| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Intervistė me publicisten dhe pėrkthyesen e njohur polake, DOROTA
HORODYSKA |
|
| |
Dashuria ime nė vendin e harruar nga
Zoti dhe njerėzit |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
-
29 nėntor 2003 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Dorota Horodyska nuk mund tė jetė shumė e njohur nė tė gjitha
viset shqiptare, por, nėse pėrmendet emri i saj nė qarqet
kulturore shfaqet sakaq admirimi i veēantė. Dhe kjo nuk ndodh
thjesht te tė pėrkthyerit e saj nė gjuhėn polake, mes tė
cilėve Kadare, Aliēka, Velo, Lubonja, por shumė mė tepėr se
kaq: komunitete tė tėra kulturore nė atė qė quhet hapėsira e
natyrshme shqiptare shprehen me konsideratat mė sipėrane pėr
zonjėn e hijshme polake tė dashuruar kaheri me Shqipėrinė. Si
gjithė komuniteti zėheshtur i pėrkthyesve qė janė lajmėtarėt
dhe kumtuesit mė tė mėdhenj, Dorota ka filluar tė njihet me
shqipen nė vitet studentore, i ėshtė pėrkushtuara asaj nė
vitet e mėvonshme duke u shndėrruar gradualisht nė portėn e
parė tė kumtit kulturor qė vjen prej Shqipėrie.
|
-
Kush ėshtė DOROTA HORODYSKA
-
-
Polake, pėrkthyese e letėrsisė shqipe, autore e reportazheve pėr
Shqipėrinė dhe e shėnimeve kritike pėr jetėn letrare shqiptare
-
Ka
lindur mė 01.VIII 1955.
-
1978
Ka mbaruar gjuhė e letėrsi ruse nė Universitetin e Varshavės.
-
1984 U
doktorizua nė fushėn e letėrsisė bashkėkohore ruse nė Universitetin
e Varshavės.
-
1997-1990 ka punuar nė Bashkimin Sovjetik nė ndėrtim si pėrkthyese.
-
ka
filluar tė mėsojė gjuhėn shqipe si autodidakt.
-
-
Libra
tė pėrkthyer:
-
-
1997,
Ligj Pėr dispozitat kryesore kushtetuese. (2000 botimi i dytė).
-
2001,
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė.
-
2002,
Ylljet Aliēka: Kompromisi, pėrmbledhje tregimesh, Sejny. Libri i
parė. artistik i pėrkthyer nė gjuhėn polake nga njė pėrkthyes polak.
-
Duke
punuar: Fatos Lubonja, pėrmbledhje e publicistikės.
-
Ismail
Kadare: Breznitė e Hankonatėve, Qorrfermani, Komisioni i
festės.
-
-
Tregime dhe publicistikė nė polonisht:
-
-
Fragmente tė prozės tė Nasi Lerės dhe Zija Ēelės (1998).
-
Ismail
Kadare: Shqiptarėt nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė (1999).
-
Rreth
25 shkrimeve nga autorė tė ndryshėm shqiptarė (qė nga viti 1997):
Fatos Lubonja, Bashkim Shehu, Artan Puto, Shkėlzen Maliqi, Maks
Velo.
-
Punon
nė Bibliotekėn e Sejmit (Parlamenti polak).
-
-
Tė
tjera nga Dorota Horodyska
-
-
Publicistikė:
-
-
1. Horodyska Dorota, Albańska Matrioszka, Tygodnik
Powszechny 1995/42, s.7
-
2. Horodyska Dorota, Chleb, sól i serce; Dni śmierci, Polis
1995/1
-
3. Horodyska Dorota, Tryptyk albański, Polis 1995/6, s.71-73
-
4. Horodyska Dorota, Najważniejszy człowiek, Przegląd
Albański 1997, s.70-71 (literatura)
-
5. Horodyska Dorota, Dział zagraniczny. Albania, Twórczość
2000/9, s.150-152; 2000/11, s.147-148
-
6. Horodyska Dorota, Dział zagraniczny. Albania, Twórczość
2001/4, s.136-139 (Perpjekja)
-
7. Horodyska Dorota, Saga rodziny Lubonjów, albańskich
intelektualistów, Gazeta Wyborcza 22 III 2002
-
8. Horodyska Dorota, Jeden przeciw elitom , Gazeta
Wyborcza, 03 IX 2003
-
-
Pėrkthime:
-
-
1. Aliēka Ylljet, Kompromis. 13 opowiadań albańskich, wybór,
przekład i posłowie Dorota Horodyska, Sejny 2002
-
2. Aliēka Ylljet, Przykry incydent (opowiadanie), tłum.
Dorota Horodyska, Krasnogruda XVI (2002/2003), s.146-148
-
3. Ēapalliku Stefan, Znajomość z Anną była całkiem
przypadkowa, przeł. Dorota Horodyska, (opowiadanie) Krasnogruda nr.
15, Sejny 2002, s. 51-59
-
4. Čubrilović Vaso, Wysiedlenie Albańczyków, tłum. Dorota
Horodyska, Przegląd Albański nr.3 (1998-2000), s.25-32
-
5. Kadare Ismail, Naród albański u progu trzeciego
tysiąclecia [Populli shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete] ,
tłum. Dorota Horodyska, Więź 1999/12
-
6. Konstytucja Republiki Albanii [Kushtetuta], opr. Adam
Bosiacki, Dorota Horodyska, Wyd. Sejmowe, Warszawa 1997
-
7. Konstytucja Albanii z 1998 roku [Kushtetuta], tłum.
Horodyska Dorota, Lloha Edlira, wstęp: Włodzimierz Milanowski,
Warszawa 2001
-
8. Lera Nasi, Anna, tłum. Dorota Horodyska, Przegląd
Albański 1997, s.78-80 (opowiadanie)
-
9. Leka Martin, Wojna w czasie pokoju, tłum. Dorota
Horodyska, Polis 1998/2-3, s.117-118, (Kosowo)
-
10. Lubonja Fatos, Albańczycy i Kosowarzy, tłum. Dorota
Horodyska, Krasnogruda nr. 15, Sejny 2002, s.33-36
-
11. Lubonja Fatos, Intymność w machinie, tł. Dorota Horodyska,
Gazeta Wyborcza 2001/45, s.18
-
12. Lubonja Fatos, List do przyjaciela z Kosowa, tł. Dorota
Horodyska, Gazeta Wyborcza 2000/76, s.12-13
-
13. Lubonja Fatos, Nostalgia i ból, tłum. Dorota Horodyska,
[w:] Nostalgia. Eseje o tęsknocie za komunizmem, Wołowiec 2002
-
14. Lubonja Fatos, Religia i Albańczycy (krótki zarys
historyczny), przeł. Dorota Horodyska, Krasnogruda nr. 15, Sejny
2002, s.73-80, fot.
-
15. Lubonja Fatos, Spojrzenie Skanderbega (tłum. Dorota
Horodyska), Gazeta Wyborcza 1999/79, s.14-15
-
16. Lubonja Fatos, Toksyczne Bałkany, tłum. Dorota Horodyska,
Gazeta Wyborcza 2002/97
-
17. Lubonja Fatos, Wirtualna świetność, mizerna rzeczywistość:
Albańczycy, tł. Dorota Horodyska, Gazeta Wyborcza 2000/223, s.20-21
-
18. Lulija, Sny, tłum. Dorota Horodyska, Polis 1998/2-3, s.119
-
19. Maliqi Shkėlzen, Albańczycy i Europa [fragm], tłum. Dorota
Horodyska, Polis 1998/1, s.56-62
-
20. Puto Artan, O planach emigracji Żydów do Albanii, tłum.
Dorota Horodyska, Midrasz 2000/5
-
21. Shehu Bashkim, Anatomia biblioteki dyktatora, tłum. Dorota
Horodyska, Krasnogruda XVI (2002/2003), s.135-142 (publicystyka)
-
22. Shehu Bashkim, Czerwony i czarny Hodża, tł. Dorota
Horodyska, Gazeta Wyborcza 2001/45, s.16-17
-
-
Intervista
-
-
Horodyska Dorota, Jak rodzi się pasja: Dorota i jej Albania, rozm.
Kinga Wiechecka, Polis 1998/1, s.63-67
-
-
-
-
Kur
njė i huaj angazhohet me kulturėn shqiptare, shumėkush ėshtė i
interesuar tė dijė: ēfarė ju lidh ju me Shqipėrinė?
-
-
Kam
ardhur nė Tiranė, nė vitin 1993, krejt rastėsisht pėr tė qėndruar
njė jave. Pata, atėherė, rastin dhe kėnaqėsinė tė njoh elitėn e
shkrimtarėve shqiptarė. Nė njė prej takimeve Bardhyl Londo mė pyeti
si me shaka nėse kisha ndėr mend tė mėsoja shqip. Si me shaka ju
pėrgjigja po. Dhe ndoshta atėherė e vulosa shqiptarizmėn time.
Atėherė nuk e kisha kuptuar se kjo ishte si njė lloj dhėnie bese.
Atėherė, nė vitin 1993, nuk mė shkonte ndėr mend se do tė bėhesha
pėrkthyese. Doja thjesht tė bisedoja me njerėzit qė mė kishin
tėrhequr nė gjuhėn e tyre. Formimi im ėshtė filologe. Kam studiuar
gjuhėn ruse.
-
-
Kėndej
ndoshta mė ėshtė krijuar edhe zakoni pėr tė folur me vendasit nė
gjuhėn e tyre. Kėshtu ėshtė mė e lehtė tė njihet vendi dhe njerėzit.
Ndėrsa fakti se asnjėherė nuk kam pushuar sė interesuari pėr
Shqipėrinė buron nga tė qenit kryeneēe. Gjithmonė mė ka pėlqyer tė
jem aty ku ėshtė mė vėshtirė, gjithnjė diēka mė ka shtyrė atje ku
duhet tė fillohet nga zeroja, aty ku asgjė nuk ėshtė e gatshme apo e
lehtė dhe ku nuk vlen asnjė recetė. Mė pėlqen ta vė veten nė provė,
ti vendos vetes kėrkesa tė larta. Zgjodha Shqipėrinė, pikėrisht pėr
faktin se tė gjithė: familja, tė njohurit ma kishin shkėshilluar
kėtė vend; i frikėsoheshin kėtij vendi tė harruar nga Zoti dhe nga
njerėzit. Ndėrsa mua pikėrisht kjo mė tėrhiqte. Kjo ishte ajo qė
doja. Mund tė bėhesha ashtu siēthotė poeti ynė Adam Mickieviē vetė
tė jem timon, marinar, anije. Kjo ishte njė sfidė e madhe. Dhe ende
vazhdon tė jetė.
-
-
Jam
autodidakte. Nė vitet 90, nė Poloni nuk ka pasur filologji tė
shqipes. Fillimisht kam mėsuar nga librat shkollorė nė Poloni,
ndėrsa mė pas fillova tė vij nė Shqipėri ēdo vit. Kėtu mė kanė
ndihuar miqtė e mi shqiptarė. Nė mes tė viteve 90 kam ardhur me
disa gazetarė tė rinj polakė nga shoqata POLIS pėr tė bashkėpunuar
me tė rinjtė shqiptarė nė kuadėr tė Fondacionit SOROS. Dhe atėherė u
pa se tė dyja palėt polake dhe shqiptare filluan tė kėrkonin
diēka prej meje, tė mbėshteteshin tek unė: pėr tė shkruar
diēka pėr Shqipėrinė, ose pėr tė dhėnė ndonjė informacion, kontakt,
pėr tė ndihmuar nė organizmin e ndonjė ekspozitė, pėr tė pėrkthyer
diēka. Dhe kėshtu pa e vėnė re u bėra e nevojshme, madje e
domosdoshme pėr njėrėn apo tjetrėn palė. Shkallė-shkallė u zhyta
nė Shqipėri. Sot, pas dhjetė vjetėsh, Shqipėria ėshtė shumė e afėrt
pėr mua, ėshtė pjesė e jetės time. Kam kėtu miq, vende, tek tė cilat
kthehem, kujtime tė mira dhe tė kėqija. Shqipėria ėshtė puna dhe
pasioni im, shqetėsimi dhe trazimi im, gėzimi dhe kėnaqėsia ime.
-
-
Megjithatė, ju, Dorota Horodyska shumė shpejt nuk do tė ishit mė e
huaj nė Tiranė, madje jeni e mirėnjohur nė qarqet intelektuale dhe
mė gjerė. Pėrse ky ndryshim?
-
-
Epo,
Shqipėria ėshtė e vogėl dhe tė gjithė i njohin, tė gjithė dhe dinė
gjithēka, ndėrsa informacioni i tejkalon shumė shpejt kufijtė.
Sikurse e kam pėrmendur, pėr disa vjet kam punuar aktivisht nė
revistėn POLIS, tė redaktuar prej tė rinjve, e cila i drejtohej jo
vetėm tė rinjve, por njė rrethi tė gjerė tė lexuesve polakė. Kėtu
janė shfaqur pėrkthimet e mia tė para, tė teksteve tė Fatos
Lubonjės, Shkėlzen Maliqit, autorėve qė mė vonė janė botuar nė
Gazetėn Wyborcza, gazeta mė e lexuar nė Poloni. Rinia polake, e
cila sot punon nė gazetat dhe revistat polake mė tė rėndėsishme,
mbi Shqipėrinė ka mėsuar tė shkruajė reportazhe, ese, tė bėjė
intervista. Nė POLIS janė paraqitur grafikat e Maks Velos dhe
artikuj pėr tė. Nė atė kohė kjo revistė ishte e para, e cila nė
mėnyrė serioze dhe tė ekuiliburar paraqiste Shqipėrinė, Kosovėn dhe
shqiptarėt nė tė dy anėt e kufirit. Nė vitin 1996 kemi pėrgatitur
njė numėr special tė revistės nė gjuhėn shqipe dhe promovimin e saj
e bėmė nė Tiranė.
-
-
Kushdo
qė e ka provuar gazetarinė, kushdo qė nuk mund tė rrijė nė tė
njėjtin vend, kushdo qė ka njė shpirt tė trazuar dhe kushdo qė
merret me Shqipėrinė, duhet patjetėr ta ketė njė shpirt tė tillė,
duhet tė jetė i hapur ndaj botės dhe njerėzve. Mendoj se kam patur
fat kur vjen puna tek njerėzit, pavarėsisht se ashtu si kushdo nga
ne edhe unė kam pėrvoja tė ndryshme. Zhgėnjime dhe dėshtime. Por,
bilanci ėshtė gjithmonė pozitiv. Gjithnjė nė favor tė njerėzve tė
menēur, tė painteres, tė mirė edhe kur ata janė pakicė. Motoja e
punės sonė me tė rinjtė nė POLIS ka qenė parimi: do tė fitosh shumė,
nėse shumė do tu japėsh tė tjerėve nga vetja. Kjo ėshtė edhe motoja
ime.
-
-
Mund
tu jap tė tjerėve me anė tė punės sime kryesisht pėrkthimit, pra
sikundėr thuhet nė zakonishte tė ndėrtoj urat kulturore. Por jo
vetėm me anė tė kėsaj, por edhe me anė tė asaj qė nuk duket, duke
ndihmuar ata qė kanė nevojė pėr kėtė ndihmė. Ndėrsa mbi famėn nuk
kemi ndikim. Dihet qė nuk jetojmė nė boshllėk. Kontaktet rriten si
ortek. Njerėzit qė njohim na njohin me tė tjerė. Me ata qė janė tė
famshėm dhe dalin nė faqet e para tė gazetave dhe me ata qė janė tė
thjeshtė dhe tė zakonshėm, por qė mbeten nė kujtesėn dhe zemrėn
tonė.
-
-
Falė
punės suaj tė palodhur kanė filluar tė flasin nė polonisht disa
autorė tė spikatur tė kulturės shqiptare; cila ka qenė vepra e parė
shqiptare qė u keni dhėnė bashkėkombėsve tė tu?
-
-
U
pėrkas atyre pėrkthyesve, tė cilėt debutuan nė vitet 90 dhe, siē e
kam lexuar aty-kėtu, atyre qė kanė njėfarė merite apo edhe fat
sepse nuk pėrkthyen autorėt socrealistė dhe prandaj nuk u njollosėn
me mėkatin e gėrmimit nė literaturėn socrealiste. Duke lexuar sot
veprat e pėrkthyera nė gjuhėn polake tė autorėve rusė, gjermanė,
serbė, kroatė, ēekė, hungarezė, bullgarė, rumunė tė viteve tė
komunizmit, pyes veten nėse ėshtė gjė e mirė apo e keqe qė ndėrmjet
tyre nuk gjen vepra tė letėrsisė shqipe, qė nuk kanė ekzistuar
pėrkthyesit, qė pėrveē Kadaresė, tė pėrkthyer nga frėngjishtja, nuk
ėshtė shfaqur asnjė autor tjetėr shqiptar.
-
-
Nė
thelb ajo ishte njė letėrsi socrealiste nė formė dhe nė pėrmbajtje,
por megjithatė ajo ka ekzistuar. A duhet tė shtiremi se nuk
ka ekzistuar, se nė atė kohė asgjė nuk ka ndodhur nė letėrsinė
shqipe? Kjo letėrsi sot shėrben mė tepėr pėr shkrimin e
doktoraturave me temė prozėn, poezinė apo dramėn skematike. Por,
gjithsesi, nė kėndvėshtrimin e procesit historiko-letrar dhe tė
krahasimeve ėshtė pėr studiuesin jashtėzakonisht interesante, e
vlefshme dhe e rėndėsishme. Mungesa e saj bėri qė tė krijohej njė
imazh tjetėr fals pėr letėrsinė shqipe. U krijua njė vrimė e zezė,
tė cilėn nuk e mbush mė dot asgjė. Pasi shumė prej autorėve
shqiptarė nuk mund tė pėrkthehen dot mė. Koha e tyre pėrfundoi.
-
-
Apo
duhet tė kemi shkak pėr tu krenuar qė pėr disa dhjetėra vjet nė
Poloni nuk ėshtė pėrkthyer asgjė nga shqipja? Kur kjo ka qenė
thjesht njė rastėsi, pasi pikėrisht nė atė kohė nuk ėshtė gjendur
asnjė pėrkthyes. Kėtu nuk kemi tė bėjmė me ndonjė kundėrshtim tė
pėrkthyesve, me ndonjė protestė. A duhet pra tė na gėzojė fakti se
kemi njė llogari tė zbrazėt, se nuk duhet tė na vijė turp dhe mund
ta nisim gjithēka nga zeroja? A mund tė thuhet se letėrsia shqipe nė
Poloni ishte nė kėtė rast fatlume? Edhe kėshtu mund tė shpjegohet
mungesa e saj.
-
-
Nė
vitet 90 lindi nė Poloni nevoja pėr autorėt e gjallė shqiptarė, qė
do tė thotė tė pėrkthyer nga origjinali. Bėhej fjalė pėr ndriēimin e
problemeve tė rėndėsishme shqiptare nė kėndvėshtrimin shqiptar.
Kėshtu, fillimisht kėto ishin piramidat financiare tė viteve
1996-1997, ndėrsa mė vonė lufta e Kosovės e vitit 1999.
-
-
Prandaj, pas vitit 1990, e para u shfaq nė Poloni publicistika
shqiptare. Pikėrisht, atėherė, nė mesin e viteve 90, fillova tė
pėrkthej Fatos Lubonjėn, Shkėlzen Maliqin. Ata shfaqeshin nė radhėt
e gazetės polake mė tė madhe, mė tė rėndėsishme dhe opinionbėrėse
Gazeta Wyborcza, prandaj edhe ndikimi i tyre tek lexuesi
polak ishte i madh dhe i dukshėm. Mė vonė redaksitė nisėn tė
kėrkojnė karakterizimin e sistemit diktatorial tė Hoxhės nga
kėndvėshtrimi i protagonistėve tė saj, kėshtu qė Lubonjės iu shtua
edhe Bashkim Shehu. Gjithsej janė botuar nė kėtė gazetė njė dyzinė
artikujsh.
-
-
Letėrsisė artistike shqiptare i jam afruar gradualisht dhe paksa me
mosbesim, nėse isha e aftė tė merresha me tė. Pėr njė kohė tė gjatė
nuk jam ndjerė e pėrgatitur pėr pėrkthimin e letėrsisė artistike.
Ende fare pak e njihja kontekstin kulturor dhe zakonor. Nuk nxitoja,
grumbulloja pėrvojė, prisja derisa tė vinte ēasti, kur mund ti
thoja vetes: mund ta provoj. Isha e bindur se ky ēast do tė vinte.
-
-
Dhe
kėshtu ndodhi. Nė dorė mė ra Kompromisi i Ylljet Aliēkės dhe
fillova ta pėrkthej, kohė pėrpara se filmi Parrullat nė mbėshtetje
tė skenarit tė tij tė fitonte Ēmimin e tė Rinjve nė festivalin e
Kanės nė vitin 2001 dhe para se Aliēka tė fitonte Penėn e
Argjendtė. Pas suksesit tė Kompromisit nė Poloni, kam marrė
porosi tė ndryshme nga disa shtėpi botuese. Ėshtė kėrkuar Lubonja
dhe Kadare, duke mė lėnė mua tė zgjedh titullin e librit. Nė kėtė
moment, ndodhem nė njė pozitė tė tillė, saqė mund ti propozoj vetė
botuesve librat shqip. Uroj qė kėshtu tė vazhdojė sa mė gjatė.
-
-
Mes
autorėve tė pėrkthyer nė polonisht, do tė donim disa konsiderata pėr
krijimtarinė e Kadaresė, Aliēkajt?
-
-
Nė
Poloni janė tė njohura pesė libra tė Ismail Kadaresė, tė cilat tė
pėrkthyera nga frėngjishtja janė botuar ēdo pesė vjet. Libri i parė
ishte Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1984) dhe mė vonė, Prilli i
thyer (1988), Kush e solli Doruntinėn (1991), Dosja H. (1994)
dhe Pėrbindėshi (2000). Mė i rėndėsishmi prej tyre ka qenė
Gjenerali. Ky libėr i cili u botua me njė tirazh prestigjioz prej
20 000 kopjesh, u kthye nė njė ngjarje. Kjo ndodhi pasi, krejt
papritur, njė shkrimtar i jashtėzakonshėm u shfaq nga njė vend i
harruar, i cili fliste gjėra tė rėndėsishme pėr botėn, nė njė mėnyrė
qė askush tjetėr nuk kishte folur mė parė.
-
-
Plus
kėsaj, libri ishte kompozuar nė formėn e realizmit magjik, i cili
deri nė kėtė kohė ishte i rezervuar pėr prozėn amerikano-latine.
Ēfarė i preku aq shumė polakėt? Cili ishte shkaku qė njė libėr
thellėsisht shqiptar tė ishte kaq universal? Para sė gjithash,
ishte trajtimi i varrit nė njė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Polakėt
kanė ndoshta njė marrėdhėnie tė veēantė me varrin. Nė terrenin e
Polonisė gjendet Aushvici, i cili ka lėnė gjurmė nė mentalitetin
tonė. Gjenden, gjithashtu, miliona varre tė paemėr nga tė gjitha
luftėrat e pamagjinueshme. Nė kėto varre prehen tė gjithė: armiqtė
dhe viktimat e tyre. Nuk janė mė tė afėrmit, qė do tė bėnin homazhe
para tyre, nuk ekzistojnė mė disa shtete, historia e tė cilave ėshtė
zhdukur pa nam e nishan. Kėta varre janė kthyer nė varre polake,
pasi janė nė tokėn tonė. Kėta janė varret tona.
-
-
Por nė
pėrmbajtje tė Gjeneralit ėshtė njeriu. Dhe ja pra, varret, banorėt
e tyre tė jashtėzakonshėm i bėjnė pėrshtypje njeriut tė gjallė. Ai
dialogon me ta pėr sensin, mossensin, pashmangshmėrinė...
-
-
Informacioni se Kadare ėshtė kandidat i Ēmimit Nobel tek ne ėshtė
kuptuar si njė homazh qė i bėhej Gjeneralit. Mbizotėronte bindja
se librat e tjerė tė tij janė gjithashtu tė shkėlqyera. Megjithatė,
krijimet e botuara nė vitet 90 kanė kaluar pa ndonjė jehonė tė
madhe. Ndoshta ishte diēka tjetėr qė asokohe fitoi rėndėsi pėr
lexuesit. E kaluara shqiptare mitologjike, apo fatet e komplikuara
tė individit, si njė hiperbolė e robėrimit nė pėrgjithėsi, duke
pėrfshirė robėrinė komuniste, pushuan sė qeni tėrheqėse pėr ne.
-
-
Ndėrkohė qė Kompromisi i Aliēkės ishte si njė lloj shoku. Papritur
u bė e qartė se ndėrmjet Polonisė dhe Shqipėrisė ekzistojnė
ēuditėrisht shumė ngjashmėri. Se ne na lidhin jo vetėm pėrvojat e
diktaturės, por edhe jeta e pėrditshme dhe absurdet e
transformimeve. U bė e qartė se mund tė flasim nė tė njėjtėn gjuhė,
se transmetojmė nė tė njėjtat valė, se mund tė qeshim nga tė njėjtat
sjellje dhe qėndrime. Dhe e qeshura ėshtė sot ajo qė na duhet mė
shumė se gjithēka. E qeshura pastron, shkarkon emocionet, mbron nga
ēmenduria.
-
-
Edhe
pse kjo ėshtė ndonjėherė e qeshur nėpėrmjet lotėve. Kėtu ėshtė
Shqipėria e parė nga brenda, nga perspektiva e njė dite tė
zakonshme, e njeriut tė thjeshtė. Kjo ėshtė Shqipėria e lagjeve dhe
e kafeneve, e klasave shkollore dhe zyrave, e autobusėve dhe e
stacioneve tė tyre. Kjo ėshtė Shqipėria nė koncentrat qoftė ajo e
periudhės sė diktaturės, por edhe ajo mė e rėndėsishmja e periudhės
sė shndėrrimeve tė vitit 1991. E prekshme, po ta zgjasėsh dorėn.
Libri ėshtė blerė nė mėnyrė tė rrufeshme dhe shtėpia botuese mendon
pėr ribotimin e tij.
-
-
Por
pėr autorėt mė tė rinj, a keni informacionin
e nevojshėm, prirjet
-
-
Nuk
bėhet fjalė vetėm pėr autorėt mė tė rinj, por pėr njė informacion
tė plotė mbi krijimtarinė letrare tė kohės. Secili pėrkthyes ka
punishten e tij, mėnyrat e tij tė marrjes informacion pėr botimet e
reja: kėrkon nė Internet, kontakton me autorėt, gazetarėt, kritikėt
dhe lexuesit e thjeshtė, vėrejtjet e tė cilėve mund tė jenė shumė tė
vlefshme; prokuron libra nė rrugė tė ndryshme. Dhe para sė gjithash
lexon, lexon, lexon ... Derisa situata nė Shqipėri tė mos ndryshojė,
puna e pėrkthyesit do tė jetė, ashtu sikurse thotė Hans-Joachim
Lanksch ne ese Arti ėshtė art. [Fjala], ēėshtje
rastėsie, ēėshtje miqėsie, ēėshtje lidhjesh. Po a ka kėtu diēka tė
parregullt? Nėse do tė doja ta kisha gjithēka tė sistemuar, tė
numėruar, tė gatshme, tė ofruar nė tabaka do tė mėsoja p.sh. gjuhėn
gjermane dhe do ta provoja pėrkthimin nga kjo gjuhė.
-
-
Sigurisht, gjithnjė mbetet shqetėsimi dhe ankthi se diēka mund tė
anashkalohet. Nė Shqipėri ka disa qindra shtėpi botuese dhe secila
prej tyre mund tė botojė ndonjė kryevepėr. Ankohemi se nė Shqipėri
nuk ekziston kritika dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Por edhe sikur ajo tė
ekzistonte nė njė nivel serioz, cila ėshtė garancia se vepra e
reklamuar do tė jetė me gjithė mend e vlefshme dhe jo e lavdėruar
pėr faktin se kritiku ėshtė njė i njohuri i autorit? Kėto praktika
ekzistojnė kudo dhe Shqipėria nuk bėn pėrjashtim. Unė pėrdor parimin
e besimit tė kufizuar. Mė duhet vetė tė verifikoj, pasi nė
instancė tė fundit ėshtė hunda apo intuita e pėrkthyesit ajo qė
vendos pėr atė qė do ti paraqitet botuesit pėr pėrkthim. Kjo
zgjedhje do tė jetė gjithnjė subjektive dhe gjithnjė pikėrisht
pėrkthyesi do tė jetė pėrgjegjės.
-
-
Jam e
ndjeshme karshi krijimtarisė sė tridhjetvjeēarėve tė sotėm, sė pari
nisur nga kureshtja, sė dyti kėtė e kėrkojnė prej meje botuesit.
Prandaj, me interesimin mė tė madh ndjek veprimtarinė e grupit ALEPH
tė Gentian Ēoēolit, i cili, natyrisht, mė pėlqen si poet, pėrkthyes,
organizator. Mė ka lėnė mbresa romani i Agron Tufės Dueli. Lexoj
nė shtyp tekste tė ndryshme tė Tufės, nė tė cilat ai dylufton me
kundėrshtarėt e vet pėr jetė a vdekje. Ndodh tė jetė i ashpėr dhe i
padrejtė, por ndodh qė pajtohem me tė. Nė romanin Dueli kam hasur
megjithatė nė njė ndjeshmėri tė jashtėzakonshme tė kėtij autori. Aty
ka njė klimė, e cila ėshtė tepėr e afėrt pėr mua: njė pėrzierje
ruso-shqiptare ngrohtėsie dhe agresiviteti. Mendoj se njė libėr i
tillė do tė jetė i kuptueshėm pėr lexuesin polak. Ai do tė frymojė
nė Poloni. Kjo ėshtė njė kryevepėr.
-
-
Me aq sa e njohni kulturėn shqiptare, cili ėshtė mendimi juaj pėr
kėtė kulturė?
-
-
Jetojmė nė kohėt e transformimeve tė mėdha dhe kultura gjithashtu
merr pjesė nė kėtė transformim. Kultura shqiptare, sikurse shumė
kultura tė tjera kombėtare, kėrkon ta ripėrkufizojė vetveten. Dhe
njė gjė e tillė pėrballė globalizimit duke pėrfshirė atė kulturor
ėshtė shumė e vėshtirė. Duhet vetė tu pėrgjigjemi pyetjeve, si nė
Shqipėri ashtu edhe nė Poloni, ēfarė funksionesh duhet tė pėrmbushė
kjo kulturė, nė ēfarė mėnyre duhet tė dialogojė me njerėzit, tė
cilėt ndjehen tė humbur nė botė. Duke folur me fjalė tė mėdha: para
kulturės shqiptare dhe polake shtrihen disa sfida: pikėrisht ato tė
globalizimit, identitetit tė njeriut tė zakonshėm, individit tė
cilit i janė ofruar alternativa pak tė pėlqyeshme. Kėto janė bėrja e
karrierės me ēdo kusht [rat-race], dorėzimi ndaj mekanizmit
tjetėrsues tė modernizmit, apo edhe rebelimi i provokuar nga
ndjenja e pafuqisė. Dilema e rradhės e kulturės ėshtė identiteti i
saj. Ēfarė duhet tė jetė ajo? Mall, zbulim, sfidė...?
-
-
Disa
autorė polakė janė tashmė tė pėrkthyer edhe nė Shqipėri: a mund tė
bėhet mė tepėr nė kėtė fushė?
-
-
Gjithmonė mbetet diēka mė shumė pėr tė bėrė. Problemi qėndron nė
faktin si dhe kush duhet ta bėjė. Nuk duhet tė ndodhė qė pėrkthyesi
tė sillet i hutuar duke kėrkuar sponsorėt dhe botuesit. Shumė shpesh
ai dekurajohet. Akuzat, qė Agron Tufa drejton nė adresė tė
institucioneve kulturore shqiptare nė artikullin nė Fjala
[Politika e integrimit jokulturor, me 09/10 nentor 2003] i cili
pėrshkruan takimin e krijuesve dhe pėrkthyesve nė Shkodėr Exodus
2003, mund ti pėrshtaten realitetit polak.
-
-
Tek ne
mungon vizioni dhe koncepti i promovimit tė kulturės tonė jashtė
kufijve dhe sidomos i promovimit tė saj nė vendet e vogla. Nuk e di
nėse ka ndonjė qė e sheh diēka tė tillė si domosdoshmėri. Pak kohė
mė parė ishte nė Shqipėri me njė vizitė zyrtare, Presidenti i
Polonisė Aleksander Kvashnjevski. Nė shtypin shqiptar, nė
reportazhet nga kjo vizitė, mund tė lexojmė se: u diskutuan
ēėshtjet e bashkėpunimit nė fushat e ekonomisė, financės,
turistikės, transportit, bujqėsisė, punėve publike, energjetikės,
etj.
-
-
A mos
vallė duhet tė nėnkuptojmė se bashkėpunimi kulturor pėrfshihet tek
etj? Apo kėshtu mund tė shprehen vetėm mė optimistėt, pasi mundet
tė mos pėrfshihet as tek etj. Do tė jemi ne fajtorėt nėse
letėrsinė polake asnjė nuk do e pėrkthejė. Letėrsia jonė ka qenė me
fat nė Shqipėri, pasi ka patur pėrkthyes tė pėrsosur: i ndjeri
Shefqet Kambo, i cili ka pėrkthyer shumicėn e veprave nga
polonishtja, Astrit Beqiri pėrkthyes i brezit tė dytė, i cili ka
pėrkthyer ndėr tė tjera Rishard Kapushēinjskin; tridhjetėvjeēarėt e
sotėm: Rigels Halili, Edlira Lloha, Petrit Dollani, tė cilėt janė
shpresa jonė. Por duhet qė atyre tu krijohen tė tilla kushte qė tė
ndjejnė kėnaqėsinė e asaj qė bėjnė, por edhe honorare dinjitoze.
-
-
Duhet
tė ekzistojnė tė tilla mekanizma, qė e bėjnė pėrkthyesin tė ndjehet
i vlerėsuar dhe i respektuar. Prandaj tė domosdoshme janė takimet,
tė ngjashme me atė tė Shkodrės, edhe nė vende tė tjera. E nevojshme
ėshtė njė ndihmė serioze dhe miqėsore pėr gjetjen e fondeve dhe pėr
organizimin e promovimeve tė pėrshtatshme. Pėrkthimet mė tė mira
duhet tė nderohen me ēmime. Di qė nė Poloni planifikohet takimi i
pėrkthyesve tė gjuhėve tė rralla, nė Gjermani p.sh. nderohen me ēmim
bashkėrisht autori dhe pėrkthyesi pėr bashkėpunimin mė tė mirė. Nė
Poloni ka ēmime pėr propagandimin e kulturės polake tej kufijve.
Mirė do tė ishte qė medalja tė jepej nė kohė dhe jo tė futej nė varr
sė bashku me pėrkthyesin.
-
-
Nuk
ėshtė mirė kur njė pėrkthyes i talentuar i letėrsisė artistike, i
dekurajuar nga vėshtirėsitė, nga moskuptimi, apo edhe nga injorimi,
ndahet pėrfundimisht me letėrsinė, pėr tu marrė me pėrkthime
komerciale, nga tė cilat mund tė sigurojė jetesėn. Dhe kjo pėr fat
tė keq ndodh shpesh me pėrkthyesit e letėrsisė polake.
-
-
Ju
keni marrė pjesė nė njė takim tė fundit mes pėrkthyesve dhe autorėve
shqiptarė, ēfarė mbresa keni nga ky takim dhe a ka ndonjė shtysė nė
njohjet respektive tė kulturės?
-
-
Pėrshtypja ime e parė ishte se pėrkthyes ka tmerrėsisht shumė pak!
Njė dyzinė njerėzish nga e gjithė bota. Pėr ēfarė mund tė flasim
nėse vetėm nė Poloni, letėrsia hungareze psh. ka tė njėjtin numėr
pėrkthyesish. Pėrshtypja e dytė ishte se shumica prej nesh ėshtė nė
meso-moshė, gjė qė tė paktėn pėr fushėn e pėrkthimit mund ta
konsiderojmė njė plus, pasi nė rast se pėrkthyesin mė parė nuk e kap
skleroza, me kalimin e kohės ai bėhet mė i mirė dhe mė i pjekur,
pothuaj si njė verė e vjetėr. Por mund tė kemi edhe ndonjė situatė
tė tillė, qė prezantimi i letėrsisė shqipe nė njė vend tė caktuar tė
pėrfundojė nė mėnyrė tė natyrshme.
-
-
Por,
nėse do tė flasim seriozisht, postulati i parė qė mund tė formulohet
jo drejtpėrdrejt nga ky takim i krijuesve, por qė ėshtė reflektim
nga ky takim, ėshtė bėrja e diēkaje qė do tė rrisė interesimin e
rinisė nė Poloni pėr gjuhėn shqipe. Pasi mungon njė gjak i freskėt
mungojnė tė rinjtė qė duan ta mėsojnė kėtė gjuhė. Nė vendin tim,
vetėm prej disa vitesh ekziston albanologjia (nė Universitetin e
Torunit) dhe nė tė vėrtetė ende nuk dihet nėse ajo do tė nxjerrė
ndonjė pėrkthyes. Vetėm dy vetė nga Polonia studiojnė nė Tiranė, nė
kursin vjetor tė kulturės shqipe. Nė njė situatė tė tillė a mund tė
mendohet nė mėnyrė optimiste pėr tė ardhmen?
-
-
Tė
gjithė tė mbledhurve nė Shkodėr: pėrkthyesve, autorėve, botuesve,
zyrtarėve tė Ministrisė sė Kulturės u interesonte nė thelb e njėjta
gjė. Ne pėrkthyesve na interesojnė veprat e shquara dhe gjetja e
botuesve tė guximshėm nė vendet tona, autorėve u intereson tė jenė
tė pėrkthyer. Cila ėshtė rezultantja e kėtyre pritshmėrive? Kėshtu,
sidoqė ta shohėsh vetėm disa autorė do tė pėrkthehen. E kam fjalėn
pėr autorėt bashkėkohorė, duke lėnė mėnjanė klasikėn shqiptare,
nga e cila gjithashtu nuk do tė pėrkthehen tė gjitha veprat qė e
meritojnė tė pėrkthehen. Kjo gjithashtu nuk tė bėn tė ndjehesh
optimist.
-
-
Kam
lexuar nė shtyp ankesat dhe pakėnaqėsitė e Z. Moravės [Shkrimtarė
tė mėdhenj, tė injoruarit e mėdhenj, KJ, me 24 tetor 2003] dhe tė
Agron Tufės, se pėrgjithėsisht pėrkthyesit nuk e njohin letėrsinė
bashkėkohore shqiptare. Solidarizohem me pėrgjigjen e Hans-Joachim
Lankschit ndaj kėtyre akuzave, i cili pyet nėse vėrtet nuk e njohim
kėtė letėrsi dhe nėse po atėherė cilat janė arsyet. Mungon njė
informacion i mjaftueshėm, mungojnė libra aktualė mbi historinė e
letėrsisė, mungojnė antologjitė e poezisė, bibliografitė. Lidhja e
Shkrimtarėve dhe e Artistėve nuk funksionon kur flitet pėr kontaktet
ndėrmjet pėrkthyesve.
-
-
Sikurse shprehet Lanksch shqiptarėt duhet tė nisin tė respektojnė
shtėpinė e vet letrare. Kėtė e pohon tėrthorazi edhe Tufa nė
artikullin nė tė cilin tėrheq vėmendjen pėr mosnjohjen e letėrsisė
shqipe nga vėllezėrit nė tė dyja anėt e kufirit. Fitova pėrshtypjen
nga shprehjet e Moravės dhe Tufės se tėrthorazi ne pėrkthyesve na
bėhet akuza se pėrvec tė padiskutueshmit Kadare, ndėrmjet
shkrimtarėve tė tjerė pra tė rangut tė dytė apo tė tretė po
pėrkthehen jo ata qė duhen. Qė kėtej nuk ėshtė shumė larg nga akuza
tjetėr, se si rezultat i marrėveshjeve joformale pėrkthyes-autor, po
pėrkthehen vepra tė dobėta nė kėmbim tė pagesės, se pėrkthyesit janė
tė korruptuar. Mund tė them, se do e pėrktheja njė vepėr tė dobėt nė
kėmbim tė njė pagese tė majme vetėm nė njė rast: sikur tė isha
kamikaze.
-
-
Sikur
tė kisha njė shtėpi botuese timen dhe tė doja qė ajo tė
falimentonte. Unė nuk e pėrkthej diēka qė nuk e ndjej, atė qė nuk e
pėlqej, atė qė nuk do tė mund ta publikoja. Lexuesi polak ėshtė
shumė kėrkues. Nė treg mbretėron njė konkurrencė e jashtėzakonshme,
nė tė cilin dalin shumė vepra tė shquara, qoftė nga vendet e ish
bllokut lindor. Prandaj, thjesht do mė vinte turp tė pėrktheja
ēfarė tė mė dilte pėrpara. Dėm koha. Nuk mund tė tallem me veten
time dhe as me letėrsinė shqipe, duke prezantuar vepra pa vlera
artistike. Ekziston njė etikė e pėrkthyesit, secili prej nesh ka njė
kod tė vetin tė sjelljes dhe pėrgjigjet pėr vetveten dhe pėr gabimet
e tij.
-
-
Vitin
e kaluar jam ndeshur nė shtypin shqiptar me propozimin e hartimit tė
njė liste tė autorėve tė kėshilluar pėr tu pėrkthyer, tė cilėt mund
tė gjenden p.sh. nė ambasadat shqiptare. Kjo pėrligjej me faktin se
imazhi i Shqipėrisė nė veprat e autorėve tė dobėt, qė pėrveē kėsaj
pėrkthehen nga pėrkthyes tė dobėt dhe tė paguar prej vetė autorėve,
ėshtė i deformuar dhe jo i vėrtetė. Kjo listė do tė
sillte mesa duket ndryshimin e kėsaj situate. Kush do e hartonte njė
listė tė tillė? Cili komision? E di se do ta shihja me dyshim ēdo
lloj rekomandimi zyrtar. Njė gjė e tillė nėnkupton njė shije tė
rregulluar nga lart dhe uniforme, qė pėr mua ėshtė e tmerrshme dhe e
rrezikshme. Jo shumė kohė mė parė, nė vendet e demokracisė
popullore tė gjithė ishim tė detyruar tė kishimi vetėm shijen e
duhur. Jo vetėm qė shija e ēdo pėrkthyesi, aftėsitė e tij, koha nė
tė cilėn vepron janė tė ndryshme, por para sė gjithash publiku
letrar nė vende tė ndryshme ėshtė i ndryshėm.
-
-
E
ndryshme ėshtė pėrvoja e tij historike dhe kulturore, shoqėrore,
politike. Nė Poloni nuk do tė pranohej p.sh. letėrsia shqipe e
burgologjisė. Pikėrisht se kemi pasur tė
njėjtat pėrvoja, sepse diktaturėn, totalitarizmin e kemi ndjerė nė
kurrizin tonė, por edhe nga kryeveprat e letėrsisė ruse tė Gulagut.
Thjesht kjo letėrsi na ka lodhur. Ndryshe paraqitet gjendja nė
Perėndim apo nė Shtetet e Bashkuara, ku stalinizmi, totalitarizmi,
ende janė njė ekzotikė tėrheqėse. Le tu besojmė pėrkthyesve dhe ti
lėmė ata tė pėrkthejnė atė, qė sipas tyre, ėshtė nė njė moment tė
caktuar mė e mira dhe mė interesantja. Atė qė do tė jetė kompromisi
ndėrmjet vlerės artistike tė librit pritshmėrive tė botuesit
shijes sė pėrkthyesit dhe vlerės artistike tė pėrkthimit tė tij si
dhe shijes dhe pritshmėrive tė lexuesit. Nėse zgjedhja jonė ka qenė
zgjedhja e duhur do ta gjykojnė vetė lexuesit, duke blerė ose jo
librat shqiptarė.
-
-
A
mendoni se strukturat shtetėrore shqiptare ju detyrohen apo ju kanė
njė borxh mirėnjohjeje?
-
-
Tė
merrem me kulturėn shqiptare ka qenė njė zgjedhje e imja e
ndėrgjegjshme. Kam pasur momente dyshimi, kur gjithēka mė kishte
ardhur nė majė tė hundės, kur kam dashur ta ndėrpres, ta braktis dhe
tė mos kthehem kurrė mė. Ka pasur raste qė nuk kam patur para pėr
biletėn, pėr librat. Por jam lidhur me Shqipėrinė nė tė mirė dhe nė
tė keqe. Do tė vazhdoj tė bėj atė qė bėj. Pėrkthej, sepse mė pėlqen,
sepse kjo mė jep kėnaqėsi, sepse kam gjetur aty njė pjesė tė vetes.
-
-
Pėrkthej, sepse mendoj se njė vepėr e njė autori shqiptar mund tu
pėrcjellė mesazhe tė rėndėsishme lexuesit polak, se letėrsia shqipe
mund tė kthehet nė njė element tė dukshėm tė kulturės evropiane.
Pėrkthej, sepse dua ta ndihmoj kėtė letėrsi. Pėrkthej, sepse mendoj
se kjo letėrsi e meriton kėtė. Pėrkthej, sepse e respektoj kėtė
kulturė dhe krijuesit e saj. Pėrkthej, sepse vazhdimisht nuk jam e
kėnaqur, mė duket se bėj shumė pak, shumė ngadalė, se e kam nisur me
vonesė. Pėrkthej sepse dikush duhet ta bėjė kėtė. Dhe nuk mendoj se
dikush mė detyrohet ndonjė borxh mirėnjohjeje.
-
-
Intervistoi: Ēerēiz Loloēi
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|