| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|

|
|
| |
Mitrovicė: G.
Stanesku, nė prani tė disa zyrtarėve tė tjerė ndėrkombėtarė, ka hequr
Flamurin Kombėtar Shqiptar nga shtylla nė oborrin e ndėrtesės sė
Kuvendit tė Komunės |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė, 28
nėntor 2003 / Hysni SYLA
- Tė premtėn, rreth orės dhjetė e tridhjetė minuta, zyrtari
ndėrkombėtarė pėr ēėshtje komunale i UNMIK-ut, Georgy Stanesku, nė
prani edhe tė disa zyrtarėve tė tjerė ndėrkombėtarė, ka hequr
Flamurin Kombėtar Shqiptar nga shtylla nė oborrin e ndėrtesės sė
Kuvendit tė Komunės, ku ishte vendosur pėr nderė tė 28
Nėntorit-Ditės sė Flamurit.
-
-
Qytetarėt
e kanė vėrejtur kėtė veprim tė Staneskut dhe pėrnjėherė janė tubuar
para rrethojės sė ndėrtesės dhjetra sish, pėr tė protestuar ndaj njė
akti tė kėtillė, duke e quajtur kėtė akt provokativ.
-
-
Qytearėt e
tubuar kanė hyrė me dhunė brenda rrethojės sė ndėrtesės sė Kuvendit
tė Komunės, ku poashtu kanė arritur edhe pjestarėt e policisė sė
UNMIK-ut dhe ata tė SHPK-sė.
-
-
Urdhėrat
dhe sygjerimet e policisė pėr tu larguar nga oborri i ndėrtesės,
qytetarėt nuk i kanė pėrfillur, kurse nė ndėrkohė njėri sish ka
sjellur Flamurin Kombėtar nga dyqani i tij dhe e ka vendosur aty ku
ishte mė parė.
-
-
Policia me
kėtė rast ka patur sjellje korrekte ndaj qytetarėve dhe nuk i ka
penguar ata pėr ta ngritur sėrish Flamurin Kombėtar aty ku e kishte
vendin. Pas ngritjes sė Flamurit, qytetarėt janė shpėrnda qetas dhe
pa shkaktuar ndonjė incident, ndėrsa qė situata pėrnjeherė e
tensionuar, ėshtė normalizuar.
-
-
Zėvendėskryetari i
Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi e ka dėnuar kėtė veprim tė
Staneskut, duke e vlerėsuar si akt provokativ e tė papėrgjegjshėm,
qė ka mundur tė ketė pasoja tė rėnda pėr situatėn e sigurisė
nė komunė, por qė
pėr fat tė mirė, falė sjelljes korrekte, tė matur dhe tė arsyeshme
tė policisė, ka pėrfunduar pa kurrfarė pasojash.
-
-
Zyrtari
pėr ēėshtje komunale i UNMIK-ut nė komunėn e Mitrovicės, Georgy
Stanesku, edhe mė parė pati vepruar kėshtu, duke e hequr nga shtylla
Flamurin Kombėtarė Shqiptarė.
-
-
Deri nė
momentin e dėrgimit tė kėsaj informate, Flamuri ėshtė duke valuar i
ngritur lartė nė vendin e tij dhe nuk ka patur pėrpjekje tė
ndėrkombėtarėve pėr ta hequr sėrish.
|
-
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|