|
 |
|
27 nentor 2003 / Ilir
Ikonomi
/
"Zėri
i Amerikės"
Analisti i Qendrės pėr Studime
Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Uashington, Janush Bugajski,
thotė se zhvillimet e fundit politike nė Shqipėri janė rrjedhojė e
njė lufte personale pėr pushtet se sa e njė luftė ideologjike ose
politike. Ai thotė se kriza ndodh nė njė kohė kur vendit i duhet
njė udhėheqje e fortė dhe e bashkuar. Zotin Bugajski e intervistoi
kolegu ynė Ilir Ikonomi.
Zėri i Amerikės:
Zoti Bugajski, pėrsėri nė Shqipėri kemi
njė krizė tė qeverisjes. Nė ēdrejtim po shkon vendi? Ju ishit
kohėt e fundit nė Shqipėri, a mendoni se kryeministri Fatos Nano
ėshtė i aftė ta qeverisė vendin me efektivitet nė kėto kushte?
|
Janush Bugajski
Ai mund ta qeverisė vendin me
efektivitet vetėm nėse ka njė kabinet tė plotė. Dhe pėr Shqipėrinė
ėshtė me shumė rėndėsi qė ajo tė ketė si njė ministėr tė jashtėm edhe
njė ministėr tė brendshėm, tė cilėt tani nuk i ka. Mė e keqja qė mund
tė ndodhė nė kėto kushte ėshtė njė krizė kushtetuese pėr shkak se
vendi nuk ka njė qeveri tė plotė. Dhe nė njė rast tė tillė,
alternativa e vetme do tė ishin zgjedhjet e reja. Ėshtė e qartė se nė
qarqet qeverisėse, nė udhėheqjen socialiste ka njė luftė tė madhe pėr
pushtet, e cila pėrfshin shumė aktorė nė krye tė partisė. Mendoj se,
nėse nė kėto kushte njė qeveri tani nė Shqipėri ėshtė apo jo nė
gjendje tė qeverisė, qoftė nė planin e luftės sė brendshme por edhe nė
kuptimin e zbatimit me sukses tė reformės, kjo pėrbėn njė pikėpyetje
tė madhe.
Zėri i Amerikės:
Zoti Bugajski, pėrvoja e viteve tė fundit tregon se Shqipėria shumė
lehtė rrėshqet drejt krizave dhe njerėzit shtrojnė pyetjen nėse kemi
tė bėjmė me kriza idesh pėr qeverisjen e vendit apo thjesht me njė
luftė klanesh pėr para dhe pėr pushtet?
Janush Bugajski
Pėrshtypja ime ėshtė se kjo ėshtė mė
tepėr njė luftė personale se sa njė luftė ideologjike ose politike.
Mendoj se fjala ėshtė pėr disa grupe interesash politike qė
konkurrojnė pėr pushtet, jo domosdo nė njė mėnyrė antidemokratike por
nė njė kohė kur vendit i duhet njė udhėheqje e mirė, njė udhėheqje e
fortė dhe e bashkuar. Kjo krijon probleme tė reja. Krijon probleme
sepse procesi i reformės nuk zbatohet nė gjerėsinė e duhur. Krijon
probleme sepse komuniteti ndėrkombėtar e shikon vendin si tė
paqendrueshėm. Gjithashtu sepse krijon mungesė legjitimiteti: sa mė
shumė kjo tė vazhdojė, aq mė pak legjitimitet publik do tė kenė
autoritetet.
Zėri i Amerikės:
Dhe cilat mendoni ju se janė rrėnjėt e
problemit. A ka njė shkak tė vetėm, njė arėsye tė vetme?
Janush Bugajski
Nuk ekziston njė rrėnjė e vetme. Mendoj
se pjesė e kėsaj ėshtė trashėgimia e vjetėr e komunizmit, njė arėsye
tjetėr ėshtė jo sistemi i meritės por sistemi i tarafeve, pra cilido
qė vjen nė fuqi nuk dėshiron tė bėjė kompromise por kėrkon tė
kontrollojė gjithēka. Njė arėsye tjetėr ėshtė se socialistėt,
megjithėse tė reformuar deri nė njė farė shkalle, ende nuk kanė
arritur tė ndahen midis tyre pėr tė formuar parti qė tė pėrfaqėsojnė
politikisht interesat e ndryshme tė elektoratit. E njėjta gjė mund tė
thuhet edhe pėr palėn tjetėr. Mendoj se sistemi dypartiak qė ekziston
nė Shqipėri nuk mjafton pėr tė pasqyruar larminė e opinioneve nė vend.
Zėri i Amerikės:
Natyrisht, zoti Bugajski, zgjedhjet janė njė
barometėr i rėndėsishėm qė flasin pėr shkallėn e zhvillimit demokratik
tė njė vendi. Pėr fat tė keq nė Shqipėri zgjedhjet po kontestohen.
Opozita ka filluar protestat nė rrugė, megjithėse nuk ėshtė e qartė se
sa mbėshtetje mund tė sigurojė ajo. Cili mendoni ju se ėshtė mesazhi
qė u japin politikanėve zhvillimet qė kanė tė bėjnė me kontestimin e
zgjedhjeve?
Janush Bugajski
Mendoj se pjesė e problemit, dhe kėtė e
nxjerr nga vizita ime e fundit nė Shqipėri, ėshtė fakti se nuk
ekziston njė regjistrim i mirėfilltė i qytetarėve. Atje ka patur kaq
shumė lėvizje, kaq shumė njerėz qė janė larguar nga vendi, qė kanė
lėvizur nga zonat fshatare drejt qyteteve tė mėdha, sidomos Tiranės.
Pra nuk ekziston njė listė e plotė regjistrimi dhe gjithnjė duket se
ėshtė njė ndėr konfliktet kryesore midis qeverisė dhe opozitės.
Mesazhi qė u vjen njerėzve nga kjo ėshtė se qeveria nuk ėshtė e
organizuar shumė mirė, nuk funksionon shumė mirė. Nėse qytetari nuk e
gjen emrin nė listėn zgjedhore, kjo flet ose pėr inkompetencė ose pėr
veprim tė qėllimshėm. Por sido qė tė jetė, qeveria nuk e ka bėrė si
duhet punėn e saj.
Zėri i Amerikės:
Zoti Bugajski, Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet qė aspirojnė tė hyjnė
nė Nato dhe nė Bashkimin Evropian. A mendoni se luftrat e vazhdueshme
politike atje mund ta dėmtojnė seriozisht aspiratėn e saj, apo mendoni
se komuniteti ndėrkombėtar mund ta mbyllė njėrin sy pėrballė kėtyre
gjėrave.
Janush Bugajski
Nuk mendoj se komuniteti ndėrkombėtar
do tė mbyllė njėrin sy. Pėrkundrazi ai shikon nga shumė afėr me tė dy
sytė se si zhvillohet situata. Mendoj se komuniteti ndėrkombėtar
llogarit se Shqipėria tė paktėn nuk ėshtė e pastabilizuar, tė paktėn
atje nuk ka njė situatė si ajo e 5 vjetėve mė parė. Aty ėshtė bėrė
pėrparim dhe ka mė shumė qendrueshmėri dhe mė shumė marrėveshje. Por
nėqoftėse kjo vazhdon dhe ka njė krizė politike dhe reformat, sidomos
ajo nė fushėn e antikorrupsionit, e antikrimit, e legjislacionit nuk
realizohen dhe nuk pėrparojnė, atėhere do tė bjerė mbėshtetja jo vetėm
pėr kėtė qeveri por edhe pėr hyrjen e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian
dhe nė Nato.
|
|