|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sindikata e pavarur e Radio-Televizionit tė Prishtinės  fton llapjanėt qė mos tė bėjnė parapagimin e RTK-sė pėrmes faturave tė KEK-ut

 
 

 
Podujevė, 2 dhjetor 2003 (TN) - Sindikata e pavarur  e  Radio-Televizionit tė Prishtinės pėrmes njė njoftimi tė shpėrndarė nė  shumė lokale afariste por edhe pėrmes 2 radiostacioneve lokale ka ftuar qytetarėt llapjanė qė tė mos tė bėjnė parapagimin e RTK-sė pėrmes faturave tė KEK-ut.
 
“Pėr tė kundėshtuar kėtė veprim tė RTK-sė dhe tė KEK-ut, qytetarėt llapjanė janė duke nėnshruar njė petcion”, ka njoftuar Xhafet Gjata, pėrfaqėsues i Sindikatės sė RTK-sė pėr kėtė komunė duke shtuar: Kohė mė parė pėrfaqėsues tė  KEK-ut dhe tė RTK-sė kanė arritur njė marrėveshje pėrmes sė cilės do tė bėhet faturimi i parapagimit nė shumėn prej 3.5 eurosh nė muaj pėr ēdo njehsorė tė regjistruar tė energjisė pėr tė vetquajturin televizion publik tė Kosovės.
 
Mirėpo sipas z. Gjata kjo masė e RTK-sė ndaj tė gjithė poseduesve tė aparatave televizive nuk ka asnjė mbėshteje ligjore edhe pėr faktin se nė komunėn e Podujevės, RTK-ja nuk ka fare shikueshmėri ose  fare pak ngase emetimi i kėtij programi pengohet nga transmetuesit e televizioneve serbe tė vendosur afėr kufirit tė Kosovės.
 
Arsye tjetėr pėr mospagesėn e RTK-sė, sipas njoftimit publik tė kėsaj sindikate ėshtė se marrėveshja qė ėshtė arritur pėr tė bėrė kėtė parapagim nė mes tė KEK-ut dhe RTK, nga ana e stafeve drejtuesve  nuk ėshtė bėrė nė konsultimi me Institucionet mė tė larta shtetėrore tė Kosovės. Nga ana tjetėr drejtori i njėsisė sė KEK-ut nė Podujevė z. Sali Fejzullahu thotė se kjo pagesa prej 3.5 eurove ėshtė marrėveshje e institucioneve qendrore tė vendorėve dhe ndėrkombėtarėve, por ėshtė i vetėdijshėm se kjo do tė paraqet njė problem me paguesit e rrymės elektrike qė nė Llap edhe ashtu janė tė paktė.
 
“Parashikohet se mund tė ketė pengesa, mirėpo ne nuk kemi ndonjė vendim si tė reagojmė nė rast se qytetari nuk dėshiron ta paguajė pėrmes faturės sė energjisė elektrike edhe RTK-nė”, deklaroi Fejzullahu i cili thotė se pagesa e energjisė sė shpenzuar do tė bėhet nė bazė tė mundėsive qė kanė qytetarėt dhe ne nuk do tė mund ti kushtėzojmė nė asnjė formė.
 
Sindikalistėt e pavarur tė RTP-sė janė tė mendimit se RTK-ja ėshtė themeluar me njė rregullore tė veēantė tė UNMIK-ut dhe pa asnjė bazė ligjore dhe juridike  dhe se ky surrogat i mediumit publik punon nė lokalet  me frekuenca tė uzurpuara tė njė mediumi krejtėsisht tjetėr, pra tė RTP-sė, fati i tė cilit ende nuk ėshtė zgjedhur.
 
Nė bazė tė opinioneve tė shumicės sė qytetarėve tė cilėt nuk mund ta shikojnė apo edhe nuk dėshirojnė ta shikojnė RTK-nė, faturimi i pagesės pėr RTK-nė pėrmes pagesės sė rrymės nuk do tė rezultojė me sukses, por do ta vėshtirėsojė edhe inkasimin e mjeteve pėr energjinė e hargjuar elektrike nė komunėn e Podujevės.
 
Do theksuar se kohėve tė fundit ėshtė vėshtirėsuar edhe shikueshmėria e dy televizioneve tė pavarura RTV21 dhe KTV-sė, kjo sidomos nė vet qytetin e Podujevės.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.