|
29 nėntor 2003 / TN
Shaip
EMĖRLLAHU
Njė tė
katėrtėn e livadhit e kishte kositur kur njėra prej dy kosave ju
kėput. Vet nuk u trazua. Mori kosėn tjetėr dhe me tė njėjtin ritėm iu
ly livadhit. Kishte vetėm njė ngutje nė shpirt qė stimulohej nga moti.
Tre
djemtė e grilave tė Idrizovės e kishin porositur pėrmes njė letre.
"Babė mos ju largo shtėpisė. Shikohet mosha e trupit, jo e shpirtit".
Orė e ēast i kishte kujtuar djemtė. Njė njeri hu nė shtėpi
ēka mund tė bėnte tjetėr, me atė djegėn e barkut pėr fėmijėt e vetėm
qė kishte nė burg. Ata nuk e deshėn kėtė rrjedhė tė gjeografisė sonė.
Ēelėn punė me shtetin. Nė njė proces sa ēel e mshel sytė i dėnuan. E
ėma e tyre, se pėrballoi kėtė. Por, as te varri pak kush besonte se
rinte.
"Kam dėgjuar tė kenė thėnė, se e kanė parė te dyert e
Burgut"- thoshte Dani. Vdekjeburgu kishte pushtuar popullin. E
kishe te ēdo lagje fshati e qyteti. Hije mbi hijet tona.
Vallja e kurorave tė lulemjegullave tė sapo ēelura nuk i
hapnin rrugė ngulmimit tė futjes sė mėngjesit. Vija e kufirit
majėmaleve tė Malit tė Thatė dhe qiellit ishte prishur mė keq, se njė
derdhje ngjyrash tė nxėnėsit zevzek. Duke zbritur dhijareve tė
Lisecit, axhes Rasim sikur ju tregua, se sot do tė ndodhė nxjerrja nga
fjalori i talljes sė katundit, shkuarja e tij tė kositė gjithnjė me dy
kosa.
Njė vaj qyqe matej me gurgullimat e Pėrroit tė Xhipės.
Kosa kishte fishkėlluar livadhit qė tė ketė bukė sofra e ndarė e tij.
Shi nuk kishte. Atėherė, kur pėr njė ēast i qe shkrepur se mund t'i
kėputej edhe kosa tjetėr, u ēa qielli. U zbraz zjarri shenjtėrues.
Axha Rasim mori e dha me shpirtin. Nė fund gjithēka tė kėsaj toke
kishte lėnė. Sytė s'i kishte shkėputur nga pika e horizontit qė ia
formulonin vendndodhjen e Burgut tė Idrizovės.
Dino kthjellėt kujtonte atė kohė, por s'i besonte
formulimit tė gjykimit, se vetėtima e kishte shenjtėruar vdekjen e
tij.
Sa herė qė jam ndodhur pėrballė njė imazhi tė pėrafėrt,
axha Rasim mė shfaqej; "Ti Dino, mė gjete pas disa ditėsh trupin,
trupin... S'kishte kush... Nga Idrizova, djemtė erdhėn dhe morėn
babėn. Me ta banoj. E kam bashkuar sofrėn.
Koha qė e jetojmė e ka ēelur shpesh kėtė bisedė. Ka ngelur
vetėm njėri djalė - mė tha.
Shabani!
Atė ditė qė bisedonim pėr Sadudin Gjurėn e Shipkovicės, nė
Banjėn e Tetovės, Shaban Xheladini pėrforcoi. "Vėrtet pas disa ditėsh
e kanė gjetur nė Livadhet e Skenderit".
Ishim tė tre nė burg. Safeti, Qemali dhe unė.
Djali i Islamit, ky qė ėshtė mėsues nė "Liria" e gjeti -
precizon Shabani. E varrosėn fshatarėt.
"Ndjestė i pastė shpirti"- u patėm shprehur nė burg.
Ndjestė pastė!.
|