|
-
27 nėntor 2003
/ TN
-
-
Intervistoi,
Frida MALO
-
-
-
Zoti
Meidani, nė prononcimet tuaja tė kohėve tė fundit keni qenė shumė i
ashpėr pėr krizėn e gjatė qeveritare...
-
-
MEIDANI:
Pėr
krizė mund tė kenė folur shumė tė tjerė. Ndėrsa, unė kam prekur disa
probleme, shqetėsuese nė gjykimin tim. Madje, personalisht mund tė
shtoja se prononcimet e mia lidhur me situatėn aktuale kanė qenė mė
shumė tė mbėshtetura nė njė vėzhgim tė kujdesshėm dhe nė njė analizė
shumėpėrmasore faktesh, treguesish, vlerėsimesh e raportesh tė
brendshme e tė jashtme, perceptimesh e opinionesh , etj. Por nuk
mendoj se ato mund tė karakterizohen tė ashpra, sepse kjo gjė nuk
ėshtė as nė natyrėn time, as nė filozofisė time tė shėrbimit e
korrigjimit
-
-
-
Sipas
jush, ku reflektohen mė shumė pasojat e mungesės sė njė kabineti tė
plotė qeveritar?
-
-
MEIDANI:Ka njė
mori shqetėsimesh, duke filluar nga njė shkallė e ulėt efektiviteti
e administrimi nė sektorė tė veēantė, duke vazhduar me vonesa ose
mungesa tė deklaruara tė reformave, qė lidhen shumė ngushtė me
procesin e Stabilizim-Asociimit, dhe duke e pėrmbyllur me ēėshtje
serioze qė lidhen me kushtetutėshmėrinė e funksionimit tė kabinetit
qeveritar nė disa dikastere kryesore dhe bllokimin e njė procesi
normal legjislativ e parlamentar.
-
-
-
Kohėt
e fundit ka pasur njė pėrpjekje pėr riformulim qeverie, pa Nanon dhe
Metėn, por qė gjen pėrfaqėsim nė tė gjitha grupet rivale nė PS,
opinioni juaj?
-
-
MEIDANI:Ēdo
pėrpjekje pėr normalizim e administrim tė situatės dhe efektivitet
qeverisjeje do ta konsideroja pozitive. Natyrisht nuk e kam fare
fjalėn pėr emra tė pėrveēėm, pėrjashtues ose pėrfshirės, por pėr njė
filozofi tė re menaxhimi tė kėsaj situate.
-
-
Aq mė
tepėr qė flitet pėr individė e grupe brenda tė tė njėjtit
konfiguracion politik. Ne detyrimisht duhet tė kuptojmė thellė e tė
ndėrtojmė krahas njė morali tė ri, njė model tė ri besimi,
tolerance, ndėrveprimi e kompromisi, mbėshtetur jo nė interesa ēasti
e individuale por nė interesa shumė mė tė gjera perspektive e
kolektive. Pėr ta arriur kėtė nuk mund tė veprohet mė si mė parė nė
njė "qark tė mbyllur", por kėrkohen ndryshime konceptuale e
parimore.
-
-
Nė
rradhė tė parė mė duket se nė pėrfaqėsimin e ēdo niveli duhet tė
mishėrohet parimi i ekuilibrit tė forcave, qė nėnkupton dhe
insitucionalizimin e pėrfaqėsimin e mendimit ndryshe apo tė
korrenteve nė parti dhe aspak parimi i veprimit tė njė force, pra
dhe i pėrjashtimit nė pėrfaqėsim tė atyre qė mendojnė e konvergjojnė
ndryshe. Ndryshe kjo mund tė pėrmblidhet nė atė qė parimi bazė duhet
tė jetė e tė mbetet parimi i pėrfshirjes dhe jo i pėrjashtimit,
mbėshtetur tėrėsisht nė aftėsinė individuale e besueshmėrinė morale.
-
-
Madje,
pėr kėtė ma pėrforcon bindjen fakti se shumė shpejt me zhvillimet e
mėtejshme demokratike dhe zbehjen shkallė-shkallė tė mazhorancave
absolute njėpartiake, njė ekuilibėr forcash midis disa partive nė
njė koalicion real qeverisės do tė bėhet absolutisht i domosdoshėm
pėr qėndrueshmėrine politike e qeverisėse. Pėrndryshe politikės
shqiptare do ti "regjistrohet" edhe njė dėshtim tjetėr nė kryerjen
e misionit tė saj kryesor
-
-
-
A
mendoni se kjo qeveri do tė jetė me mandat tepėr tė kufizuar?
-
-
MEIDANI:Nuk
mendoj se mė takon mua, nė pozitat e sotme, tė parashikoj se ēfarė
mund tė ndodhė lidhur me njė kompozim tė mundshėm apo jo tė
qeverisė. Unė e bėra pėrpjekjen time tė hapur nė kėtė drejtim pėr
ti nxitur tė dy palėt nė parti pėr tu takuar nė zyrėn e Kryetarit
tė Kuvendit. Sidoqoftė pėrfytyrimi im ėshtė krejtėsisht i ndryshėm.
-
-
Nėse
njė qeveri do tė punojė mirė veprimtaria e saj nuk ka asnjė arsye tė
kushtėzohet nga "humori" i njė individi apo njė ngjarje partiake,
sado e rėndėsishme e madhore tė jetė ajo, qoftė ky dhe kongres
partie. Qeveria ėshtė pėr shqiptarėt dhe jo nė funksion tė grupimeve
tė pėrveēme partiake, apo akoma mė keq, e kushtėzuar nga ndonjė
ngjarje specifike partiake. Kjo mund tė pritet apo tė ndodhė nė
sisteme moniste, por jo nė njė shoqėri pluraliste.
-
-
-
Ju
jeni njė prej rivalėve pėr postin e kryetarit tė PS; cila ėshtė
alternativa juaj?
-
-
MEIDANI:Mė
shumė se rival unė desha ti jepja njė shtysė positive proceseve
reale reformuese e demokratizuese nė Partinė Socialiste dhe
ripėrtėritjes sė moralit tė saj nė qeverisje. Kjo mund dhe tė ishte
e parakohshme pėr disa njerėz me mendėsi unitariste, por jo nė
gjykimin tim. Sepse kam bindjen qė vetėm nėpėrmjet proceseve tė
tilla mund tė shmanget edhe ndonjė ēarje eventuale e partisė, apo,
pėr mė tepėr, mund tė pėrmirėsohet vetė efektiviteti i qeverisjes
dhe besueshmėria e saj, e tronditur jo pak nė popull.
-
-
Po
prek vetėm disa ēėshtje thelbėsore. I tillė ėshtė p.sh. zhvillimi i
mėtejshėm liberalo-demokratik i partisė drejt njė faze tė re
maturimi politik: qė kushtėzon funksionimin e qartė kolegjial dhe
konceptimin e strukturimin elektoral tė partisė, kundėrvėnien
tėrėsore programore e statutore ndaj praktikės dhe teorisė sė
partisė-shtet apo shtetit-parti, qė ende vazhdon tė mishėrohet
gabimisht si reminishencė e mendėsi nė unitarizmin e drejtimit. Nė
kėtė kuadėr argumenti i unitetit brenda partisė, i identifikuar, me
qėllim ose pa qėllim, me atė tė uniformitetit apo tė bindjes pa
reagim e me mosmendim, duhet pėrshtatur me evolucionin e sotėm
demokratiko-shoqėror.
-
-
Prandaj kam dhe bindjen se politika e forcės nuk mund tė pėrdoret si
argument pėr tė mundur apo zbrapsur mendimin ndryshe e oponencėn, me
pretekst forcimin e rregullit e tė disiplinės sė partisė dhe
vendimmarrjes sė saj, madje "bolshevizimi" i rregullit e disiplinės
kundėr mendimit ndryshe apo "menshevizmit" tė pėrkohshėm, pėrbėn
natyrshėm dhe njė pagesė jo tė vogėl pėr vetė procesin e
demokratizimit dhe tė liberalizimit tė mėtejshėm tė partisė, por dhe
tė qeverisjes, madje mund tė bėhet vetėm nė kurriz tė tyre. Prandaj,
mendoj se ēdo lloj ekuilibri mund tė rivendoset vetėm nėpėrmjet
kolegjializmit e kultivimit tė mėtejshėm tė frymės sė lirisė brenda
vetė partisė, duke institucionalizuar edhe mendimin ndryshe.
-
-
Pėrndryshe kalohet nė filozofinė negative tė "partisė pėr kryetarin"
dhe nė absolutizimin e forcės apo tė komandės e njėshit qė nė ēdo
rast e zhvendos konfiguracionin partiak nė kushte pozite, ndoshta mė
pak nė kushte opozite, drejt atij tė shtetit-parti, qė ka qenė njė
praktikė normale nė njė shtet monopartiak, por jo nė njė sistem
pluralist e demokratik, tė mbėshtetur mbi barazinė nė vullnetarizmin
partiak.
-
-
Pėr
kėto arsye duhet urgjentisht tė riformulohet e ridimensionohet nė
veprimtarinė e partisė, veēanėrisht nė atė vendimmarrėse, parimi i
kolegjialitetit, jo mė si teori abstrakte por si praktikė konkrete.
Njė ēėshtje tjetėr e rėndėsishme ėshtė ajo e moralitetit tė partisė
dhe e strukturave tė saj drejtuese. Nė kėtė kuadėr, programi i
partisė mund tė ketė njė divergjencė vetėm kohėshkurtėr me atė tė
qeverisė, por jo afatgjatė. I tillė ėshtė dhe problemi i
sinqeritetit programor para elektoratit socialist.
-
-
Pra,
ose duhet tu pėrgjigjemi kėrkesave tė tij tė drejtpėrdrejta, ose
duhet tė ndėrmarrim njė reformim tė mėtejshėm tė sistemit
juridiko-statutor, pėr tė "pėrballuar" dhe procesin e nisur, tė
ecjes pa "zhurmė" tė lidershipit tė partisė nė rrugėn e
neo-liberalizmit, me shenja tė qarta tė "integrimit" tė udhėheqjes
sė kėsaj partie me biznesin e kapitalin, nė dallim nga thelbi social
i bazės sė gjerė socialiste.
-
-
Po tė
vazhdohet me kėtė frymė jo transparente, nė njė "performancė" tė
tillė politike e reagim tė dobėt ndaj problemeve me karakter social
e ekologjik, madje duke i sakrifikuar pjesėrisht ato nė "altarin" e
biznesit apo tė maksimizimit tė pėrfitimit, kjo detyrimisht do tė
dobėsojė mbėshtetjen elektorale tė vetė PS-sė, shoqėruar me njė
zhvendosje tė dyanėshme; brenda partisė-midis udhėheqėsisė dhe bazės
socialiste, nga njera anė, dhe jashtė partisė- midis profilit
politik nė ngushtim piramidal dhe mbėshtetjes mė tė gjerė elektorale
tė saj apo dhe prishjes sė aleancave politike natyrore.
-
-
Ndėrkohė qė pėrfaqėsimi i biznesit apo konflikti i interesave ėshtė
shumė mė i pranishėm se vite mė parė, madje kjo gjė po theksohet
dita-ditės nė "rradhėt e sipėrme" tė PS-sė, duke ndryshuar deri
thelbin e saj si njė parti e klasifikuar nė spektrin e majtė edhe nė
programin qė do ti paraqitet kongresit tė rradhės, ndėrkohė qė nė
fakt njė pjesė kryesore e udhėheqjes sė partisė dhe e pėrfaqėsimit
tė saj nė nivele tė ndryshme partiake e shtetėrore po
"centrifugohet" me ditė nga vetė e majta, duke stigmatizuar
sipėrmarrjen private, deri atė tė madhe.
-
-
Kjo
nuk do tė thotė aspak mosvlerėsim tė sipėrmarrjes private dhe tė
kontributit tė saj nė zhvillimin e vendit, por njė korrigjim nė
konceptimin e perceptimin politik. Pra, partia nėpėrmjet
instrumentave tė saj pėrfaqėsuesė duhet tė nxisė e krijojė
normalisht tė gjitha kushtet e domosdoshme tė njė mjedisi tė
shėndetshėm, tė pėrshtatshėm e me rregulla tė qarta pėr sipėrmarrjen
private, por jo tė identifikohet gradualisht me tė.
-
-
Njė
alternativė tjetėr ėshtė dhe theksimi i karakterit elektoral nė
kuptimin e strukturimit tė mėtejshėm tė partisė nė pėrputhje me
organizimin zgjedhor, por dhe lidhur me pėrzgjedhjen e pėrfaqėsimit
nė nivel vendor e qėndror, duke tentuar drejt njė demokracie tė
drejtpėrdrejtė, pra dhe tė njė procesi zgjedhor me pjesėmarrjen e
drejtėpėrdrejtė tė vetė antarėsisė sė partisė. E tillė, p.sh., mund
tė ishte zgjedhja e kryetarit apo e kryesisė me votim individual nga
e gjithė antarėsia e partisė.
-
-
Pra,
pėr tė dobėsuar frymėn e unitarizmit, aq mė shumė pėr tė shmangur
"pėrjetėsinė" e tij, do tė duhet tė tentohet demokracia e tipit "njė
antar, njė votė", qė nėnkupton dhe rritjen e ushtrimit tė
pėrgjegjėsisė individuale tė vetė antarit tė partisė. Po ashtu,
gjykoj se nė periudhėn midis zgjedhjeve veprimtaria e angazhimi
kryesor i partisė do tė duhet tė pėrqėndrohet nė institucionet e
pėrfaqėsimit nė nivel qėndror e vendor, d.m.th., kryesisht nė
kuvend, kėshilla qarqesh, bashkishė e komunash, apo organet
ekzekutive pėrkatėse qėndrore e vendore, madje programi, ndihma e
kualifikuar dhe mbikqyrja e partisė duhet tė pėrēohet pothuajse
tėrėsisht nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė saj nė kėto institucione e
organe.
-
-
Kjo
nėnkupton dhe cilėsi mė tė lartė nė pėrfaqėsimin partiak nė rrethe,
dhe nė asnjė mėnyrė papėrputhshmėri ose pėrjashtueshmėri statutore
tė njė kryetari partie nė rreth pėr tė qenė kryetar bashkie, komune,
kryetar kėshilli, etj. Nė kėtė optikė unė shoh dhe njė standart tė
dyfishtė tė trajtimit tė problemit nė nivelin qendror me atė vendor.
Madje qė nė kėto zgjedhje vendore ne pamė qė kryetarė tė partisė nė
disa rrethe kryesore jo vetėm qė nuk u konsideruan si kandidatura tė
mundshme pėr detyrėn e kryetarit tė bashkisė, por pėr mė tepėr
kryesia e partisė nė qendėr, duke mishėruar "vullnetin" e kryetarit,
miratoi edhe kandidatura biznesmenėsh, pa qenė as antarė partie, por
tė njohur nė publik pėr lidhje personale me figura qendrore tė
partisė.
-
-
Po
kėshtu, partia, duke vlerėsuar pjesėmarrjen vullnetare, kontributin
individual brenda saj dhe nė qeverisje nė tė gjitha nivelet, duhet
tė punojė e tė kultivojė efektivitetin e besimin nė shėrbimin
publik. Ky objektiv i partisė, qė lidhet ngushtė me ndėrtimin e
konsolidimin e strukturave pėrfaqėsuese demokratike, qeverisėse e
kushtetuese, mund tė arrihet vetėm me kritere tė rrepta pėr njė
rekrutim tė plotė moral, si dhe nėpėrmjet njė procesi pjesėmarrjeje
qytetare, ruajtjeje e kualifikueso-zhvilluese tė pėrfaqėsuesve tė
partisė dhe ripėrtėritjes sė vazhdueshme tė tyre. Nė kėtė kuadėr dhe
njė organ kolegjial, apo strukturė antikorrupsion nė kuptimin e
funksionimit partiak (dhe jo pėr tė paralelizuar institucionet
shtetėrore), qė raporton rregullisht para Komitetit tė Pėrgjithshėm
Drejtues mund tė ishte e mirėpritur.
-
-
Nė
fund tė fundit, si nė ēdo strukturė organizative e shoqėrore dhe
partia ka nevojė pėr tu rivitalizuar e pėr tu korrigjuar,
nėpėrmjet institucioneve studimore partiake, duke ndikuar me
vlerėsimet, analizat, investigimet, rekomandimet e tyre qeverisjen,
por dhe pėr axhustimet e domosdoshme brenda partisė dhe vetė
qeverisjes sė saj. Normalisht pa ndryshime tė shpejta e tė
pamenduara, qė mund tė rezultojnė deri destabilizuese, por nėpėrmjet
njė evolucioni progresiv pa u shkėputur me bazėn, por duke ju
pėrgjigjur ndjeshmėrive tė saj, me anė tė njė angazhimi bindės e njė
procesi politik brenda kufijve kohorė dhe rethanave konkrete
institucionalo-shoqėrore e politiko-ekonomike.
-
-
Madje
realizimi nė njė rrafsh kombėtar i filozofisė sė partisė dhe i
objektivave politikė tė saj, pėrveē orientimit nga sipėr mund tė
ushqehet dhe nga poshtė nėpėrmjet inisiativave lokale, nė pėrputhje
me interesat kombėtare. Nė kuadėr po tė vullnetarizmit, dhe aspak tė
ndonjė kundėrvėnie ndaj tij, duke parė dhe evolucionin jo tė
favorshėm lidhur me pjesėmarrjen e gruas nė jetėn politike gjatė
kėtyre 12-13 vjetėve pluralizėm, gjykoj se duhet tė vendosen dhe
norma statutore tė qarta pėr rritjen e domosdoshme tė pėrfaqėsimit
tė saj...
-
-
-
A jeni
edhe ju nė kushte tė barabarta me rivalin tjetėr, kryeminsitėr dhe
kryetar partie?
-
-
MEIDANI:Rivaliteti konkret ėshtė gjėja e fundit pėr tu konsideruar. Idea
bazė, po e pėrsėris, ishte thjesht pėr ta ndihmuar partinė pėr njė
hapje tė mėtejshme tė saj, pėr tė patur njė garė normale
demokratike, pėr tė dhėnė njė kontribut, qoftė dhe modest, nė
qartėsimin e problemeve aktuale, si dhe pėr ti shėrbyer ribashkimit
tė strukturave tė saj nė kushte relativisht tė vėshtira. Ose e thėnė
thjesht, pėr tė shmangur njė ēarje potenciale qė duket nė horizontin
e afėrt tė saj. Por nė asnjė mėnyrė pėr tė ligjėruar, pėr interesa
ēasti ose perspektive, njė aksion politik qė cėnon nė thelb
demokracinė, barazinė e lirinė, principialitetin e moralitetin.
-
-
Duke
analizuar me kujdes situatėn parakongresuale u duk qartė futja e njė
fryme aspak miqėsore ndaj ēdo konkurimi alternativ, para zhvillimit
tė konferencave tė partisė, gjė qė nė thelb edhe mund ta thellonte
ndarjen brenda partisė gjatė shtjellimit tė alternativave tė
ndryshme brenda tyre. Kėtė po e ushqente, nė mėnyrėn mė absurde,
edhe fushata joparimore e ndėrmarrė nė vetė gazetėn e partisė, nė
kundėrshtim tė hapur me vendimin e Komitetit tė Pėrgjithshėm
Drejtues, pėr barazi tė kėtij organi ndaj ēdo kandidimi alternativ.
Pėr tė ardhur realisht keq, por ka patur ndėrhyrje "komuniste" tė
ndonjė sekretari apo antari kryesie, tek antarė komiteti, firmėtarė
nė listėn time, pėr tėrheqjen e firmave tė tyre, tė vėndosura me
vullnet tėrėsisht tė lirė dhe brenda konceptit demokratik tė
konkurimit dhe jo tė dhėnies sė votės sė tyre.
-
-
Aq mė
e hidhur u bė situata kur drejtues tė niveleve tė ndryshme, madje
dhe antarė tė kryesisė sė partisė, veēmas, privatisht ose fshehurazi
tė deklaronin njė mbėshtetje tė plotė, kurse publikisht nuk kishin
kurajo tė shfaqnin mendimin apo opinionin e tyre qoftė mbi
filozofinė e njė gare tė lirė, tė ndershme e tė barabartė, qoftė mbi
ndryshimet, reformimin apo "ēlirimin" e domosdoshėm tė partisė.
-
-
Kjo
situatė e pashėndetshme, si tė thuash, nė kushte "ilegaliteti", nuk
mund tė ishte e papritur, por vetėm rrjedhojė e shformimit dhe e
zbatimit tė politikės sė presionit, depersonalizimit tė individit,
ndoshta, dhe e pėrdorimit tė kartave tė tjera, aspak parimore, nė
lojėra vetiake interesi. Dhe pėr kėtė besoj se, nė radhė tė parė,
mban pėrgjegjėsi serioze dhe kryetari aktual i partisė, qė nė
shfaqjet publike ose jopublike e konsideron partinė si "ēiflig" tė
tij. Kjo gjendje jonormale trysnie e pėrjashtimi, madje shoqėruar
aty-kėtu dhe me "masa ndėshkimore", pengoi fillimisht krijimin e
klimės sė domosdoshme parakongresuale.
-
-
Nė
kėto kushte, siē dhe kam deklaruar: "pėr ta ndaluar kėtė proces
ndėshkimor, pikėrisht para fillimit tė konferencave tė partisė nė
rrethe, ku mund tė realizohen eventualisht ndėshkimet e para,
me
besimin e mirėkuptimit tė firmėtarėve e mbėshtetėsve dhe "endrrėn" e
bashkimit, gjykoj se nuk mund tė pėrfshihem nė ēfardo lloj "farse"
parazgjedhore"...
-
-
Dhe
aktualisht shoh qė pata tė drejtė nė vendimin tim paraprak, nė
shėrbim tė njė mbarėvajtjeje tė qetė tė konferencave, sepse situata
sot duket disi mė e relaksuar, qartėsisht dhe mė pak e tensionuar.
Por, nga ana tjetėr, ēfarėdo vendimi qė kam marrė ose do tė
detyrohem tė marr edhe nė tė ardhmen, nuk do tė thotė aspak qė unė
do tė heq dorė nga angazhimi im politik e publik, me kongres ose pa
kongres, brenda tij ose jashtė tij, pėr tė qenė pjesė e lėvizjes
politike dhe e ndryshimit tė domosdoshėm, moral e progresiv, brenda
PS-sė.
-
-
-
Cilat
nga pikat qė ju keni parashtruar pėr njė fushatė sa mė demokratike,
janė plotėsuar nga kryesia e partisė?
-
-
MEIDANI:Vetėm
disa propozime proceduriale pėr pjesėmarrje nė konferenca janė
pranuar nė mbledhjen e fundit tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues,
por jo ajo qė ishte ana parimore e kėrkesave tė pozuara: filozofia e
njė gare tė lirė normale e miqėsore midis shokėsh brenda tė tė
njėjtės parti. Pak mė sipėr sapo e ilustrova, qoftė dhe pjesėrisht,
mungesėn e njė filozofie tė tillė.
-
-
-
A i
trembeni njė fushate formale dhe qė ruan statukuonė nė PS, pra qė
ruan krizat nė disa nga insitucionet mė tė rėndėsishme?...
-
-
MEIDANI:Nuk
ėshtė aspak rezultati njė shqetėsim, por produkti real i tij dhe,
pėr mė tepėr, perspektiva qė ai ofron. Kėtu qėndron dhe thelbi i
problemit, por dhe i kujdesit e hezitimit pėr ēdo veprim tė
mėtejshėm, konkret e konstruktiv.
-
-
-
Ēfarė
mendimi keni pėr rivalėt tuaj pėr garėn e kryetarit tė PS?
-
-
MEIDANI:Zyrtarisht, sipas statutit tė partisė, kandidatėt regjistrohen vetėm
nė kongres me firma, tė paktėn tė 10% tė delegatėve. Pra, aktualisht
ka vetėm dy konkurues potencialė, qė varen nėse do tė jenė dhe
zyrtarė. Nė kėtė kuptim do tė ishte fare e parakohshme ēdo koment
pėr ta, sepse vetė kongresi mund tė prodhonte edhe tė tjerė, apo,
ndoshta, dhe krejt tė tjerė.
-
-
-
Faktori ndėrkombėtar ka qenė i ashpėr pėr disa nga insitucionet bazė
tė shtetit shqiptar. Mendimi juaj?
-
-
MEIDANI:Nuk tė
vjen mirė, por nė pyetjen tuaj pėrmbahet njė e vėrtetė e pakėndshme,
veēanėrisht pėrsa i pėrket efektivitetit qeverisės, korrupsionit dhe
krimit, sidomos atij ekonomik. Sidoqoftė, nė gjykimin tim, mė shumė
vlen se ēfarė mendon e thotė vetė qytetari shqiptar e jo ajo qė mund
tė na ekspozojė, para njė paneli tė ēuditshėm, njėfarė lloji
shtetari "qiellor" me pretendimin e pėrgatitjes sė ndonjė
"bllof-disertacioni" ose, mė keq, me pėrmbajtje tė llojit
"alkoolo-mashtrues" tė tij. Dhe pėrgjithėsisht, siē rezulton dhe nga
kontaktet, shtetasi shqiptar nė shumė drejtime ėshtė fare i
pakėnaqur.
-
-
Pėr
mua kjo flet mė shumė se ēdo deklarim apo raport tjetėr, kombėtar
apo ndėrkombėtar. Dhe kėtė duhet mė sė fundi ta kuptojė dhe ta bėjė
tė vetėn edhe politika shqiptare, qė nė jo pak raste shfaq, nga
njera anė, njė kompleks inferioriteti e servilizmi ndaj asaj qė
thuhet jashtė kufijve, kurse, nga ana tjetėr, njė sjellje
indiferente, shurdh-memece, deri arrogante, ndaj asaj qė mendon
qytetari shqiptar brenda vendit
-
-
-
Cili
ėshtė velėrėsimi juaj pėr klasėn politike nė Kosovė?
-
-
MEIDANI:Tė
jetė mė e angazhuar, mė e devotshme dhe e unifikuar nė misionin e
saj, por dhe konseguente nė kėrkesat e saj nė shėrbim tė qytetarit
tė Kosovės. Kam bindjen e plotė se pa njė proces serioz tė
transferimit tė kompetencave nga administrata ndėrkombėtare nė ato
tė zgjedhura kosovare, procesi politik e demokratizues nė Kosovė do
tė vazhdojė tė "skenojė" mė tej ngėrēin e tij, gjė qė rrezikon tė
vej nė dyshim respektin e vlerėsimin e klasės politike kosovare dhe
tė UNMIK-ut nė sytė e popullit tė Kosovės, nga njera anė, por dhe tė
dobėsojė mė tej rolin e autoritetin e institucioneve politike e
partiake kosovare para pėrfaqėsuesve ndėrkombėtare apo tė misioneve
tė pranishme, nga ana tjetėr.
-
-
-
Kohė
mė parė ka pasur njė takim nė Vjenė mes palės serbe dhe palės
shqiptare. Si e konsideroni kėtė takim?
-
-
MEIDANI:Kam dy
vėrejtje parimore lidhur me tė. Sė pari, ky takim nuk ishte
pėrgatitur me kujdes, madje pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut ishte aty edhe
organizator dhe pritės, edhe moderator e normalisht dhe palė nė
takim. Nė tė njėjtėn kohė dhe pėrfaqėsimi i institucioneve tė
Kosovės nuk ishte aty i plotė. Pėrsėri u bė njė ndarje e gabuar nė
"pėllumba" e "skifterė" dhe pėr mė tepėr retorika zinte ende aty
vend me bollėk para racionalitetit.
-
-
Sė
dyti, tė krijohej pėrshtypja, ndoshta, edhe e gabuar, qė edhe nė
kėtė rast kėrkohej tė fitohej kohė tjetėr nėpėrmjet tezės "dialog
pėr dialog" siē dhe u veprua rreth njė vit mė parė, lidhur me
procesin politik tė transferimit tė kompetencave, nėpėrmjet tezės
tjetėr "standarte para statusit".
-
-
-
A
mendoni se ka njė vonesė nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė
Kosovės?
-
-
MEIDANI:Duke
patur parasysh dokumentin bazė qė lidhet me rezolutėn 1244 tė
Kėshillit tė Sigurimit dhe ato tė referuara materialeve tė
Rambuje-Parisit, mund tė thuhet se ka njė vonesė prej mė shumė se
njė viti. Por ndėrkohė duke patur parasysh marrėveshjen, nėn
trysninė europiane, pėr krijimin e Bashkimit Serbi-Mal i Zi, mė
duket se do tė pritet edhe ndonjė vonesė tjetėr mbi 1-2 vjeēare.
-
-
Pavarėsisht nga kėto vonesa, klasa politike kosovare dhe tė tre
institucionet kryesore tė Kosovės: Parlamenti, Presidenti dhe
Qeveria duhet tė bashkėpunojnė hapur, sinqerisht dhe ngushtėsisht me
njeri-tjetrin pėr tė pėrcaktuar hapat e mėtejshėm nė realizimin e
njė procesi tė pakthyeshėm tė pavarėsimit tė Kosovės nga de facto nė
de jure dhe, mė tej, tė pėrfshirjes sė saj sa mė tė shpejtė nė
rrugėn e proceseve tė mėtejshme integruese rajonale e
euro-atlantike.
-
-
Kėtė
mendim ka shprehur qartėsisht dhe ish Sekretari Amerikan i Shtetit,
H. Kissinger, nė qershor 2003, nė njė takim tė mbajtur nė Vienė, tė
quajtur "Europa Forum, 2003" . Ndėr tė tjera ai ka nėnvizuar: "
-
-
Nuk e
di nėse dhe Amerika e mbėshtet (pavarėsinė e Kosovės), por drejt
pavarėsisė, Kosovėn po e ēon evolucioni i pandalshėm.". Rreth tė
njėjtės periudhė, njė deklaratė tė ngjashme ka bėrė nė Beograd dhe
Xhorxh Soros, themeluesi i Fondacionit "Open Society". Madje, nė
gjykimin e tij mjaft realist, pavarėsia e Kosovės mund tė formulohet
si njė kusht i fortė pėr integrimin e Serbisė nė strukturat
euro-atlantike.
-
-
-
Por
pėr standartet nė Kosovė, ēfarė konsideratatash keni?
-
-
MEIDANI:E kam
thėnė dhe shumė herė tė tjera se aktualisht nė Kosovė vazhdon tė
ekzistojė njė situatė stanjacioni, e gjeneruar nga dypushteti, pra
dhe dyzimi e ambiguiteti nė qeverisje dhe kryerjen e reformave tė
domosdoshme. Pikėrisht kėtė ka patur parasysh dhe J. Bugajski,
drejtori i Institutit tė Studimeve Strategjike nė Uashington, muaj
mė parė, duke deklaruar: "
-
-
Ka
shumė gjėra qė duhen zgjidhur nė Kosovė, njė prej tė cilave, jo mė e
parėndėsishmja, ėshtė fundi i marrėdhėnies sė varėsisė qė ėshtė
ndėrtuar me Kombet e Bashkuara, e cila pėrfundimisht nuk ėshtė mė
frytdhėnėse. Nė njė shikim afatshkurtėr, ajo ishte e pashmangshme,
por nė sens afatgjatė kjo ėshtė kundėrproduktive".
-
-
Ndėrsa
lidhur me deklaratat e dikurshme tė Shtajnerit pėr vendosje
"standartesh para statusit" pėr tė arritur deri nė diskutimin e
statusit, Bugajski, si me ironi, vazhdon: "Kjo tingėllon mirė nė
teori, por me kėto standarte mund tė shkohet deri nė njė pikė, me
fjalė tė tjera, qeveria mund tė bėjė aq sa lejohet tė bėjė, vendi do
tė zhvillohet aq sa lejohet tė zhvillohet, e njėjta gjė mund tė
thuhet pėr ekonominė dhe pėr sigurinė.
-
-
Prandaj mendoj se tė dyja kėtu duhet tė merren sė bashku..." si
"
njė proces i vazhdueshėm". Pra, nėse pėr tė arritur njė standart
relativisht tė lartė, demokratik e vetėgjenerues, kėrkohen
kompetenca tė plota, nė prani tė kompetencave aktuale tė pjesshme
pėr tė arritur kėtė standart do tė kėrkohej normalisht njė kohė
shumė mė e gjatė! Dhe ky nė thelb pėrbėn njė ngėrē kohor nė tė
gjitha drejtimet, pėrfshirė dhe atė tė investimeve tė huaja,
tėrėsisht tė domosdoshme pėr rimėkėmbjen e ekonomisė kosovare.
-
-
-
Probleme ka pasur edhe nė qeverinė e Maqedonisė qė sapo ka bėrė njė
ripėrtėritje kabineti. Nė kėtė kabinet dhe nė tėrėsi nė
institucionet maqedonase; a ka njė pėrfaqėsim tė balancuar pėr
popullsisė shqiptare?
-
-
MEIDANI:Jo,
ende. Por nė gjykimin tim siē ka njė pėrpjekje shqiptare pėr
ballancim ka dhe njė pėrpjekje maqedonase pėr tė krijuar vonesa e
probleme, deri bariera artificiale ndaj ballancimit apo, nė
pėrgjithėsi, nė mishėrimin e plotė tė tė gjithė elementėve pėrbėrės
tė marrėveshjes sė Ohrit, qė nė thelb i shėrben jo vetėm
bashkėjetesės normale tė tė gjithė qyetarėve qė jetojnė atje, por
dhe ruajtjes sė integritetit e stabilitetit tė vetė Maqedonisė.
-
-
-
Po pėr
marrėveshjen e Ohrit, ēmund tė thoni pėr realizimin e saj?
-
-
MEIDANI:Sapo e
thashė qė akoma po prodhohen vonesa e ngrihen bariera artificiale,
ndėrkohė qė kjo mundėsi duhet tė jetėsohet tėrėsisht, sa mė shpejt e
drejt, madje nė tė gjitha hapėsirat e veprimit tė saj, pėr tė
rindėrtuar besimin e ndėrsjelltė e tė domosdoshėm midis dy
bashkėsive etnike: shqiptarėve e maqedonasėve, pėrndryshe
institucionet e dobėta maqedonase do tė vuajnė mė tej padrejtėsitė
dhe "lojėn" e njė politike tė gabuar ndaj shqiptarėve apo nė kurriz
tė shqiptarėve.
-
-
-
Njė
formacion luftarak, mė shumė virtual, AKSH, ka filluar tė jetė i
pranishėm nė hapėsirėn e shtetit tė brishtė maqedonas; opinioni juaj
pėr kėtė formacion...
-
-
MEIDANI:Diēka
ėshtė shkruar apo ėshtė thėnė nė media. Pėrshtypja ime ka qenė e
ngjashme me atė tė pyetjes tuaj, pra mė shumė pėr njė ekzistencė
virtuale tė ndonjė "grupimi elektronik". Por pavarėsisht nga fakti
se si ėshtė e vėrteta, nė gjykimin tim, duhen konsideruar e
rivlerėsuar seriozisht situatat e reja nė Ballkan apo nė konjukturėn
botėrore, tė cilat nė mėnyrėn mė se tė sigurtė nxjerrin jashtė loje
individė e grupime, madje ēdo pėrpjekje, qoftė dhe virtuale, pėr tė
rritur tensionet midis etnive e shteteve, pėr tė nxitur konflikte,
qė prodhojnė kosto shtesė pėr qytetarėt e thjeshtė.
-
-
Ballkani sot, dhe nė kėtė kuadėr edhe Maqedonia, ka nevojė nė rradhė
tė pare pėr qetėsi, pėr stabilitet politik, pėr thellim reformash
demokratike dhe ndėrveprim tė fuqishėm ekonomik si hapa tė
detyrueshme drejt proceseve integruese rajonale e euro-atlantike.
Kjo duhet tė jetė prirja thelbėsore e popujve tė rajonit, por dhe e
gjithė shqiptarėve, sepse nėpėrmjet procesit tė integrimit merr njė
pamje konkrete, adekuate e bashkėkohore, dhe procesi i
vetėintegrimit pėr popullin tonė.
(Dėrgoi
Ē. Loloēi /
27.11.2003)
|
|