e di ku mund tė kenė pėrfunduar, nė Itali, Angli a nė
Greqi, ku mund tė kenė ndėrruar edhe emrat, a kush e di nė ē'zgėq tė
Evropės a Amerikės ku lajnė tė famshmet pjata dhe legena tė
sapozbrazura, ku e ku mė tė shėmtuara dhe tė pista edhe se fshati i
tyre malor i zbrazėt i freskėt hata, a i shtyjnė netėt nėn ndonjė
urė tė madhe, tė shėmtuar, pa kėrthizė, si ajo ura atje poshtė
kodrės, a duke lypur nė ndonjė metro', ku dikush edhe mund tė ketė
vdekur nga uria, ku policė me doreza llastiku, pasi kanė kėrkuar dhe
nuk kanė gjetur dokumente identifikimi nė xhepat a rreckat e tyre, i
kanė shtyrė me tuba me rryma tė forta uji nė ndonjė thes a ēarēaf
plastik pėr t'i hedhur nė - ruajna Perėndi - plehra, a - ruajna Zot
- laborator. Por mund tė jenė edhe duke larė makinat nė ndonjė
lavazh pėrgjatė rrugėve kėtu nė Shqipėri.
-
-
Ndoshta baballarėt e tyre kanė ngritur ndonjė kasolle, nė periferi
tė Durrėsit, Tiranės a Fierit, nė pritje qė pak nga pak kasollen ta
bėjnė shtėpi. Dhe shtėpinė e bėjnė, shpesh edhe me dy, edhe me tre
kate, me oborr me tė gjitha, dhe ju lumtė, ju lumtė njėmijė herė.
Nis tė zbres, nis tė kthehem nga kjo vizitė nekrofilike, duke lėnė
pas fshatin - kufomė, qė aq shumė ngjante me Pompeun e zbuluar nga
llava vezuviane. Ik e kthe kokėn mbrapa; shtėpitė e braktisura,
kisha, kroi dhe e fundit qė zhduket, ajo qė u duk e para, e
shpartalluara Postė kufitare.
-
-
Tek zbres shtangem, shoh diēka qė nuk e kisha vėnė re nė ngjitje;
gjurmė tė freskėta pune mbi njė si biēim rruge e cila tė ēonte lart
nė fshat. Ou ! Hedh sytė poshtė rrugės. Dy punėtorė, larg sa mezi
dukeshin, me kazma e lopata nė duar. Kush po e bėn, ku tė ēon, kujt
i intereson kjo rrugė kėtu "In the middle of nowhere", pėr mė tepėr
pa atė urėn "qė nuk punon" mbi pėrrua ?! Projekt i vjetėr, premtim i
pambajtur nė fushata tė kaluara elektorale dhe i riaktivizuar tani
?!
-
-
Po
kush do tė kalojė mbi atė rrugė, veē ndonjė tė krisuri si unė?
"Gjynah mos m'u shkroftė" si thoshte e ndjera nėna ime, por mendja
mė shkon pėr ters. Ajo rrugė, mė tepėr se "Under Construction", m'u
duk sajesė burokratike "Under Vjedhje". Nejse, kallauzi po pret atje
poshtė dhe mė duhet tė kthehem. Kaloj me kujdes mbi "kėrthizėn" duke
u ruajtur tė mos bie brenda. I jap kallauzit atė qė i premtova. I
purpurizohet pėrsėri fytyra, mėrmėrit diēka si; "eh, nuk mė njeh ti
mua....".
-
-
Dua
t'i ulėras, t'i kėlthas sa tė shembet Gramozi dhe Nemėrēka atje tej:
"Tė njoh, tė njoh, se edhe unė si ty jam, prej kėtu jam, dy fshatra
mė tutje, s'ėshtė aspak ēudi qė tė jemi krushqi, nė mos kushėrinj",
dhe, a ikim, a kthehemi, a vijmė, a shkojmė, a tė gjitha bashkė, a
asnjerėn, nuk e di. Di vetėm se do tė shkoj tė fle nė shtėpi sonte.
Por gravitacioni i varrit, kufomės, gjakut tė munguar, dhimbjes, i
rrėnjėve tė shkulura, i filizave tė rinj, i disa rrėnjėshkulurve qė
kėrkojnė tė mbillen dhe tė lulėzojnė dhe tė bėjnė kokrra dhe tė
korren, dhe tė shiten e tė blihen, e tė pasurohen dhe tė bėhen tė
famshėm, sa hap e mbyll sytė, brenda njė nate e njė dite, me ngut,
me patjetėr, sythave pra qė rreken tė bėhen tė gjithė kokrra shpejt
e shpejt, nuk mė shqitet. Po kthehem, nė njė kthim tė trishtė si
gjithė kthimet.
-
-
Shkoj
ngadalė, Korēa, Pogradeci, liqeni, jooooo liqeni - liqeri. Sapo ka
rėnė muzgu...."tani po shuhet nėnė mal, qytet i mbytur nė tė zi, po
ndizen yjtė dalngadal', plot bukuri, plot fshehtėsi". Iki nėpėr natė
duke murmuritur dhe pėrsėritur: "Fshati pėr karshi, qytetit me
halle, rrotull ca kuti'....isha i lodhur, mė tutje s'e lidha dot".
Fjeta. Fjeta nje gjumė te turbullt plot ėndrra tė liga, ēizmja e
Italisė ishte rrotulluar, maja kėndej, thundra andej, njė kombinats
emigrant nė Gjermani qė kishte disa vite pa e parė qytetin e
lindjes, pasi votoi njė herė e ia lyen gishtin me bojė qė nuk hiqet
pėr disa ditė, iku nė shtėpi, njė tė marrė njė sėpatė tė mprehur
mirė, bam gishtit mbi njė trung, dhe fluturoi gishti dhe boja dhe
gjaku; "porsi malli i trimit qė buēet pėrpjetė", pastaj shkoi nė njė
qendėr tjetėr votimi ku seē bėri njė hile dhe votoi pėr sė dyti
kandidatin hijefjalėrėndė dymetrosh pėr kryetar bashkie. Pastaj
pashė vrimėn e ozonit qė ishte bėrė e madhe sa gjysma e globit, dhe
pyjet e Amazonės qė ishin sharruar krejt mbetur vetem cungjet, dhe
dy benza tė pėrplasur nė sheshin "Nėnė Tereza", njeri i Skraparit
tjetri i Malcis' sė Madhe.
(Dėrgoi
Ē.
Loloēi - 2.12.2003)
|
|