|
-

-
-
27 nėntor 2003 /
Marrė
nga Opinionet e QIK-ut
-
-
Shkruan: Mevlyde SARAĒI
-
Lajmi i hidhur mbi vrasjen e oficeres sė Shėrbimit Policor tė
Kosovės, Sabahate Tolaj dhe plagosjen e dy oficerėve Isuf Haklaj dhe
Hysen Lataj indinjoi mbarė qytetarėt e Kosovės e mė gjerė Kriminelėt
po vrasin njerėz tė institucioneve tona. Ky ėshtė njė skenar i
njohur pėr shqiptarėt edhe nga regjimi pushtues serb. Edhe ata
vrisnin njerėz ditėn edhe natėn madje i zhduknin edhe pa gjurmė.
-
Edhe sot na vriten nė pritė njerėzit ditėn edhe natėn. Na vriten
madje edhe oficerėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės. Lajmi i hidhur
pėr vrasjen e oficeres sė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė mėngjesin
e 24 nėntorit ishte lajm i hidhur dhe tragjik pėr tė gjithė ata qė u
informuan. E pabesueshme por e vėrtetė. E ky lajm u pėrhap shum
shpejt anekėnd rruzullit tokėsor. Nė Kosovė po vriten mbrojtėsit e
rendit. E vrasėsit si gjithnjė deri mė tani janė persona tė
panjohur...
-
Vetėm viktimat gjithmonė identifikohen e vrasėsit ikin tė qetė nga
vendi i krimit dhe zhduken pėrkohėsisht sa pėr tė vazhduar planet e
tyre tė errėta edhe mė tutje.
-
Dhe puna e pėrgjegjėsia mbeten nė organet e hetuesisė qė tė punojnė
mė me vendosmėri qė kryerėsit e kėtyre veprave kriminale tė vihen
para drejtėsisė.
-
Kėtė punė e bėnte edhe Sabahatja. Ia prenė rrugėn ata qė nuk e duan
as Kosovėn e as demokratizimin e saj. Kushdoqofshin e farėdoqofshin
ata janė armiq tė pėrbetuar tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės,
ata janė njerėz tė lig qė mundohen tė mbjellin frikė kudo madje edhe
nė institucionet e Kosovės.
-
E kanė gabim. Askush mė nuk i frikohet vdekjes, askush nuk e vė
jetėn para gjakut tė derdhur, mundit e tė sakrificės pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės, para institucioneve tona. As Sebahatja e cila
nė moshė tė re kapi pushkėn dhe doli nė front pėr ta mbrojtur tokėn
e Kosovės, nderin dhe dinjitetin e kombit.
-
-
Pas luftės u rreshtua aty ku e donte
nevoja nė ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit dhe tė sigurisė nė Kosovė.
Shpėtoi nė luftė e u vra nė paqe! Por a thua u desht qė edhe ajo tė
bjerė viktimė nė vend se tė vazhdojė punėn e saj fisnike pėr tė
jetuar ne tė qetė e tė lumtur.
-
Se Sabahatja u vra nė pritė e me paramendim kėtė tanimė tė gjithė e
kanė tė qartė, por nuk e kanė tė qartė pse dhe kush e bėri kėtė.
Kush dhe pse e vrau nė pritė nė fillim tė shtatorit edhe policin nga
Berjaha, Hajdar Ahmetin.
-
Kush janė ata qė aq shumė e urrejnė lirinė e Kosovės dhe qytetarėt e
saj.
-
Kush janė ata qė aq shumė i kundėrshtojnė institucionet tona pėr tė
prodhuar kaos e anarki. Njė ditė do tė identifikohen me emrin e
vėrtetė.
-
Po bie kambana e fundit qė tė ndėrgjegjėsohen tė gjithė ata qė kanė
obligim dhe kanė pranuar pėrgjegjėsinė historike pėr tė mbrojtur
kėtė vend tė pėrvuajtur pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut, pėr tė
mbrojtur institucionet tona, pėr tė mbrojtur tė ardhmėn e Kosovės qė
tė zbulojnė kriminelėt. Ata duhet tė kapen sa mė parė dhe tė marrin
dėnimin e merituar.
-
Ėshtė e tepėrt qė ky popull t'i bartė mbi supe gjithė kėto ngjarje
tragjike qė po ndodhin nė Kosovė dhe po shkaktojnė dhembje e pezm.
Tė gjithė po protestojnė ashpėr kundėr sė keqes qė po na kanoset nė
shekullin e 21.
-
Vrasjet nė pritė nuk i kemi pasė traditė as trashėgim. As nuk duam
t'i kemi kurrė nė mesin tonė. Ato do tė duhej tė marrin fund njėherė
e pėrgjithmonė dhe tė pėrvishemi punės e ta ndėrtojmė jetėn dhe
ardhmėrinė.
-
Fundja kjo ishte dėshirė edhe e Sabahate Tolajt dhe e Hajdar
Ahmetit, oficerė policorė dhe tė gjithė atyre qė ia falėn jetėn
ndėrtimit dhe mbrojtjes sė institucioneve dhe shtetit tė Kosovės.
-
Neve na mbetet qė tė punojmė e tė ndėrtojmė edhe mė tej dhe tė
forcojmė institucionet tona nė mėnyrė qė krimit t'i ndalet hovi dhe
tė zhduket fara e tij nga trojet tona duke i vėnė kriminelėt para
pėrgjegjėsisė.
-
Ndėrkaq pėr tė gjithė ata qė e njohėn Sabahaten nė luftė, nė paqė,
nė punė dhe pėrmes ekranit televiziv ishte dhembje e madhe vrasja e
saj nė mėnyrėn mė tinzare, por krenaria do tė mbetet si vulė e
pėrjetshme pėr ne dhe brezat qė vijnė.
-
I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr veprėn jetėsore tė heroinės sonė
Sebahate Tolaj.
-
(Autorja ėshtė deputete e Parlamentit tė
Kosovės)
|
|