|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Faik Konica ėshtė ende aktual te ne?

 
 

  E ne e lexojmė Markezin..., pa e lexuar mirė atė!

 
 

 
1 dhjetor 2003 / TN
 
Nazmi LUKAJ
 
Ish-ambasadori i Shqipėrisė nė SHBA nė kohėn e Zogut, Faik Konica, i cili, veē si shkrimtar, ka qenė edhe njė nga publicistėt mė tė mėdhenj shqiptar tė kohės sė tij ka stigmatizuar deri nė detajet mė tė holla disa nga veset dhe sjelljet tona, qė frenojnė pėrparimin si shoqėri dhe si komb. Edhe pse kanė kaluar shumė vjet qė nga koha kur ka jetuar dhe vepruar, edhe sot, mjerisht, na del shumė aktual.
 
Pėr sė gjalli, shumė pak ėshtė kuptuar, sepse ka qenė shumė mė i ngritur se shtresa sė cilės ia ka dedikur krijimtarinė e tij, andaj shpeshherė edhe ėshtė keqkuptuar deri nė margjinalizim. Qysh atėherė njė nga veset qė ka stigmatizuar Konica, ka qenė xhelozia qė kemi deri nė skajshmėri pėr njėri-tjetrin.
 
Kjo xhelozi jona, si e ka paraqitur edhe Konica, del nga prirja jonė pėr tė qenė tė gjithė tė parėt. Prandaj, mu ky bajraktarizėm ka bėrė qė ēėshtja jonė kombėtare tė mos rezultojė e frytshme nė masėn e synuar. Ka ndodhur gjatė historisė qė, pikėrisht nga ky ves, nė qarqet diplomatike kėtė ēėshtje ta shtrojnė me dy e mė shumė delegacione. Bajraktarizmi doli nė pah edhe nė Rambuje. U bė garė se kush duhet ta pėrfaqėsonte Kosovėn atje.
 
Pėrfaqėsuesit e vijės sė luftės, me ēdo kusht dėshironin tė bėheshin bajraktarė. Tė yshtur nga kjo ndjenjė, e nxorėn Thaēin prijės tė delegacionit.  Kėshtu bajraktarizmi u bė therrė pėr njė sukses mė tė madh, sepse pozicioni ynė politik do tė kishte qenė shumė mė i fuqishėm  po t’i printe delėgacionit kryetari i shtetit, dr. Rugova.
 
Sepse tjetėr ėshtė tė tė prezantojė njeriu i institucioneve, e tjetėr ėshtė njeriu i njė ushtrie, qė nė kohėn kur pritej tė ndodhte Rambujeje, nuk shikohej me simpati nga tė gjitha qarqet ndėrkombėtare. Tė mos kishte pasur bajraktarizėm, pėrfaqėsuesit e UĒKsė nė planin politik kishin pranuar tė jenė nė delegacionin e kryesuar nga  dr. Rugova, ndėrsa nė terren do tė kishin vazhduar aktivitetin luftarak. Nė kėtė mėnyrė, pėrpjekjen pėr ēlirim nga Serbia e identifikuan me pėrpjekjen pėr tė ardhur nė pushtet patjetėr.
 
Edhe pas luftės, vazhdoi bajraktarizmi. Madje, edhe mė i theksuar. Nga ta, u mohua dr. Rugovėn dhe institucionet qė ishin formuar para saj, pra para luftės. Nė vend tė tyre, e krijuan QPK-nė. Me kėtė hap qė e ndėrmorėn, e zhvlerėsuar njė decenie tė tėrė tė institucioneve tona, sepse Kosovėn e kthyen dhjetė vjet pas. Zhvlerėsimi i tyre na ka sjellė nė pozitėn e fillimit tė politikės sonė, kur kėrkonim dialog rreth pavarėsisė sė Kosovės.
 
Po tė pranohej  kontinuiteti i institucioneve menjėherė pas luftės, sot  ndryshe do t’i kishim pasur punėt edhe brendapėrbrenda nesh. As do tė  kishte pasur uzurpime, as krime, as gjėra tė tjera qė po e shėmtojnė Kosovėn. Njė tjetėr “luftė” Konica kishte pasur edhe me fodullėllėkun. Pėr tė ishin tė papranueshme qė politikėn ta udhėhiqnin njerėzit qė s’dinė  ē’ėshtė ajo; qė shkencėn ta bėnin ata qė nuk dinin se ē’ėshtė shkenca, qė letėrsinė ta bėnin ata qė s’dinin njė shprehje artistike ta thurrnin…
 
Fodullėt  i ka pasur secila kohė. I ka edhe kjo e pasluftės. Janė prezentė kudo. Edhe nė jetėn politike.  Paramendojeni, sa mund t’i ndihmojnė ēėshtjes kombėtare  fodullėt. Si dhe ēka mund tė komunikojnė me ndėrkombėtarėt tė tillėt! Asgjė, veē se mund tė bėjnė sherr- tė krijojnė pėrshypjen tek ta se jemi tė gjithė tė tillė. Tjetėr, Konica ėshtė aktual edhe me njė temė tjetėr qė kishte trajtuar nė kohėn e tij - me psikologjinė e ndarjes regjionale.
 
Plot raste ka kur njerėzit pikėrisht pse njė politikan ėshtė i atij regjioni qė i takojnė edhe ata, aderojnė nė partinė e tij! E, jo pse i ka pėlqyer programi i partisė, e as qė i pėlqen si politikan, siē ndodh nė vendet e pėrparuara tė botės. Konica ėshtė aktual edhe nė shumė fusha tė tjera tė jetės sonė. Mjerisht. E ne e lexojmė Markezin..., pa e lexuar mirė Konicėn!

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.