|
30 nėntor
2003 / TN
Shkruan,
Gėzim MEKULI*,
Oslo
Etika nė
gazetarinė shqiptare
Nevoja
pėr "instalimin" e etikės nė shkencat e komuniakcionit, sot ėshtė mė
se akute. Bordet apo Shoqatat e shumta tė shtypit tė Kosovės (nė
Kosovė, ka mė shumė borde tė shtypit "tė pamvarura e apolitike", se sa
ne Gjermanine 90 milionėshe!?), nė kodeksin e tyre, kėta, kane
formuluar "rregullat pėr njė gazetari tė pastėr"
"rrespektim tė jetės
private dhe sferės intime", por pėr shkak tė pamundėsisė dhe mungesės
sė aplikimit tė sanksioneve ky pressekodeks etik trajtohet e
pėrqeshet, nga shumė institucione, grupe e individ, si
"ujk
i pa dhėmbė".
Shiquar
nė aspektin juridik, gazetarėt dardan "lundrojnė" nė mes "tė lrisė sė
shtypit" nė njėren anė, dhe "tė drejtės mbi pacenushmėrinė e
personalitetit", nė anėn tjetėr. Sidoqoftė njė studim i kėnaqshėm apo
mundėsisht "njė shkollė fillore tė gazetarisė" do tė ishte, padyshim,
me rėndėsi pėr "njė gazetar e gazetare" tė sotshme dardane
Pasiqė
fjala "gazetar/gazetare" ėshtė tėrsisht i pambrojtur,
gjithsecili,
("nėse i teket") mund tė vetquhet "gazetar/gazetare", dhe, natyrisht,
tė punėsohet si i/e tillė!
Mediabėrėsit daradan dhe etika e tyre
Pushteti, ndikimi dhe me kėtė edhe pergjegjesia etike, kruspullohet e
mblidhet rreth botuesve dhe kryeredaktorėve. Gazetari "nuk mundet dhe
nuk duhet" tė vetvendosė, sepse (deri sa ai nuk ėshtė gazetare i lire)
ai gjatėvepron sipas interesave tė botuesit tė tijė. Ky botues,
parimisht, ka shumė mė tėpėr para, fuqi, dhe prestigj, se sa punėtori
i tij. Numri i egzemplarėve dhe kyqja e recipicientėve janė mė tė
rėndėsishmet dhe preokopuese pėr punėdhenesin (botuesin). Sepse,
detyrimisht, ky ėshtė i detyruar qė mediaproduktin e tij ta stėrshes
dy herė: nė publik dhe "nė sytė" e marketingklientėve.
Nė mes
gazetarit dhe publikut qėndron akoma "mediaberesi/mediandėrtuesi", pra
kryeredaktorėt dhe botuesit. Pėrgjegjėsia e madhe ndaj opinonit publik
i "pėrket" kėtij, e jo gazetarit. Dhe, ėshtė detyrė e botuesit "dhe
(pa)kryeredaktorit", qė kėtij "punėmarrėsi" t'i ndėrmjetėsoj e "ta
veshė" me vlera etike.
Etika
dhe pėrgjegjėsia kapitale e publikut dardan
Nė
debatet mbi etikėn nė gazetari, opinioni publik luan njė rol tė
vecantė. Pėrderisa publiku, vazhdimisht, konsumon e "thithė" produktin
medial, i takon recipicientit, pra opinionit publik, tė kėndellet" e
tė analizoj se kush e si po e keqėpėrdor, kush po e instrumentalizon
atė; pra, do tė duhej tė merte mbi vete pėrgjegjėsinė etike qė i
takon. Mediat masive, pra gazetarėt, ofrojnė dhe me pompozitet"
servojnė mallin" e vet, dhe ėshtė shiquesi, ndėgjuesi dhe lexuesi ai
qė vendosė, nėse e pėlqen apo jo kėtė "mall". Mediat masive, po tė
ballafaqoheshin me njė opinion tė tillė tė vetėdieshėm, me siguri se
do tė luftonin pėr cilėsi, oferta tė shėndosha dhe objektive mediale.
Pra, nėpėrmes pjesėmarrjes aktive nė procesin komunikativ dhe
pjesėrisht nga opinioni publik, mvaret se cfarė cilėsie dhe nė
cfarė shkalle do tė bėhet ndėrmjetėsimi i etikės gazetareske dhe
informimit tė vet opinionit nė pėrgjithėsi.
Deri
vonė kishte "shumė sy" qė shifnin publikun si tė pambrojtur dhe tė
pandihmė,
pra, pasiv. Por, sė voni shkencat e komunikacionit "zbuluan
recipicientin aktiv". Recipicienti aktiv, i cili mediat masive i
shfrytėzon nga nevoja dhe nga "duhet", ka mundesi tė vetkryej sondazhe
dhe grafikacione
Nė kėtė mėnyrė pedagogjia e komunikacionit, tenton
dhe dėshiron qė recipicientin "ta detyroj" qė tė emancipohet dhe "tė
mbushet mend", sepse nė mesin e tijė qėndrojnė edhe shumė mafioz e
rrugaq analfabet "medial"; pra qė tė mirėorientohet e vetėdijėsohet nė
(mos)pėrdorimin, (mos)konsumimin dhe (mos)shfrytėzimin e mediave
masive.
Si do tė
konsiderohej dhe dukej njė publik me pėrgjegjėsi tė vetėdishme etike!?
Nė lidhje me kėtė profesori i shkencave tė kominikacionit, amerikani
Kliford Christians shkruan: "Sikurse mbijetėsa njėrezore qė varet nga
mbrojtja dhe kujdesi i natyrės, po ashtu, dhe ne tė njėjtėn shkallė
kėrkohet njė "ekologji e kulturės", (ku e dhe mediat masive bėjnė
pjesė), njė pėrkujdesje dhe njė mbrojtje e saj". Christians, guximshėm
e profesionalisht, "fajėson dhe gjykon" opinionin publik pėr
pėrgjegjėsi kolektive. Me "pėrgjegjėsin kolektive" nėnkuptohet;
detyrimi dhe obligimi moral i publikut, dhe proceseve sociale nė
pėrgjithėsi, se si do tė duhej tė "pėrcillej dhe tė monitorizohej"
komunikacioni e informimi i shoqėrisė.
Nėse
publiku do tė ishte pėrgjegjės dhe bashkėfajtor pėr degjenerimin dhe
"cpordhjen" e gazetarise etike, atherė do duhej qė kėtij "ti
kristalizohet dhe sqarohet", se si do tė duhej tė zhvillohej procesi i
mediakonsumimit. Sipas profesorit tė shkencave tė komunikacionit
Christians, konsumimi me pėrgjegjėsi i mediave masive duhet tė ndodh
jo vetėm pėr tė nxitur cilėsin e mallit gazetaresk, por pėr vehten e
tij dhe pėr tė mirėn e gjeneratave tė reja.
Studimet
empirike tė kryera nė Gjermani nė vitin 1994 treguan se, shiquesi
qėndron gjdo ditė nga 3 orė para televizionit; pra gjdo vit nga 1100
orė, ose 46 ditė (24 ore), apo njė muaj e gjymse nė vit. Pėr njė 70
vjeqar kjo don tė thot hiq mė pak se 9 vite qėndrim para televizionit!
Po nė Kosovė, di kush, se sa gjatė qėndron njė shiques para
televizionit? Jo, "askush sdi gjė"! Por, duke pasė nė konsideratė
papunėsinė, krizat politike e sociale, krizen e luftės dhe nivelin e
ulėt tė vetėdijes dhe arsimit, padyshim dhe fatkeqėsisht, dardanasi
ynė "i virgjėr" gjatqėndron sė pakut 4 orė nė ditė para televizionit!
Opinioni ynė, tė rinjėt janė duke "u keqhelmuar"
!
Siq po
shifet struktura topografike e mediave masive dardane nuk ėshtė aq e
thjeshtė, pėrkundrazi, shumkomplekse; "plot male e kodra tė larta,
gropa e humnera tė thella", ku gara pėr tu ngjitur nė kėto "male e
kodra tė larta", nganjėher, pėr ndonjėri, ėshtė e lodhshme, e
mundimshme dhe e paarritshme; shumkush nė kėtė ngjitje humbė fuqinė,
energjinė dhe koncentrimin, stėrlodhet dhe
"humbė rrugėn".
Por, kjo
ngjitje nė kėto "male e kodra tė etikės" nuk duhet tė ndalohet,
pavarsisht lodhjes dhe sakrificės!
*
Autori vazhdon studimet pasdiplomike nė shkencat e Mediave, Filmit
dhe Komunikacionit nė Universitetin e Oslos, Norvegji.
|
|