|
-
30 nėntor 2003 / TN
-
-
Nga
Genc POLLO*
-
-
Nė
romanin e tij Rreth botės per 80 ditė francezi Zhyl Vern paraqet
nė menyrė interesante kontrastin midis natyrės flegamtike e tė
pėrmbajtur tė anglezėve dhe asaj sanguine-eruptive tė stėrnipėrve
tė tyre tė lindur e rritur nė Botėn e Re. Kujtdo qė e ka lexuar kėtė
roman aq popullor nė kohėn e adoleshencės time do ti ketė mbetur nė
kujtesė habia deri ne mospėlqim qė Fileas Fogu, gjatė turit tė tij
tė famshėm rreth globit, vrojtoi nė njė qytet tė bregut perėndimor
tė Amerikės: dy turma tė mėdha fansash politikė qė marshonin nėpėr
qytet duke brohoritur tė egėrsuar e duke tundur pankarta e diku edhe
kėpucė tė zbathura nga kėmbėt dhe qė falė pėrpjekjeve tė mundimshme
tė policisė nuk binin nė kacafytje.
-
-
Ishte
prezantimi me nje garė pėr guvernatorin e shtetit; njė fushatė qė
ishte shumė larg shijes sė vizitorit londinez dhe shumė e ndryshme
nga tradita e debatit te sjellshėm tė vendit tė tij Komentet e
Fogut pėr tė janė nga mė tė kripurat e gjithė romanit.
-
-
Do tė
isha shume kurioz tė dija, madje do tė jepja shumė tė mesoja se cdo
tė shkruante romancieri freng, cilin Fileas Fog do tė dergonte
ai fiktivisht si vizitor nė Dheun e Shqipeve sikur tė ishte njohur
me disputin rreth datės se clirimit tė Shqipėrisė nga Nazifashizmi.
Qė njė disputė e tille, edhe ne sfondin e njė gare pėr njė ofiq te
pushtetshėm si ai i guvernatorit tė njė shteti te SHBA, pėrbėn nje
asortiment tė pėrsėritur nga panairi i kotėsive sė politikės
shqiptare pėr kėtė do tė binte dakord cdo lexues i arsyeshėm me ose
pa parti.
-
-
Por nė
kėtė shkrim nuk do tė doja tė mjaftohesha me njė konstatim tė
pėrsėritur pėr produktet e panairit nė fjalė dhe as tė thellohesha
nė arsyet pse politika jonė rrallėherė del nga rrethi vicioz i
debatit tė rremė. Njė ese rreth Ditės sė Clirimit dhe festimit
dinjitoz tė saj do tė ishte mė e vlefshme.
-
-
Sė
pari qė ta nisim nga tė mirat: duhet tė them se pėr fat tė mirė tė
tėra autoritet e larta shtetėrore e tė gjitha forcat politike
parlamentare ( pėrfshi edhe ato qė me apo pa tė drejtė jane akuzuar
per kolaboracionizėm ) si dhe shoqatat e ndryshme tė veteranėve dhe
tė ish tė pėrndjekurve politikė shprehin vlerėsim tė lartė pėr
rezistencėn antifashiste e nderim per dėshmorėt e kėsaj lufte.
-
-
Debati
historiografik me jehonė politike pėr rolin e Konferencės sė Pezės,
prapaskenat e asaj tė Mukjes, shkallėn e kolaboracionizmit tė disave
apo natyrėn dhe motivet e kuislingėve shqiptarė nuk e cėnojnė kėtė
konsensus tė vyer. Por pėrse ėshtė debati? Lidhur me pėrcaktimin e
datės kur ushtari i fundit i Wehrmachtit gjerman ėshtė larguar nga
Shqipėria, datė e cila u dashka tė jetė edhe Dita e Clirimit.
Regjimi i Enver Hoxhės e kishte pėrcaktuar kėtė datė pa shumė
diskutime mė 29 nentor 1944.
-
-
Cdo
vit kėtė ditė pėr 45 vjet u kremtua festa zyrtare mė e rendesishme e
Shtetit; festė e cila qėllimshėm linte nė rang tė dytė Ditėn e
Ngritjes sė Flamurit dhe Shpalljes sė Pavarėsisė qė festohej mė 28
nentor. Jepej qartazi kėshtu simptoma e parė e mentalitetit
komunisto-revolucionar se historia fillon me ne.
-
-
Nė
vitin 1992 pushteti i Partisė Demokratike nė vijim tė pėrpjekjeve
tė drejta e tė nevojshme tė cmontimit tė simbolikės sė rregjimit tė
vjetėr pėrcaktonte si datė tė Clirimit 28 nėntorin. Ketij vendimi
parlamentar I parapriu njė studim nga historianė tė njohur qė
afirmonin se ushtari I fundit gjeman kishte kaluar kufirin mė 28
nėntor por Enver Hoxha pėr ti pelqyer Beogradit e kishte spostuar
mė 29 nėntor, datė e konferences se AVNOJ-it qė u shpall ditė e
themelimit tė Jugosllavisė titiste dhe festė kryesore zyrtare e
saj.
-
-
Partia
Socialiste e kthyer me dufmė ne pushtet verėn e vitit 1997, nė
perpjekjet e saj restauruese nuk guxoi tė shkonte aq larg sa Enver
Hoxha pėr ta shpallur Ditėn e Clirimit si festė kryesore tė shtetit
por sidoqoftė e spostoi pėrseri aty ku e kish pėrcaktuar Enveri,
pra mė 29 nentor. Edhe kėsaj rradhe nuk munguan historianė tė tjerė
qe rikonfirmonin saktėsine e datės 29 nėntor.
-
-
Qysh
atėhere shqiptarėt shohin nė ekrane se si kjo datė festohet nė ditė
tė ndryshme por tė njėpasnjeshme duke dhėnė modelin e njė dasie te
panevojshme pasi divergjencat politike normale ne pluralizėm janė
pėr ceshtje aktuale dhe shprehen ne parlament por gjithėsesi ato nuk
I cenojnė ceremonitė solemne.
-
-
Por tė
kthehemi tek debati pėr datėn 28 apo 29 nėntor. Autori i ketyre
radhėvė i pėrket nga formimi zejes se historianėve, tė atyre tė
gjalleve qe marin pėrsiper tė shkruajne bėmat e tė vdekurve. Si iI
tillė me gjithė modestinė e duhur dhe respektin pėr kolegėt mė tė
moshuar e tė profilizuar qė janė shprehur pėr njė nga kėto data, dua
tė them se eshte ahistorike dhe joshkencore tė pėrpiqesh te
verifikosh nė se te fundit fare ishin tre gjermanė nė tricikėl qė u
panė tė martėn nė Koplik apo njė autoblindė me gjashtė syresh qė u
vu re tė mėrkurėn nė Bajzė.
-
-
Pėr mė
tepėr qė tėrheqja e njė ushtrie nė disfatė nuk ėshtė kurrė e
rregullt si njė paradė trupash ne bulevard pėr tė cilėn mund tė
thuhet me siguri e saktėsi se fillon tė djelėn nė orėn 12.00. Sa
do dokumenta tė sjellesh ėshtė e veshtirė tė determinosh nje fakt
tė tille. Para dy vjetėsh, valėn e ketij debati qe kaplon vendin cdo
vjeshtė tė tretė, u publikua nje dokument i cili shėnonte 4
dhjetorin si ditė e tėrheqjes finale tė gjermanėve.
-
-
Po
sikur nė tė ardhmen tė zbulohet se njė skuadėr postblloku e mbetur
prapa korpusit tė saj ėshtė larguar nga Kukėsi drejt Prizrenit mė 7
dhjetor. A do ta quanim kėtė datė tė vlefshme pėr festė kombėtare?
Apo do tė dėgjonim argumentimin se juridikisht nė atė kohė kufiri i
Shqipėrisė nuk ndodhej nė Morinė por diku nė veri tė Mitrovicės duke
dhėnė kėshtu njė shembull tė mirė se si akademikisht mund tė mbytesh
nė njė pikė ujė.
-
-
Edhe
vende si Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, apo edhe Franca qė ka njė
kufi lumor tė qartė me Gjermaninė nuk i janė futur sprovės sė
gjetjes sė datės sė largimit tė tė fundmit ushtar pushtues, pasi e
kanė patur tė qartė se kjo ėshtė si tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė.
Vendet aleate njohėn si ditė tė fitores sė tyre 9 majin kur
kapitulluan njėsitė e fundit rezistuese tė Wehrmacht-it. Ndėrsa
vendet qė vuajtėn pushtimin si ditė simbol kane pėrzgjedhur atė tė
clirimit tė kryeqytetit tė tyre. Pse tė mos jetė ky njė shembull i
mirė pėr t“u ndjekur edhe nga ne?
-
-
Data
17 nėntor e clirimit tė Tiranės ėshtė jo vetėm e pakontestuar nga
askush, por ku e ku historikisht mė e rėndėsishme sesa clirimi i
fshatit Hot qė praktikisht shėnon 28 apo 29 nėntori. Askush ndėr
ata qė me pasion mbron njėrėn apo tjetrėn datė tė fundnėntorit nuk
do tė mbetej i fyer apo lėnduar nga njė ditė e tillė dhe simbolika e
saj. Dhe publikut do t“i bėhej njė shėrbim i mirė pasi do t“i
kursehej njė pseudotemė dhe njė ushtrim politik shterpė.
-
-
Ndėrsa
objektit tė pėrkujtimit Luftės Nacionalclirimtare dhe tė rėnėve tė
saj do t“i bėhej njė nderim mė i madh duke i dhėnė ceremonisė sė
tyre njė hije dinjitoze. Por sinqerisht nuk shoh sesi njė propozim i
tillė i inicuar nga njė forcė politike do tė mirėpritej nga tjetra.
Druaj se jo vetėm qė PD e PS do tė kundėrshtonin (pa argumenta)
njėra tjetrėn, por edhe sikur inisiativėn ta merrte PDR, nė opozitė
me PS por e paangazhuar me PD, jam pothuajse i sigurt se
paragjykimet politike do tė mbysnin arsyen e shėndoshė.
-
-
Besoj
se do tė ishte roli par exellence i Presidentit tė
Republikės si figurė mbi palėt dhe titullar i ceremonive solemne
shtetėrore, lancimi dhe konkludimi i suksesshėm i njė inisiative tė
tillė. Veprimi i tij nė njė kohė e mėnyrė qė e gjykon tė
pėrshtatshme do tė ishte njė kontribut qė atij i takon tė japė. Duke
vendosur kėshtu edhe njė precedent tjetėr pozitiv.
-
-
----------------------
-
-
Botuar
nė
gazetėn
Panorama, 30 nėntor
2003
-
*Autori
ėshtė kryetar
i
Partisė Demokrate tė Re
-
gpollo@sanx.net
|
|