| |
 |
|
|
|

|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Mesazh i Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 28 Nėntorit - Ditės
sė Flamurit
-
Kryeparlamentari Daci ėshtė takuar me ish-sekretaren e Shtetit
Ollbrajt dhe me ish-senatorin Bob Doll
-
Zyra
e SHBA-ve e quan sulmin mbi oficerėt e SHPK-sė njė sulm mi vetė
Kosovėn
-
Reagim i Forumit tė Gruas tė LDK pėr vrasjen e Sabahate Tolajt
-
Forumi i Gruas i LDK-sė organizoi pritje pėr 28 Nėntorin
-
Nė
Pobergjė tė Deēanit me nderime tė larta u bė varrimi i pjesėtares sė
SHPK-sė Sabahate Tolaj
-
Strasburg: Haziri kėrkoi nė Kėshillin e Evropės qė tė ripėrpunohet
modeli i decentralizmit pėr Kosovėn
-
"Standardet para statusit" ishte temė e debatit tė organizuar nė
Prishtinė nga Forumi 2015
-
Dy
kėshilltarėt e Solanės po qėndrojnė nė Kosovė qė tė njihen me
pėrgatitjet pėr vazhdimin e dialogut me Beogradin
-
Ministri Morina vizitoi komunėn e Malishevės
-
Lobi
i Grave thotė se ligji i ri mbi zgjedhjet nė Kosovė duhet t'i
parashohė tri zona zgjedhore
-
Robertson i bėn presion serbėve pėr Mlladiqin
-
Presidenti Bush i ka uruar presidentit Moisiu Ditėn e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė
-
Moisiu mblodhi Kėshillin e Sigurisė Kombėtare pėr tė vlerėsuar
gjendjen nė vend pas atentateve nė Turqi
-
Qėllohet mbi ambasadėn italiane nė Bagdad
-
Vriten tre palestinezė nė Rripin e Gazės
-
Britania e Madhe sot mbylli ambasadėn nė Bullgari
-
Udhėheqės shiitė kritikojnė planet amerikane nė Irak
-
Pentagoni dėrgon mė shumė marinsa nė Irak
-
Aktpadi pėr autorėt e dyshuar tė sulmeve nė Stamboll
-
Tė
paktėn 163 njerėz janė mbytur nė pėrplasjen e dy tragetėve nė Kongo
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mesazh i Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 28 Nėntorit - Ditės
sė Flamurit
-
 |
|
-
Prishtinė, 27
nėntor 2003
-
-
Presidenti i
Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qyetarėve tė
Kosovės njė mesazh me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit.
Nė kėtė mesazh tė Presidentit Rugova thuhet:
-
Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
-
Zonja e zotėrinj,
-
Nė Ditėn e 28 Nėntorit, Ditėn e Flamurit, Ju shpreh urimet e
mia tė pėrzemėrta.
|
-
-
Dita e 28 Nėntorit tė
vitit 1912 ėshtė dita mė e ndritshme nė historinė moderne tė kombit
shqiptar. Kjo ėshtė ditė e pavarėsisė shqiptare, e cila u pėrgjysmua
mė vonė. Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte
popullin e Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėt. Pra, njė Kosovė e
pavarur, e integruar nė BE dhe nė NATO, dhe nė miqėsi tė pėrhershme
me SHBA-tė.
-
Brenda vitit, nė mes tė dy festave tė Flamurit, Kosova ka vazhduar
progresin e vet nė tė gjitha fushat e jetės. Njėherėsh, Kosova po
hyn nė fazėn e zhvillimit ekonomik tė gjithanshėm, po punon nė
privatizimin dhe nė krijimin e vendeve tė punės pėr tė rinjtė, qė
janė objektiva tė institucioneve tė vendit tonė.
-
-
Poashtu, kemi pasur
progres edhe nė integrimin e minoriteteve nė shtetin dhe shoqėrinė e
Kosovės. Ka pasur progres tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė Mal tė Zi
dhe nė Luginėn e Preshevės. Edhe Shqipėria ėshtė nė fazėn e
konsolidimit demokratik dhe tė integrimeve evropiane.
-
Nė kėtė ditė feste, mund tė themi se shqiptarėt sot nė pėrgjithėsi
janė mė tė fuqishėm dhe po bėhen faktor i rėndėsishėm nė kėtė pjesė
tė Evropės e tė botės dhe nė planin ndėrkombėtar.
-
Nė kėtė ditė feste, urime tė veēanta u shprehim tė gjithė
shqiptarėve nė diasporė.
-
Me kėtė rast pėrshėndesim UNMIK-un dhe kryeadministratorin Holkeri,
OSBE-nė dhe ambasadorin Fieski, me tė cilėt po punojmė nė
prosperitetin e Kosovės.
-
Poashtu, pėrshėndesim KFOR-in dhe komandantin, Gjeneralin Kamerhoff,
me ushtarėt e tij, qė bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.
-
Pėrshėndetje tė ngrohta u shprehim edhe pėrfaqėsive diplomatike nė
kryeqytetin e vendit tonė.
-
Dhashtė Zoti qė festėn e ardhshme tė 28 Nėntorit ta presim me
njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės!
-
Gėzuar Dita e Flamurit, 28 Nėntori!
-
Zoti i bekoftė shqiptarėt!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn!, - thuhet nė fund
tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, drejtuar
qytetarėve tė Kosovės me rastin e 28 Nėntorit.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci ėshtė takuar me ish-sekretaren e Shtetit
Ollbrajt dhe me ish-senatorin Bob Doll
-
-
Uashington, 27 nėntor
2003 - Kryeparlamentari i Kosovės, Nexhat
Daci, i cili gjendet pėr njė vizitė nė SHBA, ėshtė takuar me
ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt dhe me ish-senatorin Bob
Doll. Nė kėto takime ėshtė biseduar pėr zhvillimet e fundit nė
Kosovė.
-
-
-
Zyra e SHBA-ve e quan sulmin mbi oficerėt e SHPK-sė njė sulm mi vetė
Kosovėn
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - "Vrasja brutale dhe e paramenduar
e oficeres sė SHPK-sė Sebahate Tolaj, dhe plagosja e dy oficerėve
tjerė tė SHPK-sė, Isuf Haklajt dhe Hysen Latajt, nuk ėshtė vetėm njė
sulm nė tre oficerė tė policisė sė Kosovės por ėshtė njė sulm mbi
vetė Kosovėn", tha z. Robert Sorenson, i ngarkuari i punėve nė Zyrėn
e SHBA-ve nė Prishtinė.
-
"Me sulmet e tjera mbi policinė dhe institucionet e gjyqėsisė nė
rajonin Pejė-Deēan dhe nė rajonet tjera tė Kosovės nė muajt e
fundit, ky vit ka pasur njė ngritje shqetėsuese tė dhunės kundėr
strukturave tė reja ligjore tė Kosovės.
-
-
Duke sulmuar mu nė
themelet e ligjit dhe rendit nė Kosovė, kėto sulme, si dhe elementet
kriminale qė qėndrojnė pas tyre, janė duke e dėmtuar pėrparimin e
Kosovės drejt pėrmbushjes sė standardeve tė punės qė duhet tė
plotėsohen para se tė mund tė fillojė procesi i pėrcaktimit tė
statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
-
-
Populli dhe
institucionet e Kosovės duhet tė bėjnė gjitha pėrpjekjet qė t'i
ērrėnjosin kėto struktura kriminale dhe t'i sjellin para gjyqit
kryesit e kėtyre sulmeve, sidomos vrasėsit qė qėndrojnė pas vrasjes
sė oficeres Tolaj".
-
"Ftojmė tė gjithė ata qė kanė ndonjė informatė lidhur me kėto
ngjarje, pa marrė parasysh sa triviale apo tė parėndėsishme mund tė
duken ato informata, qė tė kontaktojnė policinė ashtu qė kėto krime
tė tmerrshme tė mund tė zgjidhen", thotė nė fund z. Sorenson.
-
-
-
Reagim i Forumit tė Gruas tė LDK pėr vrasjen e Sabahate Tolajt
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - Forumi i Gruas i LDK ėshtė thellė
i tronditur pėr vrasjen e Sabahate Tolajt, oficere nė njėsitin
hetues tė SHPK dhe e dėnon ashpėr kėtė akt mizor.
-
-
Sabahate Tolaj ishte
luftėtare e devotshme e lirisė, luftėtare e betejės sė Koshares dhe
shumė betejave tė tjera e cila me pėrkushtim i shėrbeu popullit edhe
pas luftės, drejtėsisė, lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės Forumi i
Gruas i LDK vlerėson se vrasjet me paramendim dhe krimet ndaj
institucioneve tė Kosovės po godasin rėndė kėto institucione dhe tė
ardhmen e Kosovės.
-
Mė shumė se krimi Kosovėn po e mbyt paaftėsia dhe pamundėsia pėr ta
luftuar atė. Forumi i Gruas i LDK konsideron se ėshtė koha krejt e
fundit qė organet dhe institucionet kompetente tė ndalin krimin dhe
tė dalin me rezultate nė luftimin e tij, thuhet nė njė reagim tė FG
sė LDK-sė.
-
-
-
Forumi i Gruas i LDK-sė organizoi pritje pėr 28 Nėntorin
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - Pėr nder tė 28 Nėntorit, Ditės sė
Flamurit, Forumi i Gruas i LDK ka pritur njė delegacion tė grave tė
figurave qė dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės, tė cilėt u vranė gjatė luftės dhe pas luftės
nė Kosovė.
-
Melihate Tėrmkolli, kryetare e FG, theksoi se "nė kėtė datė festive
pėr shqiptarėt, dhembjen pėr tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės do ta bėjmė forcė pėr tė realizuar synimin dhe
vullnetin e popullit pėr njohjen e Kosovės, shtet i pavarur dhe
demokratik".
-
Nė kėtė ditė tė shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt, LDK kujton me
pijetet tė lartė jetėn, kontributin dhe veprėn e tyre madhore pėr
Kosovėn si sakrificėn mė tė lartė e mė sublime. Gratė ishin dhe janė
pjesė shumė e rėndėsishme e kėtijė kontributi, vlerėsoi Melihate
Tėrmkolli, kryetare e Forumit tė Gruas tė LDK, nė kėtė pritje.
-
Nė kėtė pritje mori pjesė edhe Kolė Berisha, nėnkryetar i LDK-sė,
pasi u uroi festėn e 28 Nėntorit, premtoi se familjet e tė rėnėve do
ta kenė pėrkujdesin e LDK-sė dhe tė institucioneve tė Kosovės.
-
-
-
Nė
Pobergjė tė Deēanit me nderime tė larta u bė varrimi i pjesėtares sė
SHPK-sė Sabahate Tolaj
-
-
Deēan, 27 nėntor
2003 - Nė fshatin Pobėrgjė tė Deēanit, me
pjesėmarrjen e mijėra qytetarėve, dje me nderime tė larta u bė
varrimi i pjesėtares sė SHPK-sė, Sabahate Tolaj, e cila para dy
ditėsh u vra pabesisht nė njė atentat afėr Pejės. Nė ceremoninė e
varrimit, pėrveē familjarėve dhe kolegėve tė saj, morėn pjesė edhe
personalitete nga jeta politike dhe civile e Kosovės.
-
Duke folur nė ceremoninė e varrimit, Komesioneri i policisė sė
UNMIK-ut Shtefan Feler premtoi se vrasėsit e Sebahates do tė sillen
para drejtėsisė. Feler u shpreh se ky sulm ka pėr qėllim tė pengojė
detyrėn e policisė nė Kosovė. "E vranė Sabahaten pėr faktin se ishte
police.
-
-
Kjo vrasje u bė me
qėllim qė tė pengohet detyra e policisė, por kjo nuk do tė ndodhė
kurrė. Nuk dua tė spekuloj pėr motivin e kėsaj vrasjeje, por hetimet
do tė dėshmojnė kėtė qė po e them, sepse Sebahatja u vra duke kryer
detyrėn e policisė.
-
-
Vrasėsit e saj do tė
sillen para drejtėsisė. Kėtė ia kam premtuar edhe familjes sė
Sebahates", tha ndėr tė tjera komesioneri i policisė sė UNMIK-ut
Shtefan Feler.
-
Ndėrkaq, koloneli i SHPK-sė, Sheremet Ahmeti, tha se Sabahatja u vra
nga ata tė cilėt nuk e duan Kosovėn paqėsore, por tė trazuar, i
vrasin ata tė cilėt dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm nė mbrojtje
tė popullit tė Kosovės, tha kolonel Ahmeti.
-
Ndėrkaq, kolonel Rrustem Berisha, ish-komandant i UĒK-sė i Brigadės
138 "Agim Ramadani" tha se nuk ka besuar kurrė se pas katėr vjetėsh
nė Kosovė do tė vriten policėt tanė.
-
-
Ata qė luftuan kundėr
okupatorit dhe sot nė liri pranuan misionin e shenjtė nė mbrojtje tė
popullit dhe ligjit. E tillė ishte Sabahatja, ngase ajo u dėshmua
gjatė luftės nė kuadėr tė Brigadės 138 pėr aftėsinė e saj tė
jashtėzakonshme si komandante e logjistikės, tha Rrustem Berisha.
-
Nėpėrmjet njė telegrami familjen Tolaj e ngushėlloi edhe presidenti
i Kosovės Ibrahim Rugova. Nė kėtė telegram tė cilin e lexoi para
pjesėmarrėsve nė kėtė varrim, kėshiltari Salih Cacaj, presidenti
Rugova thotė se "Sabahaten e vranė ata qė nuk e duan drejtėsinė dhe
janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės".
-
-
"Ata do tė dalin para
drejtėsisė. Nė historinė e re tė Kosovės Sebahate Tolaj do tė mbetet
njė heroinė e famshme qė punojė nė luftė dhe nė liri pėr vendin
tonė".
-
Sebahate Tolaj ishte luftėtare e UĒK-sė dhe ka marrė pjesė nė
Betejėn e Kosharės.
-
-
-
Strasburg: Haziri kėrkoi nė Kėshillin e Evropės qė tė ripėrpunohet
modeli i decentralizmit pėr Kosovėn
-
-
Starsburg, 27 nėntor
2003 - Nė ditėn e dytė tė punimeve nė
sesionin vjeshtor, Kongresi i pushtetit lokal dhe regjional i
Kėshillit tė Evropės nė Strasburg, pėrveē zhvillimeve dhe
rekomandimeve qė bėri pėr vendet si Belgjika, Greqia, Shqipėria,
Ajzerbajxhani e tė tjera, nė kuadėr tė raportit inicial qė e
paraqiti z. Master Owen, lidhur me problemet me tė cilat
ballafaqohet sot pushteti lokal nė Evropėn Juglindore, vendin mė tė
madh ia kushtoi interesimeve rreth sfidave nė Kosovė.
-
Diskutuesit u pėrqėndruan nė theksimin e zhvillimeve pozitive, por
edhe tė vėshtirėsive nėpėr nivelet lokale tė pushtetit si dhe rolin
qė mund tė luajnė komunat nė procesin e demokratizimit.
-
Kryetari i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe i komunės sė
Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po merr pjesė nė punimet e kėtij
sesioni, ka folur pėr zhvillimet e deritashme tė kėtij procesi nė
Kosovė. Haziri tha se modeli qė i ofrohet Kosovės pėr decentralizim,
duhet tė ripėrpunohet.
-
Ai kėrkoi qė roli i Kėshillit tė Evropės nė kėtė proces tė jetė mė
tepėr pėrkrahės nė implementimin e reformave, pėrmes Kongresit tė
Pushtetit Lokal, i cili duhet tė luaj rol aktiv, ka thenė Haziri nė
Strasburg.
-
Kongresi i dha mbėshtetje Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe e
ēmoi si shumė tė rėndėsishėm edhe rolin e komunave dhe anagazhimet
tė bartėsve tė zgjedhur tė pushtetit nė kėto nivele, pėr shkak tė
nevojės pėr implementimin e dokumentit.
-
-
-
"Standardet para statusit" ishte temė e debatit tė organizuar nė
Prishtinė nga Forumi 2015
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - Standardet para statusit, ėshtė
njė temė deri mė tash ėshtė pėrdorur mė shumė si parullė politike se
sa si njė ēėshtje me tė cilėn duhet tė merren mė seriozisht si
UNMIK-u po ashtu edhe institucionet e pėrkohėshme vetėqeverisėse tė
Kosovės.
-
-
Kėshtu ėshtė thėnė nė
debatin e djeshėm publik me temėn: "Standardet para statusit" i
organizuar nga Forumi 2015 nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues tė
shoqėrisė civile, institucioneve kosovare dhe tė UNMIK-ut.
-
Shikuar nga perspektiva e ekonomisė trajtimi i standardeve nga
aspekti kohor dhe pėrmbajtėsor sipas Muhamet Sadikut nga "Riinvesti"
nuk janė tė paarritshme edhe pse sipas gjendjes sė tanishme tė disa
segmenteve tė ekonomisė janė disa pengesa tė cilat nė tė ardhmen
duhet tė identifikohen nė mėnyrė qė tė jenė objekt trajtimi i
Qeverisė sė Kosovės dhe administratės sė UNMIK-ut pėr pėrshpejtimin
e kėtij procesi.
-
"Sa i pėrket partneritetit ndėrmjet UNMIK-ut dhe tė Qeverisė sė e
Kosovės, e kam pėrshtypjen se ndonjėherė UNMIK-u dhe Qeveria kėtu
janė duke punuar me agjenda tė ndryshme", tha koordinatori i
strategjive pranė UNMIK-ut.
-
-
Ai shfaqi shpresėn se
formimi i njė serie tė grupeve tė pėrbashkėta tė udhėhequra nga
kryeministri dhe Hari Holkeri do tė jenė frytdhėnėse nė marrjen e
oponioneve sa i pėrket standardeve, tė cilat do tė pėrfshihen nė njė
deklaratė qė do tė pėrpikohet sė shpejti qė tė krjijohen politika tė
vėrteta pėr ta ēuar kėtė proces pėrpara, tha ai.
-
-
-
Dy
kėshilltarėt e Solanės po qėndrojnė nė Kosovė qė tė njihen me
pėrgatitjet pėr vazhdimin e dialogut me Beogradin
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - Dy zyrtarė tė lartė tė
Sekretariatit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Bashkimit Evropian,
Stefan Lehn dhe Aleskandros Janis po qėndrojnė pėr njė vizitė
triditėshe nė Kosovė. Kėta dy kėshilltarė kryesor tė Solanės do tė
njihen nga afėr me pėrgatitjet e grupeve punuese pėr vazhdimin e
dialogut me Beogradin.
-
-
Nė orėt e pasditės se
djeshme kata dy kėshilltarė janė takuar me kryeadministratorin e
Kosovės, Hari Holkeri. Ata po ashtu kanė marrė pjesė edhe nė takimin
e tretė tė tė ashtuquajturit mekanizėm pėrcjellės pėr
stabilizim-asociim. Pėrndryshe gjatė vizitės sė tyre nė Kosovė ata
do tė takohen edhe me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, me
Presidentin Rugova, me kryeministrin Rexhepi, si dhe me
pėrfaqėsuesit e zyreve diplomatike nė Kosovė.
-
-
-
Ministri Morina vizitoi komunėn e Malishevės
-
-
Malishevė, 27 nėntor
2003 - Ministri i Transportit dhe
Posttelekomunikacionit tė Kosovės, Zef Morina vizitoi komunėn e
Malishevės dhe u takua me udhėheqjen komunale. Gjatė kėtij takimi
kryesisht u bisedua pėr investimet qė do tė bėhen pėr zhvillimin e
infrastrukturės rrugore tė kėsaj pjese tė Kosovės.
-
-
-
Lobi i Grave thotė se ligji i ri mbi zgjedhjet nė Kosovė duhet t'i
parashohė tri zona zgjedhore
-
-
Prishtinė, 27 nėntor
2003 - Ligji i ri mbi zgjedhjet nė Kosovė
duhet t'i parashohė tė paktėn tri zona zgjedhore dhe jo njė si dhe
deri mė tash. Njė sistem mė tė pėrafėrt pėr votuesit duke i afruar
atij mundėsinė tė njohė kandidatin qė e voton dhe qė i zgjedhuri ta
dijė se ndaj kujt ėshtė pėrgjegjės. Kėshtu u tha nė njė konferencė
pėr media e cila ėshtė mbajtur nga Lobi i Grave tė Kosovės.
-
-
-
Robertson i bėn presion serbėve pėr Mlladiqin
-
-
Beograd, 27 nėntor
2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s
George Robertson ka thėnė se qeveria serbe e ka pėr detyrė tė
nxjerrė para drejtėsisė ish-komandantin serb tė Bosnjes Ratko
Mlladiē.
-
Nė vizitėn e tij tė parė nė Beograd qė nga bombardimi i NATO-s nė
vitin 1999, Lordi Robertson tha se kishte persona nė Serbi qė e
dinin vendndodhjen e gjeneralit Mlladiq.
-
Ai bėri thirrje gjithashtu qė tė akuzuarit pėr krime lufte tė
dorėzohen vullnetarisht tek autoritetet.
Kundėr gjeneralit Mlladiē ėshtė ngritur akt-padi se ka urdhėruar
masakrėn e rreth shtatė mijė myslimanėve nė Srebrenicė gjatė luftės
nė Bosnjė.
-
Por ai tha se vizita e tij nė Bashkimin Serbi-Mali i Zi ishte njė
sinjal i qartė se ky vend dėshironte tė shihte pėrpara dhe jo nė tė
shkuarėn.
-
-
-
Presidenti Bush i ka uruar presidentit Moisiu Ditėn e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė
-
-
Uashington, 27 nėntor
2003 - "Miqėsia e fortė midis dy vendeve
tona mbėshtetet nė qėllimin tonė tė pėrbashkėt pėr tė ndėrtuar njė
tė ardhme pėr Shqipėrinė, nė tė cilėn populli juaj do tė gėzojė
standarde tė larta tė demokracisė, shtetin ligjor dhe tė drejtat e
njeriut, ashtu sikurse edhe mirėqenie ekonomike".
-
-
Kėshtu thuhet nė njė
telegram tė presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh
Bush dėrguar homologut tė tij shqiptar Alfred Moisiu me rastin e 28
Nėntorit, Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
-
-
-
Moisiu mblodhi Kėshillin e Sigurisė Kombėtare pėr tė vlerėsuar
gjendjen nė vend pas atentateve nė Turqi
-
-
Tiranė, 27 nėntor 2003 - Presidenti
shqiptar Alfred Moisiu mblodhi dje Kėshillin e Sigurisė Kombėtare
pėr tė vlerėsuar gjendjen nė vend pas atentateve nė Turqi dhe
shtimit tė rrezikut tė terrorizmit.
-
-
Nė takimin e djeshėm u
kėrkua qė tė merren masa pėr forcimin e sigurisė dhe pėr
parandalimin e akteve tė ndryshme qė mund ta cėnojnė atė. Pak ditė
mė parė zėvendėsministri i rendit Igli Toska ka njoftuar se ka
sinjale pėr sulme tė mundshme ndaj Shqipėrisė.
-
-
Sipas autoriteteve
policore dy minat me telekomandė tė zbuluara nė fundjavėn e kaluar
nė Shkodėr ishin dedikuar tė pėrdoreshin nė Tiranė.
-
Menjėherė pas atentateve nė Turqi, policia shqiptare rriti shkallėn
e gatishmėrisė sė saj dhe pėrforcoi kontrollet rreth selive
diplomatike, veēanėrisht pranė Ambasadės amerikane dhe asaj
britanike. Masat e sigurisė janė shtuar edhe rreth institucioneve
shtetėrore dhe nė kufijt e vendit.
-
-
-
Qėllohet mbi ambasadėn italiane nė Bagdad
-
-
Bagdad, 27 nėntor 2003 -
Nė ambasadėn italiane nė kryeqytetitn irakian ka shpėrthyer dje njė
bombė. Sipas informacioneve tė dėshmitarėve, ambasada u qėllua me
njė raketė. Televizoni italian bėn tė ditur se nuk ka pasur viktima
apo tė plagosur nga ky sulm.
-
-
Shumica e punonjėsve tė
ambasadės nuk ndodheshin aty. Pėrpara jo shumė kohėsh po nė Irak
vdiqėn 19 italianė prej njė sulmi vetėvrasės. Shėrbimet sekrete nė
Romė kishin paralajmėruar se do tė ndodhnin incidente tė tjera.
-
-
-
Vriten tre palestinezė nė Rripin e Gazės
-
-
Gaza, 27 nėntor 2003
- Ushtarė izraelitė kanė vrarė mbrėmė nė jug tė Rripit tė Gazės dy
civilė palestinezė. Ende nuk dihet se si ndodhi ky akt. Sipas
burimeve palestineze, dy viktimat ishin civilė tė paarmatosur, tė
cilėt po shkonin nė festėn e Bajramit.
-
-
Sipas burimeve
izraelite, ushtarėt kishin parė katėr burra tė cilėt donin tė hynin
mė forcė nė lagjen izraelite Kfar Darom.
-
Poashtu ushtarėt izarelitė kanė vrarė njė djalė nėntėvjeēar
pelestinez nė periferi tė kampit tė refugajtėve Rafah.
-
-
-
Britania e Madhe sot mbylli ambasadėn nė Bullgari
-
-
Sofje, 27 nėntor 2003
- Pėr shkaqe sigurie Britania e Madhe sot
nė mėngjes ka mbyllur ambasadėn e saj nė Bullgari. Zėdhėnėsi i
Ministrisė sė Jashtme britanike ka thėnė se ambasada nė Sofje do tė
jetė e mbyllur 24 orė, por nuk deshi tė thotė se pėr ēfarė kėrcėnimi
tė sigurisė ėshtė fjala.
-
-
Ambasada ėshtė mbyllur
shtatė ditė pasi qė nė Turqinė fqinje nė sulmet me bombė ndaj
objektivave britanike u vranė tė paktėn 30 vetė.
-
-
-
Udhėheqės shiitė kritikojnė planet amerikane nė Irak
-
-
Bagdad, 27 nėntor
2003 - Dy nga udhėheqėsit shiitė tė
Irakut kanė kritikuar planet e paraqitura kėtė muaj nga amerikanėt
pėr kthimin e pushtetit njė qeverie irakiane.
-
Abdel Aziz al-Hakim, njė anėtar i kėshillit qeverisės irakian, tha
se plani i tanishėm i transferimit tė pushtetit, sipas tė cilit
udhėheqėsit vendas tė caktuar nga amerikanėt do tė zgjedhin njė
qeveri kalimtare, nuk do tė pasqyronte dėshirėn e popullit irakian.
-
Ai tha se qeveria irakiane duhet zgjedhur nga zgjedhje tė
drejtėpėrdrejta popullore. Al-Hakim po fliste nė emėr tė klerikut mė
me influencė shiit, Ajatollahu i Madh Sayed Ali al-Sistani.
-
Al-Hakim tha gjithashtu se Ajatollahu kishte shqetėsim qė kushtetuta
kalimtare tė garantonte identitetin islamik tė Irakut.
-
-
-
Pentagoni dėrgon mė shumė marinsa nė Irak
-
-
Uashginton, 27 nėntor
2003 - Pentagoni thotė se ka nė plan tė
dėrgojė gati tre mijė marinsa mė shumė nė Irak vitin e ardhshėm si
pjesė e njė rotacioni tė madh tė forcave amerikane qė ėshtė njoftuar
mė parė.
-
-
Njė zyrtar i Pentagonit
tha se do tė dėrgohen atje tre njėsi marinash mė shumė se sa ishte
planifikuar nė fillim, por ai e pėrshkroi kėtė ndryshim thjesht si
njė rregullim tė vogėl qė nuk lidhet me situatėn e tanishme tė
sigurisė nė Irak.
-
-
Nė Irak ka tani 130 mijė
trupa amerikane. Sipas planit tė rotacionit, ata do tė zėvendėsohen
me rreth 108 mijė trupa tė freskėta nė muajt e parė tė vitit tė
ardhshėm.
-
-
-
Aktpadi pėr autorėt e dyshuar tė sulmeve nė Stamboll
-
-
Stamboll, 27 nėntor
2003 - Nė Turqi janė ngritur aktpadi tė
tjera lidhur me sulmin e fundit ndaj objektivave britanike nė
Stamboll
-
Deri tė mėrkurėn nė darkė ishin ngritur akt-padi kundėr 12
personave, pėrfshirė dy gra, me akuzat pėr anėtarėsi dhe mbėshtetje
tė njė organizate tė paligjshme.
-
Njė numėr pesonash tė tjerė janė liruar. Deri tani janė arrestuar
disa dhjetėra persona pas sulmeve me bomba tė sė enjtes sė kaluar.
Policia nuk e ka dhėnė shifrėn e saktė.
-
Ata besohet se mbahen tė arrestuar nga policia e Stambollit,
Ankarasė, qytetit tė Bingolit nė Turqinė lindore, nga e kishin
origjinėn tė paktėn dy nga sulmuesit.
-
Sipas ligjit turk, tė arrestuarit mund tė mbahen nė burg pėr katėr
ditė pa u akuzuar nėse policia nuk kėrkon mė shumė kohė pėr hetimet.
-
-
-
Tė
paktėn 163 njerėz janė mbytur nė pėrplasjen e dy tragetėve nė Kongo
-
-
Kinshasa, 27 nėntor
2003 - Tė paktėn 163 njerėz janė mbytur
nė pėrplasjen e dy tragetėve nė njė liqen nė Republikėn Demokratike
tė Kongos, ndėrkaq mbi 50 tė jerė konsiderohen tė zhdukur, thanė sot
zyrtarėt qeveritarė, njofton Rojter.
-
Ministrja e ēėshtjeve humanitare Ketrin Nzuzi va Mbombo tha se 222
vetė kanė shpėtuar nga kjo fatkeqėsi gjatė pėrplasjes sė dy
tragetėve nė tė cilėt ndodheshin 450-500 njerėz. Aksidenti ka
ndodhur tė hėnėn gjatė njė stuhie tė fuqishme.
-
"Kanė qenė dy anije qė janė pėrplasur pėr shkak njė stuhie tė
fuqishme. Infomacionet e fundit qė i kemi marrė sot nė mėngjes nė
orėn 8.30 flasin pėr rreth 163 tė vdekur, trupat e tė cilėve janė
gjetur", tha ajo, duke shtuar se po vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e
tė mbijetuarve.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|