|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Pjesa e parė

 
 

Protektorati kosovar: 1999 - 2001

 
 

 
Paris, 1 dhjetor 2003 / TN

Shkruan: Prof. dr. NEHAT SADIKU

Rėnia e Millosheviqit dukshėm ndikoi tek rrethanat nėpėr Sėrbi, sepse regjimi filloi tė aplikon ndryshimet kushtetutare.. Kryetari i kuvendit vojvodinas Nenad Ēanaku nė Novi Sad p.sh me 23. shkurt 2001 deklaroi, se duhet ripėrtrirė autonominė e Vojvodinės, ajo me plot tė drejt e kėrkon prapė, sepse numėron “1/3 e popullsisė sė Sėrbisė, dhe kontribon me gjysmėn e mjeteve financiare”.343 Largimi i kreut sėrb prej pushtetit pozitivisht ndikoi tek rrjedhat politike nė Kosovė, ashtuqė elita politike Kosovare si dhe komuniteti ndėrkombėtar qenė tė kėnaqur me ēlirimin e Kosovės  prej regjimit tė Millosheviqit.
 
Kreu i UNMIK-t Bernard Kouchneri themeluesi i organizatės “Mjekėt pa kufijė” me 5.tetor 2000 nė Prishtinė deklaroi, se bėhet fjalė “pėr ėndrat qė u realizuan”, dhe shtoi, se ėshtė i gatshėm qė tė bashkėpunon me pushtetin e rri tė Beogradit tek zgjidhja e pyetjeve tė hapura nė rradhė tė parė ata me karakter humanitar. Krerėt shqiptar – edhepse ishin tė grindur nė mes veti – zgjodhėn njė strategji tjetėr tė veprimit, duke qenė tė bindur se “asnji lider sėrb dhe asnji qeveri sėrbe, pa marė parasysh se sa demokratike ėshtė  (do tė jetė) nuk mundet dot ta ndal rrugėn kosovare drejt pavarėsisė”.344 Kėtė mendim nuk e ndanin qarqet ndėrkombėtare politike, qė nėn presionin e zhvillimit pozitiv tė ngjarjeve krijonin iluzion se nė Ballkan shumė shpejt do tju gjindet ēarja “ēėshtjeve tė hapura ballkanike”, dhe filluan tė zhvillojnė presione ndaj Rugovės, Thaēit dhe ndaj politikanėve tjerė kosovar, qė me Koshtunicėn le tė arrijnė marėveshjen pėr kthimin e Kosovės nėn sovranitetin e federatės jugosllave.
 
Kjo politikė apo strategji politike e veprimit tė komunitetit ndėrkombėtar qe e gabuar, pasojat e saja ndihen edhe sot por do tė reflektohen edhe nė tė ardhmen, nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk e revidon atė. Komisionin ndėrkombėtar, qė e pati emėruar Kofi Anan me njė detyrė, qė ta pėrgadit studimin pėr ardhmėrinė e saj, theksonte dhe rekomandonte, se duhej Kosovės garantuar “pavarėsinė e kushtėzuar”, pavarėsinė e plotė, do ta fitonte atėherit, kur liderėt e saj do tė vėrtetonin, se kanė aftėsi pėr ti pėrmbushur “tetė standardet demokratike” siq janė respektimi i tė drejtave tė pakicave si dhe konsolidimi i raporteve tė mira me fqinjėt, e gjithė kjo pra, para definimit apo zgjidhjes sė statusit juridiko-politik tė Kosovės. As administrata e Clintonit e as ajo e Bushit nuk kishin mė mirėkuptim pėr kėsi instruksionesh.345
 
Prej qershorit 1999 e kėndej Kosova u gjet nė njė situatė tė pa definuar pėr shumė gjėra, e gjithė kjo rrjedh prej paqartėsive apo “paradokseve” tė rezolutės sė Kėshillit tė sigurimit 1244. Sepse pėr pranimin e saj qe i nevojshėm pėrkrahja e Rusisė si dhe mirėmbajtja e Kinės, kjo tingėllonte, si njė kompromis diplomatik, sepse fliste pėr “autonominė esenciale tė Kosovės” nė pritje tė “zgjidhjes pėrfundimtare” tė statusit tė saj, assesi nuk e pėrfshinte “sovranitetin dhe integritetin teritorial tė RFJ-sė”. Me kėtė rezolutė nuk ofrohej pėrkrahja pėr tendencat e Shqiptarėve tek arritja e pavarėsisė sė plotė, por vlente vetėm si porosi pėr OKB-nė, qė me ndihmėn e KFOR-it ta formon administratėn kalimtare si dhe organizon “zhvillimin e institucioneve tė pėrkohėshme pėr njė vetėqeverisje tė pavarur dhe demokratike”. Vetė Bernard Kouchner-i  qe i detyruar ta pranon, se pėrkundėr autorizimeve tė mėdhaja me tė cilat posedonte, mė lehtė ėshtė gjėrat ti shkruajsh, se sa ti realizojsh, sepse zgjidhjen qė e ofronte komuniteti ndėrkombėtar, Sėrbėve u dukej e tepruar, Shqiptarėve si tejet modeste apo tė shprehemi me gjuhėn e politikanėve kosovar “e papranueshme”. Edhepse “nėnmbreti”, siq e quante Financial Times-i Kushnerin nė Kosovė e eliminoi rrendin e pėrdhunuar juridik sėrb, sepse i vinte erra e njė apartheidi, marka gjermane u fut nė qarkullim si mjet pagues si dhe nė kufi organizoi doganėn, por nuk mundet rishiquar faktin, se si pėrfaqėsues i OKB-sė nė sytė e Shqiptarėve prej ditės nė ditė bėhej si “ferra ēalije” apo si pengesė “apo e vetmja pengesė” nė rrugėn pėr aritjen e pavarėsisė.346
 
Nė korrik tė vitit 1999, disa javė pas mbarimit tė sulmeve tė Natos nė Sėrbi, me inisijativėn e UE nė Sarajevė u takuan pėrfaqėsuesit e lartė tė 28 shteteve si dhe organizatave ndėrkombėtare nė konferencė, ku e nėnshkruan njė “pakt tė stabilizimit” pėr Ballkanin. Pėr realizimin e kėtij pakti shumė shepjt mungoi vullneti politik, sepse shtetet e shumta, qė morėn pėrsipėr obligimet, se do ta pėrkrahin financiarisht, kėtė nuk e bėnė. Donatorėt ndėrkombėtarė u munduan pėr shpėtimin prej kėsaj pozitės sė vėshtirė, ku u gjet Kosova, sepse populllata kosovare dimrin e parė e kaloi pa asnjifarė traumash mė tė mėdhaja: “Nė Kosovė ku 400.000 njerėz mbetėn pa kulm mbi krye,” shkroi The Economist, “askushi nuk vdiq prej tė ftohtit.”347
 
Pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare nuk qe i mundshėm edhe ndėrtimi i njė administrate efikase dhe sistemi gjyqėsor, ku duhej Kosovėn ta nxjerr prej gjendjes kaotike. Komuniteti ndėrkombėtar Kushnerit ia premtoi 6.000 policė, ku duhej tė garantonte rrendin dhe paqėn publike, nė fund tė dhjetorit i kishte vetėm 2.000. Edhe me gjykatėsit nuk kishte fare fat:po nė tė njėjtėn kohė i emėroi 300 dhe u mundua ti pėrfshinė edhe gjykatėsit Sėrb nė mesin e Shqiptarėve: por tė parėt ishin aq tė frigėsuar, qė tė bashkėpunonin, tjerėve u dukej si njė detyrė jo e sigurtė pėr ti gjykuar Shqiptarėt qė kishin kryer krime ndaj Sėrbėve.348 Nė njė shoqėri qė tradicionalisht ėshtė e “drejtuar” kah dhuna dhe pas pėrvojave traumatike gjatė muajėve tė fundit vlonte prej dėshirės pėr revanshizėm – nė suazat e hulumtimit qė qe realizuar pas largimit tė njėsive sėrbe, nė Kosovė zbuluan 325 varre masive dhe nxorėn 4.000 trupa – ndodhi ashtu, qė askushi s’ishte nė gjendje ta  kryente detyrėn e vete.349
 
Ėshtė e vėrtetė se prej janarit e kėtej Kushneri llogariste edhe pėr “shėrbimet” e TMK-sė, ku u pėrfshinė afėr 5.000 ushtarė tė demobilizuar tė UĒK-sė, por me tė nuk mundi shumė ti ndihmon vetes, sepse nė sytė e popullit tė Kosovės TMK-ja paraqiste mė sė shumti njė njėsi mbrojtėse si dhe bėrthamėn e ushtrisė aė ardhėshme tė Kosovės si mjet pėr kontrollimin e rrethanave.  Me 19.qershor 1999 deri me 12.shkurt 2000 – theksonin analistėt perendimor- nė Kosovė patėn evidentuar 481 vrasje, 1417 tentim ndezjesh, 1145 plaēkitjesh dhe 197 grabitjesh. E vetmja tendecė pozitive paraqet se nė fillim tė mandatit tė KFOR dhe UNMIK-t numėruan vetėm 50 vdekje me dhunė nė javė, nė mars tė vitit 2000 vetėm pesė.350
 
Nė Kosovė erdhi deri tek krijimi i zbraztisė institucionale, juridike dhe administrative, i gjithė ky proces apo trend negativ dukshėm ndikoi tek lulėzimi i mafisė duke u zgjėruar dhe zhvilluar tregėtia me drogat e ndryshme, qė nė Kosovė vjenin prej Afganistatit dhe Turqisė dhe pastaj nėpėrmjet tė Shqipėrisė veriore apo Bosnjės dhe Hercegovinės i dėrgonin nė Itali.351 Kėtu bėhej fjalė pėr shumė biznese qė sjellnin profit, dhe mbulonin 40 pėrqindė tė kėsaj oferte nė Europė, duke iu bashkangjitur edhe eksportimi ilegal i njerėzve prej Lindjes nė Perendim, ku nuk mungonin as Kinezėt apo emigrantėt ekonomist tė etnive tjera.
 
Kėtu assesi nuk mungonin edhe femrat prej ish shteteve tė BRSS, tė rekrutuara pėr prostitucion nė shtetet e pasura perendimore. Sa pėr tu ēuditur nuk mungoi fare edhe zhvillimi i tregėtisė me pengjet shqiptare, d.m.th. Shqiptarėt e mbyllur nė Sėrbi, si dhe Sėrbėt qė gjindeshin nė duart e Shqiptarėve: ēmimi pėr njė person arinte  afėr 20.000 marka gjermane. Rrjeti kriminel, qė u krijua, sipas vlerėsimeve tė analistėve perendimor nė Perendim solli afėr gjysė miljonė njerėz dhe me mjetet e fituara financiare pėrshpejtonte zhvillimin ekonomik tė Kosovės si dhe Shqiptarėve u ofronte mjetet e garantuara financiare nė luftėn pėr pavarėsi, pėr nga ana tjetėr i shkatronte themelet e tyre etike. Se sa tė qėndrueshme dhe valide janė kėto interpretime tė analistėve perendimor pėr kėto dukuri negative qė e kapluan Kosovėn, nuk ėshtė detyra jonė pėr ti hedhur poshtė apo theksuar se janė tė vėrteta. Kjo logjikė e tė menduarit tek analistėt perendimor si dhe mediat prestigjioze qė kanė shkruar pėr kėtė problematikė ndėrlidhen me faktin se kah mbarimi i vitit 2000, presidenti i qeverisė britanike Toni Bler dhe kolegu i tij itlaian Guliano Amato publikuan tek gazetat e njohura europiane njė letėr tė hapur, qė me autoritetin e tyre e vulosėn rrethanat qė u paraqitėn dhe mbretėruan nė Ballkan dhe Adriatikun jugor.352
 
Strategjia politike e Bernard Kouchnerit bazohej tek detyra e tij primare pėr rruajtjen e karakterit multietnik tė Kosovės, siē e kėrkonte me rezolutėn 1244 Kėshilli i sigurimit. Pėr ti arritur kėta objektiva politike Kushneri nė mbarim tė vitit 1999 themeloi Kėshillin Administrativ tė pėrgjithshėm kalimtar (Joint Interim Administrative Structure), nė tė cilėn duhej tė mernin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha komuniteteve lokale etnike: por kjo hasi nėvėshtirėsi qė nė fillim, kur pėrfaqėsuesi i muslimanėve sllav kėrkoi, qė duhet sėrish realizuar dygjuhėsinė, kėsaj menjiherit iu kundėrvu Ibrahim Rugova. Kėshillin e lėshuan edhe pėrfaqėsuesit e Sėrbėve patriarhu i Prizrenit dhe Rashkės Artemije si dhe Momēilo Trajkoviqi, duke i akuzuar Shqiptarėt se ma ta nuk mundet assesi bashkėpunuar.
 
Gazeta britanike “The Economist” shkruante se: “Nė esencė Sėrbėt dhe grupet tjera etnike kishin tė drejtė, sepse Shqiptarėt e Kosovės jo se e zhvillonin pastrimin etnik vetėm ndaj palės Sėrbe, Malazezėve si dhe Romėve, por edhe ndaj Turqėve lokal: edhepse ata vlenin tradicionalisht si miq tė tyre.” Mediat perendimore kėta procese tė “pastrimit etnik nė Kosovė ndaj tjerėve dhe vetė Shqiptarėve ndaj Shqiptarėve qė mendojnė  dhe kanė vepruar ndryshe nė tė kaluarėn e afėrt, kėrkonin pastrim hesapesh apo mė sė mir tė themi ndaj tė tjerėve shqiptarizmin e tyre, nės duan tė mbeten nė Kosovė si dhe ndaj vetė Shqiptarėve ushtronin dhunėn, kėta rrjedha nuk mbetėn assesi pa pasoja.”353
 
Dhuna u zgjėrua edhe nė mes tė vetė Shqiptarėve, sepse nė mes tyre zhvillohej njė luftė e ashpėr pėr pushtet nė mes LDK, partisė “sė presidentit” Rugova, si dhe pėrfaqėsuesve tė ish UĒK-sė sė demobilizuar zyrtarisht (ajo posedonte me afėr 150.000 copa armėsh). Analistėt perendimor kėto dallime dhe urejtje politike e interpretonin si njė luftė latente qytetare ndėrshqiptare, pėrfaqėsuesit e tri grupeve kryesore politike kosovare, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Hashim Thaēi, inzistonin tė mbeten tė angazhuar brenda “strukturės” sė Bernard Kushnerit, sepse kishin po tė njėjtėn objektivė poliitke: pavarėsimi i Kosovės, Kosova si shtet i pavarur dhe ndėrkombėtarisht i njohur.354
 
Nė fillim tė vitit 2000 qyteti i Mitrovicės i cili gjindet nė pjesėn veriperendimore tė Kosovės para opinionint vendas dhe atij ndėrkombėtar u shėndrua simoblikisht si njė simbol i shumė konflikteve tė hapura. Nė qershor tė vitit 1999 e pushtuan njėsitė franceze, sepse bėnte pjesė nė sektorin e tyre, i cili qe mė i ndishėm prej tė gjitha pesė sektoreve, ku vepronte KFOR-i, sepse aty jetonte nė mes tė banorėve autokton dhe refugjatėve afėr 100.000 Sėrbė. Francezėt qytetin e ndanė nė dy pjesė, ku lumi Ibėr qė rrjedh nėpėr tė qytetin e ndan nė dy pjesė u shėndrua si njė mur ndarės nė mes tė dy botėrave tė armiqėsuara nė mes veti. Nė pjesėn veriore u pėrqėndruan Sėrbėt, ku prej spitalit lokal i pėrzunė tė gjithė mjekėt shqiptar, nė pjesėn jugore mbetėn Shqiptarėt, tė bindur se kanė tė drejtė, pėr tė gjithė atė qė kanė pėsuar,  deri tek kulmi mbi krye.
 
Shumica prej Kosovarėve posedonin me banesėn apo shtėpinė e tyre nė pjesėn veriore tė qytetit, Francezėt shumė shpejt u bėnė caku i sulmeve ndaj akuzave, se ata i pėrkrahnin Sėrbėt, duke e legjitimuar pastrimin etnik dhe mundohen ti krijojnė rrethanat pėr bashkangjitjen e pjesės veriore tė Kosovės dhe Trepēės Sėrbisė.355 Me 2.shkurt 2000 “ekstremistėt shqiptar” nė paralagjen e Mitrovicės me njė raketė e qėlluan autobusin e UNHCR-it, qė i barte refugjatėt sėrb, dhe vranė dy udhėtarė, plagosėn tre. Tė nesėrmen Sėrbėt u revanshuan dhe vranė tri Shqiptarė, qė inzistonin nė enklavėn sėrbe. “Shqiptarėt” mėpastaj me anė tė granatave e sulmuan kavarnėn sėrbe: si pasojė qenė njėzet njerėz tė plagosur. Erdhi deri tek konflikti i hapur nė mes Shqiptarėve dhe njėsive franceze, qė e shtyri kreun e tyre, qė nė qytet e aplikoi orėn policore. Shpėrthimi i dhunės pėr disa javė e tėrhoqi vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar pėr Mitrovicėn si dhe rrethanat e atjeshme tė rezikshme potenciale. Siē shihet pra sipas literaturės perendimore si dhe tė shkruarit tė mediave prestigjioze perendimore, regjimi i Beogradit qe inicijatori dhe pėrkrahėsi kryesor i ekstremistėve lokal Sėrb si dhe finacues i njėsive paramilitare, duke pasur tė vetmin qėllim, qė nė Kosovė ta pengon procesin e normalizimit politik dhe ti tregon botės demokratike se UNMIKU dhe KFOR kanė dėshtuar plotėsisht.356
 
Kreu i KFOR-it gjenerali gjerman Klaus Reinhardi, theksoi, se Mitrovica paraqet atė gurthemel, qė do tė tregon, se a do tė jetė misioni i tij i sukseshėm apo jo. Strategjia e tij vepruese bazohej tek,  lufta e hapur “kundėr forcave ekstremiste” si dhe pengimi i tyre pėr diskreditimin e komunitetit ndėrkombėtar. Reinhardi u gjet nėn presionin permanent tė politikanėve kosovar, qė haptazi i kanoseshin se nuk do tė marin pjesė nė kėshillin e Kushnerit, nėse Shqiptarėt nuk do tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre nė pjesėn veriroe tė Mitrovicės. Gjenerali gjerman qe aq i vendosur saqė organizoi aktivitetin ushtarak, qė ua mundėsoi njėqindė familjeve shqiptare kthimin e tyre nė pjesėn veriore tė qytetit.
 
Njėherit dėshironte ta theksonte unitetin e njėsive tė veta, tė pėrbėra prej 34 kombėsive tė ndryshme, Francezėve ua dėrgoi nė ndihmė njėsitė britanike, kanadeze, daneze, italiane dhe gjermane. Ata filluan ti vendosin Shqiptarėt nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, njėherit zhvilluan kontrollin e shtėpive nė tė dyja pjesėt e qytetit Ibėr, pėr ti zbuluar armėt.357 Gjenerali Rajnhard me pajtimin e Wesli Clarkut nė Mitrovicė i vendosi 250 Amerikanė, qė duhej tė mernin pjesė tek operacioni i theksuar, e dinte se Shqiptarėt i trajtojnė si aleatėt dhe mbrojtėsit e tyre. Sėrbėt lokal filluan ushtarėt Amerikanė, ti gjuajnė me shishe dhe gurrė, ata qenė tė detyruar tė tėrhiqen.358
 
Gjenerali Henry Sheltoni reagoi me njė nervozitet tė prerė duke ia ndarė leksionin Klarkut se jashtė sektorit me tė cilin qeverisin Amerikanėt nuk duhet tė marin pjesė nė tė ardhmen tek aktivtetet ushtarake vetėm nė rastin “urgjent tė rrethanave tė jashtėzakonshme”. Kjo shkaktoi njė tendosje tė rre tė raporteve nė mes Uashingotnit zyrtar dhe aleatėve perendimor, sepse kėta tė fundit dyshonin, se SHBA i pėrkrahin Shqiptarėt dhe shumė pak kanė mirėkuptim pėr rruajtjen e karakterit shumėetnik tė Kosovės.359 Rrethanat nė Mitrovicė edhe gjatė muajėve tė ardhėshėm nuk u rregulluan: pėrkundėr bashkėjetesės sė imponuar raportet nė mes Shqiptarėve dhe Sėrbėve akoma mbetėn tė tensionuara, qė e vėrtetonin shpėrthimet e njėpasnjėshme tė dunės. “Mitrovica,” qė nė mars 2001 ankohej kreu i rri i KFOR-it gjenerali italian Carlo Cabigios-a “ėshtė prioriteti im i parė.”360
 
E njėjta gjė vlen edhe pėr Kosovėn nė tėrrėsi, tek festimi i njėvjetorit tė sulmit tė Natos nė Sėrbi mediat prestigjioze ndėrkombėtare vlerėsonin se Kosova akoma gjindet nė njė gjendje kaotike, dhe kjo jo pėr shkak tė saj se para njė viti u gjend nė qendėr tė vėmendjes sė ngjarjeve ushtarake.  “Problemet mė tė mėdhaja janė mė tė vjetra se sa vetė lufta,” shkruante The Economist. “Njėri prej kėtyre vėshtirėsive paraqiste kreu sėrb Sllobodan Millosheviqi, i cili nė Beograd akoma gjindej nė pushtet dhe qe i gatshėm akoma tė shkakton probleme. Vėshtirėsia tjetėr ka tė bėjė me armiqėsinė nė mes Sėrbėve dhe popullit shqiptar tė Kosovės, qė e patėn sublimuar pėrgjatė kohė. Kėtu duhet shtuar edhe njė sėrė mosmarveshjes nė mes atyre qė rrokėn armėt pėr ta ēliruar Kosovėn dhe tanimė duhet tė qeverisin me tė – me pajtimin e Rusisė dhe Kinės. Ekziston mundėsia qė Natoja paqėn  ta humb, duke qenė si fituese e luftės.”361
 
(Protektorati kosovar paraqet pjesėn e 28-tė tė studimit mė tė rri politologjik tė autorit, qė gjindet nė shtypin e sipėrm tė librit me titull: “Kosova nė mes autonomisė dhe pavarėsisė, IRJM dhe Kosova Lindore 1989-2003). Autori.

343 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f. 23.
344 IBRU, Boundary and Security Bulletin, dimėr 2000-2001, f. 12.
345 IBRU, Boundary and Security Bulletin, dimėr 2000-2001, f. 12.
346 IISS Strategic Comments: Self- government in Kosovo: New Holding Position, flet. 8, botimi i katėrt, maj 2002, f.1
347 Rafel Biermann: Der künftige Staus Kosovo: Vorbereitung auf das Unvermediliche, International Politik, 9/2000, f.51; Financial Times, 16-17.9.2000.
348 J. Dempsey: Der Balkan und die EU: Modernisierung oder Abbängigkeit?, Internationale Politik, 10/2001, f.68; The Economist”, 18.-20.3.2000.
349 The Economist, 18.-20.3.2000.
350 Liberation, 21.12.2000.
351 Liberation, 19.-20.2.2000; International Herald Tribune, 23.3.2000.
352 J.-A. Derens: Adieu au Kosovo multiethnique, Le Monde diplomatique, mars 2000, f.14.
353 E. Pettifer: Balkans: “Greater Albania”, n.d. f. 20; La Republica, 16.22000; The Economist, 11.-17.3.2000; International Herald Tribune, 15.3.2000; Corriere della Sera, 21.3.2000.
354 J.-A. Derens:Adieu au Kosovo multiethnique, n.d., f. 14.
355 The Economist, 18.-24.3.2000; Liberation, 21.3.2000; The Times, 29.3.2000.
356 Le Figaro, 12.2.2000; Liberation, 15.2.2000; Le Monde, 15.2.2000; Le Soir, 18.2.2000.
357 The Independant, 5.-6.2.2000; Die Welt, 9.2.2000; Frankfurter Allgemeine Zeitung, 7.2.2000; Le Monde, 15.6.2000; Le Figaro, 25.2.2000.
358 Jim Dorschner: Gen.Klaus Reinhardt, Commander Kosovo Force, intervistė, Jane’s Defence Weekly, 1.3.2000, f.3; The Times, 11.2.2000; International Herald Tribune, 2.3.2000.
359 Le Figaro, 22.2.2000;3.3.2000;The Independent, 22.2.2000; The Guardian, 25.2.2000.
360 The Times, 29.2.2000; International Herald Tribune, 2.3.2000; Le Monde, 5.-6.3.2000; Le Soir, 18.2.2000.
361 The Economist, 18.-24.3.2000.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.