|
-
28 nėntor
2003 / TN
-
-
Nga
Agron P.
-
-
-
Te nderuar
redaktore !
-
-
Dua te me
postoni kte Shkrim timin per arsye sepse me ka befasuar Biografia
familjare e nje njeriu tashme te njohur ne publicistiken Shqiptare e
kryesisht ne Mediat e Kosoves dhe Diaspores.
-
-
Eshte
fjala per Bedri Islamin i cili ne "Gazeta Shqiptare" (28 Nentor
2003) ka botuar jetshkrimin e Familjes se tije.
-
-
Duke
lexuar kete jetshkrim e duke pas lexuar me pare disa artikuj te tije
kryesisht ne organet e LPK-se, PDK-se e AAK-se etj dhe duke qene
se vet Bedri Islami predikon me shume zell se si duhet te jene
Politikat Kosovare detyrohem te njoh publikun tuaj me kte
"ekzemplar" te cuditshem e jo me pak dhe te rrezikshem.
-
-
Eshte
pikerisht rrezikshmeria e filozofise se Bedriut qe me ben te shkruaj
e reagoj pak mbi kte person interesant.
-
-
Ne gazeten
"Gazeta Shqiptare" shkruhet:
-
-
------------------------------------------------------------
-
-
DOSSIER
-
-
Historia e
dhimbshme e Zenel Islamit, personazhit tė famshėm tė Migjenit.
-
Pas 42
vjetėsh i biri i tij, Bedri Islami, zbulon tė vėrtetėn e
"vetėvrasjes" nė arkivat e Ministrisė
-
-
I biri i
"Lulit tė vocėr": Ja si ma vranė babanė nė 1961-in
-
-
------------------------------------------------------------
-
-
Rezarta
Delisula
-
-
-
E Luli i
vocėr ēka mund t'i falė mėsuesit tjetėr? Veē nė ja faltė tollumbat e
veta, qė e kanė hapun gojėn si me dashtė me e hangėr mėsuesin. Po,
po tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin
-
-
Ky
paragraf i shkėputur nga novelėza e famshme e Migjenit na kujton
historinė e Lulit tė vocėrr, apo Zenel Islamit. Dhimbja e pėrshkruar
nė fjalėt e tė madhit, si pėr ēudi ndoqi hap pas hapi Lulin e vocėr,
e nė fakt tullumbat e tij tė shkyeme nuk hangrėn mėsuesin, por
djalin e ri qė i mbante veshur.
-
-
Tė gjithė
e njohin Lulin e vocėr, por mbase shumė pak njohin historinė e
vėrtetė tė Zenelit tė Migjenit, atij personazhi qė ėshtė i njohur si
nga tė vegjėlit ashtu edhe nga tė rriturit. Pas 42 vjetėsh, mes njė
interviste tė dhėnė pėr Gazetėn Shqiptare, i biri i Lulit tė vocėr,
Bedri Islami, tregon historinė e vrasjes sė babait tė tij. Ngjarja
ka ndodhur nė vitin 1961, nė Labinot-Mal, mė 10 Korrik, nė ditėn e
festės sė Ushtrisė.
-
-
Si kryetar
i Komitetit Ekzekutiv, Zenel Islami, apo siē njihet mė mirė Luli i
vocėr, shkoi tė pėrgatiste festėn njė ditė mė parė, por nė mėngjes u
gjend i vrarė pranė pėrroit qė pėrshkonte zonėn. Zenel Islami nė atė
kohė ishte i martuar me njė nga vajzat e familjes sė njohur
shkodrane Gjylbegu, dhe kishte tri fėmijė: dy djem e njė vajzė.
-
-
Familja u
shkatėrrua nga lajmi i kobshėm; Zeneli ka vrarė veten. Disa e
besuan, disa tė tjerė thanė apo pėrshpėrisnin se Zeneli nuk kishte
mundėsi tė vriste veten, ndėrsa pėr familjen, e sidomos pėr gruan e
tij, nisi njė kalvar i gjatė vuajtjesh e presionesh. Tė ndahej nga
Zenel Islami, pas vdekjes, dhe fėmijėt tė mbanin mbiemrin e saj. Kjo
ishte gjėja qė kėrkonte partia nga gruaja e tij, Drita, por ndarja
nuk ndodhi kurrė. Vrasje apo vetėvrasje e Lulit tė vocėr? Djali i
tij i madh Bedri Islami mes hulumtimeve e arkivave tregon historinė
e dhimbshme tė Zenelit, qė nė vogėli i dukeshin pesė gishtat e
kėmbės nė tollumbat e shkyeme dhe qė nė moshėn 36 vjeēare pati
vdekjen tragjike.
-
-
Sa vjeē
keni qenė kur morėt vesh lajmin pėr babain tuaj?
-
-
Unė kam
qenė vetėm 10 vjeē dhe pėr mua ka qenė dita mė e veēantė e qėndrimit
nė Elbasan. Ne prisnim tė shkonim nė festėn e ushtrisė e babai na
kishte thėnė se nė orėn 6.00 tė mėngjesit do vinte tė na merrte
makina. Nė atė kohė babai ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv nė
Elbasan.
-
-
Ēfarė
ndodhi mė pas?
-
-
Rreth orės
12.00 nėna na tha tė hiqnim rrobat e festės, pasi nuk do tė shkonim.
Ajo nuk u mėrzit me tim atė qė makina nuk erdhi me na marrė, pasi
ajo e adhuronte dhe e donte shumė.
-
-
Ēfarė ju
bėri pėrshtypje, edhe pse keni qenė i vogėl?
-
-
Atė ditė
edhe fėmijėt e lagjes ishin ndryshe. Njė komshiu ynė, Avni Skrapari,
na mori pėr drekė nė shtėpinė e tij.
-
-
Kur ju
lajmėruan pėr vdekjen e babait tuaj?
-
-
Ka qenė
rreth orės 16.00. Nana mė thirri. Nė shtėpi ishin tre njerėz.
Asnjėrin prej tyre nuk e njihja, madje as nėna nuk i njihte. A e
dėgjon, m'u drejtua ime mė, kėta thonė se Zeneli ka vdek. Unė si
fėmijė i vogėl mendova se nuk do e shihja mė babain tim dhe ai mė
iku duke mė lėnė njė peng.
-
-
Ēfarė
pengu?
-
-
Njė ditė
mė parė ne ishim tė ftuar nė njė familje kosovare qė jetonin nė
Belsh. Nė fund, kur ne po iknim, ata na falėn njė shportė me fiq dhe
unė si i vogėl e mora. Por babai mė futi njė shputė fytyrės e mė
tha: as nuk i ke mjell ti ato fiq e as i ke kėput ti. U ndamė keq
natėn e fundit qė pashė babain tim e kėtė e kam peng me tė vėrtetė.
-
-
Po pastaj
si rodhėn ngjarjet?
-
-
Mbaj mend
kur nana i pyeti me se e ka vra veten Zeneli dhe ata iu pėrgjigjėn
qė vrasja ishte bėrė me pistoletėn e tij. Nana doli nga dhoma shkoi
nga dhoma tjetėr e nxori prej andej pistoletėn e babait. Po atė
mbrėmje nė darkė ne u nisėm pėr nė Shkodėr. Daja na kishte ardhė me
na marrė.
-
-
Me ēfarė
shkuat nė Shkodėr?
-
-
U nisėm me
njė Gaz Rus 51. Nga ora 1 e mbrėmjes, teksa rrugėtonim, na ndaloi
policia, e cila mori arkivolin e babait dhe na tha se do e sillnin
nė shtėpi para varrimit. Tė nesėrmen arkivolin e sollėn pak para
orės sė varrimit dhe nuk lanė asnjė ta hapte me e pa. Nė derė rrinin
ca njerėz tė panjohur qė ndalonin tė gjithė ata qė i afroheshin
arkivolit, madje u ndaluan edhe njerėzit tanė tė vinin nga Puka pėr
varrimin.
-
-
Cilat kanė
qenė dėshirat e Lulit tė vocėr pėr fėmijėt e tij?
-
-
Qė tė tre
padyshim donte t'i arsimonte mirė, e ne me gjithė peripecitė qė
patėm mundėm t'ia plotėsonim dėshirat babait. Ai donte qė unė tė
bėhesha gazetar, motra mjeke apo farmaciste dhe vėllai inxhinier, e
nė realisht jemi bėrė tė tillė.
-
-
Si shkoi
mė pas gjendja e familjes suaj?
-
-
Pak kohė
ndenjėm te daja e mė pas shkuam tė banojmė nė shtėpinė e madhe tė
Gjylbegve nė Shkodėr, aty ku nėna ime jeton edhe sot. Pas
pėrjashtimit tė saj nga partia, na ndoqi njė periudhė e vėshtirė.
-
-
Po mė pas
ju si mundėt tė arsimoheshit?
-
Nė vitin
1970 im atė pati njė rehabilitim tė jashtėm. Pas njė vizite tė Enver
Hoxhės dhe Ramiz Alisė nė Pukė u vendos qė fotoja e babait tim tė
vendosej nė muze dhe ishte pikėrisht ajo foto qė baba kishte dalė nė
ceremoninė e rivarosjes sė Migjenit.
-
-
A patėt
vėshtirėsi nė marrjen e tė drejtave tė studimit?
-
-
Mbaj mend
qė zėvendėsdekani i fakultetit, Anastas Dode, mė thirri e mė tha qė
unė e fitoja tė drejtėn e studimit jo se jam djali i Zenelit, por se
jam nip i Gjylbegėve.
-
-
Po nėna ka
punuar gjatė kėsaj periudhe?
-
-
Qė pas
vitit 1961 e deri nė pension ka punuar si ekonomate nė Shtėpinė e
Fėmijės. Aty ka pasur shumė presione pėr ta larguar nga puna, por
kjo nuk ka ndodhur, pasi miku i babės tim, Bilal Parruca, nuk na ka
lėnė asnjė moment nė baltė dhe na ka ndihmuar shumė.
-
-
Si ju
lindi ideja tė kėrkonit mė shumė rreth vetėvrasjes sė babait tuaj?
-
-
Nė shtėpi
ne kemi dyshuar gjithnjė. Kur isha mė i ri e shkoja nė Pukė atje
asnjė nuk e besonte se babai im kishte vrarė veten. Po kėshtu nė
Elbasan jetonte Qamil Ēela, i cili kishte diferencė tė madhe moshe
me babain tim, por sėrish ata merreshin vesh. Kur flisnim ai thonte
gjithnjė: pas vrasjes sė Zenelit.
-
-
Njė shoku
im gazetar, Shpėtim Gina, ngrente gjithnjė variantin e vrasjes sė
babait. Mė 1972 ai nisi tė gėrmonte mbi kėtė situatė dhe nisi tė
bėjė takimet e para me njerėzit qė ishin nė fshatin ku babai u gjend
i vrarė. Por vetėm pas pak muajsh edhe Shpėtimi u gjend i mbytur nė
ujė, diku pranė Mamurrasit.
-
-
Po mė pas
ju nisėt tė kontrollonit vetė?
-
-
Ka qenė
fillimi i viteve 1990. Njė nga faktet mė interesante qė mė shtyu tė
kėrkoja lidhjet me shumė vite mė parė: Nė vitet 1948-1956 im atė
mbante shėnime nė njė bllok. Kur u larguam nga Elbasani e gjithė
biblioteka jonė mbeti nė bodrumin e shtėpisė sė dajės dhe shumė vite
mė vonė kur ne e morėm bibliotekėn unė gjeta fletoret e babait.
-
-
E ēfarė
thuhet nė shėnimet e babait tuaj?
-
-
Ka shumė
gjėra qė mė bėjnė tė dyshoj. Nė vitin 1937 Migjeni ka parashikuar
se, nėse Zeneli do tė ngrihej, do tė rrėzohej dhe kėtė e kujtoj edhe
tani.
-
-
Keni
kėrkuar mes arkivave?
-
-
Nė vitin
1991 i kėrkova njė njeriu qė punonte nė Ministrinė e Punėve tė
Brendshme dosjen e babait dhe ai ma dha. Aty u njoha me gjėra qė s'i
kam ditur me raportin e mjekut ligjor. Ai ishte drejtori i spitalit
tė Elbasanit dhe quhej Ali D (pėr arsye etike nuk po ia pėrmend
emrin). Nė raportin qė ishte njė faqe e gjysmė shėnohej mbulimi me
kujdes i plagės sė dytė tė Zenelit, plagė e cila ishte nė trup. Pra,
babai im, sipas raportit mjekoligjor kishte dy plumba njė nė bark e
njė nė kokė ēka s'mund tė ishte njė vetėvrasje. Po kėshtu u
interesova tė marr dosjet nė Komitetin Qendror, por nė raportin e
tyre nuk thuhej as vrasje e as vetėvrasje, ėshtė ēdo gjė evazive.
-
-
Ju jeni
gazetar dhe autor i tre librave, ky ėshtė i katėrti. A keni shkruar
ndonjė gjė pėr babain tuaj?
-
-
Kam qenė
student i vitit tė parė dhe kam shkruar njė poezi pėr tim atė. "Kjo
poemė baba shpesh herė u ndėrpre, sa herė nana e lodhur shkallėve
ngjitej, i tremun nga pyetja ē'po shkrun ktė herė, yt bir baba mė
kot kollitej". Ky ėshtė njė fragment i saj.
-
-
E cilat
mendoni se kanė qenė arsyet e vrasjes sė babait tuaj?
-
-
Nuk e di
po nė atė periudhė babai i ēon njė letėr Enver Hoxhės mbi atė qė
ndodhi nė Iballė tė Pukės, e cila ishte quajtur si zonė bajraktare
dhe persekutohej. Nė kėtė letėr ka qenė edhe njė kėrkesė e tij pėr
t'u kthyer nė Veri. Mbase krushqia me Teme Sejkon, apo thjesht
dhėnia e njė shėmbulli tė tillė pėr Pukėn. Mendoj se konflikti i
babait tim nuk ka qenė direkt me Enver Hoxhėn, por ai e dinte mirė
atė qė do tė ndodhte, prandaj nė njoftimin pėrkatės mbi ngjarjen ai
ka shkruar: Pse ėshtė shkuar kaq larg.
-
-
Ku ėshtė
varrosur babai juaj?
-
-
Nė fillim
u varros nė varrezat muslimane nė Dobraē, ndėrsa mė pas u vendos nė
varrezat publike tė qytetit.
-
-
Ju keni
botuar librin tuaj tė katėrt, "Vrasja e Lulit tė vocėr", pse
pikėrisht tani?
-
-
E kam
shkruar dhe po e botoj pikėrisht tani, pasi mė 28 nėntor nana ime,
ajo grua e vuajtur dhe e fortė, mbush 75 vjeē dhe kjo ėshtė njė
dhuratė e imja pėr tė.
-
-
Zenel
Islami ka lindur nė Pukė mė 8 qershor 1925. Pėr dy vite ka qenė
nxėnės i Migjenit, ndėrsa dy vite tė tjera i ka kryer nė gjimnazin e
Shkodrės. Pas lufte emėrohet sekretar i rinisė nė Pukė dhe nė vitin
1947 emėrohet sekretar i parė i Komitetit tė Partisė po nė Pukė.
-
-
Nė vitin
1956 shkon nė Lezhė si sekretar i parė i Komitetit tė Partisė dhe po
atė vit deri mė 1958 qėndron nė Moskė pėr shkenca politike. Me
kthimin nė Shqipėri emėrohet sekretar partie nė Elbasan dhe mė pas
kryetar i Komitetit Ekzekutiv. Vritet mė 9 korrik 1961 nė moshėn 36
vjeēare nė Labinot-Mal.
-
-
-
Novelėza
"Luli i vocėr"
-
-
Askush s'e
njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin. Ma
mirė me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i
shikon pėr hesap tė vet. Sot gjithkush ka punėt dhe telashet e veta,
ashtu edhe fėmijėt, ashtu edhe Luli. - More Lul! Shum herėt ke
fillue me shikue punėn tande.
-
-
Kur hyn
Luli n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj asnjė
fjalė s'i thotė. Ecėn ngadalė, tue shikue djathtas e majtas, por
gjithnjė tue ecė, deri sa tė mrrijė nė cak tė vet. Aty te dera e
rruginės shkollore shum i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caki i tij, i
praruem me rrezet e ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės.
Mbėshtetet Luli pėr mur, grushtat e vegjėl i shtje ndėr xhepa.
Hundėn picrrake tė kuqun nga tė ftohtit e mėngjesit ja sjell diellit
dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr ja tėrhjek vrejtėn janė ēizmet, qė i
kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa tė bukura janė! Si shkėlqejnė!
- mendon Luli dhe pa dashje i shkojnė syt ndėr tollumbat e veta,
nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambve tė
zbathuna. Nga kureshta i afrohet njė shoku qė ka ēizmet ma tė reja.
Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmės kambėt e veta tė zbathuna - aq
shumė shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli
ngadalė shkoi te caku i vet, nė diell, t'i ngrofi kambėt. - Po kur
nuk ka diell, si ja bėn i shkreti Lul? Ndoshta ja bajnė disi hallin
apostujt e mėshirės dhe tė dashunis'...
-
-
Ndoshta,
ndoshta...
-
-
Nga njė
herė i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur e ka fytyrėn e dlirtė dhe pa
puēa, mėsuesi ja ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr
dorėn, e shikon me sy pllumbi dhe kishte dashtė t'i fali diēka
mėsuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i vocėr ēka mund t'i falė
mėsuesit tjetėr? Veē nė ja faltė tollumbat e veta qė e kanė hapun
gojėn si me dashtė me e hangėr mėsuesin. Po, po tollumbat e Lulit tė
vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin. Migjeni
-
-
-
Sot
promovohet libri i Bedri Islamit "Vrasja e Lulit tė vocėr"
-
-
Sot
promovohet libri i Bedri Islamit "Vrasja e Lulit tė vocėr". Romani
ėshtė shkruar nga i biri i Zenelit tė Migjenit, ndėrsa ai ka
zgjedhur pikėrisht 28 nėntorin si ditė e promovimit, pasi libri
ėshtė dhuratė pėr nėnėn e autorit Dritėn, e cila sot feston 75
vjetorin. Ceremonia do tė bėhet nė Shkodėr, ndėrsa tė ftuar do tė
jenė 75 njerėz, mes tė cilėve edhe djali i Adem Jasharit, qė ka po
sot datėlindjen e babait tė tij hero.
-
-
Por
ē'thonė tė tjerėt pėr librin e Bedri Islamit? "Ajo qė mė ka bėrė
pėrshtypje te ky libėr ėshtė fakti se pėrkundėr gjith asaj qė ka
pėrjetuar famijla e Zenelit pas vrasjes sė tij, ti si autor ke
treguar njė pėrmbajtje tė jashtėzakonshme qė, duke e ditur se nuk ke
mundur tė jesh indiferent ndaj kėsaj ngjarjeje, qoftė edhe vetėm pėr
shkak tė karakterit, e lėre mė edhe si bashkėvuajtės i gjith asaj,
nuk ke bėrė akuza ndaj atij e kėtij, nuk ke hyrė nė industrinė e
prodhimit tė baltės pėr figura tė mėdha, por ke shkruar realisht,
duke bėrė njė punė tė mrekullueshme nė dhėnien e leksionit pėr shumė
autorė tė tjerė qė kanė hedhur baltė sa kanė mundur edhe pa qenė
nevoja" - ka shkruar kritiku kosovar Adnan Asllani ndėrsa botuesi
Spiro Dede shėnon:
-
-
"E lexova
dhe mė preku pa masė. Tė gjitha sa shkruaje e si i shkruaje, ngjanin
me fragmente nga njė dramė e madhe, e veēantė, personale. Drama e
tragjedi kėtej dėgjojmė pėr ditė. Kurse Vrasja e "Lulit tė vocėrr",
e Zenelit...ėshtė padyshim vrasje "brenda shtėpisė". Ajo ėshtė dramė
e ndjeshme dhe e thellė pėr kėdo qė ka mbaruar tė paktėn filloren nė
Shqipėri."E kush nuk e njeh Lulin?!". Luli e Zeneli u takojnė
shpirtėrisht tė gjithėve. Filli i jetės e i tragjedisė sė tyre nuk
ėshtė vetėm i njė gruaje a i nje tufe fėmijesh.
-
-
Ėshtė i tė
gjithėve. Dhe unė tani, pasi kapėrcej emocionet e natyrshme pėr
heroin e pazėvendėsueshėm tė Librit tė Kėndimit tė Fillores, si
botues, ndiej se tema, heroi dhe drama e veprės suaj nuk janė vetėm
njė dhuratė e balsam pėr nėnėn e autorit, por njė dhuratė e balsam
pėr tė gjithė.
-
-
Te
falėnderoj pėr emocionet qė mė dėrgove."
-
-
-
Ketu
Mbaron artikulli i Gazetes
-
-
-----------------------
-
-
" Nje fenomen i
ēuditshem qe duhet shpjeguar"
-
-
Koment
personal i imi:
-
-
Te nderuar
lexues mbasi lexova artikullin e gazetes "Gazeta Shqiptare" te
cilin e kam postuar me lart te plote nuk mund te rri pa bere pak
koment mbi kte njeri te cuditshem qe eshte i njohur ne Boten
(publicistiken) Kosovare kto 10-12 vite.
-
-
Kushdo
mund te shkruaj Biografi te Familjes dhe askush nuk ka te drejte te
qortoje ose pergojoje kto njerez. Ne rastin e zotit Bedri Islami
ceshtja ndryshon sepse ai ka me se nji dekade qe shkruan mbi te
tjeret e nga kjo na lind e drejta dhe neve te shkruajme mbi ate e pa
shpifur por duke u mbeshtetur mbi cka vet zoti Bedri ka shkruar.
-
-
Sikurse
lexoni te dashur lexues te TREPCA-as, zoti Bedri tregon mbi fatin e
Babait te tije i cili megjithse personazh i MIGJENIT te respektuar,
megjithse veprimtar i dalluar i rinise dhe i Partise dhe i
administrates shteterore ne vitet 1950-60 ne Shqiperine e Enver
Hoxhes, perfundon i vrare me dy plumba ne malet e Labinotit te
Malesise se Elbasanit.
-
-
Ne qe e
njohim deri diku historine e Kosoves dhe te Shqiperise kuptojme se i
jati i Bedriut, Zenel Islami ose Luli i Vocerr, perfundon nen
plumbat e Sigurimit Shqiptar thjesht sepse ka cfaqur disa mendime.
-
-
Eshte e
kuptueshme se kto plumba rane mbi "lulin e vocerr" me urdher "nga
lart" dhe se atje lart ishte ne ato vite vet Enveri. Kjo as qe
diskutohet. Diku ne Biografine e familjes Bedriu tregon se familja e
tije ka nje krushqi dhe me Teme Sejkon. Jam i detyruar te sqaroj
njerzit dhe mbi personin TEME SEJKO qe lexuesi te kete te qarte
epoken per te cilen bejme fjale, pra Shqiperine e viteve 1950-60.
-
-
Teme Sejko
ka qene nje nga bijt me te shquar te Camerise i cili u shqua ne
luften nacional clirimtare dhe ne vitet 1945-1960 punonte ne Shtabin
kryesor te Ushtrise Shqiptare me graden ADMIRAL. Ne kto vite kur
ndodh vrasja ose vet vrasja e Zenelit, babait te Bedriut, dihet se
ne Shqiperi u be dhe nje i ashtuquajtur "gjyq kunder agjentures
greke-Amerikane" e ku nen akuze u vune dhe dhjetra kuadro te larte
te Shtetit e ushtrise Shqiptare e ku shumica e tyre u pushkatuan ose
vdiqen ne tortura dhe me kte rast u internuan qindra familje e
farefisi i atyre qe u akuzuan si agjente.
Teme Sejko ishte nje
nder gjeneralet qe se bashku me te tjere u torturuan dhe u
pushkatuan ne ate gjyqin Fals sipas modeleve te Vishinskit,
prokurorit gjakatar te Stalinit.
Eshte interesante se dhe
vet Vishinskij qe u dallua per egersine e djallezine ne eleminimin
fizik mbi "armiqte e Klases" ne vitet e gjyqeve te famshme te
Moskes se viteve 1930-40, ishte vet bir aristokrati e kjo nuk e
pengoi te behej nje sherbetor i zellshem i Stalinit. Cfare
koicidence..
-
Vitet e
mevonshme si shume raste te tjera u sqaruan se kto lojra te
pergjakshme te sigurimit Shqiptar te Enver Hoxhes u bene nen
dirigjimin direkt te KGB-se Sovietike dhe se ata qe u denuan nuk
ishin aspak agjente por atdhetare te mire e krejtesisht te
pafajshem.
-
-
Me ardhjen
e Demokracise gjerat u bene me te qarta mbi ate Epoke sepse
Demokracia u dha rast shume njerzve te tregonin me gojen e tyre
shume prapaskena dhe krime qe u bene ne emer te "idealeve" apo ne
emer te "popullit" apo ne emer te fabrikimeve te akuzave fallco.
-
-
Natyrisht
se e kaluara e Shqiperise dhe pikerisht Epoka Enveriste do behej nje
mesim i madh per popullin jo vetem ne Shqiperi por dhe per popullin
tone ne Kosove.
-
-
Nuk do
hyjme ne hollesi historike te asaj epoke sepse tashme dihen gjerat
por do te shpreh habine time per fenomenin "Bedri Islami".
-
-
Si eshte e
mundur qe pikerisht nje djale te cilit ja vrasin Babane (ose e
detyrojne te vetvritet) behet me vone vete partizan i metodave
vrasese?
-
-
Si eshte e
mundur qe nje Burre i cili mban te gjalle me respekt (ashtu thot ai)
kujtimin per babane e tije te jete adhurues e predikues i epokes
enveriste e i metodave KGB-iste qe e vrane Baban e tije dhe e lane
jetim ate vete?
-
-
Si eshte e
mundur qe nje Shqiptar ne moshen me te pjekur (ashtu sikurse eshte
Bedriu sot) mbasi ka pare e degjuar nga te tjere dhe e ka provuar
direkt ne familje te tije Stilin e Metodat enveriste staliniste te
eleminimit fizik te njerzve (e kta te eleminuar jane shqiptare)
vetem se kan cfaqur nje mendim a pikpamje, te jete sot 40 vjet mbas
vrasjes se te jatit aktivist i Shquar e ze dhenes i pikerisht
atyre qarqeve qe kto vite po bejne Vrasje pas vrasjesh ne mjedisin
tone???
-
-
Si eshte e
mundur qe ky Njeri i mbetur jetim e i rritur me lemoshat e Partise
se Enverit te jete edhe mbas "renies se murit te Berlinit" bile dhe
mbas vitit 2000 nje nga fanatiket e enveristet me te shquar ne
diasporen tone e nje nga frymezuesit me te spikatur te metodave te
persekutimit e te eleminimit fizik te Shqiptareve ????
-
-
Si eshte e
mundur qe ky njeri Nena e te cilit provoi tragjedine e vrasjes se
Burrit deklaron se e do nenen e tije dhe e respekton dhe megjithate
eshte tash 20 vite sherbetor me ose pa pagese i Partise qe ja vrau
Babane e njekohesisht dhe Burrin e Nenes dhe se po ky Njeri
frymezon metodat e Partise se Enverit qe te zbatohen ne Kosove e qe
dhe aty te mbeten Nena pa bij e bij pa nena, gra pa burra e burra
pa gra e femij jetim e familje pa femije??
-
-
A ka
historiane e psikologe e filozof te me shpjegoje kte lloj
Ekzemplari??
-
-
Ju lutem
me ndihmoni te kuptojme fenomenin "Bedri Islami" e te perpiqemi
bashkarisht te kuptojme e te mbrohemi nga ky lloj "jetimi" i cili
me baba te vrare nga Plumbat e Enverit dikur frymezon sot rinine
Kosovare te vrasin njeri tjerin po me plumba te Enverit.
-
-
Ruajna o
Zot Kombin nga te tille Djaj !!!
-
-
Me respekt
per lexuesin e Trepces.
-
-
Agron P.
|
|