|
-
28 nėntor 2003 /
TN
Qani NUHIU,
analist politik
-
Kryeministri Cėrvenkovski ka refuzuar ti pranojė
deputetėt-Shqiptarė pas mbledhjes sė tyre nė Vaksincė
(Dnevnik).
-
-
Ky
ishte epilogu i kėrkesave tė banorėve tė Vaksincės dhe tė fshatrave
pėrreth tė cilėt ua parashtruan deputetėve shqiptarė (BDI dhe PPD)
tė adresuara pėr kryeministrin Branko Crvenkovski, ndėrkaq ky i
fundit pa pikė hezitimi refuzoi ti pranojė nė bisedė deputetėt
Hisni Shaqiri dhe Ismet Ramadani,tė cilėt bashkė me deputetėt tjerė
shiptarė (me pėrjashtim tė atyre tė PDSH-sė) gjatė krizėz sė fundit
nė Vaksicė negociuan me banorėt lokal dhe me pėrfaqėsuesit e grupeve
tė armatosura.Nė kėtė takim banorėt e Vaksincės para
deputetėve kanė parashtruar gjashtė kėrkesa.
-
-
E para
ėshtė qė tė tėrhiqen tė gjithė policėt nga rajoni i Likovės,tė ketė
vetėm patrulla tė pėrziera tė policisė multietnike.Kėrkesė e tretė
ėshtė qė tė ketė amnisti tė plotė e jo selektive.
Pastaj
kėrkohet ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara politike,si
dhe lirimi i menjėhershėm i tė akuzuarve qė gjenden nė burgje.Pesė
kėrkesat e para janė nė harmoni tė plotė me Marrėveshjen e
Ohrit,kurse kėrkesa e fundit qė deputetėt tė jenė mė syēelė,sepse
e kanė votėn e dėshmorėve i adresohet ndėrgejegjes
njerėzore dhe moralit politik tė politikanėve shqiptarė.
Dhe
pikėrisht ishin kėto kėrkesa qė nė takimin e kėrkuar nga deputetėt
shqiptarė duhej ti parashtroheshin Cėrvenkovskit,por ai pėr shkak
se paska qenė i zėnė me punė tjera,nuk ka mundur tė
takohet me deputetėt shqiptarė,tė cilėt e vizituan Vaksincėn dhe e
parapenguan njė konflikt tė armatosur.
-
-
Mė kot
dy deputetėt e lartpėrmendur tentonin ta relativizojnė refuzimin e
Cėrvenkovskit pėr takimin nė fjalė,duke deklaruar se Sot
tentuam qė kėrkesat e banorėve lokal tė Vaksincės dhe fshatrave
pėrreth qė ia drejtuan pushtetit maqedonas nė mbledhjen me deputetėt
e BDI-sė dhe PPD-sė tia pėrcjellim Kryeministrit Crvenkovski,por
ai,pėr shkak se ishte i zėnė,nuk ka mundur tė na pranojė
(Dnevnik),duke shfaqur shpresėn se takimi i pėrfolur
megjithate do tė mbahet ditėn e nesėrme.Por ata shumė shpejt i
demantoi pala qeveritare maqedonase,duke deklaruar se:Deputetėt
janė tė zgjedhur nga populli dhe ata mund tė bisedojnė me banorėt e
Vaksincės.
Por,kryeministri pėr kėto kėrkesa nuk ka ndėrmend tė negocojė me
askėnd,bile as edhe me deputetėt (Dnevnik).
Gjė qė nė realitet ndodhi, sepse njė takim tė tillė definitivisht
nuk pati dhe pėrfaqėsuesit politik shqiptar bashkė me kėrkesat e
popullatės u injoruan,ndėrkaq Cėrvenkovski pėr ti rregulluar
punėt iu kthye metodave tė tij tė vjetra,pėr shqiptarėt tė
njohura mjaft mirė.
-
-
Si
gjithmonė kėtyre viteve diplomacia e Cėrvenkovskit shpejt i
arriti efektet e veta.Po i cekim vetėm dy nga rezultatet qė
pasuan menjėherė pas refuzimit tė takimit me deputetėt shqiptar:
-
-
E para,
Konspiracioni ndaj BDI-sė pėrbrenda qeverisė dhe shqiptarėve nė
tėrėsi gjatė ofensivės nė Brezė.Kjo mospėrfillje e pėrfaqėsuesėve
shqiptar nė parlament u shoqėrua edhe veprime praktikike dhe vazhdoi
edhe me pėrfaqėsuesit shqiptar nė Qeveri,konkretisht si me rastin e
intervenimit nė Brezė ku fare nuk ishin tė informuar
zėvendėsministrat shqiptarė tė MPB-sė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes
Hazbi Lika dhe Rizvan Sulejmani,me arsyetimin se Nė MPB
aksionin nė Brezė nuk e kanė fshehur,por se forcat operative nė
teren nuk kanė pasur pėr oblgim qė ta
informojnė askėnd pėr ditėn dhe orėn e fillimit tė saj.Rezultatet
pėrfundimtare tė kėtij aksioni ishin dy tė rinj shqiptarė tė
vrarė,prona tė shkatėrruara,njerėz tė zhvendosur etj. dhe
-
-
E
dyta,Urdhėri
pėr zėvendėsit shqiptar nga BDI.Pohimet e shumta tė zyrtarėve
maqedonas se shteti ndėrton institucione multietnike dhe se shumti
nė kėtė drejtim avansim ėshtė bėrė nė polici,mė sė miri i demantoi
vetė Ministri i punėve tė brendėshme Hari Kostov kur lėshoi
urdhėresė qė Eshalloni i parė i zėvendėsve i MPB-sė duhet tė
dorzojė plan operativ pėr dorėzimin ose kapjen e bandave tė Ēakallės
dhe Brezės dhe sipas tij,mė sė voni pėr njė muaj ta
zgjidhin problemin me grupet e armatosura tė Avdyl Jakupit-Ēakallės
dhe
Hamdi
Bajramit-Brezės,ndėrkaq:Atyre
nė disponim do tu qėndrojnė tė gjithė potencialet kadrovike
dhe teknike tė MPB-sė,mundėsia pėr bashkėpunim me ARM-nė dhe
Ministrinė e Mbrojtjes
(Dnevnik).
-
-
Urdhėri ishte u ishte dedikuar kuadrove tė BDI-sė,
zėvendėsministrit Hazbi Lika,
zėvendėsdrejtorit tė Drejtorisė pėr siguri dhe kundėrzbulim Fatmir
Deari dhe zėvendėsdrejtorit pėr siguri publike,nė tė kundėrtėn
sipas Kostovit ata do tė konsiderohen tė paaftė pėr ta kryer
detyrėn dhe me triumfalizėm paralajmron se ai vetė
do tė udhėheqė operacionin e arrestimit(FAKTI).
Pa
dyshim se kjo vjen si kudėrpėrgjiegje ultimatumit tė
BDI-sė,me tė cilin nga MPB-ja kėrkohet pėrgjegjėsi pėr aksionin e
ndėrmarrė nė Brezė e qė nė vete pėrmban elemente mjaft tė rrezikshme
pasi nė esencė tė saj qėndron ndarja etniko-politike e sigurisė sė
shtetit.
-
-
Nga
kėto kushtėzime tė LSDM-sė pėrmes Hari Kostovit dhe ultimatumit
tė BDI-sė kaluan dy muaj dhe as kushtėzimi e as ultimatumi nuk u
realizuan.Shtrohet pyetja:Sa janė serioz kėto dy palė qė udhėheqin
me shtetin dhe elektoratin e tyre?!
-
-
-
Motivet e intervenimit tė forcave qeveritare nė Brezė?
-
-
Banorėt e Brezės dhe fshatrave pėrreth tė pėrfshirė direkt apo
indirekt nė kėtė konflikt kėmbėngulnin se ata nuk nuk kanė asgjė
tė pėrbashkėt Ēakallėn dhe theksonin se:
Nuk do tė lejojmė qė ushtria dhe policia maqedonase tė shkelin
mbi varret dhe gjakun e luftarėve tė rėnė.Nuk mund ta kuptojmė pse
Cėrvenkovski pėr njė Ēakallė organizon mė tepėr se 1.000 pjesėtarė
tė forcave tė sigurisė.Ai nuk dėshiron ta kapė Ēakallėn,por dėshiron
hakmarrje pėr shkak tė luftės sė humbur nė vitin 2001(Dnevnik).
Sipas banorėve tė Brezės ky ishte motivi kryesor i intervenimit
policor nė fshatin e tyre dhe fshatrat pėrreth.
-
-
-
Bashkėsia ndėrkombėtare me vlerėsime disonante
-
-
Pėrfaqėsuest e SHBA-ve,Unionit Evropian,NATO-sė dhe OSBE-sė tė
akredituar nė Maqedoni aksionin e forcave ushtarako-policore nė
Brezė fillimisht e vlerėsuan si:aksion
profesional pėr likuidimin e grupit mirė tė armatosur(Dnevnik),
kurse njė javė mė pas nga selia qendrore e NATO-s nė Bruksel arritėn
vlerėsime tjera qė dukshėm dallonin nga ato paraprake se:
Aksioni i forcave maqedonase tė sigurisė nė Brezė nuk mund tė
kualifikohet si i suksesshėm.
Komandantėt e AKSH-sė nuk ishin kapur,
kurse
janė vrarė dy njerėz,
tė
cilėt edhepse me uniformė,megjithate janė peshq tė vegjėl
(Dnevnik).
Vėrejtja tjetėr e udhėheqėsisė sė aleancės ushtarake veri-atalntike
drejtuar Qeverisė ishte se:
Para
dhe gjatė aksionit nuk ka pasur koordinim nė mes tė partnerėve tė
kolacionit nė Qeveri dhe se puna nuk ėshtė kryer siē duhet
(Dnevnik).
-
-
-
Prishja e imazhit idilik tė koalicionit BDI-LSDM
-
-
Refuzimi me shpejtėsi i Branko Crvenkovskit qė tė takohet me
deputetėt shqiptar dhe ti pranojė kėrkesat legjitime tė banorėve tė
malėsisė sė Karadakut dėshmon se:
-
-
E
para,
Branko
Crvenkovski fare nuk ka ndryshuar dhe se ėshtė po ai qė gjatė
qeverisjes sė tij tė mėhershme i ndėshkoi shumė herė shqiptarėt
dhe prodhoi kriza dhe situata konfliktuoze thuaja nė tė gjitha
trevat shqiptare nė Maqedoni;
-
-
E
dyta,
I
delegjitimon dhe konsumon vazhdimisht subjektet politike
shqiptare dhe injoron vullnetin politik tė shqiptarėve dhe kėtė
zanat ai duket se e ka mėsuar mirė.
Kėtė
synin tė kryeministrit aktual tė shtetit duket se kėtė herė e ka
kuptuar edhe BDI-ja krerėt e tė cilės gjatė takimit me ambasadorėt
Aleksis Bruns dhe Nikollas Bigman,
kryesisht kanė biseduar pėr pasojat e intervenimit tė fundit
policoro-ushatrak nė Brezė dhe sipas shtypit ditor:Nė BDI
janė tė dėshpėrur me sjelljen e partnerit tė koalicionit, i cili me
intervenimin e fundit nė Brezė e ka rrėnuar imazhin e saj tė
partnerit tė barabartė nė qeveri.Nga ana e BDI-sė ėshtė insistuar qė
tė pėrkrahen angazhimet e tyre pėr koordinim mė tė madh dhe pėr
pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesėve tė tyre nė resorėt e sigurisė nė tė
gjitha aksionet e ardhėshme;dhe
-
-
E
treta,Tenton
qė politikėn shqiptare nė Maqedoni ta sjellė nė pozitė inferiore.Pra,sė
pari delegjitimimi dhe demisonimi i partive politike
shqiptare dhe sė dyti ,rrjedhimisht e gjithė kjo tė rezultojė me
status inferior tė kėtyre subjekteve dhe pėrfaqėsuesve shqiptar
nėpėr institucione shtetėrore dhe publike.
-
-
Prandaj politika qė akoma me besnikėri e udhėheq Branko
Crvenkovski mė sė miri i demanton tė gjithė ata tė cilėt nė
shtatorin e vitit tė kaluar kur partia e tij fitoi nė zgjedhjet
parlamentare dhe atėbotė publikisht premtoi se mė nuk do ti
pėrsėrisė gabimet e sė kaluarės dhe deklarohi se ishte menduar
mirė,i besuan duke menduar se ky me tė vėrtetė do tė fillojė njė
kurs tė ri politik janė mashtruar,pėrfshirė kėtu sė pari opinionin
ndėrkombėtar tė cilin bukur mirė e vėndoi nė lajthitje,
por
edhe njė pjesė tė atij brendshėm,sepse Maqedonia sot e kėsaj dite,
edhe nėn qeverinė tė cilėn ai e udhėheq (njėsoj si nėn qeverisjen e
Lubēo Georgievskit) ėshtė burim i josigurisė,jostabilitetit tė
brendshėm dhe dis-harmonisė ndėretnike.
-
-
Megjithatė kjo nuk nėnkupton se nėse Branko Cėvenkovski ėshtė i
papėrshtatshėm dhe jokooperativ ndaj kėrkesave optimale shqiptare,
dikush
nga shqiptarėt tė akuzohet e tė ndjehet fajtor pėr shkak tė
koalicionimit me te dhe tė krenohen ata shqiptarė tė cilėt Vojvodėn
Lubēo Georgievski e zgjodhėn pėr partner strategjik me tė cilin
skajshmėrisht i relaksuan marrdhėniet ndėretnike dhe gjetėn
zgjidhje historike pėr shumicėn e problemeve,
ngase
koalicionimi qeveritar nuk bėhet nė bazė tė simpative ose antipative
personale,taktizimit dhe gjenialitetit tė ndonjė lideri,
por
sipas parimit tė shumicės (fuqisė) politike, gjegjėsisht numrit tė
pėrfaqėsuesėve nė parlament dhe mbi baza konceptuale
politike.
-
-
-
Kapaciteti i Maqedonisė
-
-
Ky
konstrukt mental tradicionlisht i shabllonizuar dhe i pareformueshėm
i politikės maqedonase bėn qė vazhdimisht tė jemi nė fokus tė
Bashkėsisė ndėrkombėtare,
natyrisht nė konotacione negative.
-
-
Nė kontekst tė kėsaj,para disa ditėsh ish Drejtori i Grupit
ndėrkombėtar tė krizave pėr Maqedoninė Edvard Xhozef,
i cili njė kohė tė gjatė ka kaluar kėtu dhe i njeh shumė mirė
rrethanat e pėrgjithshme tė Maqedonisė,
duke folur pėr gjendjen nė Maqedoni nė Qendrėn Vudrou Vilson,
vlerėsoi se:
Egziston rreziku i destabilizimit tė vendit,edhepse,pėrgjthėsisht,
gjendja ėshtė mė e mirė se para dy viteve,por
megjithate ai Maqedoninė e vlerėsoi si
vend jostabil.
Sipas Edvard Xhozefit,
situata nė Maqedoni mund tė shihet edhe nga njė aspekt tjetėr:Maqedonia
vazhdimisht po tregon se jo vetėm me policinė,
por
edhe nė shumė sfera tjera,
nuk ka
kapacitet,nuk ka kohezion qė tė ballafaqohet me kėto
kėrcėnime(Dnevnik).
-
-
Dhe si pėr ironi ky vend pėr sigurinė e tė cilit ka vlerėsime nga mė
pesimistet dhe brengosen e mobilizohen shumė mekanizma dhe
organizatat mė relevante ndėrkombėtare tė sigurisė,mė herėt kėtė vit
me ngulm kėrkonte shkuarjen e forcave tė NATO-sė,
ndėrsa tash tė atyre evropiane dhe hiē pa droje e pa pėrgjegjėsi
flet se ėshtė nė gjendje ta garantojė sigurinė e vet dhe ti
kontribojė qetėsisė rajonale,gjė qė ėshtė mjaft larg
realitetit.
-
-
-
Kah po shkon Maqedonia?
-
-
Pėrgjigje precize pėr kėtė ėshtė vėshtirė tė jepet,
sepse kjo mėnyrė e rezonimit politik dhe praktikimit tė pushtetit,
megjithėse ėshtė tėrėsisht e paqartė dhe e paperspektivė pėrsėri nuk
jep shenja tė qarta se do tė ndryshojė kah progresivja dhe tė gjitha
situatat e lartpėrmendura nuk janė pasojė e ndonjė veprimi apo
pėrcaktimi momental politik,
por janė pasojė e filosofisė,
ideologjisė dhe praktikės politike rezultatet e sė cilės i ndjejmė
gati njė dekadė e gjysmė.Nga ky orientim politik del edhe realiteti
i trajtimit tė shqiptarėve dhe tė pėrfaqėsuesėve tė tyre politik nė
Maqedoni.
-
-
Njė filosofi e kėtillė politike i pėrfshin tė gjitha segmentet e
shoqėrisė dhe ėshtė mjaft brengosėse kur institucionet shtetėrore
dhe publike krijohen mbi baza tė
SUPERMACISĖ
ETNIKE,
e ky parim nė kėtė shtet tashmė funksionon nė kontinuitet dekada
me radhė,kurse pėr efektet e saj mė sė miri dėshmojnė konflikti i
armatosur i vitit 2001 dhe ngjarjet tjera qė e pasojnė atė.
E tėrė kjo gjendje ėshtė produkt i investimit afatgjatė tė gabuar
shpirtėror dhe politiko-ideologjik,
sepse vazhdon pandėrprerė dhe aty ku dikur mbeti Cėrvenkovski e
vazhdoi Georgievski e anasjelltas.
-
-
Pra,
shumė qartė shihet se kemi punė me njė
KONTINUITET IDEOLOGJIK
qė vėshtirė ndėrpritet dhe
KONSTRUKT MENTAL
akoma
mė
vėshtirė tė reformueshėm.
Ėshtė ky njė
KONCEPT POLITIK
dhe orinentim strategjik qė pėrcakton kahjet e lėvizjes sė kėtij
shteti tash dhe nė tė ardhmen.Ku do tė na shpjerrė kjo?!
(Ky shkrim ėshtė botuar nė "GLOBI" tė Shkupit me datėn 7 nėntor
2003.)
|
|