|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   

 

Shqiptarėt ndėrmjet Ditės sė Flamurit dhe Ditės sė Bashkimit

 

 


 

1 nėntor 2003 / TN
 
Baki YMERI, Bukuresht
 
1 Dhjetori ėshtė Dita Kombėtare e Rumanisė, dita kur u realizua bashkimi i madh i rumunėve. Ėshtė dita kur shpėrtheu shkėndija e ribashkimit tė kombit, kur mė 1 Dhjetor tė vitit 1918, vėrshuan nė Alba Julia, qindramijė rumunė nga Moldova, Muntenia, Oltenia, Banata dhe Transilvania, pėr tė shpallur kėtė ditė kombėtare, si njė dhuratė e Zotit, njė festė e shenjtė qė kremtohet pėr ēdo vit, nė fillim tė muajit tė dhuratave. Anembanė vendit, manifestime dinjitoze, ansamble folklorike, parada ushtarake, shėrbime nė krejt kishat e vendit, tė njė meshe falėnderimi, pėr pėrmbushjen e ėndrrės shekullore tė rumunėve, pėr bashkimin e trojeve, dhe ribashkimin e kombit. Kur do tė vijė kjo ditė, qė edhe shqiptarėt tė vėrshojnė nė njė qendėr ende tė padefinuar tė kryeqendrės shqiptare, nga Kosova Lindore e Albano-Maqedonia, nga Shqipėria e krasitur, nga Plava e Gucia, nga Janina e deri nė Prishtinė, pėr tė kremtuar Ditėn e Bashkimit, si njė ditė e shenjtė? Kushdo qė flijohet nga pak nė emėr tė Zotit, porsi Nėnė Tereza e shenjtė, pėr pėrkrahjen e  shqiptarėve me halle, kushdo qė bie dhe zgjohet me Shqipėrinė e Sami Frashėrit dhe Kombin shqiptar nė prag tė Mijėvjeēarit tė tretė tė Kadaresė, kushdo qė e kėrkon hershmėrinė tonė nė lutjet e shenjta tė tė parėve tanė, Zoti ia shenjtėron shpirtin, dhe ia tregon dritėn, se si mund ta arrijmė ditėn e shenjtė, tė bashkimit kombėtar.
 
Nuk e dimė nė i ėshtė kujtuar Aurelit, qė nė vend tė shundit pornografik, t’ua mjekojė shpirtin shqiptarėve, me porosi tė kėtilla, tė prekura nga flatrat e engjėllit! Meraklinjve tė lekut dhe seksit tė bukur, bozaxhinjve tė komunizmit dhe atyre qė shikojnė vetėm interesat personale, kėto pyetje mund t’u duken si ėndėrra mendimtarėsh. Mendimtarėve tė mirėfilltė ndėrkaq, u duket se ringritja e Shqipėrisė nuk mund tė fillojė veēse nga ngritja e moralit, pra nga shėndoshja shpirtėrore e saj. Atdhetarėt e mirėfilltė, nė Shqipėrinė e brendshme, nė Shqipėrinė e jashtme dhe nė diasporė, e kanė pėr detyrė ta mbajnė lart, moralin e kombit. Nuk krijohet bashkimi i kombit me ēajtore tė mbushura me burra, por me shndėrrimin e tyre nė biblioteka, shoqėri kulturo-artistike, diskoteka e faltore, ku kultivohen ndjenjat e atdhedashurisė pėrmes komentimit dhe pėrvetsimit tė rilindasve tanė, e pse jo edhe tė huaj, qė nga Naimi e deri te Kadareja, qė nga Karol Wojtyla e deri te Ali Podrimja. Kushdo qė kultivon egoizmin, parazitizmin, majmėrinė ekonomike, kodoshllėkun politik, mashkullor apo femėror, automatikisht inkorporohet nė spektrin e kopilave tė kombit. Jo pėr ta kanė nevojė shqiptarėt, por pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė zonjė evropiane, me 50 mijė km.  katrorė, dhe atė, jo sipas shijeve paranoike tė Millosheviqit pėr gjakderdhje, por me djersėderdhje, me punė titanike dhe me dridhje tryezash diplomatike, pėr ta bindur botėn qė ta dijė, se si pasojė e pushtuesit turko-sllav pėrgjatė historisė, kemi qenė tė mashtruar e tradhėtuar, tė coptuar e masakruar.
 
Nuk shkohet nė Evropė me havalet e Homeinit
 
E kemi thėnė dhe do ta themi: shqiptarėt kanė nevojė pėr reforma shpirtėrore, fetare, kulturore kombėtare. Nuk shkohet nė Evropė me havalet e Homeinit, me emrat e fantomave tė Alkaidės, me kopracinė e tentakuleve tė ligėsisė, apo me ksenofobinė e atyre qė na e mbushėn Dardaninė me varre masive. Shqiptarėt kanė nevojė ta pėrvetsojnė solidaritetin e hebrenjve, disiplinėn e gjermanėve, atdhedashurinė e amerikanėve. Si e spjegon Kadareja kėtė porosi? “Ndryshe nga hebrenjtė e disa popul tė tjerė, qė janė solidarė e tė lidhur me njėri-tjetrin, shqiptarėt mezi ē’presin pėr t’u pėrēarė. Natyra e tyre tejet individualiste ėshtė xehe e pafundme pėr tė pjellė egoizmin, ambicjen, smirėn e etjen pėr karrierė. Kėndej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e sėmurė”. Falė Zotit, paralelisht me ata qė e kanė tė zhvilluar ndjenjėn shqiptare tė pandjeshmėrisė, kemi edhe sokola tė atillė, qė digjen pėr komb dhe atdhe. “Kur vjen fjala pėr komb e atdhe, jam nė gjendje ta kalli veten, mu nė qendėr tė katundit” – thot njė malėsor i thjeshtė, Mahiu i Shipkovicės. “Nuk humbet kjo gjuha jon derisa t’jese dynjaja” – i thot pėrgjatė kėsaj vere Xhevahir Spahiu, njė ėmbėltor shqiptar i Oltenisė, Hashim Memishi, i biri njė shqiptareje me rrėnjė tė lashta katolike, nga Liseci i tetovės.
 
Shqiptarėt, Dita e Flamurit dhe Dita e Bashkimit. E para u realizua para 90 vitesh dhe nuk zgjati as njė muaj. Arnautllėkun e lodhur nga luftėrat kundėr meraklinjve tė Bosforit, e kafshoi diplomacia e sėmurė e Evropės. Evropa e nėnshkroi turpin diplomatik nė Konferencėn e Ambasadorėve (Londėr, 1913). Rusia kishte krijuar simpati nė luftėrat kundėr Turqisė, dhe e shfrytėzoi rastin qė satelitėt e saj, dhelpėrat e Ballkanit (Serbia dhe Greqia), t’ia shkėpusin trojet mė tė bukura dhe mė tė pasura Shqipėrisė. Pėr korigjimin e gabimeve tė kėsaj konference pansllaviste, paralelisht me ndėrlidhjen me Perėndimin dhe Perėndinė, shqiptarėt kanė nevojė pėr Atdhetari dhe Qytetėrim, Moral, Dinjitet, Unitet, Aftėsi, Pėrgjegjshmėri dhe Ekuilibėr. Pse? Ngase, siē e informonte edhe vetė Plaku i Vlorės Evropėn “Mė shumė se gjysma e tokės sė atdheut tim iu dha Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. Qytetet mė tė lulėzuara dhe viset mė pjellore tė vendit tim ju shkėputėn Shqipėrisė, e cila u pėrkufizua pothuajse me pjesėt mė tė zhveshura dhe gurishte, kėshtu e zhytur pėrsėri nė shtypje tė thellė duke e parė tė ardhmen e popullit tonė krejt tė zezė, u ngushėlluam se duhej tė bėheshim kurban pėr interesat e pėrgjithshme tė Evropės”. Dhe ē’po ngjet tani, 90 vjet mė vonė?
 
Serbia me Rusinė dhe Shqipėria me Amerikėn
 
Serbia me Rusinė dhe nostalgjinė ndaj komunizmit ortodoks tė intolerancės pansllaviste. Shqipėria e pėrzjerė pėrnga feja, me Amerikėn e pėrzjerė pėrnga kombet. E para ende e ndarė nė gjashtė shtete dhe ende e panjohur nė botė, ndėrsa e dyta e bashkuar, e pėrparuar dhe admiruar nė krejt botėn. Shqipėria i vetmi vend nė botė qė nuk ka zhdukur asnjė hebre, dhe Amerika i vetmi vend nė botė, qė nuk ka alergji, kundėr asnjė populli dhe asnjė feje. Edhe njėrėn edhe tjetrėn i karakterizon njė shkallė e lartė e zemėrgjerėsisė, dhe njė tolerancė interkonfesionale e nivelit mė tė lartė. Ku janė fshatrat myslimane tė Ēamėrisė, ku janė katėrmijė shqiptarėt e masakruar tė Tivarit (1945), ku janė dhjetėmijė viktimat e holokaustit serb nė Kosovė (1999)? Janė pyetje tė lehta qė kėrkojnė hulumtime tė thella, dhe pėrgjigje tė rėnda. Dikush duhet tė japė llogari pėr ta.
 
Nė vend qė tė pregaditen pėr tė kėrkuar falje, tentakulet mitologjike tė kriptoshovinizmit serb, ėndėrrojnė t’i rikthehen Kosovės, pėr kontinuitetin e terrorit. E pat mė puna e shijeve paranoike tė Millosheviqit. Kosova tashmė gjendet nė duart e Zotit dhe tė Amerikės. Sė shpejti do vijė edhe dita e pavarėsimit tė saj, dhe pas saj, po qe se shqiptarėt do tė konkretizojnė disa nga porositė e porosive tė prekura nga flatrat e engjėlllit, nė vend tė Ditės sė Flamurit, njė ditė mund ta kremtojnė, edhe Ditėn e Bashkimit. Dhashtė Zoti qė kjo tė vijė sa mė parė! Nuk e dimė nė mund tė vijė kjo ditė, po qe se dikush nuk do ta nxehė karrigen, qė kėto t’i bėjė publike edhe anglisht, jo pėr njė, por pėr njė Evropė, dhe pėr njė Amerikė tė tėrė.

  


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.