|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Bernd Fischer: Marrėdhėniet Gjermani-Shqipėri janė pėr t'u lavdėruar

 
 

 
28.11.2003    

2 dhjetor 2003 / TN

"Ndryshe nga periudha e Luftės sė Dytė Botėrore dhe ajo e regjimit komunist, sot marrėdhėniet gjermano-shqiptare janė pėrmirėsuar dukshėm.

Gjermania zė vendin e dytė pas Italisė pėr kontributin e dhėnė Shqipėrisė nė kėto 15 vitet e fundit", tha nė fjalėn e tij kushtuar 91 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė historiani nga SHBA prof.Bernd Fischer. Ai kėrkoi angazhim mė tė madh nė sferėn e shkėmbimeve kulturore mes dy vendeve.

Albert BISAKU, Hamburg

Ashtu si nė vendlindje edhe diaspora shqiptare festoi 91 - vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ditėn e Flamurit dhe atė tė Ēlirimit.

Nga majtas-djathtas: prof. Bernd Fisher, Sonita Gurakuqi (Illyria), Christina Migge (Illyria), Ernal Filo (Republika e Shqipėrisė nė Gjermani)

 

Nė Universitetin e Hamburgut, Unioni i Studentėve Shqiptarė "Illyria" pėr nder tė Festave tė Nėntorit organizoi njė mbrėmje kushtuar kėsaj dite tė rėndėsishme historike, ku merrnin pjesė pėrfaqėsues diplomatikė nga Ambasada e Shqipėrisė nė Berlin, intelektualė gjermanė dhe shqiptarė tė tė gjitha profileve, studentė dhe bashkėatdhetarė.

Unioni i Studentėve "Illyria" angazhohet pėr demokraci, tė drejtat e njeriut, tė drejta tė barabarta sociale dhe integrim nė shoqėrinė gjermane, tha nė fjalėn pėrshėndetėse studentja e Gjermanistikės, Sonita Gurakuqi. Njė ndėr qėllimet e studentėve shqiptarė ėshtė dhe mbetet prezantimi i mirėfilltė i kulturės shqiptare, qė duhet tė shėrbejė si urė lidhėse mes dy popujve, tha Gurakuqi.

Duke folur pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shtetit Shqiptar, sekretari i dytė i ambasadės sė Shqipėrisė nė Berlin, Ernal Filo tha se 91 vjet mė parė nė Vlorė, Kongresi Kombėtar shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. Ishte pavarėsia e njė vendi tė vogėl, njė vendi tė lashtė me kulturė tė pasur, kulturė kjo e cila deri nė ditėt e sotme ka ruajtur traditėn shumėshekulllore, ku grekėt e vjetėr dhe romakėt, bizantinėt dhe osmanėt kishin lėnė gjurmėt gjatė sundimeve tė tyre.

Rruga e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė. Ne jemi shumė tė vetėdijshėm nėse kemi parasysh pengesat tė cilat do tė dalin gjatė kėtij procesi qė vendi duhet tė kalojė. Jemi tė sigurtė qė duke konsoliduar demokracinė, duke respektuar tė drejtat e njeriut dhe duke krijuar njė shtet tė fortė ku sundon ligji, do tė jemi mė afėr familjes sė madhe evropiane, tha Filo.

Nė ligjėrimin me temėn "Gjermanėt nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj", i ftuari i veēantė nė kėtė manifestim, shefi i Katedrės sė Historisė nė Universitetin e Indiana Purdue Fort Wayne (IPFW) nė SHBA, profesori Bernd Fischer u ndal nė fillim nė rolin qė ka luajtur Shqipėria gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Fischer tha se nė njėrėn anė ndėrrimet e shpeshta tė qeverive nė atė kohė, si ajo e Biēakut, Zogut dhe tė tjera dhe nė anėn tjetėr lufta kishin shkaktuar nė vend trazira tė shumta, saqė nė vitin 1944 Shqipėrisė i kanosej edhe katastrofa humanitare.

Duke folur pėr Ballin Kombėtar, Fischer tha se ishte organizatė e cila nuk kishte iluzione pėr ndonjė regjim, por trupat okupuese gjermane nuk kishin mundesi t'iu ofronin ndonjė kompetencė mė tė madhe. Ushtria gjermane tha Fischer u largua nga Shqipėria duke e lėnė vendin me infrastrukturė tė shkatėrruar dhe popullin nė gjendje tė mjerueshme. Ishte politika e gjermanėve qė pas Luftės sė Dytė Botėrore ju lejoi komunistėve tė jenė vetėm, sistem politik ky qė gati pėr gjysėm shekulli e izoloi vendin nga bota. Ai tha se marrėdhėniet nė mes dy vendeve u normalizuan pas shkatėrrimit tė sistemit komunist dhe sot Gjermania zė vendin e dytė pas Italisė pėr ndihmėn e dhėnė Shqipėrisė.

Nė pyetjen tonė se si i sheh marrėdhėniet gjermano-shqiptare sot, historiani Fischer u pėrgigj: "Mendoj se marrėdhėniet gjermano-shqiptare sot janė pėr t'u lavdėruar. Qeveria gjermane ka ndihmuar mjaft sidomos nė aspektin ekonomik, por unė pres qė nė tė ardhmen tė shoh mė tepėr nga pala gjermane edhe angazhime nė sferėn e kulturės nė Shqipėri".

Nė fund tė kėtij takimi, kryetari i U.S.SH. "Illyria", Ilir Purellku i ndau mirėnjohjet studentėve qė kanė kryer kėtė vit shkollimin e lartė, Edlira Suljoti nė lėminė e Fizikės dhe Ali Dulaku-Veseli nė Pedagogji, duke e rritur nė 13 numrin e tė diplomuarve shqiptarė nė Universitetin dhe shkollat e larta nė Hamburg kėto 3 vitet e fundit.

Studentėt me kėtė rast kishin pėrgatitur koktejin dhe bufenė, e cila tashmė ėshtė bėrė tradicionale nė kremtimet e kėtij lloji, qė u shtrua nė shenjė falenderimi pėr miqtė e ftuar pjesmarrės.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.