|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E hėne, 1 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Plani standardet pėr Kosovėn ende nuk ka marrė formėn pėrfundimtare

  • Komisioni pėr Bujqėsi shqyrtoi rezultatin e mbjelljeve vjeshtore nė Kosovė

  • Nė Pleshinė tė Ferizajt, u pėrurua Fabrika e pėrpunimit tė ujit tė pijshėm

  • Organizohet Festivali IV Ndėrkombėtar i Filmit Dokumentar pėr tė Drejtat e Njeriut

  • Karlovic: Masat e shtuara tė sigurisė nė Prishtinė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė Bagdad dhe Afganistan

  • Kryeministri i Kosovės ėshtė shprehur optimist se standardet do tė pėrmbushen nė vitin 2005

  • Robertson: NATO-ja e transformuar bėn sigurinė qė nga Kosova deri nė Kabul

  • Dje nė Isniq me nderime tė larta u bė varrimi i pjesėtarit tė SHPK-sė Isuf Haklaj

  • BISHZ dėnon sulmin kriminel mbi pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės

  • KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanė vendosur pika tė pėrbashkėta tė kontrollit tė automjeteve nė Prishtinė

  • Drejtuesit e koalicionit serb "Kthimi" pėrkrahin planin e Holkerit pėr operacionalizimin e standardeve

  • Opozita nė Shqipėri parlajmėron se do tė vazhdojė protestat pėr 24 orė pa i ndėrprerė ato as gjatė natės

  • Nė Paris u themelua qendra e parė rinore qė synon tė bėjė tė njohur kulturėn shqiptare nė Francė

  • Grupimi G17 plus ėshtė pėr ndarje nga Mali i Zi

  • Batiq ka deklaruar se dokumentacioni pėr abuzimet e Milosheviqit tregojnė pėr "makinacionet mė tė tmerrshme"

  • Shkup: Shpallen rezultatet e regjistrimit - shqiptarė ka 509.083 apo 25.17 pėr qind

  • Nė Mal tė Zi parashihet qė nė pėrdorim zyrtar tė jenė edhe gjuhėt e minoriteteve

  • Njė kontigjent prej 31 ushtarėsh maqedonas ėshtė nisur pėr Irak

  • Nė Mastriht sot i ka filluar punimet takimi dyditor ministror i OSBE-sė

  • Forcat izraelite kanė vrarė sot tre palestinezė

  • Shevernaxe akuzon Sorosin se ka financuar pėrmbysjen e tij

  • Trupat amerikane vranė 54 irakianė

  • Shtetet e Bashkuara kanė liruar 140 nga 660 tė burgosurit nė Guantanamo

  • Plan i OBSH-sė pėr pėrmbajtjen e AIDS-it

  • Aleanca ushtarake nė udhėkryq

 
  
Plani standardet pėr Kosovėn ende nuk ka marrė formėn pėrfundimtare
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Plani standardet pėr Kosovėn ende nuk ka marrė formėn pėrfundimtare ndėrkohė qė publikimi i tij mė 3 dhjetor mbetet i disktuesehėm. Zyrtarėt e UNMIK-ut thanė sot se shumė aspekte tė kėtij plani janė ēėshtje tė hapura, tė cilat pritet tė zgjidhen gjatė diskutimeve ndėrmjet UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės dhe faktorėve ndėrkombėtarė.

Por sipas zyrtarėve tė UNMIK-ut plani standardet pėr Kosovėn do tė publikohet shumė shpejt dhe se, siē thuhet, kjo ėshtė vetėm ēėshtje dite.

Sipas zėdhėnėses sė UNMIK-ut Izabela Karlovic, pėr shkak tė vazdhimit tė konsultimeve mes UNMIK-ut dhe pėrfaqėsuesve tė institucioneve dhe faktorėve tė tjerė politikė pėr formėn pėrfundimtare tė kėtij dokumenti ende nuk dihet data e saktė e publikimit.

"Gjithashtu ne po vazhdojmė konsultimet edhe me partnerėt tanė ndėrkombėtarė - Grupin e Kontaktit dhe Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Ky proces merr kohė, por ne presim qė versioni pėrundimtar i planit tė jetė gati sė shpejti", tha Karlovic nė njė prononcim pėr media.
 
 
Komisioni pėr Bujqėsi shqyrtoi rezultatin e mbjelljeve vjeshtore nė Kosovė
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Komisioni pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, nė mbledhjen e drejtuar nga Tomė Hajdaraj, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar rezultatin e mbjelljeve tė sivjetme vjeshtore dhe gjendjen e tė mbjellave.

Ėshtė konstatuar se brenda afatit optimal dhe mė pas janė mbjellė rreth 85 mijė hektarė grurė dhe drithėra tė tjeta tė bardha, nga 70 mijė hektarė sa ishin planifikuar dhe se gjendja e tė mbjellave rezulton shumė e mirė. Nė mbledhje ėshtė theksuar fakti qė sipėrfaqe relativisht tė mėdha janė mbjellė me farėra tė cilėsisė sė dyshimtė qė do tė reflektohet negativisht nė rendimentin e tė korrave.

Komisioni ka krijuar grupet punuese tė cilat do t'i vizitojnė komunat dhe me kryetarėt e asambleve komunale, ata tė ekzekutuvit dhe me drejtorėt e drejtorive tė bujqėsisė, do tė vlertėsojnė gjendjen nė lėmin e agrarit nėpėr komunat e Kosovės.

Anėtarėt e komisonit janė informuar se katėr komuna: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveēani dhe Shtėrpca nuk i kanė dorėzuar fare Ministrisė sė Bujqėsisė, as Komisionit parlamentar, raportet pėr realizimin e tė mbjellave nė kėto komuna, thuhet nė njė njoftim nga kjo mbledhje.
 
 
Nė Pleshinė tė Ferizajt, u pėrurua Fabrika e pėrpunimit tė ujit tė pijshėm
 
Ferizaj, 1 dhjetor 2003 - Me njė solemnitet rasti, sot nė fshatin Pleshinė tė Ferizajt u pėrurua Fabrika e pėrpunimit tė ujit tė pijshėm, e cila ėshtė ndėrtuar me ndihmėn e Qeverisė zvicerane, e cila ka dhėnė njė donacion nė njė vlerė prej 3 milion eurosh.

Nė pėrurimin e kėsaj fabrike u tha se ajo do tė zbusė nė njė masė ėt dukshme problemin e ujit tė pijshėm qytetin e Ferizajt.

Nė kėtė pėrurim mori pjesė edhe kėshilltari politik i Presidentit tė Kosovės, Skender Hyseni dhe shefja e Zyres zvicerane nė Prishtinė, Ivana Ensler.
 
 
Organizohet Festivali IV Ndėrkombėtar i Filmit Dokumentar pėr tė Drejtat e Njeriut
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Prej 4 - 10 dhjetor, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) organizon Festivalin IV Ndėrkombėtar tė Filmit Dokumentar pėr tė Drejtat e Njeriut, festival ky tashmė tradicional.
 
Nė kėtė Festival, i cili do tė mbahet nė kinemanė ABC nė Prishtinė, do tė shfaqen mbi 30 filma dokumentarė me tematikė nga fusha tė ndryshme tė tė drejtave tė njeriut nga 20 vende tė botės. Nga Kosova do tė shfaqen 4 filma dokumentarė.

Filmat e shfaqur nė kėtė Festival kanė tematikė tė ndryshme, siē janė: krimet e luftės dhe pasojat e luftės; tė drejtat e fėmijėve dhe tė grave (keqpėrdorimi i fėmijėve nė luftė, trafikimi i femrave, ...); dialogu, toleranca e mirėkuptimi ndėretnik dhe promovimi i vlerave tė larta njerėzore; privatizimi; ēėshtjet sociale; kontrabanda etj.

Nė fund tė Festivalit do tė shpėrndahen tre shpėrblime - filmi mė i mirė nė pėrgjithėsi; filmi mė i mirė nga fusha e tė drejtave tė njeriut si dhe filmi mė i mirė nė bazė tė votave tė publikut.
 
 
Karlovic: Masat e shtuara tė sigurisė nė Prishtinė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė Bagdad dhe Afganistan
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Sipas zėdhėnėses sė UNMIK-ut, Izabela Karlovic, masat e shtuara tė sigurisė nė ndėrtesat e UNMIK-ut, nuk janė nė lidhje me masat e sigurisė qė janė marrė ditėve tė fundit nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut, por nga ngjarjet nė Bagdad dhe Afganistan.

Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, thotė se vendosja e telave gjemborė dhe sė fundi edhe ngritja e mureve tė betonit para ndėrtesės sė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Prishtinė, nuk ėshtė nė lidhje me kėrcėnimin anonim tė para disa ditėve kundėr organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė.
 
Karlovic theksoi se kėto masa tė shtuara tė sigurisė janė marrė nė tė gjitha misionet e Kombeve tė Bashkuara nė botė, pas sulmit nė selinė e KB nė Irak.
 
 
Kryeministri i Kosovės ėshtė shprehur optimist se standardet do tė pėrmbushen nė vitin 2005
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ėshtė shprehur optimist se standardet e pėrcaktuara do tė pėrmbushen deri nė mesin e vitit 2005, kur pritet edhe hapja e diskutimit pėr statusin final tė Kosovės.
 
Rexhepi ka shprehur bindjen se fjalėn pėrfundimtare pėr statusin e Kosovės do ta thotė selia e Kombeve tė Bshkuara, duke theksuar se udhėheqja e Kosovės po shfrytėzon tėrė energjinė nė sendėrtimin e tetė standardeve dhe posa kjo tė ndodhė do tė shtrohet dhe ēėshtja e statusit.
 
 
Robertson: NATO-ja e transformuar bėn sigurinė qė nga Kosova deri nė Kabul
 
Bruksel, 1 dhjetor 2003 - Sekreteri i pėrgjithshėm i NATO-s Xhorxh Robertson ka kėrkuar sot nė Bruksel qė Aleanca veriatlantike tė vazhdojė tė ndihmojė vendet e NATO-s qė kanė rolin prijės nė Irak, duke theksuar se "NATO-ja e transformuar bėn sigurinė e prekshme qė nga Kosova deri nė Kabul".
 
Robertson, nė hapje tė sesionit tė ministrave tė mbrojtjes ka theksuar se trupat e aleatėve tė NATO-s nė "Ballkan edhe mė tutje ruajnė paqen ndėrsa se ky rajon orientohet drejt amės evropiane".

Ministrat e mbrojtjes tė NATO-s nė takimin dyditor duhet tė miratojnė vendimin pėr pakėsimin e trupave nė Bosnjė nė 7000 ushtarė, ndėrkaq nė Kosovė numri i trupave do tė mbetej i njėjtė, pėr shkak tė vlerėsimit se atje situata edhe mė tutje ėshtė jostabile dhe ekzistojnė kėrcėnime me sulme tė armatosura tė kriminalitetit tė organizuar dhe tė terrorizmit.
 
 
Dje nė Isniq me nderime tė larta u bė varrimi i pjesėtarit tė SHPK-sė Isuf Haklaj
 
Isniq, 1 dhjetor 2003 - Nė Varrezat e Dėshmorėve nė fshatin Isniq tė Deēanit dje, me nderime tė larta, u bė varrimi i pjesėtarit tė SHPK-sė, Isuf Haklaj, i cili vdiq nga plagėt e marra mė 24 nėntor nė njė pritė nė rrugėn Deēan - Pejė, ku nė vend kishte mbetur e vdekur policja Sabahate Tolaj.

Nė ceremoninė mortore morėn pjesė mijėra qytetarė anekėnd Kosovės, nė mesin e tyre edhe shefi i Misionit tė OKB-sė, Hari Holkeri.

Pėr jetėn dhe veprėn e policit dhe ish-pjesėtarit tė UĒK-sė foli kryetari i Degės sė LDK-sė, Mehmet Bojkaj, ndėrkaq nė emėr tė bashkėluftėtarėve tė UĒK-sė Rrustem Berisha.

Duke folor nė kėtė ceremoni mortore, kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri dėnoi fuqishėm sulmin mbi pjesėtarėt e policisė. Ai tha se ndėrsa policėt e SHPK-sė po rriten nė numėr dhe aftėsi dhe po marrin detyra mė tė rėndėsishme dhe mė tė vėshtira, SHPK po bėhet mė i rrezikshėm pėr krimin, por pjesėtarėt e tij gjithnjė e mė shumė po janė nė vijėn e zjarrit.
 
Z. Holker pastaj ka thėnė se SHP tash ėshtė e respektuar nga gjithė shoqėria kosovare si rezultat i pėrkushtimit tė policėve si Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj qė u vranė nė kėtė sulm barbar.
 
Holkeri tha se mafia mbėshtetet nė frikėn qė e krijojnė pėr tė siguruar heshtjen e qytetarėve, ndėrsa shoqėritė ku kjo frikė dhe kjo heshtje lejojnė tė mbizotėrohen, kriminelėt asnjėherė nuk mund tė munden, duke u bėrė thirrje njerėzve qė tė bashkėpunojnė me policinė nė mėnyrė qė vrasėsit tė mos mund tė jenė fitimtarė.

Hari Holkeri pastaj nėnvizoi se nėse qytetarėt vendosin tė ngriten kundėr krimit Kosova do tė arrijė tė shkojė rrugės qė e meriton pas gjithė vėshtirėsive nėpėr tė cilat ka kaluar.

Njė telegram ngushėllimi pėr familjen Haklaj e kishte dėrguar edhe presdidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Nė emėr tė Parlamentit tė Kosovės, foli deputeti Nimon Alimusaj. Nė emėr tė policisė sė UNMIK-ut foli shefi i saj, Shtefan Feler, ndėrkaq nė emėr tė SHPK-sė koloneli Sheremet Ahmeti.
 
 
BISHZ dėnon sulmin kriminel mbi pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės
 
Bernė, 1 dhjetor 2003 - Tė indinjuar pa masė me aktin terrorist dhe barbar mbi Shėrbimin Policor tė Kosovės, Kryesia e Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr (BISHZ) energjikisht e dėnon aktin e shėmtuar dhe kėrkon nga organet pėrkatėse qė kriminelėt tė cilėt kanė kryer kėtė akt ti nxjerrė sa mė parė para drejtėsisė dhe t'ju jep dėnimin e merituar, thuhet nė njė deklaratė tė kėsaj shoqate tė intelektualėve shqiptarė nga Zvicra.

"Gjithashtu apelojmė tek organet e ndjekjes, vendore dhe ndėrkombėtare tė cilat janė pėrgjegjėse pėr sigurinė e Kosovės dhe qytetarėve tė saj, Policinė e UNMIK-ut, SHPK-n dhe KFOR-in qė t'i zbardhin dhe t'i nxjerrin para drejtėsisė edhe vrasėsit tjerė, qė kanė vrarė intelektualė dhe njerėz tė pafajshėm qė nga ēlirimi i Kosovės e deri mė sot".

"Kėrkojmė nga Institucionet e Kosovės dhe tė UNMIK-ut tė marrin masa energjike qė kėto dukuri tė shėmtuara tė ndalen menjėherė.

Aktet e tilla nga kushdo qė vijnė janė tė drejtuara kundėr Kosovės dhe qytetarėve tė saj".

"Njėherit u bėjmė thirrje tė gjithė qytetarėt dhe ata qė i'a duan tė mirėn Kosovės dhe brengosen pėr tė, qė tė bashkėpunojnė ngushtė me organet e ndjekjes dhe t'u ndihmojnė atyre nė zbardhjen e rasteve tė tilla tė shėmtuara dhe qyqare", thuhet nė deklaratėn e BISHZ-sė, tė nėnshkruar nga Dr. sc. Ahmet Xhigoli, kryetar.
 
 
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanė vendosur pika tė pėrbashkėta tė kontrollit tė automjeteve nė Prishtinė
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Masat e shtuara tė sigurisė nė Kosovė janė pasojė e kėrcėnimeve qė janė dėrguar nė selinė e OKB-sė nė Nju-Jork pėr mundėsinė e sulmeve terroriste nė Prishtinė.
 
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanė vendosur pika tė pėrbashkėta tė kontrollit tė automjeteve nė Prishtinė dhe kanė shtuar numrin e patrullave veēanėrisht nė pjesėt e qytetit ku ndodhen pėrfaqėsitė e huaja diplomatike dhe ndėrtesat e policisė.
 
Policia e OKB-sė nė Kosovė thekson se masat e shtuara tė sigurisė do tė mbeten nė fuqi deri sot nė mėngjes ku sėrish do tė shqyrtohet situata e sigurisė dhe do tė merret vendimi rreth vazhdimit apo ndėrprerjes sė tyre.

Ndėrkohė, gjatė ditės sė djeshme rreth selisė sė UNMIK-ut ka filluar tė ngritet njė mur betoni, si masė mbrojtėse nga sulmet eventuale.
 
 
Drejtuesit e koalicionit serb "Kthimi" pėrkrahin planin e Holkerit pėr operacionalizimin e standardeve
 
Prishtinė, 1 dhjetor 2003 - Drejtuesit e koalicionit serb "Kthimi" thanė se e pėrkrahin planin pėr operacionalizimin e standardeve qė shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri e paraqiti para udhėheqėsve tė Kosovės.
 
Shefi i grupit parlamentar tė koalcionit "Kthimi" Dragisha Kėrstoviq, shprehu kėnaqėsinė e tij, siē tha ai, qė kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri ka afruar projektin e standardeve, nga i cili ėshtė hequr termi bashkėsitė minoritare, qė sipas Kėrstoviqit, nė Kosovė ėshtė pėrdorur nė kontekstin negativ.
 
 
Opozita nė Shqipėri parlajmėron se do tė vazhdojė protestat pėr 24 orė pa i ndėrprerė ato as gjatė natės
 
Tiranė, 1 dhjetor 2003 - Opozita demokratike nė Shqipėri ka paralajmėruar se do tė vazhdojė protestat pėr 24 orė rresht pa i ndėrprerė madje ato as gjatė natės nė Sheshin qendror tė Tiranės Skėnderbej.
 
Opozita synon qė nėpėrmjet protestave tė kėrkojė pėrsėritjen e zgjedhjeve lokale nė Tiranė, pasi sipas kreut tė PD-sė Sali Berisha fitorja e zgjedhjeve pėr Bashkinė e Tiranės, Edi Rama ėshtė e manipuluar, Grupi Parlamentar i PS do tė mblidhet sėrish nė javėn e ardhshme pėr tė parė mundėsi tė reja negocimi.
 
 
Nė Paris u themelua qendra e parė rinore qė synon tė bėjė tė njohur kulturėn shqiptare nė Francė
 
Paris, 1 dhjetor 2003 - Nė Paris u themelua qendra e parė rinore qė synon tė pėrhapė dhe tė bėjė tė njohur kulturėn shqiptare nė Francė. Ideatorėt e kėsaj nisme synojnė qė kjo qendėr nė njė tė ardhme tė afėrt do tė kthehet nė njė institut tė kulturės shqiptare nė Paris.
 
Njė numėr i madh familjesh kanė shtruar kėrkesėn pėr hapjen e njė klase pėr mėsim tė gjuhės shqipe nga fėmijėt e emigrantėve shqiptarė.

Nė kuadėr tė kėsaj qendre nė tė ardhmen do tė ketė njė bibliotekė me libra nė gjuhėn shqipe, njė mediotekė me material video dhe audio, kanale televizive shqipfolėse, njė sallė konferencash dhe ekspozitash, si dhe ambientet pėr mėsimin e gjuhės shqipe nga fėmijėt e atyre shqiptarėve qė banojėn prej vitesh nė Francė.
 
 
Grupimi G17 plus ėshtė pėr ndarje nga Mali i Zi
 
Beograd, 1 dhjetor 2003 - Grupimi politik G17 Plus, nėse do tė fitojė nė zgjedhje, menjėherė do tė fillojė marrėveshjen me Malin e Zi pėr ndarjen nė mėnyrė paqesore, ka deklaruar nėnkryetari i kėsaj partie, Mlagjan Dinkiq.

"Serbia nuk e ka shtetin e vet dhe nėse nuk e kemi shtetin nuk e dimė as ku i kemi kufijtė dhe nuk mund tė jemi partnerė serioz pėr hyrjen nė BE", ka thėnė Dinkiq.
 
"Nėse e fitojmė njė numėr tė konsiderueshėm tė votave, gjithsesi qė partnerėt e mundshėm tė koalicionit do tė duhej ta resepktojnė vullnetin e qytetarėve qė ta shpallim referendumin pėr pavarėsinė e Serbisė, pėr tė cilėn ne pėrpiqemi", ka deklaruar nėnkryetari i G17 Plus.
 
 
Batiq ka deklaruar se dokumentacioni pėr abuzimet e Milosheviqit tregojnė pėr "makinacionet mė tė tmerrshme"
 
Novi Sad, 1 dhjetor 2003 - Ministri serb i Drejtėsisė Vladan Batiq ka deklaruar se dokumentacioni pėr abuzimet e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviq, qė ėshtė marrė nga Haga, tregojnė se fjala ėshtė pėr "makinacionet mė tė tmerrshme".
 
Batiq ka theksuar se fjala ėshtė pėr dėshmitė tė cilat janė grumbulluar nga Qiproja, Greqia, Gjermania dhe Britania e Madhe dhe ka shtuar se ekspertėt fnanciarė "i pret njė punė e madhe".

"Fjala ėshtė pėr keqpėrdorimet mė tė tmerrshme tė cilat mbahen mend ndonjėherė. Vetėm rasti i 'Telekomit' ėshtė vjedhja mė e madhe e shek. 20, kur merren parasysh tė gjitha efektet e saj financiare", ka thėnė ministri serb i Drejtėsisė.
 
 
Shkup: Shpallen rezultatet e regjistrimit - shqiptarė ka 509.083 apo 25.17 pėr qind
 
Shkup, 1 dhjetor 2003 - Enti Maqedonas i Statistikės ka shpallur sot nė Shkup rezultatet pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė, tė zhvilluar gjatė nėntorit tė vitit tė kaluar .

Sipas tė dhėnave tė paraqitura nga drejtori i kėtij institucioni, Donēo Gerasimovski, Maqedonia ka gjithsej 2.022.547 banorė. Prej tyre, 1.297.981(64.18 pėr qind) janė maqedonas, kurse 509.083 (25.17 pėr qind) shqiptarė.

Po sipas kėtyre tė dhėnave, turqit pėrbėjnė 3.85 pėr qind tė popullsisė, serbėt 1.74 pėr qind, kurse pėrqindjen tjetėr e plotėsojnė romėt, boshnjakėt, vllehėt, etj.

Komisioni Ndėrkombėtar pėr monitorimin e regjistrimit tha sot nė Shkup se ky operacion statistikor ishte i suksesshėm, ndonėse janė vėrejtur edhe disa lėshime, por qė, siē u tha, nuk kanė ndikuar nė rezultatin pėrfundimtar.
 
 
Nė Mal tė Zi parashihet qė nė pėrdorim zyrtar tė jenė edhe gjuhėt e minoriteteve
 
Podgoricė, 1 dhjetor 2003 - Me projektligjin e ri pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve nė Mali tė Zi parashihet, qė pėrveē gjuhės serbe, si gjuhė zyrtare, tė pėrdoren edhe gjuhėt e minoriteteve nė tė gjitha komunat ku ato pėrbėjnė mbi 5 pėr qind tė popullsisė.
 
Kėshtu ka ka deklaruar anėtari i grupit punues pėr hartimin e ligjit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve, Sėrgjan Vukadinoviq, i cili ka theksuar se nė bazė tė regjistrimit tė popullsisė nga viti 1991 nė Mal tė Zi ka dhjetė komuna nė tė cilat pakicat pėrfaqėsohen me pesė apo mė shumė pėrqindje tė qytetarėve.
 
 
Njė kontigjent prej 31 ushtarėsh maqedonas ėshtė nisur pėr Irak
 
Shkup, 1 dhjetor 2003 - Njė kontigjent prej 31 ushtarėsh ėshtė nisur dje nga Shkupi pėr nė Irak ku do tė bashkohet me forcat ndėrkombėtare paqeruajtės atje. Ky kontigjent i ushtarėve maqedonas do tė shėrbejė nė kuadėr tė misionit: "Liri pėr Irakun".
 
Kjo ėshtė hera e dytė qė Maqedonia dėrgon trupa nė Irak brenda gjashtė muajsh, Ushtarė nga Maqedonia do tė shėrbejnė nė kuadėr tė komandės sė forcave amerikane atje.
 
 
Nė Mastriht sot i ka filluar punimet takimi dyditor ministror i OSBE-sė
 
Mastriht, 1 dhjetor 2003 - Nė qytetin holandez Mastriht sot i ka filluar punimet takimi dyditor ministror i OSBE-sė, nė tė cilin shefat e diplomacive tė 55 vendeve anėtare tė OSBE-sė do tė bisedojnė pėr strategjinė e luftės kundėr kėrcėnimeve tė sigurisė nė shekullin e 21-tė dhe tė pėrkufizojnė vendin dhe rolin e OSBE-sė nė kushtet aktuale ndėrkombėtare, posaēėrisht nėpėrmjet bashkėpunimit me organizatat ndėrkombėtare, siē janė Bashkimi Evropian dhe Kėshilli i Evropės.

Duke hapur takimin, kryesuesi i OSBE-sė ministri i Jashtėm holandez Jap de Hup Shefer, ka vlerėsuar se OSBE-ja ofron njė ndihmesė tė madhe nė konsolidimin e paqes dhe stabilitetit.
 
 
Forcat izraelite kanė vrarė sot tre palestinezė
 
Ramallah, 1 dhjetor 2003 - Forcat izraelite kanė vrarė sot tre palestinezė dhe kanė arrestuar mbi 30 tė tjerė. Ndėrkohė, ministri izraelit i mbrojtjes i ka thėnė emisarit amerikan qė nė pajtim me planin amerikan tė paqes ka urdhėruar rrėzimin e disa kolonive tė vogla hebraike.

Sipas shtypit izraelit, ministri i mbrotjes Shaul Mofaz i ka urdhėruar ushtrisė rrėzimin e gjashtė kolonive tė vogla, nga tė cilat pesė janė tė pabanuara.
 
 
Shevernaxe akuzon Sorosin se ka financuar pėrmbysjen e tij
 
Tbilisi, 1 dhjetor 2003 - Ish-presidenti gjeorgjian Eduard Shevernaxe, i cili ishte i detyruar tė japė dorėheqje nėn presionin e opozitės, nė njė intervistė televizionit shtetėror rus, ka akuzuar miliarderin amerikan Xhorxh Soros se ka financuar pėrmbysjen e tij.

"Amerika ėshtė njė vend i madh. Ka me mijėra organizata, e njėra nga ato ėshtė e Sorosit. Rusia e ka dėbuar dhe ka bėrė mirė, sepse ai sillet keq. Ai nuk ėshtė pėr politikė", ka deklaruar presidenti i pėrmbysur gjeorgjian.
 
 
Trupat amerikane vranė 54 irakianė
 
Bagdad, 1 dhjetor 2003 - Ushtarakėt amerikanė kanė njoftuar vrajsen e 54 irakianėve dhe kapjen e tetė tė tjerėve nė njė seri pėrpjekjesh pėr t'u bėrė pritė autokolonave amerikane nė qytetin e Samarras nė pjesėn qendrore tė Irakut.

Njė zėdhėnės ushtarak bėri tė ditur edhe plagosjen e pesė ushtarėve amerikanė dhe tė njė civili nė sulme tė ndara, qė megjithatė duket qė ishin tė koordinuara.

Zėdhėnėsi i ushtrisė amerikane, gjenerali i brigadės Mark Kimmitt, thotė se strategjia e sulmeve tė guerilasve ka ndryshuar kohėt e fundit.

"Nė vend qė tė sulmojė objektiva ushtarakė duket se tani armiku po e ndryshon strategjinė duke sulmuar objektiva mė tė butė, si persona neutralė dhe civilė," tha gjenerali Kimmitt.
 
 
Shtetet e Bashkuara kanė liruar 140 nga 660 tė burgosurit nė Guantanamo
 
Uashington, 1 dhjetor 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė liruar 140 nga 660 tė burgosurit nė Guantanamo Bej, burg nė tė cilin ndodhen tė dyshuarit pėr terrorizėm, ka bėrė tė ditur revista "Tajm".

Zėdhėnėsi i Pentagonit nuk ka komentuar kėtė njoftim.

Zyrtarėt e mbrojtjes thonė se shumė prej kėtyre tė burgosurve janė tė dyshuar se kanė qenė anėtarė tė Al Kaidės sė Osama bin Ladenit gjatė luftės nė Afganistan, njofton Rojter.
 
 
Plan i OBSH-sė pėr pėrmbajtjen e AIDS-it
 
Gjenevė, 1 dhjetor 2003 - Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė kanė shpallur njė plan ambicioz qė t'u ofrojnė tre milion pacientėve me HIV nė vendet e varfėra medikamente antiretrovirale qė mund t'u shpėtojnė jetėn.

Plani i shpallur nė Ditėn Botėrore tė AIDS-it do tė kushtojė 5,5 miliardė dollarė dhe OBSH-ja shpreson ta zbatojė atė brenda dy vitesh.

Nė njė mesazh me rastin e ditės botėrore tė AIDS-it, kreu i OBSH-sė Lee Jong-wook tha se parandalimi dhe trajtimi i AIDS-it mund tė jetė detyra mė e vėshtirė nė fushėn e shėndetit qė bota ka pėrballur ndonjėherė, por ai tha se kjo ishte urgjente.
 
 
Aleanca ushtarake nė udhėkryq
 
Bruksel, 1 dhjetor 2003 - Ministrat e Mbrojtjes tė NATO-s takohen sot nė Bruksel pėr bisedime qė mund tė dominohen nga planet e reja evropiane pėr njė organizėm tė veēantė tė mbrojtjes dhe aftėsi tė veēanta planifikimi ushtarak pėrveē NATO-s.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Donald Ramsfeld, pritet tė kėrkojė garanci nga partnerėt evropianė se bashkėpunimi i BE-sė nė fushėn e mbrojtjes nuk do tė kėrcėnojė ekzistencėn e aleancės ndėratlantike.

Franca dhe Gjermania hodhėn nė fillim tė kėtij viti, nė pikun e pėrplasjeve ndėratlantike lidhur me planet amerikane pėr luftė nė Irak, propozimin pėr ngritjen e njė selie tė veēantė tė planifikimit ushtarak tė BE-sė.
Tani duket se kėto propozime mund tė pėrfshihen nė kushtetutėn e re tė BE-sė, megjithėse pak mė tė zbutura me qėllim qė me to tė bashkohet edhe Britania.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.