|
28 nėntor 2003 /
Intevistoi Keida Kostreci
/ "Zėri
i Amerikės"
Pothuajse nė ēdo vend
tė Ballkanit ka probleme qė lidhen me gjendjen e pakicave, por njė
eksperte kėtu nė Shtetet e Bashkuara nuk mendon se njė gjė e tillė i
ka rrėnjėt tek tradita demokratike ose mungesa e saj. Nė njė
intervistė me kolegen Keida Kostreci, Erika Schlager, specialiste pėr
tė drejtėn ndėrkombėtare nė Komisionin e Kongresit amerikan pėr
Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė, tha se gjendja e keqe e pakicave
mund tė krijojė tensione ekonomike edhe aty ku ato nuk ekzistojnė.
Zėri i Amerikės:
Zonja Schlager, sipas informacionit qė ju keni, sa tė angazhuara janė
qeveritė e vendeve tė Ballkanit qė tė respektojnė tė drejtat e
pakicave, ti pėrfshijnė ato dhe ti angazhojnė nė jetėn e vendit.
Erika Schlager:
Mendoj se ka njė nivel tė lartė vullneti politik nė tė gjitha
qeveritė, megjithėse ky vullnet politik nuk ėshtė i shpėrndarė nė
mėnyrė tė njėtrajtshme. Kėshtu mund tė gjesh individė nė ēdo qeveri qė
po punojnė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė tė drejtave tė pakicave dhe
ka patur pėrparim tė vėrtetė nė rajon nė kėtė drejtim, vitet e fundit.
Megjithatė shumė gjėra mbeten ende pėr tu bėrė. Kėto vende kanė
kaluar konflikte ndėretnike, tė cilat nė shumė raste kanė qenė tė
dhunshme dhe vendet qė janė prekur mė drejtpėrdrejt prej tyre, mendoj
se kanė arritur tė kuptojnė rėndėsinė e respektimit tė tė drejtave tė
pakicave. Por realizimi nė praktikė i kėtij qėllimi ėshtė pika ku disa
qeveri po hasin vėshtirėsi.
Zėri i Amerikės:
Ju pėrmendėt
konfliktet ndėretnike dhe pothuajse ēdo vend nė rajonin e Ballkanit ka
patur tė tilla konflikte dhe ato kanė shkaktuar nė shumė raste pasoja
pėr pakicat e kėtyre vendeve. A mendoni se precedentėt historike dhe
kultura e kėtyre vendeve e bėjnė tė vėshtirė pėr tė trajtuar tė
drejtat e pakicave dhe gjendjen e tyre?
Erika Schlager:
Unė nuk mendoj se
ėshtė mė e vėshtirė pėr kėto vende qė tė ndėrtojnė shoqėri
demokratike, ku tė respektohen tė drejtat e pakicave. Edhe vende tė
tjera tė Evropės kanė vėshtirėsi. Madje edhe vendeve me demokraci tė
konsoliduara si ajo e Shteteve tė Bashkuara, u duhet tė punojnė ēdo
ditė pėr tė drejtat e pakicave. Ka njė teori, sipas sė cilės vendet me
traditė demokratike janė mė tė pėrgatitura pėr njė tranzicion
demokratik paskomunist, por njė gjė e tillė nuk ėshtė vėrtetuar.
Mendoj se tranzicioni demokratik dhe respekti pėr tė drejtat e
pakicave varen nga vullneti i udhėheqjes aktuale dhe jo nga ajo qė ka
ndodhur 100, 50 e ndonjėherė 10 vjet mė parė.
Zėri i Amerikės:
Nė vende si Shqipėria ekziston njė paqėndrueshmėri politike dhe
ekonomike. Njerėzit nė pėrgjithėsi dhe jo vetėm pakicat, janė tė
varfėr, tė papunė. Si mendoni se ndikon kjo gjendje e pėrgjithshme nė
gjenjden e pakicave nė vende tė tilla?
Erika Schlager:
Njė nga gjėrat interesante nė Shqipėri ėshtė fakti qė historikisht
toleranca ndėretnike ka qenė nė nivel tė kėnaqshėm. Por nė
tranzicionin paskomunist, gjendja ekonomike ka ndryshuar jashtė mase
dhe ka njė mungese tė efektivitetit tė shėrbimeve shoqėrore pėr mė tė
varfrit. Nė raste tė tilla pakicat shndėrrohen nė viktima tė
problemeve me tė cilat ndeshet shoqėria si njė e tėrė. Mendoj se njė
gjė e tillė ndodhi pas rėnies sė skemave piramidale, kur shpesh thuhej
se romėt kishin rol nė trazirat ekonomike, tė shkaktuara nga rėnia e
kėtyre firmave. Por nėse njė pakicė ėshtė nė njė gjendje mė tė keqe,
edhe nė krahasim me ato grupe tė shumicės qė janė nė gjendje tė keqe
ekonomike, mund tė krijohet pėrshtypja se pėrkatėsia etnike ka njė
farė roli. Nė Shqipėri, ku shumė njerėz jetojnė nė varfėri, romėt
jetojnė akoma edhe mė keq, gjė qė krijon kushtet pėr tensione
ekonomike, aty ku nuk ekzistonin mė parė.
Zėri i Amerikės:
Prej shumė kohėsh ju studioni gjendjen e popullsisė rome, veēanėrisht
nė vendet e Evropės Lindore. Ēfarė mendoni se e bėn gjendjen e tyre mė
tė vėshtirė nė krahasim me atė tė pakicave tė tjera nė kėto vende?
Erika Shlager:
Para sė gjithash romėt nuk kanė njė shtet amė qė tė kujdeset pėr
interesat e tyre. Kur njė pakicė ka njė shtet amė, ku shumica ėshtė e
sė njėjtės etni me ta, ky shtet mund tė flasė nė emėr tė tyre.
Ndonjėherė kjo shkakton problemin e ndėrhyrjes nė punėt e brendshme tė
njė shteti tjetėr. Shteti amė nuk luan gjithnjė njė rol tė dobishėm,
por pėrgjithėsisht e mban lart nivelin e interesimit pėr atė pakicė tė
caktuar. Po ashtu ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se ēfarė u
ndodhi romėve qė kur erdhėn nė Evropė e deri nė periudhėn e
Holokaustit, kur u bėnė objekt i genocidit. Po ashtu edhe ēfarė u
ndodhi gjatė komunizmit, pasi shpesh dėgjoj tė thuhet se nė atė
periudhė ata jetonin mė mirė. Njė rom nga Bullgaria mė ka thėnė qė pėr
kėtė popullsi komunizmi ishte edhe mė keq sesa Holokausti, pėr shkak
tė pėrpjekjeve pėr asimilimin dhe ērrėnjosjen e kulturės sė tyre.
Zėri i Amerikės:
Desha tju bėj njė pyetje pėr Kosovėn, pėr gjendjen e pakicave atje.
Pas pėrfundimit tė konfliktit, organizata tė tė drejtave tė njeriut
kanė folur me shqetėsim pėr gjendjen e pakicave dhe pėr pamundėsinė e
tyre pėr tu kthyer nė Kosovė. Si e shihni ju kėtė gjendje sot?
Erika Schlager:
Mendoj se gjendja nė Kosovė mbetet shumė e zymtė dhe se duhet bėrė
shumė punė qė ajo tė bėhet njė vend qė tė mos paraqesė rreziqe dhe qė
tė bėhet i mundur kthimi si i serbėve, ashtu edhe i romėve. Mendoj se
ka shumė akte dhune, madje ato janė edhe mė tė shumta nga ēnjoftohet.
Pėr romėt situata ėshtė veēanėrisht e vėshtirė, sepse nė njė farė
mėnyre si serbėt, ashtu edhe shqiptarėt, janė pėrpjekur ti bindin qė
tė deklarojnė respektivisht identitet etnik serb ose shqiptar.
Kėshtuqė mendoj qė nė kėtė konflikt ata janė gjendur me tė vėrtetė mes
dy zjarreve.
|