|
-
2
dhjetor 2003 / TN
-
-
Baki YMERI,
Bukuresht
-
-
Bukureshti
- kryeqendra botėrore e frymėzimit
-
-
Bukureshti
pėr mua ėshtė qyteti mė i bukur nė botė, thekson nė kuadrin e njė
interviste pėr Shqiptarin, zv.drejtori i Agjencisė sė Informacionit
tė RM, dr. Vehbi Bexheti. Motivet e njė deklarate tė kėtillė, janė
mė shumė nostalgjike, se sa reale. Ato ndėrlidhen me dhjetramijė
ekzemplarė librash shkollare shqiptare, qė janė botuar pėrgjatė
Rilindjes nė kėtė metropolė, duke u shpėrndarė falas, kudo ku
gjallėronte shpirti shqiptar, qė nga Manastiri, e deri nė Korēė,
Janinė, Prizren e Prishtinė. Bukureshti ėshtė qyteti i njerėzve tė
pėrzemėrt, admiratorė tė librit qė nuk dinė ēėshtė urrejtja,
pėrgojimi, xhelozia, apo inati. Tė themi se pėr ne ėshtė kryeqendra
botėrore e frymėzimit, ndoshta mos e teprojmė. Ku ta dish, ndoshta
njė konstatim tė kėtillė, pėr ishkryeqendrėn e mėrgimit shqiptar,
mund ta kishin patur dikurė, Lasgushi, Kuteli, Asdreni, Bubani,
Dodani, Aleko Vanēi, shkrimtarė tė njohur e tė panjohur, pėrkthyes,
gazetarė dhe artistė shqiptarė. Pse i themi kėto? Ja se pse!
-
-
Para njė
jave (26-30 Nėntor) u mbajt nė Bukuresht, Panairi i Librit
Gaudeamus 2003. Edhepse xhepin e qytetarit tė rėndomtė e
frekuenton ajri nė vend tė parasė, vetėm brenda njė dite, vėrshuan
mbi 30 mijė bukureshtarė, dashamirė tė vlerave letrare, rumune dhe
tė huaja. Njė numėr kaq tė madh vizitatorėsh, pėrgjatė ditės sė
shtunė, shtypi e karakterizoi si rekord nė historinė e tregut. 203
pjesmarrės, 4.000 m.2 standesh dhe ekspozitash, 390 lansime,
kolokuiume, etj. Libri mė i lirė kushtonte rreth njėzetmijė leja (mė
pak se njė Euro), ndėrsa mė i shtrenjti (Analet e Artit i Franko
Maria Rikit), kushtonte 2.980 Euro. Nga risitė e shumta nė kuadrin e
Editurės Polirom, njėra nga mė tė mėdhatė nė kėtė vend, zgjoi edhe
Piramida e lansuar e Kadaresė, si dhe vlera tė tjera shqiptare, tė
rikėnduara nė gjuhėn e Emineskut, nga dr. Luan Topēiu dhe Marius
Dobresku. Edhepse disa gazetarė qė se duronin dot kryetarin e
Lidhjes sė Shkrimtarėve tė kėtij vendi, plasuan artikuj nė shtyp,
gjoja se Kadareja e braktisi i hidhėruar Rumaninė pėrgjatė
shtatorit, lexuesit dhe shkrimtarėt e shumtė, kanė krijuar njė
admirim tė hatashėm ndaj romaneve tė tij. I blejnė, lexojnė, i
komentojnė, e admirojnė dhe e konsiderojnė si nobelist, qė nga
Viktor Eftimiu i ndjerė (1971), e deri te krijuesit bashkėkohorė,
nga Rumania dhe Besarabia.
-
-
Sigurimi
dhe hebrenjtė, holokausti serb dhe martirėt e Kosovės
-
-
Hebrenjtė,
Zoti dhe Historia. Shqiptarėt, Trimėria dhe Atdhedashuria. Numri i
hebrenjve nė fqinjėsi tė palestinezėve, mund tė jetė i barabartė me
numrin e shqiptarėve nė Ballkan. Admirimi i tyre ndaj librit ėshtė i
hatashėm. Ekzistojnė bashkėpėrkime tė panumėrta, mes hebrenjve dhe
shqiptarėve tė Kosovės. Edhe njėra edhe tjetra palė, i pėrjetuan
tmerret e holokaustit fashist tė Hitlerit dhe Millosheviqit.
Respekti i tė parėve ndaj Zotit dhe shtypit tė pėrditshėm, ėshtė
poashtu i hatashėm. Shtypi ėshtė informacion, informacion ėshtė
pushtet, pushteti qė krijohet pėrmes atdhedashurisė ndaj kulturės,
krijon kushte pėr afirmim dhe pavarėsi. Vėshtirė ėshtė tė krijohet
pavarėsia (nė kuptimin e shumėfishtė tė fjalės), pėrmes ēajtoreve tė
mbushura me burra. Mazhoranca digjet pėr nikotin, muhabet e qerasje,
ndėrsa minoranca, digjet pėr kulturė. Dallimi mes tyre dhe nesh
qėndron nė faktin se, derisa nga 18 mijė hebrenj, 11 mijė e blejnė
shtypin e pėrditshėm, nga 18 mijė tetovarė tė Ēarshisė sė Epėr,
pikėpyetje nė e blejnė nja 100 vetė. Thonė se njė alergji e ngjashme
ndaj shtypit, i ka kapluar edhe do baba-llarė, qė fitojnė mijėra
dollarė nė diasporė, dhe u dridhet dora ta japin njė prej tyre, pėr
njė gazetė shqipe, qė do tua dėbonte injorancėn nga shpirti.
-
-
Jo pėr ta
e kemi fjalėn me kėtė rast, por pėr engjėj dhe libra. Njė nga libart
qė zgjoi kuriozitetin e vizitatorve, ishte vėllimi i dytė i njė
vepre pėrvėlimtare Sigurimi dhe Hebrenjtė, i autorit Teshu
Solomonoviē. Nė kuadrin e kėtij libri bėhet fjalė pėr hebrenjtė e
prekur nga flatrat e vuajtjes, pėr hebrenjtė-xhelatė, dhe pėr
hebrenjtė-viktima, pėr terror, krime, informatorė, provokatoorė dhe
bashkėpunėtorė. Pėrshkruhet me akte e fakte, dhuna e komunizmit
rumun, qė nga Gjorgje Dezhi, e deri te Nikolla Ēaushesku. Metodat
barbare tė sigurimit, ishin tė orkestruara nga Moska. Shoku e shiste
shokun, miku mikun, fqiu fqiun. Hebrenj tė panumėrt, dhe demokratė
rumunė tė panumėrt, madje edhe nga ndonjė shqiptar nė mesin e tyre,
siē ishte rasti i Petre Tarpos me prejardhje drenovare, ishin tė
destinuar tė vuajnė, tė deportohen nė Kanal, tė burgosen, madje edhe
tė vdesin, tė braktisur dhe tė tradhėtuar. Nuk e dimė nė kanė
filluar ta pėrvetsojnė kosovarėt mė mirė anglishten se sa
serbishten, pėr tu bėrė krahu i djathtė i hebrenjve, pėr ta bindur
botėn, se hebrenjtė dhe shqiptarėt si popujt e zgjedhur tė Zotit,
kanė njė histori identike.
-
-
Historia e
Shqiptarėve tė Rumanisė, Kosova dhe engjėjt e saj
-
-
Kosova
dhe engjėjt e saj ndoshta do tė jetė ndonjė libėr i ardhshėm, i
mendimtarėve tanė. Kėtu e kemi fjalėn pėr veprėn Pėr engjėj, tė
njė mendimtari tė madh rumun, qė mbajti anėn proshqiptare, kur
Kosova kishte nevojė pėr pėrkrahjen e engjėjve, pėr pėrkrahjen e
botės, tė Perėndimit dhe Perėndisė. Kjo vepėr u shpall si libri mė i
shitur, nė kuadrin e kėtij Panairi. Autor i tij, Andrej Pleshu,
ėshtė filozofi, profesor universitar, filogjerman i dėshmuar,
ish-ministri i jashtėm i Rumanisė, njėri nga funksionarėt e lartė qė
e pėrkrahu kėrkesėn e NATO-s pėr shfrytėzimin e hapsirės ajrore tė
kėtij vendi, lidhur me evenimentet pėr ndėrprerjen e holokaustit
serb kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Nė ēdo diskurs tė tij pėr
problemet ballkanike, ka shprehur admirim ndaj Amerikės, Perėndimit
dhe Perėndisė. Librin e Andrej Pleshut e prezentoi shkrimtari i
shquar rumun me prirje perėndimore, Gabriel Liiēeanu, publicist dhe
botues qė i hapi shtyllat e revistės 22, edhe pėr afirmimin e
kauzės sė Kosovės nė Rumani, sidomos pėrgjatė ngjarjeve tė viteve
1998-99.
-
-
Duke
lexuar librin e Andrej Pleshut, thekson editori Liiēeanu, pėrfiton
njė senzacion tė ēudtshėm, gjoja se autori pėrjeton njė familiaritet
tė dyshimtė me botėn e engjėjve. Mėnyra nė tė cilėn flet pėr
engjėjt, shėmbėllen pikėrisht nga ky pikėshikim i familiaritetit, me
mėnyrėn nė tė cilėn njė fshatar flet me fanitjet nė oborrin e tij.
Gabrieli thekson faktin se kėtė libėr duhet ta lexojnė, edhe ata qė
i besojnė, edhe ata qė si besojnė Zotit. Tė parėt do tė
ballafaqohen me zgjerimin e objektit tė besimit, ndėrsa tė tjerėt do
tė bėhen besimtarė, ndoshta pas leximit tė kėsaj vepre. Pse? Ngase
kemi tė bėjme me mėnyrėn se si mendimtari ēliruar nga paragjykimet,
e sheh tė padukshmen nė brendinė e njė njeriu tė lirė. Bota
shpirtėrore, sipas Pleshut, fillon ta zbulojė kuptimin e vėrtetė:
ajo nuk ėshtė njė tjetėr botė, por vetė bota me krejt gjerėsinė e
saj, ėshtė suma harmonike e tė dukshmes dhe tė padukshmes sė saj.
-
-
Vepra
tjera qė zgjuan kureshjten e vizituesve, ishin vėllimet Nga armata
mbretėrore, e deri te armata popullore. Sovjetizimi i armatės
rumune, i autorit Florin Sperlea. Republika qė na mungon (Daniel
Barbu), Diplomacia e Henri Kisinxherit, etj. Panairin Gaudeamus
2003, e vizituan personalitete tė larta, ndėr tė cilėt Jon Iliesku
dhe Kryeministri Nastase. Nė kuadrin e tij, nė prani tė pėrfaqsuesve
tė ambasadės shqiptare, tė shqiptarėve dhe filoshqiptarėve tė kėtij
vendi, qe lansuar edhe libri mė i ri i prof.dr. Xhelku Maksutit
Historia e Shqiptarėve tė Rumanisė.
|
|