|
 |
|
-
Prishtinė, 27 nėntor 2003
-
-
Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim
Rugova, u ka drejtuar qyetarėve tė Kosovės njė mesazh me
rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit. Nė kėtė mesazh tė
Presidentit Rugova thuhet:
Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
- Zonja e
zotėrinj,
|
-
-
Nė Ditėn e 28 Nėntorit, Ditėn e
Flamurit, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
-
-
Dita e 28 Nėntorit tė vitit 1912 ėshtė
dita mė e ndritshme nė historinė moderne tė kombit shqiptar. Kjo
ėshtė ditė e pavarėsisė shqiptare, e cila u pėrgjysmua mė vonė.
Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte popullin e
Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėt. Pra, njė Kosovė e pavarur, e
integruar nė BE dhe nė NATO, dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.
-
Brenda vitit, nė mes tė dy festave tė Flamurit, Kosova ka vazhduar
progresin e vet nė tė gjitha fushat e jetės. Njėherėsh, Kosova po
hyn nė fazėn e zhvillimit ekonomik tė gjithanshėm, po punon nė
privatizimin dhe nė krijimin e vendeve tė punės pėr tė rinjtė, qė
janė objektiva tė institucioneve tė vendit tonė.
-
-
Poashtu, kemi pasur progres edhe nė
integrimin e minoriteteve nė shtetin dhe shoqėrinė e Kosovės. Ka
pasur progres tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė
Luginėn e Preshevės. Edhe Shqipėria ėshtė nė fazėn e konsolidimit
demokratik dhe tė integrimeve evropiane.
-
Nė kėtė ditė feste, mund tė themi se shqiptarėt sot nė pėrgjithėsi
janė mė tė fuqishėm dhe po bėhen faktor i rėndėsishėm nė kėtė pjesė
tė Evropės e tė botės dhe nė planin ndėrkombėtar.
-
Nė kėtė ditė feste, urime tė veēanta u shprehim tė gjithė
shqiptarėve nė diasporė.
-
Me kėtė rast pėrshėndesim UNMIK-un dhe kryeadministratorin Holkeri,
OSBE-nė dhe ambasadorin Fieski, me tė cilėt po punojmė nė
prosperitetin e Kosovės.
-
Poashtu, pėrshėndesim KFOR-in dhe komandantin, Gjeneralin Kamerhoff,
me ushtarėt e tij, qė bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.
-
Pėrshėndetje tė ngrohta u shprehim edhe pėrfaqėsive diplomatike nė
kryeqytetin e vendit tonė.
-
Dhashtė Zoti qė festėn e ardhshme tė 28 Nėntorit ta presim me
njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės!
-
Gėzuar Dita e Flamurit, 28 Nėntori!
-
Zoti i bekoftė shqiptarėt!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn!,
- thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim
Rugova, drejtuar qytetarėve tė Kosovės me rastin e 28 Nėntorit.
|
|