|
-
29 nėntor 2003 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Ta
nxjerrėsh qimen nga qulli sėshtė e vėshtirė, por kur ajo ka rėnė
apo ėshtė ngulur diku tjetėr ėshtė hall i madh. Shqipėria, e tėra,
me kuē me maē, as sa gjysma e Romės apo Athinės, nga brenda duket
sikur kushedi sa e madhe dhe sa e rėndėsishme ėshtė, me partira,
gjullurdira, media, kthesa, kthime, krime, kriza, konvertime,
rinovime, pajtime, pėrdredhje, aleanca, sherre, ojq-ra, rrokullisje,
pėrplasje, eksode, djegie, shkatėrrime, rėnime etj. etj.
-
-
Mirėpo, po ta shohėsh nga jashtė, apo me saktė, po ta shohėsh si na
shohin nga jashtė, ėshtė krejt tjetėr gjė. Ēfarė ?! Asgjė mė tepėr
se njė vend i vogėl, si gjithė vendet e vegjėl, fare pak i
rėndėsishėm. Lėre ēthonė mitomanėt sharlatanė dhe injorantė,
muhabetēiu i kafenesė dhe analisti me nam, tė cilėt llafosen pėr
gjeopolikėn sot nė erėn e internetit e tė globalizimit, me termat e
kohės sė qepės tė dy shekujve mė parė kur anijet ishin me avull dhe
i binin qark Afrikės pėr tė vajtur nė Indi, tė cilėve u duket sikur
janė/jemi qendra e Universit. Nuk jemi tė rėndėsishėm dhe pikė!
-
-
As
historikisht, as gjeopolitikisht, as politikisht, as
intelektualisht, as ekonomikisht. Se 8-shi apo 99-shi apo 0-ja,
protagonist i politikės, i ekonomisė a i artit botėror ėshtė me
origjinė shqiptare ato janė veēse dėngla. Londra, Uashingtoni,
Parisi dhe Berlini janė plot me shkencėtarė tė klasit tė parė,
biznesmenė miliarderė nga Maroku dhe Irani dhe Egjipti, por as
Marokut, as Iranit, as Egjiptit nė mend i shkon tė mburret me ta.
Pse ndodhemi nė Europė ėshtė e rėndėsishme vetėm nga pikėpamja se po
tė mos ndodheshim kaq afėr saj, nė vend tė tre milionėve qė jemi sot
kishim pėr tė qenė vetėm njė milion sepse do kishim ngrėnė
njeri-tjetrin.
-
-
Europa
veēse ruhet prej nesh mos ia ndotim qytetėrimin, veēse ruhet prej
nesh mos ua eksportojmė tė vetmin mall qė po prodhojmė me shumicė -
krimin. Dhe pėr ne zyrat vendimmarrėse euroamerikane, ose nuk i ha
meraku fare, ose llafosen vetėm nja dy-tre minuta nė javė a nė muaj
duke pirė kafenė e mėngjesit a ēajin e pasdites. E keni parė si
dalin nė fotografi dhe TV politikani ynė dhe ministri a kryeministri
perėndimor pranė e pranė njėri -tjetrit duke shtrėnguar duart dhe
duke buzėqeshur.
-
-
Duke
buzėqeshur po, por buzėqeshja e tonit, e hapur, e gjėrė, e shqyer,
triumfuese, kapital propagandistik pėr tu zbrazur me tė zbritur nė
Rinas, ndėrsa e tjetrit, perėndimorit, edhe ajo e sinqertė por njė
sinqeritet i veēantė, me vėshtrim paralel tė papėrqėndruar, tė
pafokusuar, pėr kortezi 10 % atij qė ka nė krah, dhe 90 % njė habie,
nje fasionimi, njė zbavitjeje, shkurt broēkullave tė padėgjuara qė
sapo dėgjoi. Po tėrė kėto para qė na jep Europa e bota pėr tė
ndėrtuar autostrada dhe ura mund tė kundėrshtojė ndonjė skeptik i
pavėmendshėm ?!
-
-
Ato, i
dashur skeptik, janė si ajo xhaketa e pėrdorur qė ia falim fukarait
me shumė kalamaj qė jeton nė ndonjė barrakė aty rrotull. Veēse me
njė ndryshim; fukarai e vesh xhaketėn dhe ikėn tė ngarkojė a
shkarkojė thasė a tė bėjė diēka tjetėr a tė lypė diku, ndėrsa ne,
d.m.th. politikanėt tanė, ministrat tanė, shushunjat tona, ngjalat,
gjarpėrinjtė e helmatisur, xhaketėn qė na fal dynjaja e shqyejnė
mes njėri-tjetrit pa pikė turpi ditėn pėr diell, dikush mėngėn,
dikush jakėn, dikush trupin, dikush hastarin, dikush kopsat.
-
-
Kjo
nuk ėshtė as fantazi, as dashuri, as urrejtje, por vetėm fakt, fakt
kokėfortė, i hidhur zeher, qė dėshpėron dhe turpėron shqiptarėt
normalė qė rrahin tė jetojnė normalisht nė vendin e tyre qė qysh
prej 13 vitesh e tėhu nuk po qeveriset dot, jo se ka 40 lloje
djathrash nė treg, por sepse ka 40 lloje djajsh nė politikė dhe nė
(sh)qeverisje, nė njė kacafytje tė pėrhershme, tė pandalshme, duke
prodhuar dallgė ciklike vetėshkatėrrimi qė duket se nuk do tė
rreshtin kurrė.
-
-
Sngopen sė plaēkituri, kėtė tė vogėlthin vendin tonė. A ėshtė
vėshtirė tė provohet ?! Aspak, hidhu njė sy fushave ende tė
pambjella tė Myzeqesė, tė Korēės, tė Devollit, tė Zadrimės,
fabrikave, atyre qė ishin ashtu si ishin, shikoji si janė
katandisur, sikur u ka rėnė bomba atomike. Po qe se banon diku nga
Stacioni i Trenit tek Universiteti dhe je i dehur mes vetratave,
mermerit, picerive dhe butiqeve dhe sta rrok mendja se Tirana ėshtė
llahtarisht e varfėr, se kryeqytetasit nuk marrin edhe bukėn me
listė, hidhu bėj njė shėtitje nė periferi tė saj ku do tė dalė nė
ēast dehja kur tė shohėsh se ke arritur pėr pesė minuta nė Etiopi.
-
-
Mos u
beso vilave qė kanė ndėrtuar fshatarėt andej-kėndej, i kanė ndėrtuar
me njė milion e njė mundime por janė bosh pėrbrenda, hyr nė
ndonjėrėn prej atyre vilave dhe ke pėr tė parė fukarallėk qė do tė
ngjethet mishi. Nėse stė besohet se Tirana me gjithė ato postblloqe
me policė kėrcėnues ėshtė qytet i frikshėm, mos shko mė larg por
deri nė Shkup.
-
-
Edhe
Shkupi ėshtė qytet problematik, por mund tė shėtisėsh ku ta dojė
qefi dhe ke pėr ta parė a ske pėr ta parė njė polic nė tre ditė.
Por, gjithsesi, vėrtet nuk mund tu ndėrtoka Shqipėria, vėrtet nuk
do tė gjejmė kurrė rehat, vėrtet kėtu kurrgjė kurrė nuk mund tė
bėhet apo zhbėhet ?! Jo, kėtu edhe mund tė bėhet, edhe mund tė
zhbėhet, problem ėshtė vetėm ajo shushunj-politika qė pėrmenda mė
lart, e cila para 13 viteve su mor vesh si na u ngjit pas koke e
sna shqitet.
-
-
Shembuj ka. Kush desh ta digjte Shqipėrinė e dogji pėr tre ditė pa
iu dridhur qerpiku, kur dikush vendosi ta mbarojė mė sė fundi
autostradėn Tiranė-Durrės qė ashtu si kish nisur dukej se nuk do tė
mbaronte pėr 100 vite, e mbaroi nė disa muaj paēka se shpesh dritat
i ka tė ndezura ditėn dhe tė fikura natėn, kur dikujt dikur ju mbush
mendja ta ndalė skafizmin dhe gomonizmin kriminal, e ndali sa hap e
mbyll sytė, kur dikush vendosi ta ndreqte Tiranėn me rrugė, trotuare
dhe gjelbėrime, i ndėrtoi rrugėt, trotuaret dhe e gjelbėroi sa
mundi. Pra potencialisht mundemi.
-
-
Problemi ėshtė si ti biem shkurt dhe thjesht, si ta zgjidhim
ndryshe. Kur e pyetėn Ainshtainin se ku qėndronte zbulimi i tij, ai
u tregoi njė copė letėr. Ja - tha - ja njė pikė mbi kėtė letėr. Pėr
tė arritur nėn kėtė pikė poshtė kėsaj cope letre me majėn e lapsit,
juve ju duhet tė shkoni deri nė skaj pastaj tė ktheheni nėn tė
derisa tė arrini kėtu poshtė. Unė e bėj ndryshe, e shpoj letrėn dhe
arrij menjėherė atje pa u vėrdallosur aspak.
-
-
Njė
zgjidhje e tillė duhet; qė zgjedhjet tė cilat vazhdojnė tė na
shkatėrrohen si me Polici, si pa Polici, tė mos na shkatėrrohen as
me Polici, as pa Polici, as me mashtrime e manipulime, dhe dita e
zgjedhjeve tė mos jetė ditė lufte por ditė feste, qė bujku ta dijė
mė sė fundi qė ėshtė vetėm bujk dhe aq, po ashtu karrocieri dhe
berberi dhe taksisti, muhabetēiu ta qepė gojėn, polici tė mos
vjedhė, analisti tė analizojė po tė dojė edhe brigje pas kodrave, qė
ose nuk duken ose nuk ekzistojnė fare veēse nė fantazinė e tij tė
sėmurė, por me politikėn, veē kodrave e brigjeve si i duken atij,
tjetėr lidhje e tjetėr interes tė mos ketė, kontrabandisti tė
kontrabandojė po tė mundė dhe sa tė mundė, por me ministrin a
deputetin hiē tė mos ketė tė bėjė. Ndoshta ka zgjidhje dhe gjendja
nuk ėshtė fort e pashpresė
-
-
Marrėdhėnia qytetar-politikė tek ne i ngjan sot asaj lojės sė
lavatriēes me tė mbathurat. Kur i nxjerr nga larja ato shpesh janė
kthyer sė prapthi. I marrim e i kthejmė sė mbari, i thajmė e i
veshim. Dhe kėshtu pėrditė, ato ndotu, ne laj, ato sė prapi, ne sė
mbari
.derisa mė sė fundi tė neveritemi, ti flakim nė plehėra ato
dhe lavatriēen hileqare, pėr ta zėvendėsuar me njė mė tė fisme.
(Dėrgoi
Ē. Loloēi -
29.11.2003)
|
|