|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sa e pėrhapur ėshtė Sida nė Shqipėri dhe nė Kosovė?

 
 

 

1 dhjetor 2003 / Intervistoi, Rudina DERVISHI / "Zėri i Amerikės"

Dhjetė vjet pas zbulimit tė rastit tė parė tė infektimit me virusin HIV, Shqipėria vazhdon tė renditet ndėr vendet jo problematike pėrsa i pėrket pėrhapjes se kėtij virusi. Aktualisht numėrohen 116 raste tė diagnostikuara, por tre vitet e fundit kanė shėnuar nje ritėm mė tė shpejt tė zgjerimit tė rrethit tė personave tė prekur. Mbi 40 vetė llogaritet tė kenė humbur jetėn nga SIDA, nderkohė qė virusi ka prekur edhe 5 fėmijė.

Ndėrkohė, nė Kosovė qeveria thotė se njė nga problemet kryesore qė ka tė bėjė me Sidėn ėshtė se tė infektuarit nuk kėrkojnė ndihmė nga institucionet e specializuara mjekėsore. Pėr tė diskutuar mė gjerėsisht pėr gjendjen nė Shqipėri dhe Kosovė, nė emisionin Ditari tė datės 1 dhjetor, ftuam pėr njė bisedė telefonike nga Tirana, zotin Arjan Harxhi, mjek infeksionist nė Qendrėn Universitare “Nėnė Tereza” dhe nga Prishtina, zotin Jusuf Dedushaj, drejtor i Institutit Kombėtar pėr Shėndetin Publik nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Harxhi, sa tė sakta janė statistikat qė dėgjojmė pėr Shqipėrinė dhe sa real ėshtė rreziku i njė pėrhapjeje tė shpejtė tė epidemisė siē ka ndodhur nė disa vende tė Euroazisė?

Arjan Harxhi: Kur flasim pėr statistikat e infeksioni HIV duhet tė kemi parasysh qė bėhet fjalė pėr njė numėr tė raportuar rastesh dhe pėr njė numėr tė pėrllogaritur rastesh. Kur themi qė fatmirėsisht Shqipėria vazhdon tė ngelet njė vend me prevalencė tė ulėt tė infeksionit HIV qė ėshtė karakteristike jo vetėm e Shqipėrisė por e tė gjitha vendeve tė Evropės Juglindore, kėtė e mbėshtesim kryesisht mbi disa pėrllogaritje qė bėhen mbi bazė tė studimeve tė bėra nė Shqipėri qoftė nga ekspertė shqiptarė, qoftė nga ekspertė tė huaj.

Ndėrsa kur flasim pėr numrin e raportuar tė rasteve, ky numėr s’ėshtė gjė tjetėr veēse numri i infeksioneve tė evidentuara me anė tė testimeve tė ndryshme, bėrė me mėnyra tė ndryshme. Pra rritja graduale e numrit tė rasteve tre vjetėt e fundit tregon qė numri ėshtė nė rritje, pra ka njėfarė potenciali pėr shpėrthimin e njė epidemie tė mundshme nė Shqipėri.

Zėri i Amerikės: Zoti Dedushaj, sa i pėrhapur ėshtė virusi HIV dhe Sida nė Kosovė?

Isuf Dedushaj: Rasti i parė i Sidės nė Kosovė ėshtė regjistruar nė vitin 1986 dhe bazuar nė statistikat qė ka Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik deri mė sot nė Kosovė janė regjistruar 51 raste tė Sidės.

Nė fakt janė 49 raste tė Sidės dhe 2 raste me HIV. Kėto janė zbuluar pas hapjes sė disa qendrave pėr konsultim dhe testim vullnetar. Nė fakt Kosova pėr momentin, mund tė themi se ėshtė vendi mė i pastėr nė shkallė botėrore duke patur parasysh se numri akoma nuk ėshtė alarmant. Janė bėrė pėrpjekje maksimale pėr tė qėnė karshi kėsaj tė keqeje e cila pėr Kosovėn, pėr momentin paraqet rrezik.

Zėri i Amerikės: Zoti Harxhi, sa tė efektshme janė mjekimet qė marrin pacientėt e infektuar me HIV apo tė sėmurėt me SIDA nė qendrėn tuaj spitalore ?

Arjan Harxhi: Kur flasim pėr trajtimin e tė sėmurėve me HIV, ky trajtim, apo kujdesi ndaj tyre ėshtė kompleks. Ai pėrfshin nė vetvete disa komponentė. Ne nė qendrėn spitalore universitare, nė shėrbimin infektiv ku kryhet edhe si tė thuash kujdesi i centralizuar i kėtyre tė sėmurėve mundohemi qė tė realizojmė disa nga kėto komponentė.

Pėrkatėsisht me kėto tė sėmurė kryhet njė kontroll diagnostik dhe laboratorik gjatė gjithė ecurisė sė infeksionit duke pasur parasysh qė ky infeksion ka njė kohėzgjatje shumė tė madhe, bėhet njė mbėshtetje nė aspektin psikologjik, duke filluar qė nga momenti i parė i testimit, me kėshillimet qė i bėhen kėtyre tė sėmurėve, me kujdesin qė tregohet si pėr sferėn emocionale tė tyre apo tė familjarėve. Gjithashtu duke pasur parasysh diagnostikimin dhe mjekimin e infeksioneve oportuniste.

Ėshtė e vėrtetė qė njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm tė kujdesit dhe tė trajtimit tė kėtyre tė sėmurėve qė ėshtė mjekimi me antiretroviralė nuk realizohet akoma nė Shqipėri. Shpresojmė duke pas parasysh edhe deklaratat e fundit tė autoriteteve shqiptare qė mjekimi me antiretroviralė tė jetė i pranishėm nė Shqipėri pėr kėto tė sėmurė, pavarėsisht se numri ėshtė akoma i vogėl, do tė thoja se ėshtė njė e drejtė e kėtyre pacientėve pėr tė marrė kėtė mjekim.

Gjithashtu nga ana tjetėr do tė thoja qė komponenti i trajtimit do tė kishte efekt pozitiv edhe nė komponentin tjetėr qė ėshtė ai i parandalimit. Unė e kuptoj qė mjekimi me antiretroviral ėshtė i kushtushėm por se pjesėmarrja mė aktive e qeverisė shqiptare me anė tė dhėnies sė fondeve pėrkatėse. Gjithashtu edhe shfrytėzimi i burimeve tė tjera pėr sigurimin e barnave antiretrovirale me kosto mė tė ulėt do tė ishte njė nga rrugėt e sigurimit tė kėtyre preparateve nė Shqipėri.

Zėri i Amerikės: Zoti Dedushaj, a shihni ju ndonjė ndėrgjegjėsim mė tė madh nga ana e qeverisė sė Kosovės apo nga ana e shoqėrisė kosovare pėr tė luftuar epideminė dhe pėr tė marrė masat e nevojshme parandaluese?

Isuf Dedushaj: Nė Kosovė ėshtė punuar shumė nė kėtė drejtim duke filluar qė nga viti 1986. Tendencat tona kanė qėnė qė tė bėhet sa mė i lartė ndėrgjegjėsimi i popullatės nė luftė kundėr Sidės. Pas luftės, unė shpreh admirimin pėr institucionet ndėrkombėtare qė kanė pėrkrahur shumė Institutin Kombėtar dhe Ministrinė e Shėndetėsisė me qėllim tė ngritjes sė ndėrgjegjėsimit dhe nė kėtė drejtim ka punuar shumė komiteti kosovar pėr HIVin, zyra e ministrisė pėr HIV dhe Instituti Kombėtar nė ndihmė tė USAID, dhe nė kėtė drejtim ka ndihmuar shumė edhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė.

Unė shpresoj qė meqė Kosova ėshtė e vogėl dhe infrastruktura ėshtė tjetėr nga Shqipėria, mundėsitė e punės nė parandalimin e virusit HIV janė shumė mė tė mėdhaja. Sot nė ditėn botėrore tė luftės kundėr SIDĖs ėshtė pėrgatitur njė projekt i strategjisė pėr parandalimin e virusit HIV nė Kosovė deri nė vitin 2008. Gjithashtu ėshtė nėnshkruar njė deklaratė e pėrkushtimit nga ana e ministrave pėrkatėse tė qeverisė sė Kosovės.

Ėshtė punuar shumė nė kėtė drejtim, nė ndihmėn e madhe qė kemi marrė nga ekspertėt qė kanė ardhur nga CDCja, nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė me seli nė Gjenevė, pastaj me zyrėn evropiane. Nė fakt, i tėrė buxheti i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike ka qėnė 1 milion dollarė, kurse vetėm pėr luftėn kundėr Sidės ka qėnė rreth 1 milion e 500 mijė dollarė.

Kėshtu qė ne jemi tė vetdijshėm se duhet tė bėjmė mė tepėr pėr parandalimin e sėmundjes duke pasur parasysh se Kosova ka popullatėn mė tė re nė Evropė, pasi 90 pėrqind e popullėsisė janė nėn 19 vjeē. Ne do tė bėjmė ēmos qė kėtė rini tė shėndoshė ta kemi nė pėrkujdesje. Do tė pėrpiqemi tė zbulojmė grupet me sjellje tė rrezikshme pasi fatkeqėsisht prostitucioni dhe narkomania janė nė rritje nė Kosovė dhe kjo kėrkon qė e keqja tė parandalohet nė kohė.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.