|
-
27 nėntor 2003 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Kodet
e rėndėsishme; Librat e shenjtė, Kushtetutat, Ligjet, Kanunet,
dukumentet e rėndėsishme shkencore etj., pra Krema e Dijes
njerėzore, Truri i Njerėzimit, janė shkrirė nė tekste tė pėrsosura,
tė rrjedhė-shme, tė pasura nė gjuhė, rreptėsisht kompakte dhe
koherente, prandaj dhe ėshtė kėnaqėsi t“i kesh e ti lexosh. Dhe ja,
pėrpara kam njė libėrth, mė te rėndėsishmin dukument tė Shqipėrisė
moderne; Kushtetuta
e Shqipėrisė.
-
-
Mund
tė gjindet nė disa variante; nė letėr, nė CD, nė Internet etj. Mė tė
frikshmet variante janė ato pa ė dhe ē, ku, pa llogaritur
mungesėn kriminale tė 5511 ė-ve nė 13019 fjalė gjithsej (Kushtetuta
e Italisė ka 10555, ajo e Anglisė 0 fjalė, sepse Anglia s“i ėshtė
futur ende ta bėjė njė Kushtetutė), lexuesi, interpretuesi, pse jo
edhe Gjykatėsi, gjindet shpesh i hutuar para paradokseve jo dhe aq
qesharake, kur ndėr nene me mė tepėr se njė paragraf, pėr shkak tė
mungesės se ē-ve, gjen dy paragrafė radhazi me tė njėjtin simbol
c. Nejse, ky qė kam pėrpara ėshtė varianti zyrtar me ė me ē me
tė gjitha. Kėrcitjet e para nisin aty nga neni 8; Republika e
Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė
jashtė shtetit pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar
. Ēėshtė kjo
jashtė shtetit?! Shtetet janė shumė, jashtė cilit shtet?!
-
-
Sigurisht ai gdhėja qė e ka shkruar kėtė nen ka patur parasysh
shtetin shqiptar, veēse jo kėtė tė tanishmin, por atė atėherė kur
ora e burokratit trukokallė ka mbetur, dmth., shtetin shqiptar tė
Diktaturės, kur gjithēka ishte shtet, gjithēka i pėrkiste shtetit.
Pse e ka bezdisur fjala Shqipėri, ēdreqin e ka penguar trutharin
tė thotė thjesht dhe saktė dhe qartė; jashtė Shqipėrisė nė vend tė
jashtė shtetit?! Edhe neni 19 tė ngec nė fyt; Kushdo qė lind duke
pasur qoftė edhe njėrin prej prindėrve me shtetėsi shqiptare, e
fiton vetiu shtetėsinė shqiptare
. A nuk mund tė shprehej pak mė
ndryshe atributi specifik qė i njihet njė tė porsalinduri, qė nuk di
as tė flasė, as tė dėgjojė as tė kuptojė, tė thuhej psh., i njihet
e drejta, nė vend tė e fiton vetiu?! Si mund tė fitojė (!) a tė
humbė (!) vetiu a vetvetiu diēka njė foshnje qė porsa ka rėnė nga
barku i njė nėne?!
-
-
Po
sikur asnjėri prej prindėrve, ta zemė ajo shqiptare ay turk, ta
refuzojnė vetiu shtetėsinė shqiptare pėr bijėn a birin e
porsalindur?! Pak mė poshtė, nė nenin 27 lexuesi tromakset nga:
shoqėrimi nė njė organ kompetent. Dihet se me ēfarė asociohet nė
mendjen e shqiptarėve Organ kompetent, le pastaj Shoqėrimi pėr
atje. A nuk tė kujton kjo disa intervista shqiptarėsh ende tė
pazbritur, tė cilėt aty-kėtu nė vend tė: Komisariat i Policisė
thonė Dega e Brendshme?! Pėrsėri jashtė shtetit nė nenin 38. Tė
huajt kanė tė drejtėn e strehimit nė Republikėn e Shqipėrisė
.
thuhet nė nenin 40.
-
-
A nuk
mund tė thuhej qėndrimit ose azilit? Strehimi i tė huajve,
ėshtė jo vetėm i pasaktė dhe i papėrshtatshėm sepse i ngarkuar me
pamundėsi dhe hipokrizi, por do tua ngrinte nervat tė pastrehėve qė
i kemi e do t“i kemi me mijėra, tė cilėve do tu kujtonte adresat,
dhomat, kuzhinat, anekset dhe ballkonet e munguara. Plot kokrriza
rėre neni 41; Prona fitohet me dhurim, me trashėgimi, me blerje dhe
me ēdo mėnyrė tjetėr klasike tė parashikuar nė Kodin Civil. Pra,
prona, nė tė njėjtėn kohė, u dhuroka dhe u fitoka, allah-allah, dhe,
pėr mė tepėr, me ēdo mėnyrė klasike! Pse jo edhe me ēdo mėnyrė
moderne?!
-
-
Kjo
mėnyra klasike e fitimit tė pronės, a nuk ta kujton pak atė
mėnyrėn bathorake si e fitonin pronėn nė Amerikėn e dy-tre
shekujve mė parė kur tjetri ik-e-ik e ngul njė hu dhe ėshtė e
imja?! Krejt i leshtė duket neni 42, ku pėrmendet; njė proēes i
rregullt zgjedhor dhe nė vazhdim gjykim i drejtė. Pse mjegull,
pse fjalė tė tepėrta, pse janė evituar fjalėt e thjeshta dhe mėse tė
mjaftueshme proēes zgjedhor dhe gjykim?! Sipas nenit 47, tubimet
paqėsore mund tė bėhen nė: ...sheshe dhe nė vendet e kalimit
publik.... Del pyetja: Po nė livadhe a lėndina tė freskėta, a faqe
kodrash, a nė breg tė ndonjė lumi a pėrroi, a nuk mund tė bėhen ato
tubime. Ndėrsa neni 48 ta ngrin gjakun fare. Kushdo, vetė ose sė
bashku me tė tjerė, mund....
-
-
Sė
bashku kėtu, sė bashku atje, te gjithė dhe kurdoherė dhe gjithandej
sė bashku, a nuk ėshtė kjo gjuha e drunjtė e sloganeve tė
Diktaturės?! Nenin 66 nuk do ta formulonte dot as mė i ndrituri
magjistar a prestigjiator; Kuvendi
nė rast lufte
kur ėshtė i
shpėrndarė... rithirret vetiu! Pse rithirret dhe jo thirret?!
Si vetiu?! Me Abrakadabra?! Neni 78 duket i formuluar nga njė leshko
magazinier drithi a djathi, qė nė jetėn e tij ka shkruar e lexuar
vetėm proēes verbale magazinash a mbledhjesh kolektivi; Mbledhjet e
deputetėve qė mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin
asnjė pasojė.
-
-
Nuk
mund ta bente ky magazinieri psh; nuk merren nė konsideratė, ose
nuk konsiderohen, ose nuk kanė fuqi ligjore a diēka tjetėr tė
tillė? Tė habit neni 84, aty ku thotė; Ligji duhet tė botohet nė
numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare. Pse duhet tė botohet, kur
sdo mend qė Kushtetuta urdhėron dhe saktė fare mund tė shprehej,
shkruhej botohet?! Krejt i ēkurdisur duket neni 102 nė pikėn e
fundit; «Kryeministri zgjidh mosmarrėveshjet midis ministrave.
-
-
Nėse
nuk ėshtė shkruar gabim, dmth., nėse nė vend tė fjalės «ministrive
ėshtė vendosur gabimisht ministrave, dhe nėse, siē mund tė
lexohet, ashtu si ėshtė shkruar, fjala ėshtė pėr problemet qė
ndodhen midis ministrave dmth., pa vet ministrat, gabime kėto qė
vėshtirė tė kenė ndodhur, atėherė ka dy aspekte tė vėshtira pėr t“u
kuptuar ky formulim: E para, Kryeministri qenka i detyruar me
Kushtetutė tė merret me probleme ministrore ndėrpersonale, dhe e
dyta, edhe mė absurde, krijohet pėrshtypja se Kryeministri gjithmonė
i zgjidh mosmarrėveshjet!
-
-
Dhe
gjithmonė nė nenin 102 flitet pėr drejtimet kryesore tė politikės
sė pėrgjithshme, zbatim tė legjislacionit dhe politikave tė
miratuara, brenda drejtimeve kryesore tė politikės sė pėrgjithshme
shtetėrore. Ējanė gjithė kėto politika?! Nė kontekste artistike
pėrdoret fjala politikė me kuptime e nėnkuptime, me ngjyrime e
sfumatura, por jo nė Kushtetutė, pėr tė cilėn, sdo mend politikėn e
bėjnė partitė.
-
-
Kryeministri, ministrat etj., vijnė nga partia/tė, pra nga politika,
por jo pėr tė bėrė politkė/a, sepse politika, pasi ata kanė ardhur
pėr tė ushtruar pushtetin, konsiderohet e bėrė tashmė nė zyrat
respektive tė partisė/ve. Ata zbatojne, qeverisin, ose duhet (!) tė
qeverisin, pėr tė gjithė shqiptarėt e tė gjitha partive, tė gjitha
politikave. Prandaj Politikat duhej tė ishin angazhime a
detyrime a diēka tjetėr mė e pėrshtatshme.
-
-
Po ky
tmerr pėrsėritet edhe nė nenin 110. Neni 125 tė kujton Profetin
George Orwell dhe Newspeak-un e tij; Gjyqtarėt emėrohen
..nga
radhėt e juristėve
. Kėtė do ta ketė formuluar ndonjė matuf, tė
cilit i ka mbetur ora aty nga vitet 60 a 70. Radhėt e juristėve,
radhėt e shpesh armata e shkrimtarėve, mjekėve, inxhinierėve,
teknikėve etj., tė gjitha radhė tė shtrėnguara, kėto janė, nuk e
di fare ēfarė janė veēse; njė punė qė ska emėr si i pėrgjigjen
magjistricat Makbethit. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese emėrohet
nga radhėt e anėtarėve tė saj
vazhdon pa pik turpi tė zezė nė tė
bardhė neni 125.
-
-
Nė sa
radhė, rreshta, tė shtrėnguara a tė liruara, kolona, tė drejta a tė
shtremta, mund tė vendosen gjithsej 9 anėtarėt zakonisht dhe
pėrgjithėsisht pleq tė Gjykatės Kushtetuese?! Neni 134 e paraqet
Gjykatėn Kushtetuese si rrotė ose rul ose motor qe,
vihet nė
lėvizje
! Nenet 137 dhe 138 kane brenda edhe ato nga njė Organ
Kompetent!
-
-
Cili
moralist me nam, ta ketė formuluar tė pėrvjellurin nen 142?!
Vendimet gjyqėsore duhet tė jenė tė arsyetuara... Gjykata e Lartė
duhet ti botojė vendimet e saj... Organet e shtetit janė tė
detyruara tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore. Tė gjitha kėto mė
kujtojnė njė rast shumė vite mė parė, kur shqeva sytė mbi njė skicė
mekanike poshtė sė cilės lexova kėtė shėnim surreal: Dimensionet e
shėnuara nė skicė duhet tė respektohen.
-
-
Avazi
i radhėve militare diktatoriale pėson njė ngritje tė rreptė nė nenin
147 sipas tė cilit; Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė me propozim tė
Presidentit, zgjedh nga radhėt e tij.... Pėrsėri radhėt pėr
gjithsej 15 individė! Neni 150 ka grimca populisto-komuniste dhe
ambiguitete gjuhėsore fare tė neveritshme. Pėr nenin 153; Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve
verifikon tė gjitha aspektet qė kanė tė bėjnė
me zgjedhjet
. Pse aspektet dhe jo ēėshtjet?! Ēfarė kupton neni
166 me Shtetasi qė, pėr arsye ndėrgjegjeje, nuk pranon shėrbimin me
armė...?!
-
-
Ēdomethėnė pėr arsye ndėrgjegjeje?! Dikush a disa, pse jo, pėr
arsye ndėrgjegjeje mund tė jenė gjithēka, pacifista, terrorista
etj. Nėse ėshtė fjala pėr ndonjė besim fetar specifik, pse nuk
thuhet?! Kėshilli i Sigurimit Kombėtar. ėshtė organ kėshillimor i
Presidentit tė Republikės thotė i 168-i. Hamendje mund tė bėhen
plot, por hajde merre vesh o i zi nėse Kushtetuta sugjeron a
urdhėron, a kėshillon qė Presidenti tė kėshillojė Kėshillin apo
Kėshilli tė kėshillojė Presidentin. I 171-ti paralajmėron se nė
rast agresioni tė armatosur kundėr Republikės sė Shqipėrisė
. Kush
di, kush ka parė a lexuar, kush ka dėgjuar, pėr ndonjė agresion tė
paarmatosur tė ndonjė Republike kundėr njė tjetre Republikė?!
-
-
Ja dhe
e ēuditshmja pika 2 e tė pabesueshmit nen 174; Zgjatja e gjendjes
sė fatkeqėsisė natyrore mund tė bėhet vetėm me pėlqimin e Kuvendit.
Sė pari, fatkeqėsi natyrore duhej tė ishte mes thonjzave. Sė dyti,
shprehur nė kėtė mėnyrė, duket sikur Kuvendi e ka nė dorė vetė t“i
zgjasi e ti shkurtojė, ti bėjė zap, shiun, breshėrin, tufanin,
murlanin, tėrmetin, rrėmetin, shembjet, vėrshimin, shkatėrrimin
etj., etj.
-
-
Pėrsėri radhėt e prokurorėve nė nenin 179. Ju qė e keni bėrė;
ideuar, konceptuar, shkruar, pėrkthyer a kopjuar, ju qė iu ngrihet
mishi pėrpjetė nga kėnaqėsia kur ju quajnė Baballarė tė Kushtetutės,
ju qė ēirreni se keni konsultuar gjithato Kushtetuta tė tjera pėr ta
bėrė sa mė tė mirė tonėn, ju redaktorė e korrektorė, tė gjithė ju
trima qė nė njė dokument aq tė rėndėsishėm si Kushtetuta guxoni tė
na nxini faqen, duke shkarashkrruar gjuhėn e Lasgushit e Naimit,
Kadaresė e Konicės, Koliqit e Fishtės, e sa e sa tė tjerėve, pėr mė
tepėr me pretendimin se mediokritetin tuaj duhet ta lexojnė a ta
kenė lexuar tashmė tė gjithė shqiptarėt, qė dinė shkrim e kėndim,
por, me sa ėshte krejt e qartė, asnjėri prej jush kurrė nuk e ka
lexuar nga fillimi nė fund, merreni shihni seriozitetin e munguar,
pėrkthimin e keq etj. Ndreqeni! Gjejeni vetė si.
Dėrgoi
Ē.
Loloēi / 26.11.2003
|
|