|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Dje nė Isniq me nderime tė larta u bė varrimi i pjesėtarit tė SHPK-sė Isuf Haklaj

 
 

 
 
    
Isniq, 1 dhjetor 2003 - Nė Varrezat e Dėshmorėve nė fshatin Isniq tė Deēanit dje, me nderime tė larta, u bė varrimi i pjesėtarit tė SHPK-sė, Isuf Haklaj, i cili vdiq nga plagėt e marra mė 24 nėntor nė njė pritė nė rrugėn Deēan - Pejė, ku nė vend kishte mbetur e vdekur policja Sabahate Tolaj.

Nė ceremoninė mortore morėn pjesė mijėra qytetarė anekėnd Kosovės, nė mesin e tyre edhe shefi i Misionit tė OKB-sė, Hari Holkeri.

Pėr jetėn dhe veprėn e policit dhe ish-pjesėtarit tė UĒK-sė foli kryetari i Degės sė LDK-sė, Mehmet Bojkaj, ndėrkaq nė emėr tė bashkėluftėtarėve tė UĒK-sė Rrustem Berisha.
 
Duke folor nė kėtė ceremoni mortore, kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri dėnoi fuqishėm sulmin mbi pjesėtarėt e policisė.
  
Ai tha se ndėrsa policėt e SHPK-sė po rriten nė numėr dhe aftėsi dhe po marrin detyra mė tė rėndėsishme dhe mė tė vėshtira, SHPK po bėhet mė i rrezikshėm pėr krimin, por pjesėtarėt e tij gjithnjė e mė shumė po janė nė vijėn e zjarrit.  
 
Z. Holker pastaj ka thėnė se SHP tash ėshtė e respektuar nga gjithė shoqėria kosovare si rezultat i pėrkushtimit tė policėve si Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj qė u vranė nė kėtė sulm barbar.
 
Holkeri tha se mafia mbėshtetet nė frikėn qė e krijojnė pėr tė siguruar heshtjen e qytetarėve, ndėrsa shoqėritė ku kjo frikė dhe kjo heshtje lejojnė tė mbizotėrohen, kriminelėt asnjėherė nuk mund tė munden, duke u bėrė thirrje njerėzve qė tė bashkėpunojnė me policinė nė mėnyrė qė vrasėsit tė mos mund tė jenė fitimtarė.

Hari Holkeri pastaj nėnvizoi se nėse qytetarėt vendosin tė ngriten kundėr krimit Kosova do tė arrijė tė shkojė rrugės qė e meriton pas gjithė vėshtirėsive nėpėr tė cilat ka kaluar.

Njė telegram ngushėllimi pėr familjen Haklaj e kishte dėrguar edhe presdidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Nė emėr tė Parlamentit tė Kosovės, foli deputeti Nimon Alimusaj. Nė emėr tė policisė sė UNMIK-ut foli shefi i saj, Shtefan Feler, ndėrkaq nė emėr tė SHPK-sė koloneli Sheremet Ahmeti.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.